Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2026 / Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Buxheti 2026 / Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
KronikeLajmi i fundit

Buxheti 2026 / Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

Published: December 17, 2025
Shpërndaje

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Mbledhja për miratimin e buxhetit 2026 do të mbahet më 18 dhjetor.

- Publicitet -

Kërkesa e plotë:

Lënda: Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026

STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Sipas Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, konkretisht:

– Neni 58 pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.

– Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Me respekt,

Këshilltarët

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • info analitike says:
    December 17, 2025 at 10:43 am

    Po kerkojne qe nje hajdut I fondeve publike te marre pjese ne aprovimin e buxhetit!!! Cfare bande hipokritesh ka keshilli bashkiak! A nuk vlen edhe per kete vemje akti i doreheqjes njësoj si per Belen?!

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    December 17, 2025 at 11:37 am

    Kulmi i paturpesise per zyrtaret, qe edhe hajdutet e rruges nuk guxojne ta thone : Lejoni vjedhjen… nderoni hajdutin… ata anetare nuk kane turp dhe edemonstrojne publikisht qe jane Hajne te bandes nashkiake e duhen proceduar… kontrollojuni publikisht pasurine

    Reply
  • ¿? says:
    December 17, 2025 at 1:14 pm

    Nuk besoj se ka vend ne bote, as ne Galaktike, qe tjetri eshte i arrestuar ne burg, me akuza per vjedhje e ku di une ç’tjeter dhe megjithate e kerkojne te mare pjese ne mbledhje si Kyetar. Kjo Republika jone, per fat te keq eshte akoma per se mbrapshti, sic ka qene qysh nga viti 1944. Nderroi breket, po edhe breket e reja dolen te palara me era mut e shurre, me keq se breket qe gjoja i hoqi.

    Reply
  • Vl says:
    December 17, 2025 at 1:15 pm

    Po po te marr dhe gruan me vete.
    QR

    Reply
  • Skypion says:
    December 17, 2025 at 1:34 pm

    Edhe une jam qe ta lejojne qe te shkoje…
    Do te ishte njesoj, si ajo leja qe u jepet te burgosurve ordinere per te marre pjese ne vaki.
    Do te ishte nje rast shume i mire per keshilltaret opozitare, qe ne kor t’i therrisnin: o hajdut, o hajdut!
    Do te ishte nje rast shume i mire per mediat, qe te transmetonin live rikthimin e kriminelit ne vendin e krimit, apo hajdutit ne shtepine e vjedhur.
    Do te ishte nje rast i arte, per te gjith memexhinjte, qe te benin meme pafund, me kete cirkun e zagarve dhe zagaricave socialiste te KB, qe njehere i thone ik, pastaj i thone kthehu! Vetem pse kete ua kerkon kuurvi i Ballukut.
    Por, druaj shume se do te ishte nje gezim per hajdutin Veliaj; perkundrazi, do te ishte nje tortyre e madhe per te; sepse do te ishte njesoj, sikur nje mekatari ti lejohej per nje moment, nga ferri te shkonte ne parajse, per t’u rikthyer serish aty ku ishte…

    Reply
  • loni says:
    December 17, 2025 at 1:49 pm

    Ju komentuesat e mesiperm, jeni me mentalitet Enverist,” spekullatoret ne litar”

    Reply
  • loni says:
    December 17, 2025 at 2:03 pm

    Haroni te thoni se te drejten per te mare pjese ne mbledhjen e keshillit bashkiak ja jep ligj, nese doni demokraci me shtet ligjor, ne te kundert mire e kishim regjimin e Enver Hoxhes qe thoshte ” demokracia proletare demokraci e vertete” dhe bente c’fare i desh qefi. se dhe Ai per demokraci e kishe fjalen ,por demokraci sipas mendje se tij.

    Reply
  • Heretiku says:
    December 17, 2025 at 2:34 pm

    Behet kerkese qe nje i akuzuar per vjedhje te fondeve publike dhe i arrestuar, te lejohet te marre pjese ne miratimin e buxhetit 2026 !!! Estrade pa pare.
    Te vjedhesh eshte krim ( krim ekonomik ) dhe kush kryen krim quhet kriminel. Sigurisht qe vendimin e jep gjykata dhe per momentin vendimi akoma nuk eshte dhene. Por akuza nga organi kompetent eshte bere dhe arrestimi eshte kryer.
    Ne keto kushte, a ka te drejte morale ky individ te jete pjesemarres ne aprovimin e buxhetit bashkiak ?
    Nje gje dihet, ky individ nuk ka skrupuj dhe as kurajo civile, po te kishte do te jepte doreheqje qe ne momentin e arrestimit dhe te perballej me akuzen dhe me tej me procesin gjyqesor si qytetar i republikes, mos ta perdore postin qe i ishte besuar si mburoje.
    Si do qe te shkoje puna, ky individ eshte politikisht i vdekur

