Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do të ndodhë me protestën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Çfarë do të ndodhë me protestën
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Çfarë do të ndodhë me protestën

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Protestat mund të mbarojnë. Revolta jo. Kjo është gjëja e parë që duhet kuptuar. Edhe nëse kjo protestë mbytet, ndjenja që e lindi nuk zhduket.

Protesta është organizim. Ka kohën, vendin dhe formën e saj. Ajo mund të shpërndahet, të lodhet, të shtypet, apo edhe të manipulohet e të vritet nga teatri i pështirë i skenës së vjetër politike.

- Publicitet -

Revolta është krejt tjetër.

Nuk është “ngjarje” që mund ta shpërndajë policia, as turmë që mund t’ia marrë frymën vapa. Revolta është ndjenjë e akumuluar e padrejtësisë, indinjatë ndaj arbitraritetit, refuzim i status quo-së. Është energji e grumbulluar që nuk shuhet. Ndryshon gjendje dhe shfaqet sërish, në forma shumë më të vështira për t’u kontrolluar.

​A ka revoltë në Shqipëri? Përgjigja dihet. Madje (dhe ky është problemi i vërtetë i kësaj kaste politike) ka shumë më tepër të revoltuar në shtëpi sesa protestues të përditshëm në sheshe.

Ky shpërthim nuk është një zemërim kalimtar. Përpara se rrugët të mbusheshin, vendi ushqente mllef të heshtur nga korrupsioni, padrejtësia, pabarazia e mundësive. Mbi këtë shtresë, ra si shkrepëse indinjata legjitime ndaj një akti dhune, që zbuloi më pas vendime masive arbitrare për tjetërsime të pronës publike e private, të gatuara në errësirë të plotë.

Tani kemi një energji në zgjerim, në rritje të përditshme. Sa më gjatë të tentohet shtypja e saj aq më i pakontrollueshëm do jetë shpërthimi i ardhshëm. Dhe aq më i rëndomtë, madje banal, do jetë shkaku i radhës që do ta shkarkojë atë.

Kushdo që mendon se mund ta vrasë një protestë të tillë si kjo “e flamingove” duke numëruar sheshin, vetëm ka blerë pak kohë me fajde, duke e bërë faturën e ardhshme sociale tmerrësisht më të kripur.

Asnjë pushtet, sado i fortë dhe i sofistikuar në mbytjen e zërave, nuk e menaxhon dot për shumë kohë indinjatën e akumuluar të një populli të vjedhur dhe të fyer.

Kryeministri, nga fodullëku bosh i Olimpit të tij politik, bëri gjithçka mundi gjatë këtyre javëve që të na bënte të gjithëve të ndihemi pikërisht kështu.

Në vend të reflektimit, ai e helmoi debatin publik me kunja, epitete, fyerje ndaj protestuesve. Që janë fëmijët tanë. Preferoi të ndante Shqipërinë me viza të trasha në “tona dhe e tyre” e të shpikte armiq imagjinarë. Mbi të gjitha, teksa njerëzit ishin në shesh, ai vijoi i patrazuar firmosjet ‘strategjike’ klienteliste në bregdet. Një kokëfortësi (jo fort e pakuptueshme) edhe aty ku qartazi është i zhytur në gënjeshtër dhe  gabim.

Edhe nëse pranojmë skenarin që në turmë ka njerëz me axhenda, radikalë, derra, sorra, etj, një shtetar nuk replikon  në TV, vepron me institucionet që ka shteti. Dhe në të tilla raste vepron në heshtje.

Një udhëheqës vizionar, siç i pëlqen atij ta shohim, e trajton popullin në shesh si problematikë sociale që kërkon zgjidhje, jo si tabor armiqsh personalë me të cilët duhet të shkëmbejë replika banale ditë e natë. Kur zbret në atë nivel fjalori, Kryeministri nuk fyen ata që janë në shesh. Ai zhvleftëson dhe zvogëlon karrigen ku qëndron.

Për këtë nuk ka asnjë justifikim. As eventualiteti i dhunës kur një protestë përshkallëzohet nuk e shfajëson dot. Sepse, në të vërtetë, ruajtja e qetësisë dhe jo-përshkallëzimi është detyrë e pushtetit, jo e rrugës.

Nëse vërtet synon historinë, Kryeministri duhet të kuptojë se burri i shtetit ka aftësinë për të përfaqësuar edhe ata që e urrejnë. Ti je kryeministër i të gjithëve, edhe i protestuesve në rrugë, edhe i kritikëve më të egër, edhe i ‘korbave’ që guxojnë t’u dalin kundër tekave të tua. Betimi si Kryeministër nuk është privilegj për të zgjedhur audiencën.

Kjo arrogancë e përditshme, ky cinizëm verbal janë simptomë e një papjekurie të thellë, jo vetëm politike. Janë degradim i skajshëm i asaj që duhet të përfaqësojë shteti. Kryeministri, edhe pse ka dekada në pushtet, ende nuk e ka bërë dot kapërcimin nga individi tek institucioni.

Më e rëndësishmja, me refuzimin për të ngrirë qoftë edhe përkohësisht këto projekte të dyshimta, ai e ka zbuluar hapur hierarkinë e tij të vlerave. Na ka provuar se llogaritë e klientelës mbi këto resorte kanë më shumë peshë se çdo gjë tjetër në Shqipëri.

Duke sakrifikuar pa asnjë lëkundje edhe vetë paqen sociale.

Përballë kësaj, kjo protestë e jashtëzakonshme është një provë e madhe maturie për shoqërinë tonë. Ajo ka kapërcyer prej kohësh fatin e flamingove dhe ka ngritur në shesh këmbanën e madhe.

Zhvillimi real i një kombi nuk mund të jetë kriminalizimi i tij përmes parasë së drogës, nxitimit për luksin e rremë të hoteleve, gradaçelave apo kazinove. Zhvillimi i vërtetë matet me shkollat, me edukimin, projekte afatgjata që ndërtojnë qytetarë, jo mure betoni.

Botuar në DITA më 8 korrik

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
126 Comments
  • Gani USA says:
    July 9, 2026 at 10:14 am

    Është e qartë që kryeministri nuk pranon dot asnjë lloj kontrolli apo llogaridhënie. Edhe pse kjo protestë nuk është vetëm lokale. Edhe pse presioni mund të kalojë nga tubimet në terren, në plan gjyqësor, në beteja ligjore në nivel europian, përfshirë bllokimin e fondeve apo penalizimet në proceset e integrimit.

    Nje pyetje per kryeredaktorin e nderuar: a ka ndonjë mundësi që kjo marrëzi vecanërisht në bregdet, të ndalet??

    .

    Reply
    • Turi says:
      July 10, 2026 at 3:33 am

      Tradhetia dhe komploti kunder Shqiperise do te mbaroje. Ne qe e mbeshtesim qeverine dhe Edi Ramen do te vazhdojme ta mbeshteim ate akoma me fort. Kjo eshte e sigurte. Ne nuk do ta leme vendin qe te merret nga islamiket e shitur, nga esfalia dhe UDB-ja, nga sherbimet sekrete iraniane dhe ruse si edhe nga degjeneratat qe kane ushruar cdo mashtrim te mundeshem qe te demtojne vendin tone. Ka njerez qe kane halle dhe probleme, por keto nuk zgjidhen me protesta por me bisedime me te parin e vendit. Shqiperia duhet dhe do te ndertohet, nese armiqte e Shqiperise duan apo jo. Juve me shkrimet tuaja nuk keni bere gje tjeter por vetem keni mbeshtetur keto forca armike te vendit tone.

      Reply
      • Gani USA says:
        July 10, 2026 at 5:55 am

        Na i zbulove të gjithë armiqtë more Turi, që nga UDB-ja, Esfalia e Teherani, e deri te rusët e islamikët. Një skenar i denjë për filmat e vitit 1936.
        ​
        Vetëm se, ndërsa ju kërkoni armiq imagjinarë me dylbi nëpër horizont, harroni të ulni kokën e të shihni tokën që po ju ikën nën këmbë.

        Armiku më i madh nuk vjen me dëborën e Siberisë apo me agjentë sekretë; ai ulet në zyrat e shtetit, firmos tjetërsimin e copave më të bukura të territorit tonë dhe e mban shoqërinë nën thundrën e parave të drogës, krimit e të oligarkisë.
        ​
        Shqipëria me të vërtetë duhet të ndërtohet, por jo duke u shitur si pronë private e duke i detyruar shqiptarët të ikin. Se ndryshe për kë bëhet ky “zhvillim”???

        “Të parit të vendit” bëjini të fala, por tregoni kujdes se mos, duke bërë rojen e “kufirit” nga armiqtë e padukshëm, gdhiheni një ditë pa shtëpi fare.

        Reply
        • Aldrin says:
          July 10, 2026 at 12:43 pm

          Po nuk e shikon o Gani?
          Esfalia thote Turi. Ja ben muu qe eshte kurve dhiare e Ramutit.
          Cope kurve dhiare e ndyre. Nuk di te flasi dhe nuk di cfare flet.
          Me te degjuar e ka.
          O Turi, a ke mbledhur ndonje kocke greke ne Varret e MEros ne Peshtan?

          Reply
          • Emigranti says:
            July 11, 2026 at 9:43 am

            Rama i ka ber ca pun te mira

            Mgjtht per ato qe po ben sw fundmi nuk ka justifikim

            Problemi me i madh i tij eshte personaliteti.

            Me sa duket kur kapet ne gabim pergjigjet duke thelluar gabimin

            Si femij inatcor

            Do bëj dëme te medha ketej e tutje

            Eshte mire qe ata afer tij ta ndalojne

            Nuk shoh shpres qe mund ta ndaloj protesta ose opozita e krimbur n para e Shkelzenit

  • Shqiptar says:
    July 9, 2026 at 10:34 am

    Thano shkruan: Zhvillimi i vërtetë matet me shkollat, me edukimin dhe me projektet afatgjata që ndërtojnë qytetarë, jo mure betoni.

    Populli cdo haje, libra, batuda edukuese?
    Populli ku do punoj? Jane kompletuar vendet e punes si mesues.
    Kapitalizmi parashikon zhvillim nepermjet investimit, ky te jete i kontrolluar sigurishte, drejtesia te jete vigjilente me abuzimet.

    Reply
    • Remo says:
      July 9, 2026 at 3:17 pm

      Shqipo, librat dhe edukimi s’kane te bejne me qenie si puna jote. Ti e gjen veten atje, tek ai “i mencuri” i lagjes qe i ka bere paret shpejt e shpejt (ne ate “Europen e lige”) dhe eshte i mirepritur nga nje pjese trushpelare e komunitetit ku ben pjese dhe ti, e te gjithe se bashku, keni po nje tjeter me diplome Kristali qe mban lidhjet direkt me pushtetin. Nga atje del kandidati per t’u ngjitur larte drejte majes se Palloshit dhe pune e kryer. Kaq eshte hapi juaj, per te tjerat, mendon rrethi i ngushte i Gjatoshit qe jane te te njejtes marke. Nga ajo tallava dalìn Zegjinete dhe Tao Ballat qe mbajne me humor ate stallen ku mblidhen ajka e bajgave te kombit dhe te tjeret, ata me te shkathtit qe i mbarojne pune fet e fet “vizionarit” me shkolle vizatimi, Ballukja dhe grupi i Gyseve, ata qe i bejne rrush e kumbulla fondet e shtetit. Pastaj vazhdojme me vampiret e kadastrave, “fort te nderuarit” e shkerdhates qe na ra ne pjese, me ata tjeterson pronat per te preferuarit e oborrit te tij, pastaj ndryshon ligje si t’i teket se vete eshte ligj e vete maliq, vete eshte Kryeminister e vete kryetar bashkish(them ne rang republike, se qeverisja lokale, s’ka asnje kompetence, i di NJESHI te gjitha), vete zgjedh e vete shkarkon, pastaj keto per formalitet i’a dergon noterit te tij, Barom MERHUMIT tu hedhe nje firme si president i Rilindjes(jo i Republikes, sepse sektet, keshtu e perpijne shtetin, jane viruse te rrezikshme) per keto do mbahet mend ai dhe per haxhillekun ne Meke, sigurisht. Ti e paske kuptuar mire kapitalizmin o shqipo, jo me kot edhe nick-un e ke vendosur “Shqiptar”, s’e pikerisht kapitalizmi alla shqiptarce me ato leke krimi qe nuk duan kurrfare transparence, do na nxirrni “ne drite” dhe do ngelemi, vendi me i kriminalizuar ne Europe. Shqipo, mbaji femijet ne Shqiperi qe t’a gezojne kete kapitalizem. Librat? Perse u duhen ato te mallkuara qe te hapin syte?! Ku ka me bukur se batutat pa kripe te atij shakaxhiut te perparimit? Skllav o shqipo, skllav, dhe njekohesisht Cyryk i dobishem per te pleqeruar shkerdhaten e radhes ne pushtet derisa t’i vije ngordhja. Ethemeri hesapi, c’te presesh tjeter nga ai vend!!

      Reply
      • Shqiptar says:
        July 9, 2026 at 10:48 pm

        O Rem, komento artikullin dhe mos bej romane per ne komentuesit, une nuk shkrova per ty, ju pergjigja Thanos. Paske kohe te lire dhe shkruan ta mbushesh, kjo eshte demokracia jote.

        Reply
    • Aldrin says:
      July 9, 2026 at 4:16 pm

      E mor idiot, te kompletimi i vendeve si mesues te shkollave qe mbyllen. Me cfare do e zhvillosh brezin e ri, me bordello?

      Reply
      • Shqiptar says:
        July 9, 2026 at 11:00 pm

        Aldrino, me pune do e zhvilloj. Femijet edukohen ne familje, familja do te punoj te marre te ardhura dhe te jetoj e qete ekonomikishte dhe kjo sjelle qetesine shpirterore.
        Komento artikullin jo mua.

