Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodhi me aktet që duhet të dorëzoheshin në paraburgim, flet avokati Ndreca: “Saga”, në dëm të zotit Veliaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë ndodhi me aktet që duhet të dorëzoheshin në paraburgim, flet avokati Ndreca: “Saga”, në dëm të zotit Veliaj
Aktualitet

Çfarë ndodhi me aktet që duhet të dorëzoheshin në paraburgim, flet avokati Ndreca: “Saga”, në dëm të zotit Veliaj

Published: March 25, 2026
Shpërndaje

Avokati i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca thotë se janë dërguar aktet në institucionin e paraburgimit në Durrës, por SPAK nuk ka kanalizuar procesin që ka urdhëruar gjykata. Pra, njohjen me inventar për secilën prej 60 mijë akteve që pretendohet që janë në atë dosje.

“Ne jemi këtu, si mbrojtje, për të garantuar proces të rregullt ligjor, proces kushtetues. Mendoj se është në interesin e kujtdo që në çdo proces penal të garantohen të drejtat Kushtetuese.

Për më tepër, një proces që në fakt, më shumë se proces individi është një proces që teston vetë sistemin gjyqësor, dhe respektimin nga ky i fundit i rregullave kushtetuese, i ligjit të procedimit penal dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

- Publicitet -

Nëse kjo ndodh për krye-qytetarin e Tiranës, sigurisht që çfarë mund të presësh për qytetarët e tjerë që nuk e kanë këtë hapësirë publike, të cilën ju ia keni vënë në dispozicion” – tha Ndreca në një komunikim për media.

Më poshtë, deklarimet e tij:

Ndreca: Z. Veliaj ka kërkuar më jepni aktet në inventar që unë të di se çfarë kam marrë në dorëzim dhe ju të dini çfarë unë kam marrë në dorëzim. Një gjë e tillë nuk është bërë dhe sigurisht, ka prodhuar një reaksion nga z. Veliaj.

Aktet nuk janë vënë në dhomën ku bëhen pritjet, por i kanë shkuar në qeli në mënyrë të paautorizuar. Pa njoftuar as avokaten e caktuar kryesisht, pa njoftuar edhe z. Veliaj, dhe në një moment të caktuar i është kërkuar të njihet me aktet.

Pas 2-3 ditësh unë kam shkuar vetë prezent. Kam kërkuar nga institucioni i paraburgimit vendosjen në dispozicion të akteve. Një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. Më është thënë që ose do i merrni të gjitha kështu, ose ndryshe nuk i merrni.

Pavarësisht se dje gjykata ripërsëriti të drejtën e Veliajt për të marrë aktet, përsëri unë nuk di se kujt t’ia marr në dorëzim. Sepse asnjë nga ata nuk pranojnë që të na i japin në dorëzim me një procesverbal dhe me një inventar.

Besoj se saga që ju përmendni me të drejtë është në dëm të zotit Veliaj. Kjo sagë është filluar jo nga z. Veliaj, është filluar nga prokuroria. Dhe kjo sagë është e gjitha në dëm të drejtave të zotit Veliaj, dhe në dëm dhe të qytetit të Tiranës.

Kjo nuk do të thotë që ne të anashkalojmë procese që janë të mirënjohura dhe të përcaktuara tashmë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutë dhe nga e cila buron dhe e drejta për t’u njohur siç duhet me aktet dhe garantuar mbrojtjen.

Unë do pres se si do e manxhojë këtë dhënien e akteve, përsëri Prokuroria apo institucioni i paraburgimit. Ne kemi gjithë vullnetin e plotë për t’i marrë aktet, për të qëndruar aty dhe për t’i marrë aktet siç duhet, në mënyrë që ne të bëjmë verifikimet tona. pra, kjo është pjesë e një mbrojtje efektive.

Gjykata tha ka një inventar. Inventar i cili nuk na është bërë i ditur dhe ky inventar duhet të çekohet. Pra, dakord, paska një inventar, që ne nuk e dimë a ka një inventar, por meqë Gjykata e tha, dakord! Atëherë, le ta çekojmë! Të vihet dikush, në prezencën tonë dhe çekon, inventari i dosjes, nëse janë vërtet apo jo sipas inventarit të dosjes, sepse patjetër që ekziston mundësia që mund të mos jenë, mund të mos jenë në përputhje me inventarin.

Këtë po kërkojmë, pra inventarizimin qoftë referuar inventarit të Prokurorisë por me check-in, qoftë me inventarizim përsëri me Prokurorinë. Ne nuk po e bëjmë vetëm këtë proces.

Pyetje: Dy prokurorët e SPAK lexuan proces-verbalin e BKH mbi sjelljen e të pandehurit, kryebashkiakut të Tiranës, gjatë momentit të dorëzimit të këtyre fashikujve. A jeni në dijeni për ato që prokurorët lexuan në Gjykatë mbi ofendimin e prokurorëve?

Ai është një proces-verbal i njëanshëm, i mbajtur nga njëra prej palëve, asaj pale që sot përfaqëson akuzën, por prokurorët nuk thanë se çfarë sjellje kanë bërë oficerët e Policisë Gjyqësore; nuk thanë që oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar pa njoftim te z. Veliaj, pa njoftim të avokatit kryesisht dhe në qeli. E përsëris, në qeli. Në mënyrë të paautorizuar, në qeli nuk shkon askush, nuk lejohet të hyjë askush.

Pyetje: Pse e kanë bërë prokurorët në mënyrë të njëanshme, sipas jush?

Procesverbali është i njëanshëm, është firmosur vetëm nga ata. Nuk ka firmë as nga avokati i z. Veliaj, as nga vetë Veliaj, që do të thotë që ai nuk është akt i cili mund të konsiderohet si….

Pyetje: Është shkruar në vendim gjykate, që duhet të jetë edhe avokati i pranishëm?

Avokati asiston kudo klientin, për më tepër në çështje të kësaj natyre që është një proces masiv i marrjes së akteve, verifikimit të akteve, vlerësimti të natyrës së aktit dhe për rrjedhojë, sigurisht që edhe i pandehuri ka të drejtë të kërkojë në çdo moment asistimin juridik nga një mbrojtës dhe nuk është në vullnet. Është detyrë e organit, që ka marrë përsipër ta njohë me aktet.

Pyetje: A ka detyrim z. Veliaj që ky proces të vijojë në mënyrë të arsyeshme dhe të shpejtë?

Jo, Gjykata dhe prokuroria kanë detyrimit që t’i garantojnë z. Veliaj një proces të rregullt ligjor. Jo të garantojë proces të shpejtë! Proces të rregullt ligjor. Ka vullnet për të bërë çfarë Kushtetuta thotë dhe ligji thotë. Kushtetuta dhe ligji thonë: Proces i rregullt ligjor, jo proces i shpejtë ligjor!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • MAPO says:
    March 25, 2026 at 2:42 pm

    Kur s`te arrestojne mu ne salle edhe ty,se edhe ti ke vjedhur.Do mbroje hajduti hajdutin.

    Reply
  • Patriot says:
    March 25, 2026 at 3:11 pm

    O gjigande, e shikon cfare precedenti linde ligji jote kunder SPAK? Ky eshte persone nen hetim per vete do te mbroje Lalin? Sigurishte qe hajduti do te mbroje hajdutet, pastaje revoltohesh kur te pyesin njerezit per vjadhjet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Balluku vilën në emër të Tares
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?