Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Budallallëk Botëror” apo Drejtësi Shqiptare? Kur edhe Kanuni është më modern se Kryeministri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Budallallëk Botëror” apo Drejtësi Shqiptare? Kur edhe Kanuni është më modern se Kryeministri
AnalizaLajmi i funditopinion

“Budallallëk Botëror” apo Drejtësi Shqiptare? Kur edhe Kanuni është më modern se Kryeministri

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Në reagimin e tij të fundit mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të kabinetit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër e përçmuese, duke e cilësuar aktin si një “mjet të paparë në botën demokratike” dhe një “budallallëk botëror”.

Sipas tij, pezullimi i një ministri nga drejtësia është një shpikje “Made in Albania” që cënon pavarësinë e ekzekutivit dhe që, në thelb, pengon punën e qeverisë për shkak të disa “procedurave teknike”.

Por, nëse gërvishtim pak sipërfaqen e kësaj retorike moderne dhe shohim thellë në “ADN-në” juridike të shqiptarëve – te Kanuni i Lekë Dukagjinit – kuptojmë se Kryeministri jo vetëm që gabon në raport me standardet e demokracisë, por është në konflikt flagrant me vetë historinë dhe traditën shtetformuese të kombit që drejton.

- Publicitet -

Kanuni, ndryshe nga ç’mendohet shpesh si thjesht një kod i gjakmarrjes, ishte mbi të gjitha një kushtetutë e rreptë e llogaridhënies publike, e cila, në shumë aspekte, shfaqet më moderne dhe më e pakorruptueshme sesa elita jonë politike e vitit 2026.

Kryeministri ankohet për pezullimin e një zyrtari si një masë ekstreme, duke nënkuptuar se mandati i popullit ofron një lloj imuniteti të shenjtë. Por Kanuni nuk njohu kurrë “Të Mëdhenj” të paprekshëm. Në kodin e maleve, Kreu i Fisit apo Flamurtari – ekuivalentët e ministrave të sotëm – ishin subjekte të ligjit njëlloj si çdo bari apo bujk.

Teksti i vjetër është i qartë dhe i pamëshirshëm: “Kreu i fisit… në faj do të peshohet prej Flamurtarit, Krenëve tjerë të Flamurit e prej Vogjëlisë.”

Pra, në traditën tonë, pushtetari nuk qëndronte mbi ligjin; ai ishte subjekti i parë i tij. Nëse bënte faj, ai gjykohej jo vetëm nga kolegët e tij, por edhe nga “Vogjëlija” – populli i thjeshtë. Pezullimi nga detyra, që sot Ramës i duket “budallallëk”, për Kanunin do të ishte thjesht hapi i parë dhe më i butë. Për faje të rënda që dëmtonin komunitetin, Kanuni parashikonte “leçitjen”, një masë drakoniane ku fajtorit i digjej shtëpia, i priteshin pemët dhe dëbohej me gjithë plaçkë nga vendi.

Mbrojtja politike vazhdon me argumentin se ministrja nuk akuzohet për korrupsion, por për “shkelje barazie në tendera”, duke e trajtuar këtë si një luks juridik apo një “turbullirë tenxheresh”. Ky relativizim bie ndesh me themelin e shërbimit publik shqiptar.

Për Kanunin, barazia në shërbim është e shenjtë. Mullisi dhe farkëtari, si shërbyesit publikë të kohës, kishin një detyrë supreme: “Farkëtari nuk do të shikojë dashamirësinë, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit… Detyra e tij asht me ia vu mendjen rendit.”

Shkelja e radhës apo barazisë për hatër të dikujt, në Kanun nuk është gabim teknik; është cënim i rendit shoqëror. Nuk ka rëndësi nëse ka para nën dorë apo jo; favorizimi në vetvete është faj dhe cenim i besës publike.

Ndoshta aspekti më cinik i këtij debati është përdorimi i votës si mburojë. Argumenti se “na kanë votuar njerëzit” për të justifikuar qëndrimin në detyrë të personave nën hetim, përbën fyerjen më të madhe që mund t’i bëhet zgjedhësit shqiptar. Kur politika thotë se ata që hetohen nuk duhet të largohen sepse kanë mandat, ajo praktikisht po e trajton elektoratin si “Jatak”.

Në Kanun, Jatak quhet ai që strehon cubat dhe mban mallin e vjedhur. Të thuash se populli të ka votuar që ti të vjedhësh apo të mbrosh abuzuesit, do të thotë të pretendosh se shqiptarët, me votën e tyre, kanë legalizuar vjedhjen. Kjo është një gënjeshtër historike. Kanuni thotë qartë se “Hajnia asht e marre” dhe se “Cubi nuk ka nder”.

Shqiptarët votojnë për të pasur një “Zot Shtëpie” që mban rregull, jo për të pasur “Hjekës” që vjedhin shtëpinë e tyre nga brenda.

