Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vlora Hyseni kërkon që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Vlora Hyseni kërkon që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
AnalizaKronike

Vlora Hyseni kërkon që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Vendimi i SPAK për të vendosur në arrest shtëpie dhe për të pezulluar nga detyra drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është një episod penal i jashtëzakonshëm. Për nga funksioni që ajo mbante, bëhet fjalë për një nga çështjet më të ndjeshme që kanë prekur ndonjëherë strukturat e sigurisë kombëtare shqiptare.

SPAK ka bërë të ditur se Hyseni po hetohet për dy vepra penale: “Përkrahja e autorit të krimit” sipas nenit 320/2 të Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” sipas nenit 295/a/1. Për një drejtues të SHISH-it, këto janë ndër akuzat më të rënda që mund të ngrihen, sepse prekin vetë thelbin e institucionit, ruajtjen e informacionit të klasifikuar dhe mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare.

- Publicitet -

Akuza e parë, ajo e përkrahjes së autorit të krimit, është e rëndë edhe në aspektin politik. Por nuk mjafton njohja personale. Prokuroria duhet të provojë veprime konkrete që kanë favorizuar autorin e dyshuar të krimit. Gjithsesi, fakti që gjykata ka pranuar kërkesën për arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra tregon se prokuroria ka paraqitur indicie të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimin e hetimit me masa kufizuese.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme, Hyseni, e shoqëruar nga avokati, ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe ka kërkuar që telefoni i sekuestruar të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat, seanca ka zgjatur rreth një orë e gjysmë dhe është zhvilluar nën masa të forta konfidencialiteti për shkak të natyrës së çështjes, e cila lidhet me funksionin që Hyseni ka mbajtur në krye të shërbimit inteligjent shqiptar.

Burime jozyrtare pranë SPAK kanë bërë me dije se gjatë seancës prokurorët kanë vijuar paraqitjen e të dhënave dhe fakteve që dyshohet se mbështesin akuzat, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e materialit mbetet e mbuluar nga sekreti hetimor dhe ai shtetëror.

Mësohet se Hyseni ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka deklaruar se nga ana e saj nuk është nxjerrë apo shpërndarë asnjë dokument i klasifikuar gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si drejtoreshë e SHISH. Po ashtu, ajo ka kërkuar që ekspertimi i telefonit të saj të mos kryhet në Shqipëri, por nga agjenci partnere ndërkombëtare.

Arsyet e këtij kërkimi nuk janë bërë publike dhe mbeten të paqarta, ndërsa në qarqet e drejtësisë vërehet se SPAK disponon laboratorin e vet të specializuar për ekzaminimin e pajisjeve elektronike dhe provave digjitale. Për këtë arsye, kërkesa e ish-drejtoreshës së SHISH ka ngjallur interes dhe pikëpyetje mbi argumentet që pritet të paraqiten në vijim nga mbrojtja.

Pas përfundimit të seancës, Vlora Hyseni është larguar nga ambientet e SPAK pa bërë asnjë deklaratë për mediat.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka rikujtuar se për shkak të natyrës së hetimit dhe vendimit të gjykatës, ndalohet publikimi i të dhënave që lidhen me përmbajtjen e seancës, ndërsa hetimet vijojnë mbi dyshimet që kanë çuar në vendosjen e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?