        Reply
        • Aldrin says:
          July 10, 2026 at 12:45 pm

          Une te komentoj ty qe komenton artikullin, o cope idioti.
          Me pune, cfare pune?
          Pune ne bordello?
          Ate do i japesh te ardhme femijes tend?
          Ku jane punet si inxhiniere, mesues, ekonomiste?
          I mbylli shkollat, fabrikat, ndermarjet.
          I shkaterroi
          Tani dashka te na beje sherbetore, kuzhiniere dhe putana rezortesh
          Pse nuk con djalin dhe cupen e Lindes per putane rezortesh?

          Reply
        • sms33 says:
          July 11, 2026 at 5:59 am

          Te fundit kemi qen kur u shkeputem nga Perandoria Osmane
          Te fundit kur u shkeputem nga Komunizmi
          Te fundit do jemi edhe ne shkeputjen nga Hajduteria e sotme

          Por kjo me duket qenka me e renda.
          Po na shuan si popull

          Reply
      • Shqiptar says:
        July 11, 2026 at 5:58 am

        Aldrino e teprove duke perdorur epitete, nuk me njeh, une jap mendimin tim per shkrimin jo per ty.
        Qenke komplet injorant e rrot Kari. Mbylle sqepin o cope muti.

        Reply
  • Respekte !!! says:
    July 9, 2026 at 10:39 am

    Jo vetëm habitati i flamingove nga mori emrin kjo lëvizje, por gjithë këto projekte apo ky “vizion” duhet të rishikohen rrënjësisht. Është kaq e mjerë qytetarisht dhe intelektualisht të vendosë.për të gjithë.ne dhe per të.gjithë territorin nga jugu në veri një individ i vetëm.

    ESHTE TURP

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 9, 2026 at 11:34 am

      Z.THANO:
      – JE NJËSH PËR HARTIM,MORAL,PROPAGANDË,URREJTJE NDAJ ATIJ QË NUK MENDPN SI JU..!
      ..KENI DO KOHË QË.PO E BËNI KËTË..NDAJ DITËN NUK E LEXOJ MË,PASI DISA KOMENTE NUK PO MI BOTONI..! Nuk po lëni hapsirë për komente të FATOS TARIFA,SALIU NR.2 KUNDËR E.RAMËS.
      ..DHE KUR KJO NDODH PËR 1 GAZETAR,ËSHTË FAQA E ZEZË..!
      -E.RAMA NUK I KA DHUNUAR PROTESTUESIT ANONIM,HORRA PA KOKË POR VETËM KËMBË E GJUHËN HELMË..PËRKUNDRAZI..U KA KËRKUAR TAKIM & ATA NUK KAN DASHUR SE KËSHTU U THOT SALISËRBI BISTURIA 79.!
      – NUK BJE QEVERIA SA HERË BËHEN PROTESTA..
      ..EDHE UNË JUVE U KAM SHKRUAR MOS BOTONI KOMENTE ANONIME DHE JU I BOTONI ATO..PO PASTAJ.?
      -NUK BIE QEVERIA SE U RRAH 1 GREK( 100 VITE GJËNDJE LUFTE ME NE ) NGA ROJET PRIVATE..!
      -ANONIMËT E SHTYRË NGA SALIU TË KRIJOJNË PARTI DHE TË FUTEN NË ZGJEDHJE.KËTË E BËRI EDHE RAMIZ ALIA 90.!
      -POR ATA NUK PO KRIJOJNË PARTI SE KANË NON GRATËN..DHE KËTË E DI EDHE BUFI PULAVE..!
      -NDAJ,PA IKUR NON GRATA NUK KA MDRYSHIM PUSHTETI DERI 2029..33,37..!
      -E.R NUK BËN PA PYETUR SHBA,BE.!
      -TANI PËRGJEGJSIA KRYESORE QËNDRON TE SPAK,GJKKO QË PO I ZVARRIT DOSJET E KRIMIT TË SALIUT,PËR TË CILËN AMERIKA FOLI.
      -DHE,MË PARË DUHET ELEMINUAR KANCERI SALI DHE KURUAR DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 92,QË NUK PO SEKUESTRON 500 MILD.$ NGA 1992,MBI 60 PRONA TË BERISHVE..MBI 1000.000 VILA NGA TIRANA NË KSAMIL..!
      ..NUK PO HAPEN DOSJET E MBI 65.000 SPIUNVE TË ENVERIT NË PD-91.!
      ..DHE UNË KËTO I KAM MËSUAR NGA DITA: B.ISLAMI,M.ZEQO,STEFANI,etj.
      EL NEWS ALBANIA,FIER.

      Reply
      • Kokpalari 21 janarit says:
        July 9, 2026 at 12:32 pm

        Doli ky budallai
        Tellali badiava i hajdutve
        Skllavi teveqel i korrupsionit

        Reply
        • Futja kot.. says:
          July 9, 2026 at 1:12 pm

          Budalla dhe kokepalar je ti or kafshe qe nuk flet me argumente, Etemi ka te drejte dhe e dine shume kete.

          Reply
          • Yyyp xhixhi says:
            July 9, 2026 at 1:52 pm

            Po ka Xha Temja te drejte, Messi është volejbolliste Dinamos 🙂 🙂

      • sela says:
        July 9, 2026 at 1:42 pm

        o hajvan,mos e ze me gojen bythe qe ke prof fatos tarifen. injorant

        Reply
  • Arlinda Ymeraj says:
    July 9, 2026 at 10:45 am

    Gazeta dhe ekipi i saj me në krye z. Thano vijon të dëshmojë profesionalizëm të thellë, pjekuri etike dhe sociale, mbi të gjitha njohje të realitetit shqiptar dhe mbështetje të plotë të qytetarëve. Sa për politikën, psikoza e sunduesit është tashmë e pasqyruar qartë me të gjitha skutat e errëta, për të bindur edhe më dyshuesit se Rama dhe sahanlëpirësit e vet e kanë mbushur kupën që po derdhet me vrull, jo me pika. Faleminderit gazeta Dita.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      July 9, 2026 at 11:07 pm

      Nëse jeni autorja e letres se hapur per Ramen para disa ditesh respekte!

      Reply
  • prehistoriku says:
    July 9, 2026 at 10:46 am

    Je penë e fortë noliane por koha e fjalëve ka mbaruar zoti Thano
    Mendoj se, strategjia e këtyre kundër të cilëve protestohet është “fakti i kryer”. Të ndërtohet aq shumë sa kthimi pas të jetë i kushtueshëm.

    Cfare duhet bere? Kjo eshte pyetja ime

    Reply
    • L.h says:
      July 9, 2026 at 2:41 pm

      Bravo,Jo vetem ‘kthimi pas i kushtueshem…!’ por gati i pa’ mundur ne kohe e hapsire!
      Nje revolucioni i Ataturkut pa’ gjak ndoshta e vetmja alternative ,DY alternativat e tjera Haxhiqamilizem osé shperberjen…!

      Reply
  • Zani Burimi says:
    July 9, 2026 at 10:52 am

    Kryeredaktori ka mllef me kryeministrin. Por mllefosja e ketij mendjengushti nuk eshte argument

    Reply
    • Fjale me vend says:
      July 9, 2026 at 10:53 am

      Zani Burimi, Thano nuk është mendjengushtë. Mllefi dhe Thano janë mijra vite dritë larg njëri tjetrit.
      Por, njësimi që i bëhet Ramës me Berishën (për foton ilustruese), është tërësisht diabolik dhe i padrejtë. Rama, pavarësisht kusureve dhe defekteve në qeverisje, kurrsesi nuk mund të krahasohet me krimet e Berishës.

      Reply
      • ¿? says:
        July 9, 2026 at 12:04 pm

        Ashtu eshte krimet e Berishes nuk mund te krahasohen me ato te Edvin Rames, se Berisha shkerdhente individualisht, kurse Rama po shkerdhen kolektivisht.

        Reply
        • Fjalë me vend says:
          July 9, 2026 at 4:34 pm

          NJASHTU ASHT

          Reply
          • ¿? says:
            July 9, 2026 at 5:09 pm

            Vallahi po or taj, tashti qe i vure vulen ti vjen era fëndë

  • Jimi says:
    July 9, 2026 at 10:57 am

    E pare e punes ! cilen quan proteste dhe pjesmarres te saj ? Ti i quan protestus te gjithe sorrat e korbat shqipfolese, qe i versulen ketij vendi nga gjithe trevat shqipfolese jashte kufirit shteteror te Shqiperise ? A jane keta qe mbi shpinen e tyre po ndjejne keqeqeverisjen e vendit ? A jane keta te cilet e votuan kete maxhorance e kete kryeminister, por qe u zhgenjyen prej tyre ? A jane keta qe me renien e kesaj maxhorance e ketij kryeministri, neser do te votojne per nje tjeter ekip qeverises ? A jane keta patriote qe i shqeteson fati i kombit “Meme” ? Keta “patriote” i rregulluan paqe punet ne vendin e tyre. Mitrovicen u’a “rrembyen serbeve dhe po e qeverisin persembari (Edhe sot e kesaj dite Kosova eshte ende pa qeveri) ! Patriotet shqiptar te Maqedonise e ben tutar Mickovskin dhe ai nga frika e tyre gjuhen shqipe e cpalli “gjuhe zyrtare”. Jane protestues thua ti edhe te gjithe ata njerez te hurit e te litarit, te cilet per here te pare shikojne mikrofon, por qe nuk lene rastin tu shpetoje. Ata me ta rrembyer ate nepermjet tij leshojne ne eter lloj lloj sharjesh te rendomta qe i bene nder vetem vulgut te ketij vendi. Jan protestues thua ti te gjithe ata qe zgjedhesit e ketij vendi i nxorren ne minorance , duke filluar nga partia me e madhe opozitare PD dhe lere me pastaj keto partickat e vogla, te cilave deri dje, por edhe sot emrin nuk ja dime. Jan protestues thua ti lloj lloj “muxhahidinesh” me callme e pa callme me gjysemhene, apo me kryq, te grekut, apo te serbit. Ty sigurisht qe nuk te pelqen ta publikosh, por ti e di shum mire se protesta e vertete eshte ajo qe ne shikojme cdo dite, e cila, po cdo dite vjen e tkurret.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      July 9, 2026 at 11:33 am

      Po ik o bole
      Cdokush shkon në shesh dhe bën një foto.
      Shif kërkesat zyrtare
      Ajo eshte berthama dhe esenca e protestes.
      Ke gje kunder 5 kerkesave?

      Hajde ik ha sumfllaqen tani
      Mos na bej si profesor ketu
      Pizeveng

      Reply
    • Keta jemi ky eshte niveli says:
      July 9, 2026 at 1:18 pm

      Bravo Jimi…..

      Reply
    • Kasemi says:
      July 9, 2026 at 1:28 pm

      Te lumte Thano!
      Ke dhene nje kontribut, per cilindo qe ka sy per te pare e veshe per te degjuar.
      Fatkeqesisht Kryeministrit tone i mungojne jo vetem keto, por edhe arsyeja per te kuptuar per cfare duhet e kujt duhet t’i sherbeje Kryeministri .

      Reply
    • Aldrin says:
      July 9, 2026 at 4:19 pm

      Gjithe shqiptaret jane sorra e korba o Jimi. Per Ramutin eshte mire qe te mos flitet as shqip. Prandaj po ja ben varrin ketij kombi.
      Me sa duket vulgu eshte percaktimi i fundit i Kerministrit per Popullin e tij pleraxhi.
      Te gjitha i keni thene.
      Ajo qe ngelet eshte ta zhdukni fare kete popull pleraxhi, vulg dhe sorraxhi.
      Plani eshte ne zbatim
      Nje pyetje kam, a eshte i gezuar Vucici?

      Reply
  • PANO HALLKO says:
    July 9, 2026 at 11:20 am

    … “Ti je kryeministër i të gjithëve, edhe i protestuesve në rrugë, edhe i kritikëve më të egër, edhe i ‘korbave’ që guxojnë t’i dalin kundër tekave të tua. Betimi si Kryeministër nuk është privilegj për të zgjedhur audiencën”…
    Shumë i kërkon, o Thanua ynë i madh!

    Reply
  • ANA says:
    July 9, 2026 at 11:42 am

    Pavaresisht se cdo te ndodhe nga ana praktike me protesten,ne thelb ka arritur qellimin e saj si nje thirrje dhe feste demokracie e perditshme ne shesh e perqendruar tek njerezit e zakonshem dhe problemet e tyre.Zgjoi dhe ndergjegjesoi shoqerine se mundet e mbeshtetur ne fuqite e saj te ndertoje nje vend me te mire,te bazuar.ne merite,barazi,drejtesi dhe respekt per te gjithe.Per shume nga ne,pushteti ka rene perpara se te ndodhte protesta,sepse ka humbur moralin dhe besimin per te qeverisur,asnje pushtet nuk mund te mbijetoje gjate,nese nuk i pergjigjet sfidave te kohes me guxim dhe vendosmeri,qe per ne sot jane drejtesia e papenguar per te gjithe dhe demokracia funksionale.

    Reply
    • Anonymous says:
      July 12, 2026 at 2:18 am

      Ne qytetarët jemi bër thjesht spektatorë të detyruar, ndërsa institucionet më të larta të shtetit janë kthyer në skenografi private për të ushqyer marrëzit përdit e më të thella të Ramës.

      Deri kur do mundet të vazhdoj kështu??