Dhe çfarë ndodh kur drejtësia vepron? Në vend që të distancohet, politika zgjedh të sulmojë gjykatat, duke bërë atë që Kanuni e quan “Gjyq mbi gjyq” – një veprim i ndaluar që sjell anarki. Duke mbrojtur vartësit e akuzuar dhe duke sulmuar organet e drejtësisë,

Kryeministri rrezikon të bjerë në kategorinë e “Simahorit” – atij që i bëhet krah fajtorit në mbrapshti. Tradita jonë e kërkonte ndryshe: zyrtari që kapej në shkelje apo anshmëri, “mbetet me faqe të zezë dhe nuk merret më kurrë për Plak”. Kjo “faqe e zezë” ishte humbja e përjetshme e mandatit, standardi që sot politika po përpiqet me çdo kusht ta shmangë.

Por drama e sotme shqiptare nuk luhet vetëm nga një aktor. Ne gjendemi nën presën e dyfishtë të një klase politike që, pavarësisht ngjyrave, po gërryen besimin te shteti.

Nga njëra anë kemi Kryeministrin që quan “budallallëk” zbatimin e ligjit, duke nënkuptuar se rregullat e botës së qytetëruar nuk vlejnë për ne. Nga ana tjetër, kemi Kryetarin e Opozitës që e quan shtëpinë tonë të përbashkët “narkoshtet”, duke i vënë vulën e dështimit total dhe kriminal.

Të dyja këto palë, ndonëse duken armiq të betuar, bëjnë të njëjtën gjë: ushqejnë tezën e vjetër të armiqve historikë të kombit shqiptar – se ne jemi fise anarkike, të paafta për të ndërtuar shtet, ligj dhe rregull. Ironia tragjike është se këta dy zëra, që flasin kaq zi për aftësinë e këtij vendi, gëzojnë çdo privilegj që ky “shtet i dështuar” ofron.

Sipas logjikës së Kanunit, ata sillen si “Bukëshkalë” dhe “Hjekës”: hanë bukën e vendit, gëzojnë ofiqet dhe punojnë për t’i vënë “faqen e zezë” Shqipërisë, qoftë duke qeshur me ligjin, qoftë duke e mallkuar vendin si strofull kriminelësh për interesa të ngushta pushteti.
Shqipëria nuk është as “budallallëku” i Kryeministrit dhe as “narkoshteti” i Opozitës.

Shqipëria është vendi i Kanunit, një prej sistemeve më të vjetra juridike në Evropë, që provon se ky popull di të bëjë ligj, di të mbajë rend dhe, mbi të gjitha, di të ndëshkojë fajin kur lihet i lirë ta bëjë këtë. Problemi nuk jemi ne, as historia jonë.

Problemi janë ata që kanë zënë vendin e “Krenëve” dhe kanë harruar se detyra e parë e Kreut është të mos ia bëjë “faqen e zezë” vendit të vet duke u bërë mburojë e së keqes.

—-

Marrë nga reagimet e lexuesve në DITA online

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Vlora 97 says:
    February 8, 2026 at 5:40 pm

    Duke lexuar kete autor te mrekullueshem anonim me vjen te peshtyj dhe te vjell mbi baton haxhinjt dhe gjith derrat e ndyre qe zhgryhen ne gjakun e shqiptarit

    Reply
  • Umor Isti says:
    February 8, 2026 at 5:49 pm

    Kanunin duhet t’ja japin Komisionit të Venecias që jo vetëm ta studiojnë, por edhe ta japin provim e të certifikohen. Le ta shpallim Kanunin tonë hijerëndë Kushtetutën e re të Republikës Kanunore të Shqipërisë.
    Madje, edhe Bashkimi Evropian, kur të hyjë në Shqipëri, andej nga 2030-ta të ketë përshtatur ligjet e tij në përputhje me Kanunin e Madh.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    February 8, 2026 at 6:15 pm

    Artikull brilant
    një kontribues i çmuar në debatin publik shqiptar për situatën e drejtësisë dhe raportet e saj me pushtetin politik. Ai bën diçka që sot mungon shpesh në diskursin tonë publik: e sfidon lexuesin të mendojë më thellë, jo vetëm të reagojë emocionalisht.

    Reply
  • K R says:
    February 8, 2026 at 6:17 pm

    shkrimi tenton të vendosë në dialog dy modele very të ndryshme të llogaridhënies dhe drejtësisë – njëra e bazuar në normat e shtetit modern dhe tjetra si reflektim i normave tradicionale të Kanunit. Kjo qasje provokon reflektim mbi llogaridhënien dhe pushtetin
    Nje super bravo autorit

    Reply
  • Kur përçmon fjalën e lirë says:
    February 8, 2026 at 6:18 pm

    thelbësisht edukativ dhe debatues.

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2026 at 6:18 pm

    Kryeministri sot duhet konsideruar nje kryeminister ne detyre me mandat te rrezuar,pas skandaleve te njepasnjeshme te vjedhjeve te fondeve publike nga Ai vete dhe bashkepunetoret e tij.Le ta provoje te rrezoje ne Parlament Kerkesen e SPAK per arrestimin e Balukes?

    Reply
  • TIRONA says:
    February 8, 2026 at 6:19 pm

    Ky tekat sfidon kryeministrin por edhe lezusin jo vetëm ata të interesuar për politikë – që të mendojë për mënyrën se si funksionon shteti i së drejtës, si funksionojnë institucionet.

