Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë fshihet pas “Lidl Albania”? Kush po e merr koncesionin e terminalit doganor në Porto Romano për 35-vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Çfarë fshihet pas “Lidl Albania”? Kush po e merr koncesionin e terminalit doganor në Porto Romano për 35-vjet
Investigim

Çfarë fshihet pas “Lidl Albania”? Kush po e merr koncesionin e terminalit doganor në Porto Romano për 35-vjet

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur publikisht pikëpyetje të forta mbi projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional për mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strategjike.

Sipas Ahmetajt, Lidl ka përfituar një terminal doganor me kontratë 35-vjeçare dhe rinovim automatik, ndërsa në një rreze prej 5 kilometrash nuk lejohet asnjë aktivitet tjetër i ngjashëm.

Ai theksoi në një intervistë se kjo situatë ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat që sipas tij duhet investiguar.

- Publicitet -

Ahmetaj deklaroi se pronarët janë shpronësuar për llogari të Lidl, duke vënë në dyshim konceptin e interesit publik që justifikon ndërhyrjen e shtetit.

Sipas tij, magazina doganore po jepet pa u ndërtuar ende porti përkatës, gjë që e bën edhe më të paqartë gjithë skemën.

Ahmetaj ngriti dyshime të forta se ligji për investimet strategjike është shfrytëzuar në mënyrë kriminale, duke e cilësuar këtë praktikë si grabitje të pasurisë publike dhe private.

Sipas Ahmetajt, dhënia e një magazine doganore në këto kushte, pa plotësuar kriteret bazë infrastrukturore, është një precedent i rrezikshëm që duhet ndalur.

Në deklaratën e tij, Ahmetaj theksoi se rreth projektit Lidl ka shumë thashetheme për aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, duke bërë thirrje që kjo çështje të hetohet nga gazetarët, opinioni publik dhe institucionet shqiptare.

“Kush qëndron pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur”, u shpreh Ahmetaj, duke e cilësuar rastin si një test serioz për transparencën, ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?