      Reply
  • Dashi says:
    July 9, 2026 at 11:54 am

    Zoti Thano , nuk ka diskutim që Rama ka gabime e ndoshta dhe faje , kjo edhe për konsumimin e pësuar nga koha e gjatë në qeverisje , që nga koha e kryetarit të bashkisë në Tiranë e deri sot në krye të qeverisë prej 13 vjetësh . Por të thuash që Rama ka vetëm të zeza dhe nuk ka asnjë tipar të një burrështetasi , kjo ështe jo vetëm shumë e ekzagjeruar , por edhe ofendim për ata mijra e mijra zgjedhës shqiptarë , që kanë votuar Ramën për gati një çerek shekulli , ndër të cilët jini dhe ju redaksia e Ditës me ju në krye . Është vështirë të gjesh shëmbull të dytë në Evropë , që një politikan të jetë votuar e të ketë fituar , plot 12 herë si kryetar i Tiranës , si kryeministër dhe në të gjitha zgjedhjet lokale , pa llogaritur këtu zgjedhje të pjesëshme . Dhe nuk kanë qënë kurrë fitore të ngushta , por fitore bindëse e ndonjë herë dërmuese , si ato të majit 2025 . Të korrësh rezultate të tilla në politikë dhe të cilësohesh , që nuk ke asnjë tipar të një burri shteti (!) , dy gjëra janë , ose Edi Rama është një dinak gjeni’ në politikë, ose populli që e ka votuar për një çerek shekulli rradhazi , paska qënë kokëbosh , gjë që nuk mund të pranohet kurrsesi . Edhe popujt gabojnë , dihet , ka shembuj plot në botë , që nga Hitleri e plot të tjerë , por , që një popull të gabojë 12 herë rresht , nuk ka logjikë qe e pranon e nuk të beson askush . Sigurisht që Rama duhet kritikuar , në rradhë të parë nga socialistët dhe nga kushdo tjetër për gabimet e tij , por asnjëherë me keqdashje , qëllim të caktuar , denigrim , asgjësim , duke hedhur poshtë plot të mira në punën e Ramës , siç , prej kohësh po vepron gazeta juaj . Jo për gjë , po ju të Ditës e kini përkrahur Ramën unanimisht deri jo më larg se 2 vjetësh , ndoshta tre . Atëhere lipset t’i kërkoni një falje lexuesve të Ditës për përkrahjen shumë e shumë vjeçare , që i kini bërë Ramës e që çuditërisht kaq menjëherë u shndrua në gogol .

    Reply
    • Remo says:
      July 9, 2026 at 3:55 pm

      Dashi, po kush tha mo qe Rama nuk ka tipare burreshkerdhatsi ?! Ai keto tipare te cmuara per delet e tij, i ka shfaqur perhere. Per keto merita, te shfaqura shume se fundmi, e meriton nje vend nderi ne Rec, bashke me burreshkerdhatsin tjeter, Saliun.

      Reply
  • Laku says:
    July 9, 2026 at 12:04 pm

    RESPEKTE Zoti Thano 👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻

    Reply
  • ¿? says:
    July 9, 2026 at 12:08 pm

    Vetem nje gje te vogel desha une te them, eshte e vertete qe protesta eshte ndryshe nga revolta, por po mbaroi protesta revolten le ta marrim ne shtepi, ashtu sic mbajtem revolten nga 1944 ne 1990, por qe te realizohej REVOLTA dhe te sillte ndryshimin duheshin protestat dhe te fuqishme madje. Ka erdhur koha ato denglat me paqesore e te qyteteruara ti leme menjane. DERRI DO PLUMB, dhe DERRIN e kemi aty perpara me poture e me atlete te bardha.

    Reply
    • Shqiptarishte says:
      July 9, 2026 at 11:34 pm

      Ti o pikepyetje qenke demokrat, i zgjidhke gjerat me qetesi dhe edukat, provoje dili ti derrit perpara….

      Reply
      • ¿? says:
        July 10, 2026 at 12:02 pm

        Po te vish edhe ti me mua i dalim bashke perpara, si thua? Apo ti je nga ata qe i thua derrit dajo?

        Reply
        • Shqiptarishte says:
          July 11, 2026 at 8:40 pm

          Ne protest kam qene disa here por derrin po ta le ty. Nuk kam ate program, keshtu qe zgjidhe vet ate pune. Nqs une I them dajo eshte puna ime, ti mbylle spepin dhe merru me artikullin.

          Reply
        • Shqiptarishte says:
          July 11, 2026 at 8:43 pm

          Daj apo derr eshte puna ime. Ti shkruaj per artikullin dhe me mua mbylle sqepin.

          Reply
          • ¿? says:
            July 13, 2026 at 12:57 pm

            Dakord Karo, po merrem me Pidhin

          • ¿? says:
            July 13, 2026 at 1:05 pm

            Dakord ShqipKarishte, po merrem me ShqipPidhishten

  • Buda says:
    July 9, 2026 at 12:13 pm

    Pse e ngacmoni Edin? Ai eshte nip i Zogut, bir i Enverit dhe vellai i Saliut, te cilet populli trim dhe punetor shqiptar i lindi, i rriti dhe i mbajti ne kurriz pa bere fjale per nje shekull. Me te mire se Edin nuk keni ku e gjeni!

    Reply
  • Sarkazma says:
    July 9, 2026 at 1:00 pm

    Kesaj i thone:Po te kishte halla koqe do te quhej axhe,xhaxha,burazer,lale,bace e …..!?

    Reply
  • Behar says:
    July 9, 2026 at 1:13 pm

    Qarte dhe sakte!!

    Nuk ka si thuhet me shkoqur. Kush ka sy e mendje lexon dhe kupton!

    A do të mbetemi peng i marrëzisë së betonit, apo do të ndërtojmë një komb që matet me shkolla dhe edukim?

    Reply
  • Kur analiza bëhet me vërtetësi, koha thjesht i vë vulën!!! says:
    July 9, 2026 at 1:19 pm

    Thano,
    ​m’u kujtua menjëherë një analiz juja, botuar në shkurt të ktij viti te Ymer Gëlbazja (‘Letër lexuesve të Temës…’).

    Aty ju shkruni:

    ​’Nëse një forcë e re… do arrijë të ngrihet vërtetë si frymë, do të shikojmë se si këta “armiq të betuar” do dalin hapur. Do bëhen bashkë… Hapur.’
    ​
    Pesë javët e fundit e provun këtë gjetje pikë për pikë. Sapo panë se në shesh po ngrihej një frymë e pastër qytetare, jashtë kontrollit të tyre, Rama dhe Berisha u bënë bashkë.

    Madje hapur dhe në sken.

    N Fillim mbeshteten te dy arabët e Zvërnecit pastaj kuptuan gabimin fatal dhe u “ndan” prap. Tani punojn në prapaskenë për ta mbytur.
    ​
    saktësia e asaj që shkruat në shkurt, më bën të besoj se edhe paralajmërimi juaj i sotëm do të jetë po kaq profetik.

    Nëse Ramziu dhe Saldhiu mendojn se duke zbrazur sheshet apo duke blerë kohë me fajde e mbytën revoltën, thjesht po mbjellin farën e nji shpërthimi të ardhshëm, shumë më të egër dhe të dhunshem.

    AMIN O ZOT!!

    Reply
  • Detari says:
    July 9, 2026 at 1:24 pm

    E humbet vleren kur i beret reklame gjithe javes atij floke gjatit iranian. Tani filluat prape me shkrime qe as nuk i perfill me njeri.

    E keqja ne ate vend ne rradhe te pare eshte media qe nuk flasin hapur fare. Thoni ore qe populli ska fuqi ose mund te ngrihet, rama nuk iken vet pra ose do ngrihet populli te bllokoje rruget ose gezuar ramazon.

    Reply
  • Cen Latifi says:
    July 9, 2026 at 2:31 pm

    Edhe une besoj se qeveritë nuk rrëzohen nga protestat. Rrëzohen kur nuk arrijnë ta kuptojnë revoltën që protestat zbulojnë.

    Ky është gabimi që po bën sot Rama. Si duket e ka te madh sikletin

    Reply
  • Liu11 says:
    July 9, 2026 at 2:37 pm

    Logjika e kryeredaktorit është plotësisht e sakt dhe gjen mbështetje t fuqishme si në sociologji, ashtu edhe n psikologjinë shoqërore. Ndarja mes protestës dhe revoltës prek pikërisht dallimin mes një veprimi dhe një gjendjeje shpirtërore/emocionale.
    ​
    Pra mendimi juaj Thano ndjek pothuajse të njëjtën logjikë me Ligjin e parë të Termodinamikës. Energjia as nuk krijohet, as nuk shkatërrohet, por vetëm shndërrohet nga njëra formë në tjetrën.
    ​
    Kur një protestë mbytet pa u zgjidhur shkaku fillestar (padrejtësia), revolta pëson atë që ju e quani saktë ndryshim gjendje. Ajo kalon në ilegalitet, kthehet në apati cinike, mosbindje civile e padeklaruar, ikje e trurit (emigrim), ose bojkot.
    Kur revolta shfaqet përsëri, ajo nuk ka më rregulla ajo thjesht shkatërron bëhet kryengritje ose trazira

    Reply
    • K R says:
      July 9, 2026 at 2:50 pm

      Ore Liu po sa koh duhet sipas teje?
      Apo edhe Rama do vdesi ne karrige?

      Reply
  • Liu11 says:
    July 9, 2026 at 2:51 pm

    Pergjigje per K.R

    ​duhet të marrëah pak vesh nga shkencat që ta kuptosh. Protesta është vetëm “valvula e shkarkimit” të një tenxhereje me presion. Nëse e bllokon valvulën (protestën), presioni (revolta) nuk zhduket – thjesht siguron që herën tjetër do të shpërthejë vetë tenxherja.

    Reply
    • AVNI RUSTEMI says:
      July 9, 2026 at 3:30 pm

      Numri i njerëzve që rrinë në shtëpi apo në kafe dhe ziejnë nga mllefi e indinjata është dhjetëra herë më i madh se numri i atyre që dalin fizikisht në shesh. Thano po i jep zë kësaj “shumice të heshtur” por per mua nuk mjafton as nëse këta dalin.
      Dritan Goxhaj e ka rrugën e drejtë.

      Reply
    • Ballkanik says:
      July 9, 2026 at 4:04 pm

      Po more Liu, po, me një fjalë varen…..po nuk këputen….prisni ju prisni, se një ditë do të këputen .

      Reply
  • Toni says:
    July 9, 2026 at 2:57 pm

    Zoti Thano je një penë shumë e mire ,por ke kohë që je kundër Ramës për çdo gjë,ai ka bërë gabime është e vërtetë në shumë gjëra që ju keni thënë vazhdimisht. Por që të bëhet revolucion ,të shkatrrohet shteti,të sulmohen komisariatet e policisë dmth të ketë anarshi nuk jam dakord,ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh në anarshi e pamë në 97-ten. Tani si mendoni të vëmë neomalesoren nga Taraboshi kryeministre? Te vëmë Arben Kolen ministër rendi? Te vëmë Luciana Kokaj ministre të jashtme? Te vëmë Dea Mishel kryetare parlamenti? Dea Vieri ministre kulture? Se të bësh vetëm kritika është gjëja më lehtë,të japësh zgjidhje është tepër e vështirë zoti Thano,kjo qeveri ka plot zullume,por nuk mund t’ja lëre vendin Haxhi Qamilisteve dhe injorantëve që ju i keni parë shumë mirë gjithë këto ditë,reflekto pak dhe më veten ,jo vetëm kritika,por dhe zgjidhje të problemeve,spitalet janë një tmerr i vërtetë,kur keni folur për këtë ke 100% të drejtë,i shikojnë pacientët si bankomat,kjo duhet zhdukur rrënjësisht me çdo lloj mënyre.

    Reply
  • nona says:
    July 9, 2026 at 3:30 pm

    Problemi eshte qe po ngopen me lugë të zbrazur.
    Per revolten drejt e ka por harron se kerkohet revolta e shumices jo e nje minorance te hallakatur,qe gjithmone do te jete edhe pa arsye te shendosha.
    Pa kete shumice i thone : prit gomar te mbije bar.

    Reply
    • Tata says:
      July 9, 2026 at 4:34 pm

      Kush jan shumic?
      Pensionistet e Rames
      Apo bathoristet e Saliut?

      Reply
      • X says:
        July 9, 2026 at 6:28 pm

        ?????

        Reply
      • Anonymous says:
        July 13, 2026 at 1:58 am

        jo po “miqte” e sat eme

        Reply
    • Anonymous says:
      July 9, 2026 at 9:10 pm

      Çensurimi i komentit,keni hequr gjysmen kur nuk ka asnje fyerje, eshte dobesi e juaja ,nuk guxoni te ballafaqoheni…
      Megjithate i thoni Thanos – Eppur si muove!
      Shihemi kur te beni autokritiken.

      Reply
      • MODERATORI says:
        July 10, 2026 at 5:50 am

        Nga Moderatori:

        ​Mirëpresim çdo opinion, kritikë apo mendim ndryshe, por liria e shprehjes në këtë hapësirë mbaron aty ku cenohet etika dhe dinjiteti i tjetrit. Ky nuk është censurim i ideve tuaja, por respektim i lexuesve tanë.

        Kalojnë filtrin disa, por kjo është përpjekja.

        ​Komentet që përmbajnë fyerje, gjuhë urrejtjeje ose fjalor joetik do të fshihen (ose redaktohen).

        Megjithatë:

        Nëse mendoni se qëndrimi juaj është keqkuptuar, jeni të mirëpritur ta ridërgoni atë, duke u kujdesur që argumenti të mos humbasë pas fjalëve të papërshtatshme.

        Çdo tekst kalon në filtrin e redaktores online, përtej vlerësimit tim si moderator.

