Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çe kualkoza”, si deus ex makina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Çe kualkoza”, si deus ex makina
AnalizaLajmi i funditopinion

“Çe kualkoza”, si deus ex makina

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Ing. Erion Periku

Botuar në DITA

Si i paditur në gjuhën italiane, me togfjalëshin ‘çe kualkoza?” jam përballur fillimish rreth 5 vjet më parë. Asokohe, dikush që e njeh mjaftueshëm mirë gjuhën italiane më pati treguar se ky togfjalësh është një mënyrë e shkurtuar e pyetjes ‘çe kualkoza ke non va?’ e cila në gjuhën e bukur shqipe mund të përkthehet si ‘ku qëndron problemi këtu?’

- Publicitet -

Aq shumë e kam dëgjuar këtë togfjalësh në këto vite sa e kam ndjerë të nevojshme të pyes shumë njohës të italishtes për ta kuptuar më qartësisht kontekstin në të cilin përdoret. Në shpjegimin e tyre, pothuajse të gjithë bien dakord në një pikë: ‘çe kualkoza?’ është një shprehje e vrazhdë dhe disi ordinere, e cila në shumicën dërrmuese të rasteve përdoret kur individët duan t’i shmangen përgjegjësisë me arrogancë.

Së fundmi, në komfortin e shprehjes u preh edhe KM dora vetë, i cili i sugjeronte bashkëatdhetarëve tanë ta perdorin më shpesh në një vend tjetër, vend i cili ka bërë për Shqipërinë më shumë të mira se të këqija.

Më 26 Nentor 2019, në Shqipëri ndodhi tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Richter. Instituti i Gjeoshkencave (IGEO) regjistroi vetëm 15 nga afro 52 sekonda që zgjatën levizjet e tokës.

Si dihet gjerësisht, në territorin e Shqipërisë nuk ka vullkane. Vendi ynë nuk goditet as nga uraganet, as nga tornadot e as nga ciklone; gjithë e gjithë, bien dy flokë borë, tre pika shi dhe tërmet një herë në 30 a 40 vite. Pra IGEO ekziston, kryesisht, për regjistrimin dhe interpretimin e këtyre tre fenomeneve të fundit, e megjithatë këto as nuk i regjistron dot, lëre me t’i interpretojë.

Me shqetësimin lemeritës të inxhinierit të ndërtimit, pyeta IGEO se si ka mundësi që e dhëna shkencore e tërmetit, më rëndësishmja në 40 vjet, nuk u regjistrua. Përgjigjia-pyetje e IGEO ishte, ‘çe kualkoza ke non va?’, përgjigje që legjitimoi gjithë humbjet njerëzore dhe materiale që pësuam.

Në mënyrë që pasojat e tërmetit të 2019-ës të mos përsëriten më, ose së paku mos të përsëriten në ato permasa ishte domosdoshmëri që Instituti i Ndërtimit (IN) të publikonte performancën e faktorëve kryesor që ndërveprojnë në sektorin e ndërtimit siç janë kodet dhe rregulloret në fuqi, projektet e zbatimit, teknologjitë dhe materialet e perdorura, mbikëqyrja dhe kolaudimi a leja e shfrytëzimit.

E megjithëse IN nuk nguron të publikojë në faqen e vet zyrtare edhe broçkulla publicitare pa kuptim e pa rrjedhë logjike, ai kurrë nuk publikoi të dhëna statistikore në lidhje me performancën e këtyre faktorëve. I pyetur në fund vitin 2020 se përse nuk dihen a nuk bëhen publike këto të dhëna, përgjigjia ishte epikja, ‘çe kualkoza ke non va?’

Në Janar të vitit 2021, Ura e Zogut, e cila në gjykimin e shumë inxhinierëve është vepra më cilësore infrastrukurore e ndërtuar ndonjëherë në këtë vend, pësoi një dëmtim si rrjedhojë e uljes së një këmbe nga gërryerja e zhavorrit nën të.

Përgjatë viteve 2021 dhe 2022, pyeta në mënyrë rutinore Ministrinë e Kulturës (MK), përse nuk po ndërhyhej për përforcimin e kembës, dhe përse nuk ndaloheshin gërmimet çnjerëzore në shtratin e lumit. Përgjigjia ishte gjithashtu ‘çe kualkoza ke non va?`.

Ishte pikërisht kjo qasje që solli, më pas, të pashmangshmin dëmtim të radhës në këtë urë, diku në fillim te vitit 2023, dëmtim i cili e bën pothuajse të pamundur rikuperimin.

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), që nga 1 Maj 2022, ia ka mohuar të drejtën çdo inxhinieri të marrë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e vet profesional a shkencor (kuptohet, nëse e njeh drejtorin, puna ndryshon).

Jo vetëm kaq, por AQTN ia ka ndaluar inxhinierëve të hyjë edhe në ndërtesë, pavarësisht faktit se institucioni shtetëror do ia ketë ndonjë detyrim taksapaguesëve. Sipas rojes tek porta, ndalesa për të hyrë është urdhër i prerë i drejtorit. Pyetjes së përsëritur në mënyrë sistematike, për më shume se dy vjet, se cila është arsyeja e këtij akti sa harbut aq dhe antiligjore AQTN i është përgjigjur me `çe kualkoza ke non va?`.

E ndërsa kjo përgjigje i mjafton AQTN të mbajë derën mbyllur, titullarit të saj i mundëson të botojë thuajse çdo muaj nga një libër, libra të cilët përbëhen tërësisht nga materialet e arkivuara a të mohuara në AQTN.

Sekretariati Teknik (ST) dhe Komisioni i Dhënies së Licencave (KL), ka ekzaktësisht katër vjet që nuk përditëson të dhënat e regjistrave të individëve që disponojnë licencë të vlefshme për studim e projektim në ndërtim. Në të njëjtën kohë kohë ST dhe KL veç e veç a së bashku i japin licencat profesionale sipas orekseve personale pa pyetur për rregullore e ligje.

Shqetësimit të përhershëm për këto shkelje të rënda ligjore ST dhe KL i përgjigjet po ashtu me `çe kualkoza ke non va?`.

Sipas raportit që pasqyron aktivitetin e kërkimit shkencor të Universiteti Politeknik të Tiranës (UPT) për vitin akademik 2021-2022, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) ka dhënë 17 grada “doktor shkencash”.

Atë vit akademik, në organigramën e FIN gjendeshin 0 (zero) lektorë me titullin “professor” dhe po aq publikime shkencore. Vetëm një vit më vonë, UPT u rendit i 659-i nga 689 universitete që morën pjesë në vlerësimin e `QS World University Ranking 2024`. Gjithë dështimet e arritjet e sipërmenduara UPT dhe FIN i sqaron me shkencën populiste të shprehjes `çe kualkoza ke non va?`.

Qartazi, si administrata publike si institucionet më të rëndësishme teknike dhe shkencore e përdorin shprehjen `çe kualkoza ke non va` si biçim `deus ex makina` për të mbuluar me shoshë zullumet e veta dhe për t’i hedhur hi çdo paudhësie që bëjnë. Me të ushqejnë arrogancën dhe injorancën e vet, çfarë po detyron mijëra shqiptarë të ikin nga sytë këmbët.

E ndonëse shqiptarët, këtu a jashtë, e dinë fort mirë se `çe kualkoza ke non va` është slogani i harbutërisë që veç të zeza sjellë, e paqartë mbetet arsyeja se përse KM ua propozojnë ta bëjnë mënyrë jetese edhe në vende të huaja.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?