    Reply
  • SPAK says:
    December 17, 2025 at 2:38 pm

    Demokracia, ligjet penale etj etj me nje fjale gjithe politika e Shqiptareve ka katandisur ne gojen e disa mediokreve pjese e sektit sali! A e kuptoni qe njerez mesjetare sic edhe jane edhe Saliu edhe Noka por edhe Salianji jane me mentalitet fshatar! Shikoni prokuroret e SPAK, Jane te gjithe me mentalitet fshatar, nje nga fshatrat e dibres nje nga malet e Skraparit etj! Verioret dhe fshataret te tjere e kane mendjen te behen police. kjo eshte endra e tyre! Por Shkadroni thone c’do pune e baj vetem polic trafiku,jo! E verioret vetem te behen police trafiku! Shikoni gazetaren Klodiana Lala! O Zot si mundet! Te gjithe jane se Belinda eshte fajtore dhe hajde ti bejme nje varje publike! Mendimi im qe kur u formua PD, ne te cilen kam qene edhe une, por rruges e kuptova nivelin medioker, spiune te sigurimit dhe te Serbise dhe Greqise! Nje sulm i idioteve te PD kunder njerezve te thjeshte qe japin mendimet e tyre personale! Nje korrupsion me i madh eshte lidhja Sali, SPAK;Media dhe krim! Rama mos lejo te te haje krimi i Saliut!

    Reply
  • Skypion says:
    December 17, 2025 at 3:45 pm

    Kur flasim per Erion Veliajn, zakonish perqendrohemi tek vjedhjet e tij te pashembullta si kryebashkiak, per inceneratorin, 5d-rat, kullat e panumerta ne Tirane qe pastrojne parate e droges, per lidhjet e tij me Ndrangheten, per raportet e tij me prokuroret, gjykatesit, per avokatet dhe studiot ligjore, per milionat qe paguan per to; por edhe per breket dhe tangat e se shoqes, natyrisht.
    Po a iu ka shkuar ndermend se c’mendojn Veliaj, aty ku eshte, per se kush ia beri gjithe kete gjeme?!
    Ay, Veliaj, e din se pas gjithe ketyre vuajtjeve te tij qendron Edi Rama; dhe ky eshte, padyshim, njeriu me i urryer prej tij.
    Per keto arsye:
    – Rama ia nderpreu brutalisht karrieren politike, ne shperthimin e saj.
    – Rama, pasi i beri kete, e coi ne burg.
    – Rama, sikur te mos mjaftonte burgu, po e turtyron psikologjikisht, disa thone edhe fizikisht me ane te krimineleve q ei vene ne mes te nates ne qeli.
    – Rama, sikur te mos mjaftonin keto lart, edhe po e turperon publikisht, duke i nxjerre ne gazete breket dhe tangat e se shoqes ( i turperuari, te turperon thote fjala e urte; Ramen e turperoi Mero Baze me transkiptet e turpeve te padegjuara qe kishte thene per te atin dhe per djalen ne proces gjyqsor; ky nga ana e vet, po ia ben kete gje Veliajt).
    E marr me mend deshperimin e thelle te Veliajt; ai eshte ne poziten e atij, qe edhe e rrahin edhe nuk e lene te hape gojen; madje eshte i detyruar edhe t’i lepije byythen akoma me lajka, monstres qe ia ka bere te gjithe keto te keqija!
    As hasmit nuk do t’ja uroja nje fund te tille kaq deshperues.

    Reply
  • loni says:
    December 17, 2025 at 3:48 pm

    Ne baze te vendimit te mare nga gjykata kutetuese Erjon Veliaj eshte kryetar bashkie ne detyre, eshte person nen akuze jo i denuar dhe meqenese dosja penale i ka kaluar gjykates, pra eshte kopsitur nuk ka mundesi per prishjen e provave dhe deri sa te shprehet gjykata quhet person i pa fajshem pra ligji i prezumimit te pafajsie.

    Reply
  • Vl says:
    December 17, 2025 at 4:01 pm

    O LONI prej betoni ik bej shurren ne ndonje cep.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    December 17, 2025 at 6:15 pm

    ALABAKE!
    Kur lejojet nje KRRIMINEL i BURGOSURI me GJYQ te mare pjese me nje vdekje te shkerdhejne nje Prostitute apo eskort panelesh ..si NUK u lejoka nje kryetar Bashkine i ZGJEDHUR si ASKUSH nga POPULLI e i PA GJYKUAR e i PA DENUAR mos marre pjese ne ngjarjen me te rendesishme:
    Miratimi BUXJETIT !?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    December 17, 2025 at 6:20 pm

    ALABAKE!
    Kur lejojet nje KRRIMINEL i BURGOSURI me GJYQ te mare pjese me nje vdekje te shkerdhejne nje Prostitute apo eskort panelesh ..si NUK u lejoka nje kryetar Bashkine i ZGJEDHUR si ASKUSH nga POPULLI e i PA GJYKUAR e i PA DENUAR mos marre pjese ne ngjarjen me te rendesishme:
    Miratimi BUXHETIT !?

    Reply
  • vlonjati says:
    December 17, 2025 at 7:20 pm

    Po a nukishte ky Keshilli Bashkiak qe kerkoi perjashtimin e Veliajt nga Bashkia me urdher te Rames ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?