        Reply
        • Uliks says:
          July 10, 2026 at 12:59 pm

          Avniu e zgjidh kete pune

          Reply
  • nastradini says:
    July 9, 2026 at 3:44 pm

    Zoti Thano:

    I bashkohem komentit te @¿?, qe thote:

    DERRI DO PLUMB!

    Fillozofia e llafoqylit nuk te con ASGJEKUND. Me fillozofine e revoltave “shtepiake” paqesore nuk do te kishim Komunen e Parisit dhe Revolucionin Francez, qe i preu koken Mbretit dhe Mbretereshes dhe solli Republiken ne France, pa Luften Civile Gjakatare VERI-JUG nuk do te ishte likuiduar perfundimisht skllaveria ne SHBA, pa Luften Patriotike me shume viktima nuk do te ishte bere e mundur Pavaresia e SHBA me 4 korrik te 1776, nga Britania e Madhe, pa Luften gjakatare me miliona viktima te Aleateve ne L2B Boshti i Hitlerit sot do te sundonte Boten, pa Revoltat agresive ne Evropen Lindore komunizmi bolshevik do te vazhdonte Diktaturen dhe Ngercin e tij Ekonomik, pa revoltat e armatosura popullore dhe tejet gjakatare ne Rumani nuk do te ishte likuiduar krimineli komunist Caushesku dhe gruaja e tij, pa revoltat e armatosura te 1996 ne Shqypni, sot ne krye te Diktatures Enveriste do te ishte krimineli Sali Berisha me Piramidat Hajdute te tij, shembuj te Protestave, qe kane agravuar ne Revolucione te Dhunshme ka shume, sic ka shume Protesta qe jane shuar dhe jane harruar pa lene asnje gjurme ne histori.

    SI DO TE JETE FATI I PROTESTES SE FLAMINGOVE?

    Kjo nuk mund te parashikohet, por ajo qe dihet eshte fakti se perballe protestuesve PAQESORE qendron nje DJALL tinzar agresiv komunist, qe eshte pjella e nje KILLERI te Enverit si ASNJE Kryeminister tjeter ne Bote dhe qe pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit per te korruptuar FBI, si nje kryeminister FAQEZI.

    Reply
  • demo says:
    July 9, 2026 at 4:21 pm

    Verterte na genjeu,-Me duhet edhe tepsia edhe timoni,se hajduti eshte IlirMeta,qe eshte kapur me ze dhe figure!-keshtu tha,por do ndeshkohet. Protesta do te pershkallezohet ne dhune demokratike.Populli do ta rrethoje ne zyre,ne shtepi,ne arroplant.Ne dtt.11 zbarkojne Forcat operacionale te Diaspores mbarekombetare.Do kapet Edi Rama se s`ben.N`dac ta trajtojne si Gadafi,n`dac t`ja dorzojne Drejtesise..Kete do ta vendose Kuvendi Mbarekombetar per Mbrojtjen e Atdheut.
    Deri ne dt11 rrugen per tu arratisur e ka te lire.

    Reply
    • Dashi says:
      July 9, 2026 at 5:09 pm

      Demo , po na sqaro të paktën , që po shkruan nga psikiatria dhe të dimë edhe neve nga shtëpia si të gjykojmë . O Zot , do të vijnë koqevarët dhe islamistët e xhamive e teqeve të Tetovës , domethënë ” diaspora” , e ku do të futet Rama , qeveria e policia ?! Demo , ja po t’a them unë , do të reagojë qeveria e policia , madje do reagojë rreptë , mbaje mënd nga unë . Lëvizjet e shtetit për të mbrojtur rendin kanë filluar .Ti vazhdo me përralla e ekzaltime për kongrese kombëtare të protestuesve . Se ti edhe kur je jashtë psikiatrie , shkruan me një stil alla realizmi socialist me slogane si ” do ta rrethojnë e shkatërrojnë Ramën” , ” stuhia që po vjen do marrë përpara tërë politikanët e do t’i mbysë në det” ” populli i lavdishëm (!) shqiptar do marrë fuqinë” e të tjera slogane nga fitorja në fitore . Demo , je vite dritë larg realitetit , me parashikimet e tua nuk shkohet as deri në …..banjot e psikiatrisë .

      Reply
      • nastradini says:
        July 9, 2026 at 7:45 pm

        @Dashi o BOLE e Enverit, o KOQE e Edvinit:

        Teorine “Enveri i MIRE i Bahri Omarit para Luftes dhe Enveri i LIG i Diktatures pas Luftes e kemi degjuar me mijra here nga BAJGAT e Enverit” prandaj mbylle HALEN e propagandes me votuesit e Trenit Bullgar te Edi Rames, sepse Enveri ishte me i zgjedhur se Edvini dhe qendroi ne pushtet per afro 50 vjet. Po a e di ti o KOQE fanatike sa here i ka fituar zgjedhjet Putini ne Rusi? Ku e coi vendin Enveri ne fund te Diktatures se tij staliniste me tollona dhe bunkere, kur kishte falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si Edi Rama tani? Me trego nje kryeminister tjeter ne Bote qe ka asgjesuar Portin e vetem te mallrave per te ndertuar kulcedra prej betoni, sic po vepron cuni i KILLERIT te Enverit, qe eshte jo vetem HAJDUT enverist, por edhe injorant e budalla pa shkolle qe po asgjeson Shqypnine si ASKUSH me pare ne histori. Por ju raca e keqe e spiuneve te Sigurimit, ju o edepseze fanatike nuk hani pyka llogjike dhe parrulla:

        DERRI DO PLUMB!

        Vlen edhe per ju.

        Reply
  • Aldrin says:
    July 9, 2026 at 4:22 pm

    Protesta po mbaroi, mbaron dhe Revolta o Thano.
    Duhet te presim nja 30 vjet te tjera qe te shkundim qelbesirat nga kurrizi
    Populli thote, Hekuri rrihet sa eshte i nxehte
    Koha eshte ne favor te Ramutit dhe ne te keqen e Shqiperise.
    Gjendja eshte kritike. Kohe e Humbur eshte Shqiperi e Humbur
    Llapacitjet neper portale nuk pine me uje, perderisa Rama vazhdon programin e tij Antishqiptar per shkaterrimin e Shqiperise.
    Eshte detyre e secilit te dali e te shkoje te ndihmoje per marrjen e drejtimit te protestes.
    Dhe jotja gjithashtu

    Reply
  • Katiu says:
    July 9, 2026 at 4:49 pm

    Ç’do te ndodhe me protesten , lind pyetja !
    Nëse Rama do vazhdoje në atë zyre, protesta do quhet një shperthim llafazanesh e frikacakesh me ne krye njerez pa personalitet !
    Turpi do na mbulonte edhe nga ata ,që këtë levizje e kanë parë me simpati.

    Asgjë nuk lind nga asgjeja . Ç’do ngjarje është pasojë e saj që kemi jetuar më parë.
    Enverit nuk i takonte te dilte në krye te partise, por mendjelehtesia e nxori në krye dhe ai , sa qe gjalle , na bëri që te dridhej edhe foshnja në bark te nenes .
    Per te siguruar gruan, zhduku ata që ishin burra dhe la një burrë grua – Ramizin .
    Dhe keshtu vajti ajo pune edhe me pas : Ramizi la Fatosin , zevendesin e shoqes Nexhmije , Fatosi na la aventurjerin e degjeneruar , Ramen – nipin e shokut Spiro – antifashisti dhe komunisti i oreve te fundit , që e kaloi luften pranë bythes se Enverit .
    Por kjo lidhje bëri që injorantet e PS ta quajne fashistin Rama me origjine komuniste !
    Dhe PS ka shumë injorante, një nga keta injorante skandaloze , është kapteri madhor me dy akademi, megjithse ne kishim vetëm një akademi, atë “ Mehmet Shehu “ .

    Aventurjeri Rama u tall me Majkon , pastaj me fshatarin pa kulture Ruçi dhe me disa te tjerë që do t’i permend here tjetër !

    Një popull përballë nje aventurjeri , si mund te imagjinohet që populli mund të mposhtet , atehere ç’popull është ky!

    Reply
  • K R says:
    July 9, 2026 at 5:14 pm

    Ore mund te me shpjegoj kush cilat jane arsyet qe nje pjese e popullit – pas 40 vitesh qe Shqiperia eshte katandisur si vend putanë e së fundmi edhe ësht zbrazur – do akoma Saliun dhe Edushkën?
    Jam kurioz cila esht pergjigja

    Reply
    • Vlora 97 says:
      July 9, 2026 at 5:15 pm

      Përgjigja, sa e dhimbshme, është edhe shumë e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për “dashuri” apo “adhurim” të sinqertë politik. Bëhet fjalë për një mekanizëm mbijetese, frike dhe interesi që këta të dy e kanë ndërtuar me mjeshtëri përgjatë tri dekadave.

      Reply
  • Socialisti says:
    July 9, 2026 at 5:52 pm

    “…Në vend të reflektimit, ai e helmoi debatin publik me kunja, epitete, fyerje ndaj protestuesve. Që janë fëmijët tanë…”

    Nuk e kupton kete fare ai more Thano. Ai vet nuk ben femije ndaj dhe esht kaq i lig. Gregorin e shkret qe tani eshte dhe i semur, e ka vella.
    Kurse kete te voglin qe e ruajn 17 veta në Dhërmi sikur eshte djal sheiku, e ka ber me spermen e ngrir te Aleks Sorosit

    Reply
    • Komshiu says:
      July 9, 2026 at 6:40 pm

      Fallco nga koka te kembet
      Edhe martesen e beri per politik pasi fitoi zgjedhjet
      Esht aq idiot sa kur luanim basketboll dikur para 90 e mbyste Olsin me.grushta e ofendime vetem.se gabonte ndonje pasim.
      Ama.kur vinte puma qe dilte ndonje si gango dhe i kthehej, bëhej si pulë
      Kristaqi i ndjerë do rrotullohej në varr po te merrte vesh që e kemi bër kryeminister këtë palaco

      Reply
    • Anonymous says:
      July 21, 2026 at 1:10 pm

      О

      Reply
  • Gent says:
    July 9, 2026 at 6:22 pm

    Shperthimi revoltes ne forma te tjera ne fakt ka nisur

    Bizneset e oligarkve palaco si Luca apo Kastrat e Mane qe mbrojn sistemin e gjakpirjes dhe largimit te shqiptarve jan mbytur me komente negative

    Doli dhe policia e shtetit per turp mbron oligarket

    Reply
  • Anonymous says:
    July 9, 2026 at 7:28 pm

    KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • Phoenix says:
    July 9, 2026 at 7:28 pm

    4 milion e 250 mije euro per nje naziskin si ai jevgu qe vjen të “kë ndoj”!! Thuajani atij pensionistit trap qe levdonte para ca kohesh Ramen si kryeministri me i mire i te gjitha koherave! Thuajuani te gjithe rilindasve bythegrisur qe mezi kalojne muajin, qe vdesin ne pike te vapes per te marre abonene e muajit! Thuajuani te gjithe atyre qe Rama ju dergon tatimoret-taksidare tek dera per tu marre edhe ate dy cika leke se cfare ben ky manjak pushteti me parate e shqiptareve!

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      July 10, 2026 at 10:28 am

      Phoenix i ke të gjitha me keqdashje . Aboneja e muajit për pensionistët merret brenda 5 minutave . Tatimorë e taksidarë , ka nja 6 vjet që i është ndaluar të shkelin nëpër biznese . Të paska ngelur ora disa vite mbrapa o Phoenix . Rrezik të na shkruash , që pensionistët e marrin mishin me tallone dhe qumshin në rradhë prej orës 2 të natës .

      Reply
  • K O R C A says:
    July 9, 2026 at 7:29 pm

    Nuk je Adrian Thanua qe ne kemi njohur per disa vjet , shkrimet e te cilit i lexonim me kenaqesi ! Ja , e larguat Edi Ramen nga pushteti , ke do te vini ne vend te tij ? Ose kerkoni ta lini vendin ne anarki te plote , sikurse ndodhi ne 97-en , ose jini te pa fytyre dhe nuk kini guxim e burreri ta thoni hapur se mezi prisni te riktheni ne fron shtazen barbare serbe te Vicidolit !

    Reply
    • O nëne, o nëne says:
      July 9, 2026 at 7:47 pm

      Ja dhe xha Temja rishfaqet me emër tjatër.
      Ore mjeran kafsha e Vicidolit dhe zogu i Shurrelit jane bashke ne te gjitha projektet ku valon paraja nga Rrjolli në Veri te Ksamili në jug

      Kaq të trashë jini o derëzinj sa nuk e shihni as lopën që po ju bën muuuu te dera?

      Reply
      • K O R C A says:
        July 12, 2026 at 7:06 pm

        Per komentuesin Onene. . . : Politika nuk eshte tifozllek , sic e kupton ti . Edi Ramen e kane votuar dhe votojne , duke zgjedhur te keqen me te vogel , sepse ne horizontin shqiptar jane vetem dy zgjedhje : Ose barbarin mesjetar te Vicidolit qe i ka nxjerre uje te zi ketij vendi dhe i ka duart te lyera me gjak shqiptaresh deri ne bryl , ose psikopatin e PS – se . Po nuk ra perfundimisht nga politika kelyshi serbo-grek me 40 flamure , nuk bie Edi Rama . Po ra Saliu , qe te nesermen do te kerkohet rrezimi i E.Rames . Ju flisni brockulla , duke perseritur cdo dite ndodhite e shemtuara , por nuk ia kini heberin e ndertimit te shtetit , dini vetem te shani !

        Reply
    • Kastriot says:
      July 9, 2026 at 9:48 pm

      Shkrimet e Thanos me pare i lexonim edhe te Tema, te Bollinua apo dhe te Java e Minxhozit.

      Pse nuk i botojn me?

