Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të sektorit të prodhimit në vend dhe sidomos bujqësisë, që është edhe sektori më i madh në ekonomi. Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se sektori i bujqësisë shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta e sektorit që nga viti 1997 (shiko grafikun bashkëngjitur). Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes në këtë sektor filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, sektori i bujqësisë është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.
Nga viti 2000 deri në 2010, sektori bujqësor është rritur mesatarisht 3.7% në vit. Të dhëna më të detajuara tregojnë se rënia më e madhe ka ndodhur në sektorin e blegtorisë dhe në mbylljen e fermave të vogla, ngastrave për vetëkonsum. Pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën, e kanë përkeqësuar klimën në sektor. Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.
Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë dhe bujqësisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin. Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon. Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, pas grevës së blegtorëve, vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.
Kjo diferencë në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, gjë që do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë. Bujqësia kontribuon me mbi 18% të rritjes ekonomike në vend dhe është sektori më i madh në vend, por dy vitet deficitet në prodhimin po zgjojnë sërish kanalet e importit, teksa eksportet kanë mbetur në vendnumëro. Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.
Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej këtë vit, pasi buxheti i shtetit dha më pak financim, teksa mbështetja e BE nga fondet IPARD mbetet e bllokuar. Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023. Të dhënat nga tabelat që shoqërojnë buxhetin 2024 tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë më 2024, nga 15,6 miliardë lekë më 2023.

Monitor

Nuk ka sesi te mbijetoje bujqesia kur fondet i administrojne ujqerit e hajduterise e kur bujkut nuk i shkojne as dy kacidhe.
Ore shoke te Dites pa pieteni kendesin tene kriekaqol se cfare u be me ato puset e Shpiragut? Shelli iku e ju la shendene sepse e kishte renduar shume doren Bela bashke me ty. Kush i paguan demet dihet gje? Po ato mrekullite e premtuara te sasive pafund te naftes apo si variantet 3D! Po si nuk beri nje gje te hajrit more aman! Le qe tani ka plasur nje lufte e ashper me SPAK e denoncime duke perfshire edhe Gaz Bardhin e Kellicin te cilet po perdoren si masha ne kacafytjen e ashper Veliaj-Rama. jepini syte te nxirrni vec kete popull ta lini rehat!
Mos u mërzit “info analitike”, shqipëtarët dmth 770 000 pensionistët që nuk kanë emigruar akoma jashtë vëndit ose në botën e përtejme dhe nja 600 000 patronazhistët e administratës dhe biznesmenë bashkë me familjet e tyre që vjedhin pensionistët, do të hanë “bukë aeroporti” të furrxhiut turistik dixhital Edi Rama dhe produktet blegtorale të lopëve të rracës “luleshtrydhe” të Akademis së barinjëve që mjel personalisht kryebariu Edi Rama.
Meqënëse të rinjtë në moshë pune kanë braktisur fshatin dhe pensionistët e shkretë nuk kanë më takat të meren me bujqësi e blegtori, për qeverin dmth Edi Ramën se vetëm ai edhe shpikja e tij e-Albania janë qeveria dhe shteti ynë, nuk është problem ikja e rinisë nga fshatrat sepse, në epokën e inteligjencës artificiale, Edi Rama do të sjell “robotë” nga Afrika dhe Azia që ndryshe nga rraca bastarde e shqipëtarëtve “janë profesionista, nuk kërkojnë rroga të larta, nuk meren me thashetheme, nuk janë dembela” dhe
për këta”robotë” që do të lulëzojnë Shqipërin ……..më falni, ………. Nju Dubain turistiko artistiko piktoresk…….kampionin e turizmit elitar në glob …….pa shqipëtarët bastardë……
po ngrihen Buhenvaldë me mure 7 metra të lartë në Lezhë dhe nga 3000 çdo muaj, 36 000 në vit deri në vitet 2030 u bën 3 600 000 mijë banorë bashkë me 600 000 patronazhistët e Edi Ramës të administratës dhe biznesit, ja u bën 4 miljon banorë dhe
as që do të ketë fare nevojë për bujqësin, do të ketë bollëk me bukën dhe ushqimet e llojit turistik të prodhuar nga strategu i turizmit , gomari ynë i epokës dixhitale, kusari i nderuar kombçfarosës, vagabondi dhe barcoletxhiu i samiteve argëtuese ndërkombëtare, “udhëheqësi i shquar dhe kryeministri i mirë ” Edi Rama.
Mos e çani fare për bujqësinë, turizmi……..turizmi , buka e aeroporteve, lopët e akademis së barinjëve……. do të ushqejnë popullin e ri që do të zëvëndësojn shqipëtarët mbasi Edi Rama-Pashiq-Zerva të përfundoj me sukses spastrimin etnik të Shqipëris, duke e kthyer mall për treg si Sazani, nga “shqipëtarët dembela……….” dhe që “flasin” për fat të keq “shqipen” që nuk e flasin aziatikët dhe afrikanët që do të qeveris së shpejti Edi Rama.