Pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, beteja juridike pritet të zhvendoset në Panelin e Gjykatës së Apelit.
Rregullorja e Dhomave të Specializuara përcakton disa afate konkrete.
Pala që kërkon të kundërshtojë një vendim dënues ka 30 ditë nga aktgjykimi i shkruar për dënimin për të dorëzuar njoftimin për apel.
Pas këtij njoftimi, pala që apelon ka 60 ditë për të paraqitur dosjen e Apelit me argumentet dhe bazën juridike të kundërshtimit. Pala tjetër ka më pas 30 ditë për përgjigjen, ndërsa apeluesi mund të paraqesë kundërpërgjigje brenda 15 ditëve.
Pas përfundimit të këtyre afateve, Paneli i Apelit mund të caktojë seancë dëgjimore nëse e konsideron të nevojshme.
Paneli nuk e zhvillon automatikisht gjykimin nga fillimi. Shqyrtimi përqendrohet në pretendimet për gabime juridike ose gabime faktike që mund të kenë ndikuar në aktgjykim. Rregullorja lejon gjithashtu kërkesa për paraqitjen e provave shtesë në Apel, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara për këtë procedurë.
Paneli i Apelit ka kompetencë ta lërë në fuqi, ta ndryshojë ose ta rrëzojë aktgjykimin e shkallës së parë. Në rrethana të caktuara mund të urdhërojë edhe rigjykimin e çështjes.
Sa mund të zgjasë Apeli?
Rregullorja parashikon që, pasi të jetë dorëzuar parashtresa e fundit e palëve, Paneli duhet ta shqiptojë aktgjykimin e Apelit brenda 60 ditëve. Kur rrethanat kërkojnë më shumë kohë, afati mund të zgjatet edhe 30 ditë dhe, kur një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e nevojshme, procedura mund të zgjasë më tej.
Por koha e përgjithshme e Apelit është më e gjatë, pasi përpara këtij afati zhvillohen procedurat e njoftimit, parashtresave, përgjigjeve, kërkesave eventuale për prova shtesë dhe seancës së Apelit.
Dy çështjet e përfunduara për krime lufte në Dhomat e Specializuara japin një tregues praktik.
Në rastin e Pjetër Shalës, nga njoftimi për apel më 2 shtator 2024 deri te aktgjykimi i Apelit më 14 korrik 2025 kaluan 10 muaj e 13 ditë. Paneli la në fuqi dënimet për krimet, por uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim.
Edhe në çështjen e Salih Mustafës, njoftimi për apel u dorëzua më 2 shkurt 2023 dhe aktgjykimi i Apelit u shqiptua më 14 dhjetor 2023 – pak më shumë se dhjetë muaj më vonë.
Megjithatë, çështja ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është shumë më voluminoze. Vetë Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues mori prova nga rreth 270 dëshmitarë, me gojë dhe me shkrim, pranoi 5.467 prova materiale, ndërsa transkripti i procesit arrin në 29.238 faqe.
Për këtë arsye, kohëzgjatja e dy apeleve të mëparshme nuk mund të merret automatikisht si afat për çështjen e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Rasti Gotovina tregon gjithashtu se proceset e mëdha ndërkombëtare mund të zgjasin më shumë: nga vendimi i shkallës së parë deri te pafajësia në Apel kaluan 19 muaj.
Gjithsesi, për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, hapi i ardhshëm juridik do të jetë formulimi i pikave konkrete me të cilat do të kundërshtohet aktgjykimi i 16 shtatorit. Pikërisht këto pika do të tregojnë se cilat konstatime të Trupit Gjykues do të vendosen në qendër të betejës së radhës në Hagë.
n.s. / dita

Nese Dhomat e Specialistëve ne Hage u themeluan nga Parlamenti i Kosoves per te verifikuar te ashtuquajturin RAPORT te Dik Martit lidhur me trafikim te organeve, atehere perse Parlamenti i Kosoves nuk ka reaguar me kohe kur ka pare devijimin e Dhomave Speciale nga kto akuza?!
Apo, luftën kryesore e Beni mes njeri tjetrit, energjinë kryesore e harroni per lufte te brendshme gjersa paralel zhvillohej lufte e egër e prokurorëve te Serbisë per te deponuar gënjeshtrat e tyre te prokuroret e kesaj Gjykate?