      Reply
  • Dudumi says:
    July 9, 2026 at 10:07 pm

    Përshëndetje A. Thano! Në fakt, perse duhet te ndodhë diçka më protestën? Përse patjetër protesta duhet të arrijë një objektiv? Protesta në vetvete është mospranim, mosdakordesi. Ne vetvete ajo është revolucion. Nuk është miting me saliberishe dhe derivatet e mbetura të PD. Biles lindi shumë spontane, megjithëse rrënjët janë të thella. Le të merremi me rrënjët, me rrethanat pse u mbush kupa dhe u derdh. Sepse të shumta janë rrethanat që çuan këtu. Nuk është se, shqiptaret nuk e kuptojnë se çfarë simbioze kriminale lidh pushtetin dhe politikën në përgjithësi me fuqinë ekonomike të përqendruar në oak persona. Këta persona janë pasuruar shumë nëpërmjet politikave klientelisre dhe favorizuese. Biles aq favorizuese sa shqiptari mesatar refuzon të pranojë si pronare të vërtetë ata 4-5 apo 10 kokat e para të kompanive që fitojnë koncensionet, tenderat apo edhe bankat. Për shqiptarin mesatar ata janë emra me qera. Pronarët e vertete janë Like, Edi, Sala e ca ish ministra, we afërmendsh e vunë pasurinë duke shfrytëzuar postin. Nqs këta kanë shfrytëzuar postin, dmth kanë ushtruar korrupsion e kanë shperdoruar fondet publike. Paratë apo llokmat e sipërfaqeve të tokës /ndërtimeve, ish pronat e ushtrisë siç edhe ishulli i fortifikuar I Sazanit, etj, që kanë bërë këta pronarët e vërtetë që fshihen pas atyre me qera janë vjedhje e prones publike. Pra, kjo protestë nuk po kërkon doreheqjen e kryeministrit se vesh syze të teatrit të kukullave, por sepse është përgjegjës për ushqimin e këtij sistemi korruptiv dhe klientelist. Skandalet e zevendeses apo Akshi, apo kjo historia e angazhimit personal me arkitekte duke e kthyer Tiranen në kantier betoni kane akuzë e forte kundër kujtdo qoftë qeverie. Personalisht Rama eshte angazhuar të krijojë modelin e tij vertikal. Ku kryetari – shefi – timonieri – I madhi -ai qe
    vulos të jetë vetëm ai. Që presupozon të dalë para përgjegjësisë për veprimet në kundërshtim me Ligjin. Pra, meqë I rashë gjatë që të quhet i shpjeguar edhe ndonjë pensionist që i ka mbetur ora tek pastrimi i Lanes nga kioskat, Rama mban pergjegjesi per bashkëpunëtorët ministra e zëvendës zyrtarët e korruptuar. Se ai i ka emëruar. Por ai, normalisht, do që të shpëtojë kokën, në kuptimin figurativ. Sepse hipotetikisht është pjesë integrale e mekanizmit korruptiv. Por a mund të rrish në pushtet kur besimi tek qeveria ka rënë? Shiko, Adil Carcani paska qene zotni burrë. E dorëzoi karriken me lezet dhe pa u ndjerë. Nuk doli në tv Adil Carcani e tu bënte karshillek demonstruesve. Dhe pushtetin e kish fituar me luftë. Kurse ky aktuali përveç që I denigron, ngul kembe ende tek projektet më shumë miliarda dhe dyshime të forta për politikë klienteliste. Ne këtë kokëfortësi ilegjitime dhe, aspak në linjë me imazhin që ka kërkuar të përcjellë si tolerant e gjitheperfshires, Rama thjesht po dëmton organizatën politike që i dha karrierën që ka.. Njësoj si berisha në atë intervistën e vitit ’97, ku tha, shprehimisht, “pas meje le të bëhet qameti”. Unë besoj se legalisht Rama është I rënë. Mund të zvarritet deri nga tetori, nentori, por nuk do shtyhet dot më tutje.

    Reply
  • demo says:
    July 9, 2026 at 10:23 pm

    Jo Kemi Alternativa .Pasi te shporrim Edin dhje shpellen,kemi Alternative shume bindeese Agron Shehaj.Kemi Alternative Akademike Arlind Qorrin.Kemi Grupimin Politik te Protestes.Kemi Partine Atdheu te Kreshnik Osmanit,Kemi Adriatik Lapaj,,..
    Kemi shume me profesioniste,me Atdhetare,me Shtetare se Edi karajfili.

    Reply
    • Dashi says:
      July 10, 2026 at 7:48 am

      O nëne , o nëne , mbamëni se rashë , nuk më mbajnë këmbët . . Kemi Agron Shehajn me një deputet , kemi Arlind Qorrin me një deputet , kemi Adriatik Llapajn , po me një deputet ( tezen e tij) , kemi Kreshnik Osmanin islamik fondamentalist , agjent i Iranit . Po a ka shqiptar që voton këta tipa more demo ? Megjithatë le të hyjnë në zgjedhje , nuk i ndalon askush , po ata janë armiq me njëri tjetrin , lanë nam në zgjedhjet e vitit të kaluar . Po mirë o demo , ti po na çan kokën me protestën “tsunami që do të marrë përpara qeverinë e do të shkatërrojë politikën shqiptare” ( fjalët e tua) , tani si bëre , e le mënjanë protestën dhe u ktheve te Agron Shehaj që del në shesh e pyet , “si ju duket unë për kryeministër” ? Eh more demo , u plake e nuk ke më fjalë me vënd , po vetëm ëndra e dëshira . Zgjedhjet e reja 2029 , aty maten forcat .

      Reply
    • Anonymous says:
      July 10, 2026 at 12:33 pm

      7

      Reply
  • Xha jaho says:
    July 9, 2026 at 11:40 pm

    O Thano, ti po shtyn te mos mbaroj protesta, po ti ke aq tru sa te kuptosh se pushteti merret me vota.

    Reply
  • Glaukias says:
    July 10, 2026 at 7:19 am

    “Kjo arrogancë e përditshme, ky cinizëm verbal nuk janë shenjë e një lideri të fortë, por simptomë e një papjekurie të thellë jo vetëm politike” – bujrum Kryeredaktor Thano, hape një parti të re bashkë me punëdhënësat e tu dhe flamingsat dhe hyr në zgjedhje vitin tjetër. Se përballë ke një të “papjekur” ndaj fitorja duhet të jetë e lehtë për kryendriturit si ju. Apo e doni pushtetin të ofruar në pjatë ju se bëheni 10 mijë njerëz bashkë e bëni namin ??

    Reply
  • K R says:
    July 10, 2026 at 7:50 am

    Po pse more Dashi ke frik nga ndryshimi?

    Po.pse Saldhiu dhe Edushka cfar kan qen para se te beheshin kryeministra?

    Njeri doktor qe e solli Enveri nga lopet

    Tjetri piktor i deshtuar dhe sportist

    Thjesht je mesuar me te keqen o bir

    Gjithmon nëse nuk je sumfllaqist

    Reply
  • Vani says:
    July 10, 2026 at 8:00 am

    qytetarët dalin në shesh për mjedisin, për pronën apo për korrupsionin, skenari i pushtetit është ai i vitit 1975. shpallen menjëherë “të paguar nga agjenturat e jashtme”, “të nxitur nga Greqia, Irani apo kundërshtarët e Trump-it”, ekzaktesisht si “sabotatorët” dhe “agjentët e imperializmit” të kohës së Enverit.
    Dhe kto i ben Edi që shan Enverin perdit dhe qe e sollëm në pushtet se Saliu ishte katundar

    Aaa pikaaaa

    Reply
  • ​Sindroma e "Shurrelit" says:
    July 10, 2026 at 8:02 am

    Përgëzime Thano

    Dhe gjithë autorëve në gazetën Dita

    Izolimi në kështjellat e tyre (fizike dhe mediatike) i bën këta liderë të humbasin çdo kontakt me realitetin e njerëzve të thjeshtë. Kur je i rrethuar vetëm nga oborrtarë që të thonë “sa i madh je”, çdo zë kritik të duket si teori konspirative ndërkombëtare.
    ​
    Fatmirësisht pa Murin e Berlinit.

    Ky është i vetmi shpëtim. Nëse nuk do të ishin rrethanat gjeopolitike, anëtarësimi në NATO dhe aspiratat (edhe pse të zvarritura) për në BE, mentaliteti i këtyre liderëve – si i Berishës në ’96, ashtu edhe i Ramës sot – nuk do të njihte limite në përdorimin e forcës. E vetmja gjë që i frenon nga masat ekstreme është fasada ndërkombëtare që duhet të mbajnë me çdo kusht.

    ​Nnë Shqipëri ndryshojnë vetëm kostumet dhe fjalori, por kodi gjenetik i pushtetit mbetet ai i vjetri: autoritar, arrogant dhe paranojak ndaj çdo lloj reagimi qytetar. Pasi konsumojnë çdo argument, u mbetet vetëm të sulmojnë ata që kanë përballë si “tradhtarë të atdheut”.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    July 10, 2026 at 10:31 am

    Phoenix i ke të gjitha me keqdashje . Aboneja e muajit për pensionistët merret brenda 5 minutave . Tatimorë e taksidarë , ka nja 6 vjet që i është ndaluar të shkelin nëpër biznese . Të paska ngelur ora disa vite mbrapa o Phoenix . Rrezik të na shkruash , që pensionistët e marrin mishin me tallone dhe qumshin në rradhë prej orës 2 të natës .

    Reply
    • Ueeeee says:
      July 10, 2026 at 11:41 am

      Po mo vllai po
      4 orë n diell për ta marrë atë.mut aboneje
      Taksidarët i ke përditë si qentë e lekut
      Ku jeton ti

      Reply
  • Skypion says:
    July 10, 2026 at 5:07 pm

    Gabimi më i madh i Ram Saliut është të besojnë se duke zbrazur sheshin kan qetësuar vendin.

    Turp per ata qe i mbrojne akoma keta dy palaco

    Reply
  • [email protected] says:
    July 10, 2026 at 11:16 pm

    Me falni,nje verejtje per kryeredaktorin.Kaq I madh eshte mllefi qe ka me Edi Ramen,sa qe nuk shkruan asnje fjale per lajmin qe Brukseli qe ne daten 14 korrik do te mbyllen negociatat e antaresimit te Shqiperise per kapitujt 25,26 dhe 30.Ne nje kohe qe deri para 2-3 vjetesh ishte nje nga mbeshtetesit e tij.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 11, 2026 at 5:07 am

    Cifutet mbasi t’ju q.. do ju hane.

    Reply
  • Fshatar says:
    July 11, 2026 at 7:54 am

    Pershendetje Thano
    Nga Delvina ju shkruajm
    Ne mbeshtetje te analizes suaj vëreni paradoksin e Turizmit Shqiptar. Presim Miliona të Huaj, por qumështin ua Sjellim nga Serbia, Italia e Greqia

    Familja ime ka qen disa breza me baxho. Na mbytën. Ky shtet ben cfar esht e mundur dhe e pamundur qe ne ra mbyllim aktivitetin. Taksa, gjoba, ryshfete, sjellje eger ne zyra.

    Shume te tjere jane dorezuar.

    ​a i thot gje qeveris dhe atyre qe e beshtesin rënia me 130 mij tonë e qumështit vndas dhe varfërimi i familjeve rurale??? (Sepse une nuk do tua blej me qumeshtin – ata me atë mbahen)

    ​Braktisja e fshatit rrëzon blegtorinë: Mbi 62 mijë gjedhë më pak në pesë vite, jane shifra te vetë qeverisë. Mirë që i nxjerr po pse nuk i analizon?

    Importet po mbysin tregun. Vend i bekuar me ujë dhe tok pjellorr dhe nuk bejme dot bujqesi???

    Vilat per veten dhe shoket e tij miliarderë neper bot Kryeministri di ti bëjë e ti mbrojë fort po Bujqesia? Po Blegtoria shqiptare??

    Pse nuk ndihmohen te zhvillohen? Pse sabotohen? Cilet jane armiqte e vertete? Nuk besoj rinia qe del ne sheshe. Armiqt e vertet te zhvillimit te Shqiperise jane ne politike qeveri opozit parlament, zyrat e shtetit.

    Diten e mire ju uroj nga nje natyre e bukur por e trishtusr ketu ne fshatin tone

    Reply
  • Nuk ka rëndësi emri says:
    July 11, 2026 at 8:01 am

    Përshëndetje
    Në këtë mori komentesh doja të tërhiqja vëmendjen e redaksisë për komentin e fundit të nenshkruar “fshatari”. Ato që shkruan janë gjërat që kanë vërtet rëndësi.

    Sipas të dhënave të INSTAT, demaskohet fakti se rritja e sasisë totale të qumështit të grumbulluar vitin e kaluar (mbi 1 milion e 60 mijë tonë}) ka ardhur kryesisht si pasojë e zgjerimit të importeve. Brenda vendit, prodhimi ka rënë në mënyrë dramatike: nga mbi 1 milion tonë qumësht që grumbulloheshin në vitin 2021, vjet u grumbulluan më pak se 876 mijë tonë}, çka shënon një humbje prej gati 130 mijë tonësh} në harkun e 5 viteve.
    ​
    Janë të identifikueshme lehtë shkaqet kryesore të këtij kolapsi: largimi i banorëve dhe të rinjve nga fshati, falimentimi i komplekseve blegtorale, mungesa e subvencioneve të qëndrueshme dhe çmimet e ulëta të qumështit në treg. Kjo krizë ka goditur rëndë numrin e krerëve, ku nga mbi 337 mijë} gjedhë në vitin 2021, numri ra në më pak se 275 mijë} gjedhë (mbi 62 mijë krerë} më pak

    Përtej rënies ekonomike, situata ka krijuar një krizë të thellë sociale, duke i ekspozuar familjet rurale që vareshin nga blegtoria ndaj varfërisë dhe pasigurisë, gjë që nxjerr në pah nevojën urgjente për një ringjallje dhe rilindje të kesaj fushe.

