Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Certifikohet lista e votuesve në Kosovë, të drejtë vote 2 mln e 75 mijë qytetarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Certifikohet lista e votuesve në Kosovë, të drejtë vote 2 mln e 75 mijë qytetarë
KosovëLajmi i fundit

Certifikohet lista e votuesve në Kosovë, të drejtë vote 2 mln e 75 mijë qytetarë

Published: January 4, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën e Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 1 milionë e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

“Lista përfundimtare e votuesve i është nënshtruar edhe verifikimit. Ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve si listë përfundimtare. Nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk ia kanë njoftuar organet kompetente. Ndryshe nga çdo palë zgjedhje tjetër që është mbajtur më parë, në këto zgjedhje lista e votuesve është krijuar me dy data baza. Me atë të gjendjes civile dhe departamentit të dokumentit të prodhimit.

- Publicitet -

Prandaj, nga kjo listë nuk mbetet askush jashtë, ndryshe se çka ka mundur të ndodhë në raste të caktuara. Ndërsa numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovë është 104 mijë e 924 votues, prej të cilëve 84 mijë e 525 kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 399 votues kanë zgjedhur mënyrën e votimit fizik në përfaqësi diplomatike.

Në dallim prej zgjedhjeve të fundit lokale të 17 dhjetorit është 174 mijë e 888 votues më shumë”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ.

Po ashtu në këtë mbledhje u miratua rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, i cili u vendos qe për vendvotime në zonat rurale numri i votuesve të jetë 999 votues.

Ndërsa në zonat urbane u vendos që numri i votuesve në vendvotime të jetë 950 votues.

KQZ në këtë mbledhje mori vendim po ashtu që në Tiranë dhe Podgoricë të mos mbahet votim fizik në këto përfaqësi diplomatike, kjo për shkak se në disa përfaqësi diplomatike numri i shtetasve të regjistruar për votim fizik është shumë i vogël, nën 50 votues.

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, tha se gjithë votuesit e regjistruar, KQZ do t’i informojë se do të mund të votojnë përmes postës.

“Ka disa shtete që kanë një numër më të vogël 50 votues. Ne kemi konsideruar që dy prej tyre në Podgoricë dhe Tiranë të mos hapen për votim, në këtë rast 8 persona që janë regjistrua, këtyre votues të ju mundësohet votimi përmes postës” tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ.

Më 29 gusht 2024, KQZ ka miratuar listën prej 35 Qendrave të Votimit me gjithsej 47 vendvotime të planifikuara për votim në 19 Ambasada dhe 16 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 22 shtete të ndryshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?