    Nëse nuk jeni xha Temja bejibiblet pyetje vetes: çfarë kërkojmë si shoqëri nga drejtësia?

    Reply
  • Arben says:
    February 8, 2026 at 6:20 pm

    meriton të vlerësohet dhe të diskutohet në nivel më të gjerë.

    Reply
  • Dosdo says:
    February 8, 2026 at 6:24 pm

    U pa puna qe me kanun do qeverisemi se ligjin e ben Maliqi
    E keta Maliqerit jane shtuar kaq shume sa nuk i mbajme dot me buke e jo me kur kerkojne edhe ofiqe

    Reply
  • DUKAGJINSI says:
    February 8, 2026 at 6:27 pm

    Na ke bo nji lekcion historik , me na mush menjen se jem kan ma mir ne rendin feudal se sa ne rendin demokrat . Nuk po dijm si ke ia ba , a me u kthy mrapsht tek Leka i dikagjinsave , a me nejt me shpres me hy n`Europe ! N tjtrin shkrim , je i lutun me na sqaru ma mir . Presim pergjigje me pa durim , se me dat 10 shkurt kena me rrxu Ramen , je i ftu ene zotrote .

    Reply
    • K R says:
      February 8, 2026 at 8:44 pm

      E me loqe
      E hengre sufllaqen per sonte?

      Reply
  • Tirana 1967 says:
    February 8, 2026 at 6:33 pm

    Nje analize e cmuar per tu marre shembull dhe per tu pershtatur me ligjet tona kushtetuese.I lumte autorit,por duhet theksuar se ai i “gjati”i di shume mire keto ligje dhe rregulla pasi eshte njeri i zgjuar por nuk i intereson ti zbatoje,keshtu qe luan teater,si nje aktor perfekt qe eshte..
    Njeri qe ta heqi nga ai post nuk ka,me vote nuk e heq dot sepse i ka ne dore te gjitha,me dhune se heq dot,keshtu qe presim qe ti merzitet ai post komik dhe te largohet vete nga kreyeminitria…

    Reply
  • Tirana 1967 says:
    February 8, 2026 at 6:39 pm

    Bravo e madhe dhe respekt per komentuesin “Demo”,si gjithmone me komentet e tij te drejta te qe te japin energji pozitive

    Reply
  • DUKAGJINSI says:
    February 8, 2026 at 6:42 pm

    Pse e hjeket komentin tim mor zot ? Ju e mani vedin te pa anshem , un nuk kajam tuj majt asnji ane , jam tuj fol drejt . Ju lutna , me e rikthy komentin qi bana , ene nji qartsim pse e hoqte i due do e mos do , ose do kerkoj te drejten time qi po m`diskreditoni ! Ju me ne malcoret5 jeni tuj u mburr , pse tuti kaq fort ?!

    Reply
  • Saimir says:
    February 8, 2026 at 6:46 pm

    rilindja hajdute….

    Reply
  • Patriot says:
    February 8, 2026 at 7:33 pm

    O gjigand, ky eshty budallallek kryeministrore. Ty bravo te qofte qe cdo gabim ia veshe te tjereve dhe ai populle 70% patronazhiste e ha. Po sikure ti dhe parlamenti qe drejtone te kishin vetem 2 gr tru me shume te gjitha komisionet do te ishin me numer tek,7 9 etj, pa te drejte apstenimi. A do te ishte kjo situate sot?????

    Reply
  • ILIR says:
    February 8, 2026 at 8:18 pm

    Ky zullapi nuk mbron Ballukun por vehten e tij.Ai ka vendosur Ballukun ne ate post pet ta perdorur dhe pet te firmosur.Mendoe nje mashtruese e pashkolle me nje jete te fshehur dhe te fallsifikuar te dhe ka menaxhuar investimet kryesore publike.Ka bere si ka dashur dhe ka shkelur mbi djersen e ketij populli,por gjothmone me drejtimin dhe pjesemarjen e palloshit.Sot palloshi nuk mbron thjesht ate por vehten e tij.