    Rilindja e betonit që ka anoncuar se fundmi Rama si “Rilindje tjeter urbane” fundja edhe pret.

    Lutem mbështeteni këtë temë zoti kryeredaktor dhe ju redaksi e nderuar

    Reply
  • Prind says:
    July 11, 2026 at 8:52 am

    Palloshi gjat po na degradon dhe femijet si veten!

    Po u jep bileta falas te mbushi stadiumin e Kany West

    Ky palo muzikant ka abuzim me substancat, probleme te rënda të shëndetit mendor dhe gjuh profane (shprehje banale)

    muzika e tij konsiderohet e papërshtatshme për fëmijët e moshës shkollore (siç është cikli 9-vjeçar).

    O qelbesira e shurrelit a ke shpirt??

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      July 11, 2026 at 8:53 am

      Ore ai ka marr fund si qenie njerezore me koh po ti mos e lejo femijen tend te shkoj atje

      Reply
  • protestus says:
    July 11, 2026 at 8:55 am

    Analizat e gazetes Dita jane modele te ndergjegjes qytetare!

    në Shqipëri ndryshojnë vetëm kostumet dhe fjalori, por kodi gjenetik i pushtetit mbetet ai i vjetri: autoritar, arrogant dhe paranojak ndaj çdo lloj reagimi qytetar. Pasi konsumojnë çdo argument, u mbetet vetëm të sulmojnë ata që kanë përballë si “tradhtarë të atdheut”.

    Reply
  • Flamur says:
    July 11, 2026 at 8:58 am

    Moderatori ka ber sh mire qe i hoqi reagimet e gjoja “lexusve” te shkrimi FYTYRAT E PROTESTES

    Ishin turrur gjith sumfllaqexhinjt te denigronin ata qe drejtojn protesten, njerez si ne, popull qe nuk po kerkojn as pushtet as privilegje

    Te ai shkrim në vend të “agjentëve”, shohim pensionistë, inxhinierë, pedagogë, biologë dhe mami që duan të rrisin fëmijët me dinjitet

    Po sumfllaqet shohin rrezikun se mbaron epoka e hajduteris

    Sa turp

    Reply
  • Parku Rinia says:
    July 11, 2026 at 10:13 am

    “Një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, – shkruan ne ‘X’ kryeministri Edi Rama
    – – – – –
    Ceshtja e nje sulmi kibernetik eshte ne hetim, dhe Ligji procedural per hetimet ndalon rreptesisht dy elemente bazike, te cilat nuk jane respektuar e nuk po respektohen nga vete Institucionet: – – – 1.- dekonspirimin e/o berjen publike te procesit hetimor nga struktura qe ka marre persiper ta kryeje pa nje vendim nga Prokuroria se bashku me Gjykaten e juridiksionit, te perputhur me tipologjine dhe rrezikshmerine e krimit/krimeve dhe autoreve nen hetim! – – – 2.- komentet e/o percaktimet juridike (¨Një organizim i motivuar politikisht …¨(?!) mbi motivet e/o qellimet e autoreve te sulmit te pretenduar, te cilet jane nen hetim, jo vetem si individe, por shume e shume me gjere!
    – – – – –
    Nderkohe qe asnje Prokurori/Gjykate e juridksionit te zakonshem nuk eshte shprehur, aq me teper SPAK-GJKKO, ….. i gjthe ky operacion mediatik, dukshem precipitues ne furine e dufin e tij per te bere gjyqe te grupeve e/o individeve, kur keto ende nuk jane celebruar Ligjerisht e proceduralisht asgjekundi, nuk bejne gje tjeter, vetem te kunderten e asaj qe kerkon e percakton Ligji, Kodi Penal, Kodi Civil e Kushtetuta per Shtetin Ligjor dhe Institucionet e Tij: – dmth DEMTOJNE RENDE HETIMET dhe REZULTATET e TYRE!
    – – – – –
    Pikerisht mbi kete stil zhurmash e tymnajash POLITIKE e/o TE POLITIZUARA kinse nga e gjithe klasa e sotme politke, midis shume e shume Ceshtjeve….., NUK ARRIN te PROCEDOHET ish-kryeministri SALI BERISHA dhe njerezit e afert te tij, PER URDHERIN/URDHERAT per VRASJET e PLAGOSJET e 21 JANARIT (ndersa ka deklaruar/pranuar, me ze e me figure, qe do te perseriste gjithshka…., duke shtuar 4 snajpera mbi ndertesen e kryeministrise dhe vete aty, i 5-ti me arme ne dore) …, GERDECI, etj., etj., etj., …..

    Reply
  • capi says:
    July 11, 2026 at 10:58 am

    E gjithe kjo qe po ndodh, me kujton protestat ne Rumani ne Gusht 2018. Nuk di nese pati suksese atje. Kane shume gjera te ngjashme, ndoshta dhe pritshmira duhet te jete e njejte.
    Sido qe te perfundoj, ka shume gjera pozitive. Radhe te pare percolli mesazhin, dhe me e rendesishmja menyra si e percolli. Shume here me te fuqishem ne menyren me te kulturuar te mundeshme, qe dhe perindimoret do te kishin zili.
    A arriti rezultatin qe disa pritnin. Ndoshta jo.
    Cme shqeteson me shume, eshte refleksioni i klases politike. Ne menyre shume arrogante, me sharje ofendime, argumenta qe nuk mund te genjesh nje femije kopshti. Besoj se duhet te bejme nje rikalibrim te protestes. Ndoshta duhet te shkojme mbrapa ne histori dhe ti referohemi Hipokratit” Ate qe nuk e sheron ilaci, hekuri (bisturia) mund ta sheroj, dhe ate qe nuk e sheron hekuri, zjarri do ta sheroj”. Ndryshe jemi te gjithe te vdekur

    P.S. kjo e fundit eshte shtese e imja

    Reply
  • Liu says:
    July 11, 2026 at 11:01 am

    Protesta e nisur për Zvërnecin, konsiderohet si më e madhja në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit.

    Dhe për më tepër, ajo ka qenë paqësore dhe qytetare, duke mos kryer asnjë akt dhune, pavarësisht numrit të madh të njerëzve të dilnin në shesh çdo ditë, të padrejtuar nga askush.

    Por situata ka ndryshuar dukshëm ditët e fundit.

    shumë prej aktivistëve që kanë qenë në krye të protestës që në fillim, të bëjnë thirrje për distancim nga aktet e dhunës dhe për vijimin e protestës në mënyrë paqësore.

    Dyshimet janë, se aktet e dhunës po nxiten nga PD dhe PS, për prishjen e protestës.

    PD se tashmë doli jashtë loje si opozitë dhe PS se kërkon të vazhdojë të qeveriset e pashqetësuar.

    Vetë ministri i Brendshëm, denoncoi se një prej protestuesve të dhunshëm para Kuvendit, ishte kryetari i PD në Mamurras.

    Ndërsa disa prej figurave publike që bëjnë thirrje për dhunë dhe përplasje, njihen si të afërt me PD.

    Nga pankartat plot fantazi, nga sloganet me shije dhe goditese te fillimit te protestes, nga fryma perbashkuese masive dhe paqesore, nga tisi familjar e qytetar, nga orteku i njerezve te qete por shkaterrues te cdo plani te pushtetit, tani protesta po rrezikon te futet ne skenare te konsumuar tashme.

    Permes dhunes dhe PD-izimit te skenareve, ajo po humbet energjine, frymen dhe konsensusin mbareqytetar. Nese duhet t’i behet nje favor pushtetit, kjo rruge e dhunes qe protesta po ndjek eshte menyra me e mire.

    Reply
    • US says:
      July 11, 2026 at 11:02 am

      Ti mir e ke po pa dhune do shperndahet

      Reply
  • Alban says:
    July 11, 2026 at 11:03 am

    Nje pyetje kisha:

    Njihni qenie me te peshtir intelektualisht se nje fare Frrok Cupi???

    Reply
  • Barbados says:
    July 11, 2026 at 11:04 am

    Frika është se po ndodh njësoj si me protestën e studentëve.

    Edhe atëherë, të rinjtë u ngritën papritur dhe u bënë të frikshëm.

    Kjo solli angazhimin e PD dhe LSI nga një anë, që poi u merrnin opozitën, dhe PS nga ana tjetër, që nuk donte të humbiste pushtetin, të bëheshin bashkë dhe të infiltronin njerëzit e tyre në protestë, duke e prishur atë.

    Nëse do të ndodhte edhe këtë herë, do të ishte një humbje dhe zhgënjim i madh, pasi për herë të parë qytetarët u zgjuan dhe dolën në protestë, pa thirrjet e politikës, atëhere kur dukej se këtu ishte vrarë çdo nerv reagimi.

    Reply
    • Anonymous says:
      July 13, 2026 at 2:32 pm

      Alban , po , njoh unë.
      Keta jane te gjithë, të ashtuquajturit akademike, me ne krye mesuesin e arithemetikes , Gjinushin . Njerez qe s’u vlen lekura pese pare!

      Reply
  • demo says:
    July 11, 2026 at 12:48 pm

    Eshte gjynaf te humbase kot gjithe kjo sakrifice e popullit per te ckulur me rrenje nje kancer kombcfarroses, ne koke te shtetit,.Kerkon nderhyrje kirurgjikale,Duhet THIKA,o vellezer!,Duhet izoluar,kapur dhe n`dac t`ja dorzojne Drejtesise,n`dac ta trajtojne si Gadafi. Nuk behet me shetitje,me hartime,me fjalime kjo pune.
    Operacioni ne Parlament ishte Aksioni me efektiv i Protestes.
    Kongresi i Lushnjes pa luften e Vlores dhe pa vrasjen e Esad murtatit,do te kishte mbetur nje takim bejleresh per aleqym selame dhe Shqiperia do te ishte zhdukur nga faqe e dheut.

    Reply
  • i lir says:
    July 11, 2026 at 9:32 pm

    nje SKANER me kontrast ! Te lumte

    Reply
  • [email protected] says:
    July 12, 2026 at 1:22 am

    Kryeredaktori Adrian Thano megjithe mllefin qe ka per Edi Ramen,mund te kishte pasqyruar ne gazeten Dita thirjet per te lene bad review ndaj bizneseve dhe demeve te shkaktuara nga kjo.Gjithashtu mund edhe te komentonte lajmin se ne 14 korrik do te zhvillohet Konferenca e 9-te Nderqeveritare Shqiperi -BE,ku do te mbyllen 3 kapitujt e pare te negociatave te anetaresimit te Shqiperise.Kam mendimin se duhet me shume objektivitet.

    Reply
    • Jeta says:
      July 12, 2026 at 5:13 am

      Është vërtet magjike se si mbrojtësit e zellshëm të pushtetit kanë si “argument” të vetëm pikërisht ato që qeveria thotë për veten e saj.

      Ça thotë Rama mgjes këta e përsërisin në darkë. Ore mund të jesh mbështetës i qeverisë po a keni mendje tuajën? Artikulim tuajin? Tema tuajat?

      halli i madh i qeverisë na qenka “vlerësimi me yje i bizneseve” të lidhura me oborrin. Këtë hall bën të vetin dhe ky sipër.

      I tregon dhe mediave me se të merren. Po ik o tutkun mëso njëher të mendosh me kokën tënde.

      Kur qeveria të fillojë të sillet me objektivitet ndaj taksave të shqiptarëve, atëherë mbase edhe mediat do ken koh të merren me sukseset e saj imagjinare

      Reply
      • Dashi says:
        July 12, 2026 at 4:43 pm

        Gjysmit e komenteve të kançeluara , pas botimit .
        ÇENSURË

        Reply
  • POETI (real) says:
    July 15, 2026 at 10:46 pm

    PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS–PROTESTË, CIRK DHE BILETA FALAS

    Duhet t’më kuptoni o protestues,
    Se unë me vëmendje ju dëgjoj,
    Çdo ankesë e mbaj me shkrim,
    Që asnjë problem mos të harroj.

    Mos më kërkoni dorëheqje,
    Përditë me thirrje po lini nam,
    Unë kam plot 800mijë vota,
    Deri në 2029 mandatin kam.

    Do i zgjidh zezbën hallet tuaja,
    Duhet të bëni edhe pak durim,
    Por ju thoni se këto probleme,
    Shkaku qënka për fajin tim.

    Gjithshka e bëj për Europën,
    Ta dini ky është misioni im,
    T’ju fus sa më shpejt në BE,
    E pastaj të gjithë në emigrim.

    Do shkoni krejt pa viza,
    Sidomos në Gjermani,
    Që mos të vuani më këtu,
    Atje do keni punë e shtëpi.

    Mos thoni “pse iku rinia”,
    Mos e quani si dështim,
    Ikin për një jetë më të mirë,
    Ky nuk quhet shpopullim.

    Kjo është ëndrra ime e madhe,
    Mos e merrni si ironi,
    Ta bëj Shqipërinë Europë,
    Që të ikni me lehtësi.

    Kur të boshatiset vendi,
    S’do ketë më fare ankesa,
    As protesta, as pakënaqësi,
    Vetëm turistë dhe festa.

    E mqs vapa tash ju zuri,
    E po protestoni pa mbarim,
    Mendova, duhet pak muzikë,
    Populli ka nevojë për argëtim.

    Prandaj solla koncert gjigant,
    Erdhi Kaney West në Tiranë,
    Gojët e liga më diskretituan,
    Sorrat dhe korbat lanë nam.

    Mos u merrni me shifrat,
    As me fondin se ku shkoi,
    Por më falenderoni pamasë,
    Që veç për ju unë mendoj.

