Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çelet Panairi i Librit 2022, Veliaj: Kush do ushqim për shpirtin dhe mendjen, të vizitojë stendat e librave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çelet Panairi i Librit 2022, Veliaj: Kush do ushqim për shpirtin dhe mendjen, të vizitojë stendat e librave
AktualitetLifestyle

Çelet Panairi i Librit 2022, Veliaj: Kush do ushqim për shpirtin dhe mendjen, të vizitojë stendat e librave

Published: November 16, 2022
Shpërndaje

Në hapjen e Panairit të Librit 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë në një nga 4 ditët që do të qëndrojë i hapur te Pallati i Kongreseve. Në fjalën e tij, Veliaj tha se libri sot, në epokën digjitale dhe të mediave sociale, nuk ka dalë nga moda, por përkundrazi duhen falenderuar edhe ata që merren me botimin e tyre.

“Të promovosh sot, në epokën digjitale, në epokën e lajmeve tre sekondëshe, të Tik Tok dhe Instagramit, të story dhe reels-ve librin, është vërtet një punë e mundimshme, por edhe një punë e bukur, e cila meriton gjithë mirënjohjen tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se librat janë vetëm për një pjesë të vogël të shoqërisë, duhet të kuptojnë se libri prodhon ekonomi. Kur mendon se një nga librat “best seller” në të gjithë Europën dhe botën ka qenë e një shkrimtareje shqiptare si Lea Ypi, kur mendon se një nga këngëtarët më të mirë italo-shqiptar, Ermal Meta, ka botuar gjithashtu një libër, do të thotë se libri, jo vetëm s’ka dalë nga moda, por është rikthyer fuqishëm në modë, më shumë se kurrë, dhe është në dorën e secilit prej nesh që të mos largohet nga këtu, pa dhënë kontributin e vet”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se në Tiranë sot janë hapur më shumë biblioteka se kurrë më parë, të cilat së bashku me Muzeun Kadare dhe Muzeun Agolli, janë sot një ftesë për t’u larguar nga kafenetë e për t’u afruar edhe më shumë me librin.

- Publicitet -

“Kemi hapur “Muzeun Kadare”, për t’i kthyer qytetit dhe stacione muzeale për njerëzit e librit. Do të hapim shumë shpejt “Muzeun Agolli”. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjeve sërish, duke filluar nga “Musine Kokalari”, tek “Misto Treska”, tek “Moikom Zeqo”, tek “Petro Zheji”, tek “Hamit Beqja”. Kush do ushqim për shpirtin, për mendjen dhe për t’u hapur ndaj dijes, e ka këtë fundjavë te “Pallati i Kongreseve”. Kush nuk i do këto dhe ndihet i ngopur dhe mendon që i di të gjitha, Tirana ka edhe 10 mijë kafene, që sigurisht do kenë biznesin e tyre, por unë besoj fort se nëse secili prej nesh e merr seriozisht këtë sloganin ‘jemi të gjithë lexues’, secili prej nesh mund të japë një kontribut”, nënvizoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 16, 2022 at 11:17 pm

    Fushata e Erionit bazohet ne makinerine shteterore dhe aparatin e tij.Kush mund ta munde dot ne zgjedhje ate pa pasur te pakten 20-30 million dollare .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, mjekët dhe profesorët mbështesin studentët
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. RETROSPEKTIVE on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Glaukias on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  5. white-bear-b59b89dadd00c74f.znlc.jp on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?