    Reply
  • . says:
    February 8, 2026 at 8:45 pm

    Mirëmbrëma.
    Per shkrimin e profesor Tarifes meqe atje nuk lejohen komentet.
    Jam një qytetare e Tiranës e viteve ’70. Duke qënë i atij brezi,vlerësoj dhe babain tuaj ,të nderuarin Sevo Tarifa..që ju si pasardhës i Atij babai dinjitoz ,shkruani realishtë shumë bukur çdo artikull në g.Dita .. që thuajse krejt ua lexoj si fansa e Juaj..ama më shumë më ka tërhequr artikulli juaj i sotëm ..për vet faktin..se e keni konkertizuar me fakte konkrete sikurëse e thoshnin në kohën tonë “kultin e individit”..në këto 35 vite demon…- kraci…se demokraci nuk mund të quhet kurrë..sepse në krye të partive politike ,për fat të keq tonin si popull – Ramiz Alia vuri individë karrierista të sëmurë të” Unit Zmadhues” ! Artikulli sotëm i Juaji është maksimalishtë shumë i sakt, sepse shprehni realitetin e hidhur të dy partive të mëdha politike P,D e sidomos në PS , për udhëheqëjen jo dinjitoze vepruese të saj..Ju lumtë! Ju dalloni si artikullshkrues sepse shkruani pa gjuhë vulgare,me arsyetim llogjik dhe kurrajon qytetare të të shprehurit me shëmbuj dhe emra konkret të politikanëve të djathtë dhe të majtë…krahasuar me Presidentët më të spikatur të SHBA dhe të shteteve të tjera….Them se bëni shumë mirë që i përmëndëni..por ama mos harroni se kemi prsonalitete të tilla që nga koha e Luftës NÇL.. si SPIRO MOISiUN dhe
    më pas Alfred Moisiun si President dinjitoz në krye të shtetit në vitet 2002 deri në 2007..mandej kur la detyrën është shumë aktiv deri në ditë e sotme që është i vetmi President që e vlerëson krejt populli apo dhe persanalitete të larta si Ismail Kadare,ku në një rast ,që unë isha prezent në takimin tim të rastësishëm me të madhin ISMAIL KADARE nga liqeni , ,kur po shikonte duke ecur me hap të sigurt ,ish Kryetarin e Shtetit Alfred Moisiu ,hapi krahët u takua përzemërsishtë duke i thënë..- < ..unë me plot gojën u them se jeni PRESIDENTI MË I MIRË,JO VETËM..NË SHQIPËRI..KOSOVË..KREJT BALLKANIN..DHE MË TEJ..PSE JO DHE NË EVROPË për kryrejen e detyrës Tuaj në nivelin më të lartë të drejtimit NË KRYE TË SHTETIT si PRESIDENT I KOMBIT TONË..! Një opinion të tillë kam dëgjuar dhe në një analizë që bënin 2 gazetarët e njohur në një emision televiziv..Roland Qafoku dhe Dritan Hila ,ku analizuan kreejt Presidentët..duke i vlerësuar me nota,ama të vetmit që i vunë notën 10- ishte Presidenti Moisiu..,ndaj më lejoni të ju them po Ju kur flisni për paaftësinë e Presidentin aktual Bajram Begaj..që e krahasoni ku e ku sa larg ëdhtë me Predidentët e Amerikës dhe gjetkë..po për Prsidentin Moisiu pse nuk flisni që e kreu detyrën me korrektësi dhe dinjitet sikurëse vlerësohet nga masa e gjërë e popullit të thjeshtë dhe krejt ata që e njohin..sepse konkretizohej dhe më bukur shkrimi Juaj .. Unë shpreha si mendim për shkrimin tuaj që shumë më pëlqeu! Do të ju falenderoj në se do të më mi rëkuptonit sugjerimet e mia...! Natën e mirë!

    Reply
  • J. says:
    February 8, 2026 at 8:45 pm

    Sa mirë që e riktheve vëmendjen te Kanuni Dita. Nuk di asgjë për të, por kam një ndjesi që do të ketë patur integritet brenda tij

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    February 8, 2026 at 9:39 pm

    Zoti Thano me behet realisht shume.qejfi qe nuk shkuat pas avazit te Mero Bazes dhe Baton Haxhiut qe sulmojne me urdher te Shurelit drejtwsin e re.
    Dergova kete koment te shkrimi i Bwzes nuk e botuan:

    Pas ktij ndricimi qe i ke ber Spakut, o zoti Baze ai do terhiqet i turperuar
    A pikaa
    Edhe njeher qe ka Shqiperia mundesi te kontrolloj hajdutet e politikes.qe kan 35 vjet na pin gjakun si shushunja i jeni turrur ju sahanlepirsit e tyre
    Sa turp

    Reply
  • Artan says:
    February 8, 2026 at 9:52 pm

    Edhe une jam dakord me komentuesin K(a)R(i)

    Reply
  • nona says:
    February 8, 2026 at 10:02 pm

    ooo, plasen edhe te Dita lexuesit(qytetaret digjitale) , te cileve iu urojme ; Te na rroje Kanuni !! Se paskemi shkuar per lesh….

    Reply
  • Labushi says:
    February 8, 2026 at 10:22 pm

    Labushi
    Jeni bërë më keq se RD – ja dhe 5
    5 e Fariut.