    Ju protestoni në shesh,
    Unë organizoj koncert,
    Ju me meme e pankarta,
    Dhe unë bëj siç dua vet.

    Prandaj harxhova €4 milion,
    Pa kursyer aspak buxhet,
    I hoqa nga fondi i emergjencës,
    Se emergjencë ishte ky koncert.

    Biletat i blemë të gjitha,
    Mos mbetej ndonjë pa hyrë,
    Po ju nuk deshët të vini,
    Se protesta s’duhej shtyrë.

    Tani më ka dalë nami,
    Sikur unë bëj financim,
    “Sikur i blej vetë biletat!”
    Këtë e quajnë promovim.

    Po më marrin artistët radhë,
    Duan koncert në Tiranë.
    S’pyesin më sa veta vijnë,
    Po kush paguan tallavanë.

    Njëri kërkon nja 10 milionë,
    Kujton se unë jam mbret,
    Tjetri do pordhë me rigon,
    A thua se jam Kumbari vet!

    Tjetri kërkon pesë milionë,
    Tjetri do skenë mbi det,
    Se kanë dëgjuar që në Shqipëri,
    Publiku financohet komplet.

    Tash i famshëm jam bërë,
    Qarkullon në çdo agjenci:
    “Rama blen edhe publikun,
    Veç votave për pushtetin e tij”.

    Berisha ndau tortë dikur,
    Në shesh, për përvjetor,
    Unë ju jap bileta falas,
    Për koncert me artist botëror.

    Saliu iu dha një copë ëmbëlsirë,
    Që zgjati vetëm një kafshatë,
    Unë ju jap një super-show,
    Që zgjat plot vetëm një natë.

    Ju kërkoni përgjegjësi,
    Unë ju jap cirk dhe bukë,
    Ju doni dorëheqje sot,
    Por unë s’e kam me ngut.

    Mos mendoni se dorëhiqem,
    Them ta mbaroj këtë mandat,
    Ju vazhdoni bëni protesta,
    Në 2029 mbase fitoj prapë.

    Shqipëria europiane do kohë,
    Dhe mandati shpejt kalon,
    Duhen vetëm edhe pak vite,
    Durim se dhe koha fluturon.

    Reply
  • POETI (real) says:
    July 21, 2026 at 8:58 pm

    PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS – PAKETAT E SHPOPULLIMIT

    Të dashur protestuesit e mi,
    Prapë dolët atje në shesh,
    Po mirëqenia s’bie nga qielli,
    Pra, mos e merrni me stres.

    Mos bërtisni, o protestues,
    Se po humbni energjinë,
    Më thoni si bëhet mirëqenia,
    Pa shitur pak Shqipërinë?

    Po me ç’do jetoni ju vallë,
    O patriotë plot krenari?
    Që thoni “Shqipërinë s’e shesim”,
    Si do çoni bukë në shtëpi?

    Ju zemërakë të flaktë thoni,
    “Shqipërinë s’e japim kurrë”,
    Po me ç’do mbushni xhepat vallë?
    Me këngë, valle dhe flamur?

    Do shisni qeleshe nëpër botë?
    Apo do shisni çifteli?
    Do eksportoni shqiponja,
    Apo do rrini papunë në shtëpi?

    Po kështu nuk mbahet shteti,
    As nuk rritet ekonomia.
    Prandaj shpikëm paketat tona,
    Kjo është gjithë filozofia.

    Patriotizmi është i bukur,
    Kur trumbetohet në televizion,
    Por zhvillimi do investim,
    Dhe ekonomia do beton,

    Prandaj bëmë paketën e bregut,
    Se deti rrinte kot pa zot.
    Sot ka trarë, roje e resorte,
    Kjo quhet zhvillim në botë.

    E nisëm dikur me bregdetin,
    Një sukses që s’ka të sharë.
    Marina, vila e plazhe private,
    Luks i madh si kurrë më parë!

    Disa thanë “na zunë bregun”,
    Të tjerë “s’ka më hyrje pa lek”,
    Po ç’rëndësi ka kjo për kombin,
    Kur pamja del bukur në internet?

    Pastaj erdhi paketa tjetër,
    Për zonat e mbrojtura me ligj.
    Mbrojtëm natyrën me beton,
    Se me natyrën jemi miq.

    Investorët strategjikë erdhën,
    Pa projekt por me vizion,
    Mos kini merak për flamingot,
    Lagunat do mbeten atraksion,

    Betonin e quajmë zhvillim,
    Kullat i quajmë progres.
    Kur s’ka pyll, nuk ka zjarr,
    Kështu do kemi veç sukses.

    Më pas menduam për arat,
    Se fshati mbeti pa rini.
    Djemtë ikën në emigrim,
    Dhe toka mbeti pa njeri.

    Ç’do bëjë fshatari i shkretë?
    Me kë do e lërojë atë dhe?
    Prandaj ia japim investitorit,
    Se ai e lëron më mirë se ne.

    Do mbjellë resorte mbi grurë,
    Dhe sera me pishina plot.
    Domatet s’kanë më rëndësi,
    Se te importi mbështetemi fort.

    Po mos mendoni se do ndalem,
    Kam ende plot ide pa fund.
    Po punoj për paketën e maleve,
    Që zhvillim të ketë gjithëkund.

    Na duhet paketa e maleve,
    Që mali të mos rrijë kot.
    Për dhitë do paguani qira,
    S’do kullosin më si sot.

    Ju thoni mali është i popullit,
    Unë them është kapital.
    Po s’e dhamë për zhvillim,
    Do mbetet vetëm me bar.

    Që në male të kemi rilindje,
    Mali nuk duhet lënë i shkret.
    Për çfarë na duhen ato pisha,
    Kur mund të sjellin më shumë lek?

    Do ngrihen vila panoramike,
    Spa, kazino dhe restorant.
    Edhe ariu po deshi shëtitje,
    Të blejë biletë për në park.

    Po kam dhe një ëndërr tjetër,
    Që askush s’e ka menduar.
    Paketën e ajrit do ta sjell,
    Kur mirë ta kem studiuar.

    Kush do të marrë frymë lirshëm,
    Do paguajë një tarifë të lehtë,
    Ajri është një aset kombëtar,
    S’mund të thithet sikur s’ka shtet.

    Ajrin ende s’e jap dot,
    Do pastruar, ka rëndësi.
    Pak e ndotën kullat tona,
    Dhe karburanti pa cilësi.

    Mos u mërzisni për parqet,
    Se kullat sjellin qytetari.
    Hijen e pemës e zë betoni,
    Se ai ka më qëndrueshmëri.

    Ju vazhdoni me protesta,
    Me pankarta e zemërim,
    Unë vazhdoj të bëj paketa,
    Se kështu ju sjell zhvillim.

    Sot paketë për malet tona,
    Nesër qiellin me koncesion.
    Pasnesër ndoshta edhe retë,
    Me partneritet dhe me vizion.

    Ju thoni “mos e shit vendin”,
    Unë ju them “mos kini merak”.
    S’e kam shitur Shqipërinë,
    Veç sa e kam paketuar pak.

    Prandaj mos kërkoni dorëheqje,
    Me protesta mos u lodhni shumë,
    Sa kohë ka ende ç’të paketohet,
    Unë kam ende shumë punë.

    Reply
  • Propaganda dhe realiteti. says:
    July 22, 2026 at 7:18 am

    https://www.panorama.com.al/videolajm-edi-rama-e-paralajmeroi-10-vite-me-pare-dhe-nuk-mori-masa-ta-parandaloje-shpopullimin-e-fshatrave-reportazhi-i-braktisjes-se-madhe/#gsc.tab=0

    Reply
  • Moment Serioz says:
    July 22, 2026 at 8:18 am

    Z. Thano,
    Shume te drejta kritikat e tua si gjithmone. Por une mendoj se problemi tek ne nuk eshte se nuk ka reagim por se nuk ka oponence. Do te thote: nje grup, ekip, shtab, parti apo cfaredoqofte qe, duke pare problematikat e medha te qeverisjes, te pergatise nje alternative (ose alternativat) se si do i qaset ketyre problemeve. Si do luftoje korrupsionin, si do permiresoje administraten, si do zhvilloje ekonomine, bujqesine, naften etj. etj. Per shembull: ju e ndoqet dje Ramen ne Theth cfare tha per paketen e maleve….atehere cila eshte alternativa anti-rama per kete problem? Nuk mund te ecet kuturu, ne ajer, sben, sduhet, oligarket dreqi e i biri…duhet mendim, ide e qarte dhe qasje alternative qe te beje diferencen. Vetem keshtu mund te fitosh mbeshtetjen e shumices se shqiprtareve.
    Te vime tek protesta. Jam mbrekulluar ne ditet e para…madheshtore… bile kam komentuar ne nje nga shkrimet tuaja se duhet patjeter nje udheheqje, te dale hapur, transparente ne menyre qe njerezit ti njohin dhe mbi te gjitha te krijojne alternativen udheheqese te ketij vendi. Ndryshe protesta do thahet ne diell kam thene…
    Jooooo….me ke flet…i shitur tek Rama, e ka urdheruar rama, komunsit etj.etj.
    Shiheni tani protesten…mund te mos jeni dakord por mua me duken nje tufe sharesish, asgje me shume. Bile sinqerisht (shume nga ata qe flasin) te krijojne pershtypjen e njerezve te ulet, pa ide, injorant. Une vet mund te dal e te them shume me shume probleme serioze e konkrete qe ka ky vend e kjo qeverisje. Por kjo eshte gjeja me e lehte. Eshte njesoj sikur te kritikoj kete lojtar shqiptar apo trainerin per gabimet qe bene qe u skualifikuan ne Boteror, ama po te vete une ne vend te tyre do ta bej me keq (e kuptoni besoj analogjine).
    Ne se protesta do vazhdoje keshtu, eshte me mire te shkojne me pushime, sepse vertet keshtu do i bejne nder Rames, do i tregoje me gisht…shikoni kush jane e cfare thone…

    Reply
  • demo says:
    July 22, 2026 at 1:40 pm

    Qeverrisja nuk ka Probleme.Qeverria nuk ka pika te dobeta.Edi Rama ka Ide mjaft te Qarta ne misionin mesianik te zhdukjes se Shqiprise nga faqja dheut.Po dhuron copa te Atdheut me nje system virtuoz te planifikuar me mjeshteri prej kohesh.Ka pregatitur me kohe nje system transformimi kadastral nga shteti tek privati,nga privati tek mafiozi tek kolonizatori me perpikmeri perfekte.
    Per Analogji me Futbollin,Edi Rama eshte nje trainer qe ka shitur ndeshjen.Edhe me sa gola i duhen kundershtarit.Me nje tufe aktoresh ne fushe,qe e luajne farsen me mjeshterri.,
    Edi Rama eshte nje Codardo..

    Reply
  • Pse nuk dorëhiqet Rama? says:
    July 23, 2026 at 8:51 pm

    Sipas INSTAT, Censi 2023 evidentoi rreth 2.4 milion banorë rezidentë, rreth 420 mijë më pak se në Censin 2011. Ndërkohë, të dhëna të raportuara mbi punësimin në sektorin shtetëror kanë ngritur debat për një nivel rreth 185 mijë punonjësish. Shqipëria po zbrazet, administrata po zmadhohet. Reforma apo kontroll politik? Vendi po humbet njerëz, por shteti po shton peshën e tij. Popullsia është tkurrur shumë gjatë dekadave të fundit. Familje të tëra janë larguar, fshatra janë boshatisur, shkolla janë mbyllur për mungesë nxënësish dhe shumë zona të vendit po përballen me plakje të thellë demografike. Sipas Censit 2023, Shqipëria ka rreth 420 mijë banorë më pak se në vitin 2011. Por ndërsa Shqipëria bëhet më e vogël, aparati shtetëror duket se bëhet më i madh. Debati për numrin e punonjësve publikë, që në disa raportime arrin rreth 185 mijë, ngre një pyetjen: a po ndërtojmë një shtet më efikas, apo një shtet më të rëndë dhe më të kushtueshëm për qytetarin? Një shtet modern ka nevojë për administratë, dhe kjo është e padiskutueshme. Por Shqipëria nuk është më ajo e viteve kur çdo dokument kërkonte radhë në sportele dhe vula nëpër zyra. Sot pjesa më e madhe e shërbimeve publike janë kaluar online përmes e-Albania. Dixhitalizimi u paraqit si mënyra për të ulur burokracinë, për të kursyer kohë dhe për ta bërë shtetin më të vogël e më efikas. Por pyetja themelore është: Pse një vend me më pak qytetarë ka nevojë për një administratë më të madhe? Në një shtet normal, dixhitalizimi duhet të sjellë jo vetëm shërbime më të shpejta, por edhe menaxhim më racional të burimeve. Kursimet nga teknologjia duhet të shkojnë në fusha ku Shqipëria ka nevojë reale: arsim cilësor, shëndetësi më të mirë, mbështetje për familjet dhe investime që ndalojnë emigrimin. Nuk mund të jetë që qytetarit t’i thuhet për “administratë digjitale”, ndërkohë që ai sheh një shtet që zgjerohet në kosto. Në këtë pikë hyn edhe reforma territoriale. Kryeministri Edi Rama ka hedhur ide për rishikimin e numrit të bashkive dhe një reduktim të njësive vendore. Një reformë e tillë, a është vërtet një reflektim i nevojës për një administratë më të vogël në epokën digjitale, apo një mënyrë për të rritur centralizimin e pushtetit? Sepse problemi i Shqipërisë nuk është vetëm numri i bashkive. Problemi është mënyra se si funksionon pushteti. Një shtet me institucione të forta nuk ka nevojë të mbledhë gjithçka në qendër. Përkundrazi, një demokraci funksionale kërkon pushtet vendor real, përgjegjësi lokale dhe institucione që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve. Kur pushteti lokal dobësohet dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më shumë në qendër, lind shqetësimi se administrata mund të mos shihet më si një instrument shërbimi publik, por si një mekanizëm ndikimi politik. Në një vend të vogël, ku shteti është një nga punëdhënësit kryesorë, kontrolli mbi vendet e punës publike ka një peshë të madhe sociale dhe politike. Kjo është arsyeja pse debati për administratën nuk duhet të reduktohet vetëm në numra. A po ndërtojmë një administratë profesionale, të pavarur dhe të bazuar në meritë, apo një që rrit varësinë e qytetarëve nga pushteti? Një qeveri nuk matet me sa njerëz fut në listëpagesat e shtetit. Ajo matet me sa mirë funksionon shteti me burimet që ka. Një Shqipëri me më pak banorë, më pak nxënës dhe më shumë shërbime online nuk mund të justifikojë një administratë në rritje. Pyetja që bëhet në këtë rast është: a është ndërtuar një shtet që u shërben qytetarëve, apo një administratë që i shërben pushtetit? Nëse një qeveri fillon të besojë se administrata, strukturat dhe centralizimi janë më të forta se pakënaqësia publike, atëherë rrezikon të humbasë kontaktin me realitetin. Asnjë sistem nuk mund të zëvendësojë pafundësisht besimin e qytetarëve. Sot, përballë protestave qytetare dhe kërkesave për dorëheqje, pyetja që ngrihet është: pse nuk tërhiqet Rama? Një kryeministër që ka drejtuar vendin për rreth 13 vite mund të besojë se ka krijuar një strukturë mbështetëse të mjaftueshme për të përballuar edhe pakënaqësinë në rrugë. Protesta është pikërisht momenti kur një pushtet përballet me pyetjen më të vështirë: a ka ende mbështetje reale, apo thjesht ka ndërtuar një mekanizëm që i krijon bindjen se e ka atë? Një kryeministër nuk mbahet në pushtet vetëm nga numri i votave të llogaritura në zyrat partiake. Ai mbahet nga legjitimiteti që i japin qytetarët. Dhe kur qytetarët dalin në shesh, çdo pushtet duhet të dëgjojë jo vetëm numrat, por edhe zërin e rrugës. Qytetarët nuk janë numra.

