Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Canabis me postë nga SHBA, arrestohen 12 persona, kapen 15.2 kg lëndë narkotike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Canabis me postë nga SHBA, arrestohen 12 persona, kapen 15.2 kg lëndë narkotike
AktualitetKronike

Canabis me postë nga SHBA, arrestohen 12 persona, kapen 15.2 kg lëndë narkotike

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar dhe goditur gjatë muajit prill tetë raste të trafikimit të cannabisit me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Cannabisi, me përqindje të lartë THC, transportohej nëpërmjet pakove postare. Ky fenomen u zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe është shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Rastet e trafikimit janë identifikuar në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Vorë, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera.

- Publicitet -

Deri tani, janë sekuestruar 15.2 kg cannabis dhe janë arrestuar 12 persona, disa prej të cilëve janë kapur në flagrancë në momentin e marrjes së pakove me cannabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të dyshuar vazhdojnë.

Tetrahidrokanabinoli (THC) është një kanabinoid që gjendet natyrshëm në kanabis.

Ai është përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit dhe një nga të paktën 113 kanabinoidet e identifikuara në këtë bimë.

THC është një vaj pa ngjyrë dhe është përgjegjës për efektet psikoaktive që ndodhin kur përdoret kanabis.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

“Cannabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon tetë raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm gjatë muajit prill, tetë raste të trafikimit të cannabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Cannabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.

Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg cannabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janë arrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim të pakove me cannabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?