    Reply
  • chp says:
    February 8, 2026 at 10:42 pm

    Shoh nje gabim te madh ose HILE te komentuesit (Binjaku)
    qe Thano e ka kthyer me shume te drejte ne artikull te posacem.
    Menyra si eshte shkruar ky artikull per Kanunin e Leke Dukagjinit eshte me i miri qe kam lexuar deri tani…Ne fakt rreth vitit 1976 kam lexuar nje liber per Kanunin qe ishte botim legal ne ate kohe,ka qene me kapak jeshil dhe pjesa me e madhe e tij me pelqeu duke e krahesuar me kohen sigurisht.
    Nuk jam dakord me nje pike te rendesishme te interpretimit te Kanunit qofte nga Thano qofte te komentusi Binjaku…
    Ashtu si dipllomacia amerikane ne Shqiperi pas 2011
    Ashtu si Gestapo e Spakut qe nga masakrimi Veliajt
    Ashtu si dhe Kanuni i Binjakut ne gazeten Dita
    Po veprojne me dy standarte te ndryshme qe perbejne nje pune piste DIRTY JOB
    Argumenti:
    Ne 6 mars 2018 kur Usaliu Marikes u sigurua qe parlamenti votoi ligjin per Spakun ku thuhej se kjo Trupe Speciale e drejtesise do gjykonte vetem krimet pas vitit 2013 do te thoshte qe automatikisht Gerdeci 2008 dhe masakra 21 janarit 2011 ishin AMNISTUAR…doli si KARADUZ te studio e Sokol Balles dhe thote egzakesisht
    ..
    Po kam urdheruar vrasjet sepse sipas KANUNIT LEKE DUKAGJINIT, ata sulmuan Kryeminisrine (lexo kullen e Salehit) dhe moren pergjigjeen e merituar..Biles do vrisja me doren time Edi Ramen nese nuk do egzekutohej nga snajperet..
    Keto dy rrjeshtat e fundit jane TURP per dipllomacine amerikane…per gestapon e spakun dhe per Binjakun apo Thanon qe po poshtrojne Kanunin per Usaliun e Marikes nuk i punon ai “seni” kurse per Ramen e bete bicak.. (vijon)

    Reply
    • ¿? says:
      February 9, 2026 at 12:22 am

      Ja perseri polici i forumit chp a.k.a YÇ-i me Nëntë me pordhacllekun karakteristik te te diplomuarve ne Shkollen E Larte te Partise “V.I.Lenin” i ve vulën komenteve te dynjase dhe jep leksione per popullin liridashes shqiptar. O YÇ-o po ik ore pirdhu, or pordhac, hypja TRENit te tallashit dhe zhduku ne ndonje vrime te kesaj dynjaje se dora jote eshte specie ne zhdukje. Akoma nuk e ke mare vesh o derdimen qe jeni si puna e fosileve te dinosaurve? Vetem aty kur t’ia hipesh atij TRENit se mos te shpeton ndonje llaf kunder Amerikes se te shtypi TRENI e te la aty ne shina mish per korbat.

      Reply
    • Aldrin says:
      February 9, 2026 at 1:54 pm

      o chp, ne 2018en Saliu e kishte shumicen ne Parlament?

      Reply
  • Buda says:
    February 8, 2026 at 11:09 pm

    Meqenese shkrimet e Prof. Fatos Tarifa nuk kane hapesire per komente, po e hedh ketu mendimin tim: Prof. filozof, sociolog,Tarifa me me vjen keq qe merreni me persona te caktuar politike, sado te rrezikshem qe jane bere, pasi ata perbindesha politike i pjell sistemi i deformuar i Kushtetutes se Shqiperise. Me nivelin shkencor dhe pedagogjik qe zoteroni, une ju rekomandoj te merreni me te metat e Kushtetutes se Shqiperise Kryeministrore, korigjimin e tyre dhe kthimin e saj ne Kushtetute Presidenciale te Shqiperise. Me modesti mund te perashtroj disa piketa per debat: 1. Asnje minister apo Kryeminister i Pushtetit Ekzekutiv nuk duhet te jete pjese e Pushtetit Legjislativ (deputet i Kuvendit); 2. Kryetari i partise fituese te zgjedhjeve parlamentare mund te konkuroje per postin e Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise ose per President i republikes. 3. Presidenti i Republikes duhet te zgjidhet me votim popullore dhe te jete garantues i Kushtetutes se Republikes dhe gjyqtar suprem i funksionimit te ndarjes dhe kontrollit te pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit.

    Reply
  • Dudumi says:
    February 8, 2026 at 11:12 pm

    Per Kanunin la shkruar Kadare romanin “Prilli I Thyer”. Shteti demokratik​ dhe Kanuni I Maleve per vise pa shtet jane dy gjera te ndryshme. Dy gjera we perjashtojne njeri – tjetrin.​Edhe​ Kushtetuta I njeh Te barabarte qytetaret perpara Ligjit. Po te vjedhe nje fakir dy cokollata me dyqan lajmerohet policia dhe e plasin brenda. Pastaj paguan gjobe apo ha ndonje jave denim, tjeter pune kjo.​Kushtetuta​nuk thote gje qe ministrat kane te drejte te vjedhin dhe kryeministrat ti mbrojne nga Ligji. Kushtetuta nuk thote qe​ Gjykata Kushtetuese perbehet nga budallenj boterore se ashtu ia ndjen ideja kokeministrit. Pra, Kushtetuta nuk e toleron hajdutin, keshtuqe Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte inferiore ndaj Kanunit, biles eshte shume me komplete dhe demokratike.