    Reply
  • DINJITETI NUK BLIHET ME BROSHURA says:
    July 25, 2026 at 1:32 pm

    Ekziston një fabul e vjetër për Stalinin. Thuhet se, në një darkë me drejtuesit e lartë të regjimit, ai mori një pulë dhe filloi t’i këpuste puplat njëra pas tjetrës. Pula dridhej nga dhimbja, përpiqej të largohej, por ishte e dobët dhe e pafuqishme. Kur mbeti pothuajse e zhveshur, Stalini hodhi disa kokrra grurë përpara saj. Pula, e rraskapitur dhe e uritur, u kthye dhe filloi t’i hante. Atëherë ai u tha të pranishmëve: “Shikoni si qeveriset një popull, mjafton ta mbash të uritur dhe do të vijë pas teje edhe kur ti e ke dëmtuar.” Fabula e pulës është një pasqyrë për çdo qeveri që harron se qytetari nuk është një spektator i teatrit politik, por pronari i shtetit. Rëndësia e saj qëndron te paralajmërimi se çdo pushtet që e sheh qytetarin jo si sovran, por si subjekt për t’u menaxhuar, përpiqet ta mbajë atë midis frikës dhe varësisë. Kjo fabul na mëson se pushteti nuk mbahet vetëm me forcë. Mbahet edhe duke e bërë qytetarin të varur. Ta mbash gjithmonë aq pranë mbijetesës, sa çdo thërrime t’i duket dhuratë. T’i thuash se është privilegj të marrë atë që në fakt është e drejta e tij. T’i shesësh si sukses atë që duhej të ishte detyrim. T’i kërkohet mirënjohje për atë që në fakt i takon. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës është krijuar një hendek gjithnjë e më i madh mes atyre që marrin vendime dhe atyre që jetojnë pasojat e tyre. Një hendek ku qytetari dëgjon për rritje ekonomike, ndërsa në portofol ka përherë më pak; dëgjon për sukses, ndërsa në shtëpi bën llogari; dëgjon për një të ardhme europiane, ndërsa shumë të rinj e emigrojnë për një të ardhme diku tjetër. Pensionisti shqiptar nuk kërkon luks. Kërkon vetëm që pensioni të mos jetë një dilemë e përditshme: a do blej ilaçet apo do blej ushqimet? Por ndërkohë, politika duket se ka një tjetër problem madhor: komoditetin e saj. Rrogat e deputetëve rriten. Diskutohet për një ndërtesë të re për Kuvendin. Kërkohen ambiente më moderne. Jetojmë në këtë qeverisje, ku disa njerëz shqetësohen se mos parlamenti nuk është mjaftueshëm madhështor, ndërsa shumë qytetarë shqetësohen nëse frigoriferi do të mbetet bosh para fundit të muajit. Kjo është forma më moderne e fabulës së Stalinit: pula nuk mbahet më vetëm me frikë. Mbahet edhe me statistika, me slogane dhe me konferenca shtypi. Kur qytetarët dalin në shesh dhe thonë “mjaft”, pushteti shpesh kërkon ta përkthejë zemërimin e tyre në një gjuhë më të butë. Protestuesit nuk qenkan të pakënaqur; qenkan thjesht me “pritshmëri të larta”. Nuk kërkojnë ndryshim; kërkojnë “përmirësim qeverisjeje”. Është aftësi e veçantë politike: ta dëgjosh një popull që kërkon përgjegjësi dhe t’i përgjigjesh me një fjalor menaxherial. Dhe atëherë vjen propaganda. Vjen fjala e bukur. Vjen slogani. Vjen premtimi i radhës. Vjen broshura me një emër të madh: “Besa”. Një fjalë e bukur, e lashtë. Një fjalë që shqiptarët e kanë mbajtur për shekuj si simbol nderi dhe fjale të mbajtur. Sepse gjithmonë është më e lehtë të shtypësh një faqe me fjalë të mëdha sesa të ndryshosh realitetin e njerëzve të zakonshëm. Por besa nuk prodhohet në shtypshkronjë. Nuk ngjitet në kopertinë. Nuk shpërndahet me konferencë. Besa matet atje ku jeton qytetari: te pensioni i tij, te paga e tij, te mundësia e fëmijës së tij për të qëndruar në vendin e vet, te bindja se ligji vlen njësoj për të gjithë. Sepse një popull mund të durojë shumë. Mund të durojë kriza, vështirësi, sakrifica. Mund ta ushqesh një popull me premtime për një kohë. Mund ta mbash të heshtur me frikë për një periudhë. Mund ta mbulosh realitetin me propagandë për disa vite. Por nuk mund t’i kërkosh përgjithmonë një populli të durojë puplat që i janë këputur. Sepse vjen një ditë kur pula nuk shikon më grurin. Shikon dorën që ia hodhi. Dhe pyet: “Pse duhet të të falënderoj për thërrimet, kur ti më more gjithçka tjetër?” “Sa kohë do të më kërkohet të duroj, ndërsa ata që më kërkojnë durim jetojnë gjithnjë më mirë?” Kjo është pyetja që e bën të rrezikshme çdo qeveri të shkëputur nga realiteti. Sepse pula e fabulës në fund nuk ndryshoi sepse iu dha gruri. Ndryshoi sepse kuptoi se kush ia kishte hequr puplat. Dhe një popull që e kupton këtë nuk kërkon më thërrime. Kërkon dinjitet. Dhe dinjiteti nuk blihet me broshura. Ka një ndryshim që çdo autokrat, çdo qeveri e vetëkënaqur dhe çdo propagandë e harron. Pula e fabulës ishte vetëm një. Populli nuk është. Dhe historia ka treguar se kur njerëzit pushojnë së besuari propagandën dhe fillojnë t’i besojnë syve të tyre, as broshurat, as sloganet, as ekranet, as fasadat nuk mjaftojnë më. Në fund mbetet vetëm pyetja që ngre vetë fabula: Sa kokrra gruri mjaftojnë për të harruar puplat e këputura?

    Reply
    • ¿? says:
      July 25, 2026 at 8:56 pm

      Tashti e mora vesh une pse indigjenet e Amerikes mbajne kokore te medha me pupla….
      >
      Nuk eshte as pune puplash kjo o zoteri, kjo eshte t’i biesh drejt e ne balle ati palloshit te Kristaqit nipit bastard te Ahmet Zogut qe perversitetin e vet e ka shtrire mbi te gjithe Shqiperine se nuk i mjaftoi kur e bente vetem ne familjen e vet. DERRI DO PLUMB jo fabula me pupla.

      Reply
  • EKONOMISTI 2026 says:
    July 26, 2026 at 1:17 pm

    Problemi nuk është broshura. Problemi është modeli.

    Lenini shkruante se “politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë.” Është një mënyrë për të kuptuar pse një shoqëri arrin në pikën kur qytetarët dalin në shesh. Njerëzit protestojnë kur ndiejnë se ekonomia nuk punon më për ta, kur punojnë më shumë dhe jetojnë më keq. Në fund të fundit, nuk është politika ajo që krijon ekonominë. Është ekonomia që prodhon politikën. Paraja nuk ndjek pushtetin; pushteti ndjek paranë. Politika nuk lind në parlament. Nuk lind në fushata. Nuk lind as në kutitë e votimit. Ajo lind aty ku lind paraja. Sepse pushteti nuk është kurrë i pavarur nga ekonomia. Ai është pasqyra e saj. Nëse ekonomia prodhon sipërmarrës, politika mbron sipërmarrjen. Nëse ekonomia prodhon punë, politika investon te puna. Por nëse ekonomia prodhon oligarkë, politika fillon t’u ngjajë oligarkëve. Kjo është arsyeja pse oligarkia nuk është vetëm fenomen ekonomik. Është edhe fenomen politik. Sepse oligarku nuk ka nevojë vetëm për para. Ka nevojë për leje. Për tenderë. Për favore. Për heshtje. Për institucione që shohin aty ku duhet dhe mbyllin sytë aty ku “nuk duhet”. Dhe kështu krijohet një shtet që në letër u përket qytetarëve, por në praktikë u shërben atyre që kanë më shumë ndikim. Paraja blen ndikim. Blen heshtje. Blen media. Blen favore. Dhe, kur bëhet mjaftueshëm e madhe, fillon të blejë edhe politikë. Atëherë nuk është më politika që kontrollon ekonominë. Është ekonomia që kontrollon politikën. Prandaj është qesharake të dëgjosh se zhvlerësimi i euros është prova më e madhe e suksesit ekonomik. Paraja nuk është vetëm mjet shkëmbimi. Euroja nuk voton. Por tregon kush qeveris. Euroja është vetëm termometri. Sëmundja është diku tjetër. Sepse kur politika fillon t’i shërbejë një grushti njerëzish që kontrollojnë kapitalin, qytetari nuk është më sovrani. Ai mbetet vetëm votuesi. Voton një herë në katër vjet dhe paguan çdo ditë.Nëse zhvlerësimi i euros do ishte sukses ekonomik, Shqipëria do të ishte sot një fuqi industriale. Do të eksportonim makina. Do të eksportonim teknologji. Do të eksportonim dije. Por ne vazhdojmë të eksportojmë të rinjtë. Kjo është industria që funksionon më mirë. Na thonë se euroja bie sepse ekonomia po ecën përpara. Nëse ekonomia është kaq e fortë, pse fabrikat mbyllen? Pse eksportuesit ankohen? Pse fermerët fitojnë më pak? Pse bizneset prodhuese humbasin konkurrueshmërinë? Pse qytetari nuk e ndien këtë “mrekulli” në xhepin e tij? Mesa duket, ekonomia qenka aq e suksesshme, sa i vetmi që nuk e ka kuptuar është shqiptari. Shqipëria është bërë vendi i paradokseve. Eksportojmë më pak, por leku forcohet. Prodhimi nuk shpërthen, por na thuhet se ekonomia po lulëzon. Industria tkurret, të rinjtë largohen, por na flitet për sukses historik. Nëse kjo do të ndodhte në një auditor ekonomie, studenti do të ngelte në provim. Raporte të institucioneve ndërkombëtare prej vitesh flasin për ekonominë informale, korrupsionin dhe rrezikun e pastrimit të parave.Në këtë kontekst, broshura “Besa” e prezantuar së fundmi nga Kryeministri nuk mund të zgjidhë pasojat pa ndryshuar mekanizmin që i prodhon ato. Nuk zgjidhet mungesa e besimit me një botim. Nuk zgjidhet ekonomia me slogane. Nuk zgjidhet pakënaqësia qytetare me marketing politik. Nëse qytetarët besojnë se institucionet nuk funksionojnë njësoj për të gjithë, atëherë problemi nuk është komunikimi. Është besueshmëria. Nëse qytetarët besojnë se shteti favorizon një grup të vogël njerëzish në dëm të interesit publik, atëherë problemi nuk është mungesa e një broshure. Është vetë sistemi që prodhon këtë realitet. Prandaj protesta nuk është debat për një broshurë. Është debat për një model. Një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë. Një model politik që ka përqendruar pushtetin. Dhe derisa të ndryshojë modeli, çdo broshurë do të mbetet vetëm një kopertinë e re mbi të njëjtën histori. Historia e një vendi shkruhet me ekonominë që ndërton, me drejtësinë që garanton dhe me shtetin që u shërben qytetarëve, jo vetëm atyre që janë më pranë pushtetit. Sepse kur ekonomia përqendrohet në pak duar, demokracia rrezikon të mbetet e shpërndarë vetëm në fjalime dhe broshura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?