Pavaresisht dhimbjes dhe padrejtesise-si dhe kohes qe do te nevojitet-ceshtja duhet te shkoje ne apel,sepse ky vendim eshte i kundershtueshem ne cdo aspekt:mbeshtetet ne pergjithesime, deshton te lidhe keta individe me veprime te caktuara,shperfill faktin se ishte gjendje lufte dhe keta nuk ishin agresoret dhe injoron deshmite e gjeneraleve amerikan,qe ishin deshmimtare okulare dhe bashkepunuan me ta me preteksin naiv se ata ‘nuk dine’,ndersa prokuroret nga zyra dhe shume vite me vone,gjoja dine me mire.Per me teper,se edhe ky vendim absurd e rrezoi gjysmen e rekomandimit te prokurorise sa i perket akuzave dhe denimit;ata kane humbur nje beteje ligjore,jo luften.
Si u krijua nga kush u krijua si u komunikun flet arrestet p.sh.Thaqin e ftuan për mysafirë dhe në fluturim e sipër i komunikohet padia ngjashëm si puçi ndaj gjeneralit të famshëm Zhukov pastaj si ndroheshin akuzat procedurat pastaj përbërja e trupit gjykues fundi ka qenë i ditur ku edhe te gjykata e apelit ka fare pak mundësi ndryshimi këtë njollë të historisë të Kosovës e kan dashtur vet populli i Kosovës si shqipëtarët edhe serbët 70% e atyre ishin që ikën luftës çlirimtare dhe kjo shumicë absolute që në fillim filloi shpifjet dhe akuzat ndaj kësaj guerile si dorë serbe dhe mbaroj me akuzat si bashkëpunues të Vuçiçit Radojćićit Veselinoviçit… në fillimet e luftës bajrakun e shpifjeve e mbante LDK pastaj e mori VV dhe pastaj u thonin intrigën kundër speciales që këta të akuzoheshin edhe ma rëndë se për shkak krimeve po frigohen dhe fshihen nga drejtësia ndërkombētare se ate vendore e keni kapur dhe nga kētu dolën mbi 300dëshitarë vullnetarë me llafe të autobusit por vjedhjet e veshkave krimet monstruoze dhe pasuritë e tyre përrallore nëpër vendë dhe botë nuk dolën askundi
Ai qe del faqeberdhe nga kjo zezone nderkombetare per te sakrifikuar Kosoven,eshte Albin Kurti.Ai nuk shkeli ne derrase te kalbur,qofte Nderkombetaer,qofte prapa diellit.Albin Kurti jua mbylli deren mtuesve te pabese,qe benin pazar me Mitrovicen,me Trerpcen,me Zajednicat.Votojeni Presidentin dhe Kosova te shkoje perpara. E para eshte Kosova Shtet i pavarur ne te gjithe territorin.
Serbet si kane bere keta 200 vjet,kur nuk kane mujt me i vra shqiptaret,,ju hedhin derrin n`xhami.Cpifjet e Raportit Dik Martit ngjiten,
Zagaret e UMNIKUT te cetes Argita Berisha me njeriun qe qesh,Lulzim Basha,ngjiten,
Shtepia verdhe u be klinika Gemelli di Roma.
Nje sakat i sakatuar nepoer burgjett e Enverit me nofken intelektuali,vrerin e jetes te nxire neper burgje,ja leshon perdite Clirimtareve te Kosoves.Edhe nje avokat,qe paska mbrojtur Clirimin e Kosoves ne Athine me emrin Zace Islami.Po kujt po i duhej mbrojtja jote,kur ti mbledhesh gjithe zagareet e Beogradit,nuk lehin kunder Hashim Thacit,sa Ti. Keta te gjithe duhen zhdukur,duhen qerruar para Edi Rames,si bejne serbet,.Prandaj fitojne serbet,sado krime te bejne kunder shqiptareve.
E kane demtuar Kosoven atje ku nuk mban me.
Z.demo,
Na shpjegoni pak, si ka mundësi qe nje Dimal Basha eshte Minister ne Qeveri?!
…..
Dimal Basha eshte bashkautor me nje sllavomaqedone ne nje punim te publikuar ne nje revist nderkombetare shkencore. Brenda atij “punimi” autoret shkruajnë, nder tjera, se UÇK u furnizuar me para te drogës?!
Kujt i duheshin keto fabrikimit? Dhe, kujt u duhet kjo tolerance e ketij fabrikimit?!