Një gjest i papritur i kryeministrit Edi Rama ndaj homologut të tij belg, Bart De Wever, në prag të takimit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në Berlin, ka ndarë interpretime në rrjet dhe në media.
Në mediat afër Ramës u fol për një episod me ngjyrë humoristike dhe familjariteti mes liderësh. Nga ana tjetër, vetë pamjet dhe reagimi i De Weverit lënë shije tërësisht tjetër.
Ai nuk shfaq buzëqeshje apo entuziazëm. Përkundrazi, mbetet i ftohtë, nuk ia përmend as emrin dhe reagon me frazën e shkurtër në mikrofon: “Ky duhet të jetë ai shqiptari. Të vjen gjithmonë nga prapa”.
Si mendoni? Është zbavitur apo është bezdisur?
