Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cameron: Rusia do përdorë Serbinë, për të goditur Ballkanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cameron: Rusia do përdorë Serbinë, për të goditur Ballkanin
AktualitetBote

Cameron: Rusia do përdorë Serbinë, për të goditur Ballkanin

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, pasditen e së martës gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik, ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë dhe takimi me trupat britanike të KFOR-it, ishin arsyet kryesore të vizitës së tij në Kosovë, javën e parë të vitit.

Cameron tha se në Banjskë më 24 shtator 2023 është parandaluar një sulm edhe më i madh.

“Shihni numrin e armëve të sjella në Kosovë dhe numrin e njerëzve. Nëse ky grup nuk do të ishte penguar nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të ndodhnin një varg sulmesh kundrejt stacioneve të Policisë së Kosovës, post-blloqeve.

- Publicitet -

Ato nuk ishin thjeshtë armë por pajisje të rënda vdekjeprurëse. Jam shumë i vetëdijshëm se çfarë rreziku ka qenë dhe kjo ishte njëra ndër arsyet pse kam dashur të shkoj në Kosovë, të takohem me KFOR-in dhe të takohem me komandantët, trupat britanike dhe të bëj një vlerësim rreth asaj se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar David Cameron.

Sekretari britanik ka shprehur qëndrimin aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e disi edhe të aleatëve të tjerë karshi Serbisë, e cila është ende subjekt i hetimeve nëse ka gisht si shtet në agresionin e 24 shtatorit.

“Duhet të shprehim shqetësimin e madh karshi qëndrimit të qeverisë së Serbisë. Ne nuk kemi ndryshuar mendim se duhet t’i japim një mundësi Serbisë që të ketë synime euro-atlantike. Nëse ata e duan një  të ardhme, duhet t’u ofrohet.

Por ndjej një frustrim që rritet për faktin se sillen në këtë formë dhe bëjnë këto gjëra. Duhet të jemi të qartë sa i përket kësaj. Nuk e di nëse BE dhe ShBA ndjenjë të njëjtin frustrim, duhet t’i pyesni ata, por kam vërejtur nervozizëm edhe tek ata gjatë bisedave. Sepse ajo që ndodhi në Banjskë ishte rrezik i jashtëzakonshëm”.

Cameron tha se Perëndimi duhet ta rishikojë qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Pozicioni i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është marrë në një kohë para invazionit rus në Ukrainë. Duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar sepse padyshim se Rusia dëshiron që të bëjë më shumë për ta destabilizuar Ballkanin, dëshiron të bëjë më shumë përmes veglave të saj, përfshirë Serbinë. Dëshiron ta shndërrojë atë zonë në një vend më pak të sigurt. Ndaj ne duhet të ngremë lojën tonë, rreth asaj që mund të bëjmë, për ta mundur atë”, u shpreh Sekretari i Jashtëm britanik.

Gjatë raportimit të së martës u bë zyrtarisht e ditur se një shtet nga 5 vendet aleate, jo Mbretëria e Bashkuar, ka përfunduar raportin e detajuar mbi ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por nuk ka vullnet për t’i shpalosur gjetjet.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?