Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2023/ Veliaj: Ndërhyrje kapilare në çdo lagje; dy terminalet e autobusëve zgjidhje për trafikun; Ja ndërtesat publike që do zhvendosen në Bulevardin e Ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Buxheti 2023/ Veliaj: Ndërhyrje kapilare në çdo lagje; dy terminalet e autobusëve zgjidhje për trafikun; Ja ndërtesat publike që do zhvendosen në Bulevardin e Ri
Kronike

Buxheti 2023/ Veliaj: Ndërhyrje kapilare në çdo lagje; dy terminalet e autobusëve zgjidhje për trafikun; Ja ndërtesat publike që do zhvendosen në Bulevardin e Ri

Published: November 13, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 9, së bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka folur për disa prej projekteve transformuese, si ai i Bulevardit të Ri, duke zbuluar disa prej ndërtesave më të rëndësishme publike që do të zhvendosen aty.

“Ne duam që të ndërtojmë një Muze të Artit Modern në Bulevardin i Ri. Qyteti sot ka mbi 1 milion banorë dhe nuk ka qytet të madh në botë pa një Muze të Artit Modern. Po ashtu, duam të ndërtojmë një qendër për konventat dhe konferencat sepse Pallati i Kongreseve nuk i përballon dot aktivitetet e shumta në Tiranë. Në Bulevardin e Ri duam të transferojmë edhe disa nga gjykatat, për shembull Gjykata e Lartë duket sikur është futur me lupë këpucësh te “Myslym Shyri”. Pra, edhe pjesa e institucioneve publike ka interes që të shtrihet në Bulevardin e Ri ose zonat përreth”, u shpreh Veliaj.

Tjetër projekt i rëndësishëm i përmendur nga kreu i Bashkisë është edhe ai i dy terminaleve të pasagjerëve, ai lindor që po ndërtohet në Lundër dhe terminali perëndimor te kthesa e Kamzës. “Përveç vazhdimit të Unazës së Madhe, ne do të hapim dy terminalet: terminali i parë, ai në Lundër është gati, do të çlirojë Qytetin Studenti, kurse stacioni i përkohshëm i autbusëve do të shkojë te stacioni i përhershëm atje. Nuk vjen autobusi në mes të lagjes dhe bën xhiro nëpër lagje. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. E njëjta gjë do të ndodhë tani që kemi fituar gjyqin edhe te kthesa e Kamzës. Aty do të jetë terminali perëndimor. Pra, autobusët ndalojnë në hyrje të qytetit. Kjo është zgjidhje konkrete për trafikun,” tha ai.

- Publicitet -

Sa i takon buxhetit social, Veliaj tha se vetëm në Njësinë 9 kanë marrë kredi të buta 306 familje, ndërsa 140 të tjera trajtohen me bonus strehimi. “Ky buxhet do të jetë i fokusuar tek solidariteti, sa të kalojmë këtë situatë të vështirë, që pastaj të jemi në një situatë më të mirë për investimet,” theksoi Veliaj.

Ai përmendi edhe rrugët që do të rikonstruktohen në Njësinë 9: “Do të ndërhyjmë fillimisht në 10 rrugë kryesore, siç janë “Papa Nikolla Papajani”, “Androkli Kostallari”, “Maksut Drasa”, “Ali Kukaleshi”, “Hasan Bakiu” etj., ndërkohë javën tjetër shpallim fituesit e çdo gare që ka hapur bashkia, për çdo njësi, lidhur me shtrimin e rrugëve, ndriçimin dhe sinjalistikën. Ajo që ndodhi këtë vit prej rritjes së çmimit në bursë të betonit, të hekurit, shumë investime nuk u realizuan dot, siç do të doja unë, dhe ajo që kemi bërë është, që të mos na digjen këto para, i kemi çuar të gjitha për asfaltim dhe për urbanizim, deri në nivel kapilar, jo vetëm në Njësinë 9, por në të gjitha njësitë e tjera”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në këtë njësi të gjitha problematikat e adresuara nga qytetarët kanë marrë zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. “Sa shumë komunikime kemi pasur së bashku, për ato punë të mira që janë bërë në bashki. Por, duhet ta theksoj, sa shumë ju ka dëgjuar bashkia. Pra, të gjitha ato probleme apo çështje, të cilat kanë kërkuar zgjidhje, menjëherë janë adresuar dhe zgjidhur. A kanë përfunduar të gjitha hallet dhe shqetësimet? Padyshim që jo. Nuk kanë përfunduar. Kemi investuar për të ardhmen e fëmijëve, që nga çerdhja, kopshti, shkollat dhe gjitha investimet në strukturat e lagjeve tona, në këndet e lojërave, në të gjitha hapësirat e gjelbra”, tha ministrja Manastirliu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fisniku says:
    November 13, 2022 at 7:33 pm

    Degjojeni cfare derdellit ky super mashtrues:

    -“Sa shumë komunikime kemi pasur së bashku, për ato punë të mira që janë bërë në bashki. Por, duhet ta theksoj, sa shumë ju ka dëgjuar bashkia. Pra, të gjitha ato probleme apo çështje, të cilat kanë kërkuar zgjidhje, menjëherë janë adresuar dhe zgjidhur”!
    Cilet ke deggjuar ti,o arrogant i pa pare,kur ke mbyllur dyert dhe sportelet e bashkise?
    Kur nuk u pergjesh asnje email qe te dergojne qytetaret?
    Cfare punesh ke bere ti,o RRACIST dhe DISKRIMINUES,qe lagjen nr.14 te Tiranes ke 6 vjet qe e ke lene pa asnje investim?
    Si nuk ke turp kur ke lene mbi 100 mije banore te Astirit dhe Yzberishtitr qe nuk u ke ndertuar asnje cerdhew,skopesht,shkolle,luylishte,parqe,fushe sportiove,biblioteke,stola dhe tavolina pushimi,asnje kosh mbeturinash,ke zaptuar lulishtet midis pallateve dhe trotuaret se ia ke dhene kafeneve etj me qera pa pyetur se banoret po i trajton si rober lufte?
    A e di ti,o FATKEQESIA E TIRANES,se mijra femije dhe te rinj NUK KANE ASNJE ELEMENT JETIK ku te kalojne kohen ,ku te ushtrohen me sport,art e kulture,por vrasin moshen e tyre duke pare vidio me dhune dhe porno,qe me vone i con ne rrugen e krimit si kontigjente te krimit te organizuar?
    Mallkuar qofsh o Veliaj per jete!

    Reply
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:49 am

    Lali Eri ka filluar fushaten me marsh te peste.Zor se e ndal njeri Erion Veliajn per nje mandat te trete.

    Reply
  • Patroiti says:
    November 15, 2022 at 1:50 am

    Puna e mrekullushme dhe ndryshimet madheshtore qe ka bere bashkia e Tiranes nen drejtimin e zotit Velia, duke e bere Tirane nje kryeqytet Evropjan jane mbreslenese.
    Esht kjo aresuja qe ne emigrant/et Amerikes , kemi filluar te vie cdo vit familjarisht ne Atdheun tone te dashur.
    Te urojme shendet e suksese akoma me te medha zoti Erjon Velia ne zgjedhjet e 14 Majit 23.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?