    Reply
  • chp says:
    February 9, 2026 at 12:56 am

    Ne paragrafin 18 te artikullit thuhet:
    (citoj)
    Të dyja këto palë, ndonëse duken armiq të betuar, bëjnë të njëjtën gjë: ushqejnë tezën e vjetër të armiqve historikë të kombit shqiptar – se ne jemi fise anarkike, të paafta për të ndërtuar shtet, ligj dhe rregull.
    ( fund citimi)
    Ne fakt tezën e vjetër të armiqve historikë e “vërtetojne” dhe disa armiq te brendshem ku midis te tjereve do vecoj Prijesin e Shqyptare fill pas pushtimit fashist Xhaferrypit qe ne 10 prill 1939 i dërgoi mesazh Benito Musolinit duke i rikonfirmuar besnikërinë e popullit shqiptar ndaj Tij. duke theksuar paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur dhe i falenderoi Duçen që shpëtoi Shqipërinë nga Satrapi Zog…
    Kemi ne ditet e sotme dhe te gazeta Dita ca komentues si ¿? me dhjetra Trenat e tij me cisterna e ujrave te zeza qe ja ka kaluar dhe Xhaferrypit ne antishqiptarizmin e tij per pa aftesine e Shqiptareve te qeverisin qe nga shekulli tetembedhjete si thote ai
    E di qe dikush do shterngoje nofullat por deri tani ” kanuni enver hoxhes” eshte i vetmi qe futi ne rrjesht ate popull qe sot po shkon drejt vet-eleminimit nga hipokrizia e aleateve,nga Vampiri Viqidolit,nga impotenca e Rames dhe PS-istat e tij dhe shoqeria civile e demonkracise

    Reply
  • ¿? says:
    February 9, 2026 at 3:01 am

    Po çfare shekulli i tetembedhjete mer budall, Shqiptaret formuan shtetin e kalafendur ne 1912, pra ne shek. XX. Me perpara nuk egzistonte shtet SHQIPTAR. Nje shtet i vjetre quhej ARBER, kur popullsia qe e paperzier me turqit elhamdyrylah. Dhe pas 1912 shqiptaret kane treguar nje aftesi te mrekullueshme per t’u vetqeverisur, o me dajak me gjemba, dhe ky na ishte mender shteti i Enver Bastardit te bimbashit turk te gjirokastres, e me vone e tashti gjithe plejada e mrekullueshme e shtetareve hadjuto – megallomano – psikopato – bytheqire. E ju qe shikoni endrra me “O sa mir me ken shqiptar”, ju pjerdhca trute qe as vete nuk e dini se cfare i keni.

    Reply
  • chp says:
    February 9, 2026 at 3:45 am

    për komentuesin 3:01
    Te falenderoj që vertetove cfare kam shkruar per ty….
    Sipas Ajshtajnit dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor.Do shtoja dhe antishqiptarizmin e komentuesit katran ¿? me dhjetra nick name dhe miljarda komente..
    .E ku ta dinte i ziu Ajshtajn qe ne kete kohe do dilte nje devil i zi qe urren shqiptaret dhe cfryn konvulsinet paranojake me cisternat me fekale pa mbarim te Trenave te tij..
    .
    -Per te mos dale nga tema e kanunit te Binjakut te Thanos;
    Nese krahesojme shkeljet e Kanunit midis Rames dhe Berishes ky i fundit ka fshire menderen me Kanunin..pra na lind e drejta te pyesim Binjakun ku ishe mor zotri kur kishim nevoje per ty…sepse jo vetem ju por dhe shtypi shqiptar jane turrur mbi kufomen Rama..eshte gjeja me lehte dhe me e ndyre qe nje kufome te gjuhet me shkelm ne gropen e varrit
    Do kisha respekt nese shoqeria civile me mediat ne krye te kerkonin largimin e BANDES RAMASALA sepse eshte kriminale te masakrohet plakushi Rama dhe te heshtet per Vampirin e Viqidolit qe Kanunin e Binakut e perdor si leter hgjenike si beri me FBI per 21 janarin..me NY-Times per Gerdecin…

    Reply
    • ¿? says:
      February 9, 2026 at 12:57 pm

      chp a.k.a YÇ Nonçi:
      >
      Si zakonisht per te kuptuar gjerat ve ne pune bythen, jo trurin Une nuk jam absolutisht anti-shqiptar, perkundrazi, por pikerisht per kete dua qe shqiptaret te njohin veten, ta dine kush jane ne te vertete dhe jo nga perrallat e propagandave idioteske, sepse vetem keshtu do te dalin nga bataku ku i ka lene historia. Nqs ti kete e konsideron si antishqiptarizem mua nuk me rruhet kari, me fal per shprehjen. Shqiptaret po vazhduan mburrjet me te cilat i fryne bytheshpuarit si puna jote nuk kane per te dale kurre nga e keqja ne te cilen lundrojne qe kur formuan shtetin e tyre. Kur ta kuptojne qe fajet per kete pune i kane ne masen 90% vete dhe jo greket, serbet e kushedi kush tjeter atehere ka shprese. Rabecka nuk eshte shqiponje, or YÇ, rabecka eshte rabecke.

      Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2026 at 7:28 am

    Gazeta DITA:

    I lumturuat shume te gjitha BAJGAT e Enverit me kete dacibao prapaktheu te KANUNI “patriotik” i Kohes se Qepes, ku femrat konsideroheshin me pak se delet dhe lopet.

    LIBRI I TRETË: Martesa

    Nye i dymbdhetët.

    Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve e tjerve. Vajza s‘ka tager:

    me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
    m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
    as në këpucë as në petka.

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR “”PATRIOTIK”!

