Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?
Sport

Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Pas vdekjes së Gianluca Viallit dhe Sinisa Mihajlovic nga tumoret, bota e futbollit ka nisur të dridhet. Në veçanti, ish-lojtarët kanë frikë se suplementet dhe barnat që dikur merreshin shumë më lehtë se sa sot, mund të shkaktojnë sëmundje me pasoja fatale për jetën.

Pas Dino Baggio, edhe Marco Tardelli e pranoi se ishte i shqetësuar. Ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, e pranon se gjatë karrierës së tij ka pirë vazhdimisht Micoren. “Kur kam luajtur, në vitet 1980-1990, nuk kishte një vëmendje aq të madhe ndaj farmakologjisë sa sot. Sot një lojtar ndiqet shumë në aspektin mjekësor, madje asistohet edhe nga pikëpamja psikologjike”– deklaroi 68-vjeçari në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Tardelli shtoi: “Kohët e rikuperimit nga dëmtimet ishin të shkurtra. Ne ishim të detyruar të luanim, prandaj ka mundësi që të kemi abuzuar me ndonjë ilaç. Ne i besonim verbërisht mjekut të klubit. Nuk kishim as njohuritë dhe ndërgjegjësimin që kanë lojtarët e sotëm”.

- Publicitet -

Ish-futbollisti i famshëm italian nuk beson se “ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis ilaçeve të marra dhe vdekjes së parakohshme të disa sportistëve”. “Askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë këtë marrëdhënie. Si mund ta mbështetemi tek një tezë e tillë? Sigurisht, është e sigurt që nuk do të shihni ish-sportistë që t’i kalojnë të 100-at”,– theksoi ai. Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Giuseppe Bergomi, që kujton përvojën e tij me ilaçin Micoren kur luante me Interin. Ish-kapiteni legjendar i skuadrës zi-kaltër, aktualisht trajner,thotë se u inkurajua të marrë Micoren për të përmirësuar performancën e tij sportive.

“Edhe unë kam frikë. Por 20 vjet më parë kur fola, mora një letër kërcënuese nga federata italiane e futbollit, FIGC. Kur isha në një klub, emrin e të cilit nuk do ta përmend, e konsumoja Micoren para lojës si të ishte një karamele. Në kohë ai ilaç nuk ishte i ndaluar. Por pas disa vitesh u be shumë i ndaluar. Po ashtu kam pirë edhe Anemina, një lëndë që nuk cilësohej doping, por ia ndjeja efektin:nuk ndjeja lodhje në fushë, kisha rrahje zemre të përshpejtuar dhe një përqendrim më të madh”– thotë Massimo Brambati, agjent sportiv dhe ish-futbollist.

Gjatë viteve 1980, Micoren ishte një substancë e ligjshme, e konsideruar si e padëmshme. Por më pas, konsumimi i saj u ndalua në mbarë botën për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore që paraqet për atletët. U përdor kryesisht në botën e futbollit, por më pas në vitin 1985 u ndalua me ligjin anti–doping. Ai është përdorur për ta nisur ndeshjen me 100 për qind të kapacitetit të mushkërive, dhe për të parandaluar që trupi të mësohej me sforcimin fizik që në minutat e para të lojës. Po ashtu,ai ndihmoi në ruajtjen e sforcimi të gjatë në kohë.

Është një ilaç që e përmirëson frymëmarrjen, jepet nga mjekët në rastin e krizave të astmës dhe presionit të ulët të gjakut. Megjithatë, në një periudhë afat të shkurtër, ai ka efekte anësore të rëndësishme:probleme kardiovaskulare, teksa dihet shumë pak dihet mbi efektet e tij afatgjata.

Duket se futbollistët nuk këshilloheshin (nga mjekët dhe trajnerët) që të merrnin vetëm Micoren, por një koktej me barna të ndryshme. “Isha 20 vjeç dhe më thanë se duke pirë një koktej të tillë do të kisha një paraqitje më të mirë në fushën e blertë. Kishte trajnerë që inatoseshin po të mos i pije ato”– thotë Brambati.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Florin Raducioiu, sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milanit në vitet 1990. Por për të shmangur alarmet e panevojshme, trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, i ftoi të gjithë të “gjitha këto deklarata të merren me rezerva”, në pritje të studimeve shkencore për të sqaruar efektet afatgjata të barnave si Micoren. / Today 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • SPAK says:
    January 25, 2023 at 11:09 am

    Perderisa futbolli eshte kthyer ne business dhe lojtaret ne mall,eshte nje problem qe po e vuajme te gjithe! Si eshte e mundur qe futbolli anglez ka kete zhvillim fizik,eshte vetem pyetje rhetorike!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre

Komentet e Fundit

  1. H on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. John on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. John on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. John on Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  5. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?