Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BUXHETI: Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BUXHETI: Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën
EkonomiLajmi i fundit

BUXHETI: Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën

Published: October 23, 2025
Shpërndaje

Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën.

Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%.

Kjo rënie vjen në një kohë kur sistemi arsimor përballet me nevoja të mëdha për investime në mjedise mësimore, staf dhe programe të reja studimore, ndërsa kërkesa për arsim cilësor po rritet.

- Publicitet -

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan një shumë prej 336 milionë lekësh, ose rreth 3.4 milionë eurosh, një tregues i mungesës së politikave të qëndrueshme në një sektor ku kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më të larta. Në raport me buxhetin fillestar, fondet për shëndetësinë u reduktuan me 0.5%.

Në të kundërt, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE) është përfituesja më e madhe e rialokimit buxhetor, me një rritje prej mbi 6.1 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro më shumë. Në raport me ndryshimet e muajit qershor, fondet për Ministrinë e Infrastrukturës u rritën me 9%, ndërsa me buxhetin fillestar 1.6%. Përqendrimi i fondeve në këtë zë tregon prioritetin e qeverisë për të përshpejtuar investimet në projektet infrastrukturore.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka përfituar një rritje modeste prej 331 mijë eurosh, ose 2%, duke reflektuar një mbështetje të lehtë për sektorin rural, por pa një ndikim të dukshëm në raport me nevojat e sektorit.

Në tërësi, të dhënat tregojnë një tendencë të vazhdueshme të nënfinancimit të shërbimeve sociale dhe orientim drejt rritjes së shpenzimeve për investime infrastrukturore.

Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

Vendet e zhvilluara veçohen nga të tjerat për investimet e larta në shëndetësi, arsim dhe në përgjithësi në kapitalin njerëzor, si investimet më të qëndrueshme në kohë.

Më pak investime në arsim dhe në shëndetësi përkthehen në kosto sociale për të gjithë shoqërinë. Një shoqëri me arsim joefikas dhe e “sëmurë” nuk do të mund të rrisë produktivitetin në ekonomi.

Ndërkohë që numri i nxënësve në shkolla po ulet dhe tani ka më shumë kapacitete financiare për nxënës, cilësia e shkollave shqiptare ka pësuar rënie të dukshme, nisur nga rezultatet e testimit global PISA.

Treguesit e konvergjencës me BE tregojnë se Shqipëria, në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, po thellon hendekun, duke bërë hapa pas në vend që të arrijë standardet aq të nevojshme për anëtarësim.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?