    Reply
  • Bero Maze says:
    February 9, 2026 at 8:03 am

    Ama dhe juve, nga kush e degjuat ate “Budallallek boteror”? Nga nje qe i eshte botuar e ster-botuar Kartela e tij e Psikopatise dikur nga ai qe sot eshte me i zellshmi ne lepirjen e mollaqeve te Psikopatit te tij te djeshem, Mero Baze i gazetes me te pa varur politikisht ne vend!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 9, 2026 at 9:07 am

    VO:
    -REZYMEJA.. duhet të jet shkruar nga zëdhënsi i Non Gratës,Pasi Ai vetë nuk di të shkruaj,por të shpifi 24/24 orë,i cili ka deklaruar në Kuvënd se ËSHTË PËR ZBATIMIN E KANUNIT TË L.DUKAGHINIT,PASI NË FAKT,NË 35 VITE ATË KA ZBATUAR,DUKE VRAR MBI 20.000 NJËRZ,PSE ISHIN KUNDËR TIJ.
    -Nuk kan të krahasuar veprimtarit e dy PUSHTETMBAJTËSVE NË 35 VITE,kur njëri ka bër mbi 101 krime dhe tjetri VETËM KRITIKON VEPRIMTAEINË E REPUBLIKËS SË PREKURORVE NEPOTIK:SHKODRAN,DIBRAN,TROPOJAN..DHE BANDËN E PD QË I KRIJOI DHE I MBËSHTET QË NGA 1992.!
    -Nëse SPAK,GJKKO,do ti drejtoheshin fillimisht Kuvëndit të Shqipërisë për heqjen e imunistetit B.Ballukut,nuk do kishim këtë sherrnaj Politike,Mediatike..KAZAN,TENXHERE,KUSI,Ku gjithsecili i BIE LEGENIT,DUKE BËR JURISTIN E PLEPAVE 6 MUJOR.
    -Dalja e SPAK,mbi GJK,KUVËNDIN,QEVERINË PRESIDENTIN..është MARRZI,E SHTYRË NGA MLLEFI BERISHIST KANUNOR.
    -Dhe,në vënd që GJK,të dilte mbi palët,E ndoti më shumë KËNETËN E DREJTËSISË QË TASHMË ËSHTË NË ZI,Pasi menduan se një Prekuror e një gjykatës mundet të RRËZOJNË QEVERINË,SHTETIN,VULLNETIN E SOVRANIT.! Ku,deri tanimë MAXHIRANCA VETËM KA NUMURUAR TË VETËT NË SPAK 100/1.!
    -Fakti që SPAK po bëhet problem Nd/Kombëtar me PARABURGIME 65 % MË SHUMË SE NË SHTETET E BE,TREGON SE DIBANI,NEPOTIK A.DUMANI I KA HIPUR KALIT SËPRAPTHI,DUKE NA KTHYER NË KOHËN E HITLERIT,PASI ENVERI DUKE MOS PASUR BESIM TEK DRRJTËSIA,HOQI AVOKATËT DHE DËNIMIN E JEPTE VETË NË PLENIUMIN E KQP.!
    -Fakti se B.Balliku kërkohet të arrestohet për ndërhyrje në TENDERA dhe kur PARAT(1.2 MIL.$ I KAN MARR NDËRTUESIT DHE JO MINIDTRJA)..DHE KUR URDHËRVRASËSI TALL BYTHËN ME DUMALLINË..ËSHTË SKANDAL BOTROR,PASI EDHE AMERIKA QË E SHPALLI NON GRATA U POSHTRUA NGA SHKODRANI A.KRAJA QË I KËRJOI FAKTE ME SHKRIM AMERIKËS..NDAJ PD ME SB DO TË HAJ BAR PËRJETSISHT.!
    -Megjithatë,përsëri do të ndëshkohet Shqipëria për në BE,Pasi nuk mundet në një Shtet demokratikë VËNDI TË NGELET PA OPOZITË ALTERNATIVE.
    -Tashmë,BB e ka në dorë KUVËNDI I SHQIPËRISË DHE JO DADOT,BANOT,GJONËT,NDOJËT,PRENÇËT,OLLDASHËT.. PA PANTALLONA E FUSTANE TË SALIUT ’92,ANONIMËT DRU ME PRE.
    FLM DITA.

    Reply
  • Kristof says:
    February 9, 2026 at 9:28 am

    DORËZO BUSHTRÉN Balluku né SPAK ,O KARAGJOZ Kryeministèr dhe bèhu gati edhe vet tè dalésh pèrpara DREJTÉSISÈ

    Reply
  • find the difference says:
    February 9, 2026 at 10:28 am

    2 standarte te ndryshme, me direktiva direkte nga nje Autor i vetem.
    1 – arrestimi publik e i dhunshem i Ilir Metes ne bulevard e mbajtja ne qeli e Erion Velise me akuza supozime
    1 – pengimi me c’do kusht i drejtesise per ta marre ne hetim zevendeskryeministren Balluku, shkelese barazie ne c’do tendera ku ka firmosur, shume miliona Euro dem ekonomik kudo ku ka firme e pune publike te shkaterruara nga vjedhja e larte e cilesia e dobet me shume se nga shirat.
    Autori i te dy standarteve eshte personi ne foton me lart (kryeminister a monark i vetshpallur gjykojeni vete)

    Reply
  • info analitike says:
    February 9, 2026 at 12:15 pm

    Pra Kriekaqoli po thote se reforma ne drejtesi qe udhehoqi me aq kapadaillek paska qene nje budallallek boteror. Po ku ishe o shoku Ropi se na kenaqe me qyfyre!

