Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti i 2024, shtohet fondi për mbulimin e fatkeqësive natyrore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Buxheti i 2024, shtohet fondi për mbulimin e fatkeqësive natyrore
AktualitetEkonomi

Buxheti i 2024, shtohet fondi për mbulimin e fatkeqësive natyrore

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Stuhia e së premtes që goditi vendin duke lënë pas dëme në disa qytete ishte një kambane e ndryshimeve klimatike që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

E pikërisht për të përballuar fatkeqësitë natyrore buxheti i vitit 2024 do të rritet. Në total për fatkeqësitë natyrore dhe digat për vitin 2024 planifikohen të shpërndahen 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që është fondi i parashikuar për këtë vit.

Emergjencat Civile do të marrin 5 .3 miliardë lekë në vitin 2024 nga 4.3 miliardë lekë i parashikuar për këtë vit.

Fondet për programin e Emergjencave Civile,  janë pjesë e buxhetit të parashikuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ky fond 800 milionë lekë do të shpërndahen për njësitë vendore, në bazë madhësisë së bashkive, dhe do të përdoren për fatkeqësitë natyrore, por bashkitë janë të detyruara ligjërisht që një pjesë tjetër nga të ardhurat e tyre, ta përdorin për emergjencat.

- Publicitet -

Në buxhetin e emergjencave janë 1 miliardë lekë që do të përdoren për projekte për të parandaluar fatkeqësitë natyrore si zjarre, përmbytje dhe tërmete. Për të përfituar nga ky fond bashkitë duhet të aplikojnë nga nëntori i këtij viti deri në 31 janar 2024, ndërsa fituesit shpallen brenda 15 shkurtit të vitit që vjen. Vlerësimi i projekteve bëhet Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.

Më pas po në këtë program 500 milionë lekë do të përdoren për financimin e projekteve për digat, dhe 200 milionë lekë do të shpenzohet për eliminimin e pasojave në rastet e fatkeqësive natyrore, kur shpenzimi ka natyrën e investimit. Ky fond shpërndahet gjatë vitit në bazë të kërkesës bashkive, sipas rasteve të ndodhjes së fatkeqësisë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?