    Reply
  • Aldrin says:
    February 9, 2026 at 1:57 pm

    Si thoshte Ramuti dhe bucet e Rilindjes?
    Po te mos ishte Rama dhe PiSja, nuk do kishte Reforme..
    Pastaj dilnin kurvat e Ramutit me radhe: Altin Dumani eshte Heroi Jone..
    Sa shpejt e harrojne ate qe kane thene
    Sa shpejt e mbrojne pisllekun qe kane bere
    Kriminel i ndyre.
    Antishqiptar i felliqur..
    Ramut ndyresira, zhduku nje ore e me pare

    Reply
  • Shkodrani says:
    February 10, 2026 at 9:56 am

    Nuk eshte e verte qe eshte “budallallek shqiptar”. Duke respektuar Kanunin per rolin e tij ne historine juridike shqiptare dhe duke komplimentuar autorin per paralelizmat e gjetur, dua te theksoj se ne kohet moderne, ka disa raste ne bote te cilat kryeministri yne, i quan “budallallek shqiptar”. Po i rreshtoj: 1. Claudio Scajola (2014) – Minister i Brendshem i Italise (hetohet per favorizimin e nje mafiozi; arrestohet direkt nga prokura; largim i menjehershem nga puna dhe pamundesi per te ushtruar funksione publike); Richard Ferrand (2017) – Minister i Frances (hetohet per konflikt interesi nga prokuroria; pa e kerkuar Prokuroria, eshte vete Presidenti Macron qe i kerkon doreheqje te menjehershme dhe natyrisht…dorehiqet); Aryeh Deri – Minister i Brendshem i Izraelit (hetohet per evazion fiskal nga prokuroria dhe Gjykata Kushtetuese detyron kryeministrin qe ta largoje me doreheqje nga pozicioni per vazhdimin e hetimeve); Edoardo Cunha – Kryetar Parlamenti ne Brazil (hetohet nga prokuroria per korrupsion dhe Gjykata Kushtetuese e pezullon menjehere nga detyra); Park Geun-hye (Presidente e Republikes se Korese se Jugut) – hetohet per korrupsion nga prokuroria, parlamenti voton largimin (impeachment), Gjykata Kushtetuese konfirmon, Presidentja arrestohet dhe fshikullohet…Tani, nqs. kryeministri ben per budallenj ushtrine e vet, e verteta apo genjeshtra nuk eshte ceshtje numrash apo votash. E verteta eshte e vertete edhe kur i gjithe elektorati te vihet kunder (e megjithate rrotullohet tha Galileo Galilei, pavaresisht se te gjithe ishin kunder). Prandaj ne kete vend, Shqiperi, ka budallenj dhe kryebudallenj (por jo vetem), ka narkoman dhe kryenarkoman (por jo vetem). Zeri i ketyre “jo vetem” duhet bertitur, me qellim qe Shqiperia mos te shkoje edhe njehere ne fundin e pusit.

    Reply
  • PodCazzo Rama says:
    February 10, 2026 at 10:29 am

    Se paku vetem kur flet per Budallallek e sidomos me kufje ne vesh, ky duhet besuar … se e ka nga pervoja tij personale!

    Reply
  • realisti says:
    February 10, 2026 at 11:13 am

    Per ata qe permendin Kanunin por nuk e kane idene…..
    Po te luanin pleqte (keshtu quhen gjyqetaret e Kanunit) e Kanunit me Kanunin sikur luajne sot me Kushtetuten populli do te i kishte marre me dru. Kurse sot gjygjtaret luajne me Kushtetuten dhe ligjet si t’ju doje qejfi dhe pa ju “hyre gjemb” ne kembe.Kur eshte e shkruajtur e zeza ne te bardhe dhe mundet ta lexojne kushdo qe din shkrim e kendim dhe gjygjtareve e prokuroreve nuk u skuqet as zverdhet fytyra kur e shklelin me dy kembet. E arrestojne tjetrin gjasme per korrupsion dhe i kerkojne milionat per ta liruar po keta prokurore e gjyqtare.
    Sa per Tarifen ka filluar te lajthise dhe ai se siç duket ja kane paguar dhe atije nje tarife…

    Reply
  • realisti says:
    February 10, 2026 at 11:35 am

    Nuk do ta kishte besuar kush qe Berisha do te kishte aq pushtet mbi gjygjtare e prokurore edhe pas13 vjetesh ne opozite!!!!
    E kane kaluar filtrin aq bukur keto berishistet duke fshehur pronat e fituara me korrupsion sa nuk ta merr mendja. I mbajme mend shume mire keta gjygjtaret e kushtetuse qe i merrte Berisha si experte neper komisionet parlamentare dhe tani na hiqen si te pamvarur.Apo ajo tjetra qe u fut ne Kushtetuese pa qene ne liste fare nga Likja e medoemos tani do te ja shperblejne…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?