Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndryshimesh miratoi Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë ndryshimesh miratoi Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit
AnalizaKosovëLajmi i fundit

Çfarë ndryshimesh miratoi Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas votimit të amendamenteve, masa u miratua në lexim të dytë.

E iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ajo ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.

- Publicitet -

Ligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale – siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë – por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj.

Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në dokumentin e publikuar, nevoja për ndryshime lidhet me këtë aktgjykim dhe me gjetjet e trupit gjykues për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet për krime lufte, ndërsa të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Pretendimet për trafikim organesh nuk ishin pjesë e aktakuzës ndaj tyre dhe asnjëri prej tyre nuk u gjykua për akuza të tilla.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apel.

Por, çfarë ndryshon konkretisht në ligj?

Juridiksion më i ngushtë

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Dhomat e Specializuara. Ligji synon ta lidhë juridiksionin e tyre me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Sipas ligjit, Specialja do të merrej me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, tortura dhe trajtimi mizor ose çnjerëzor në vende specifike të ndalimit të përmendura në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo do të nënkuptonte heqjen nga juridiksioni i Speciales të krimeve të tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë.

Ndryshon edhe periudha kohore

Ligji i deritashëm u jepte Dhomave të Specializuara juridiksion për krimet e pretenduara të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji i ri kërkon që kjo periudhë të nisë më 1 korrik 1999 dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2000. Pra, periudha para 1 korrikut 1999 hiqet nga juridiksioni kohor i Speciales.

Ndryshim kërkohet edhe në aspektin territorial. Juridiksioni kufizohet në veprat e pretenduara të kryera brenda territorit të Kosovës. Specialja ka trajtuar edhe pretendime për krime të kryera në veri të Shqipërisë.

Maksimumi 15 vjet burgim

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dënimet. Ligji kërkon që dënimi maksimal që mund të shqiptohet, të jetë 15 vjet burgim.

Në dokument kjo lidhet me parimin e ligjit më të favorshëm për të dënuarin – lex mitior – sipas të cilit zbatohet ligji penal që është më i favorshëm për personin e dënuar.

Në aktgjykimin e 16 shtatorit, tre prej katër të akuzuarve morën dënime më të larta se kufiri prej 15 vjetësh që propozohet me projektligj.

Rastet jashtë juridiksionit kalojnë në Kosovë

Ligji parasheh që rastet që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara, të transferoheshin në sistemin e rregullt gjyqësor të Kosovës.

Bashkë me rastin do të transferoheshin edhe dosjet, provat dhe materialet përkatëse. Trupat gjykues do të duhej ta rishqyrtonin juridiksionin për secilin rast brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet ku një aktakuzë përmban akuza që hyjnë në juridiksionin e ri dhe të tjera që mbeten jashtë tij, procedura do të ndahej. Pjesa jashtë juridiksionit do të transferohej në Kosovë.

Personat e ndaluar në rastet që transferohen, do të silleshin në Kosovë dhe, sipas ligjit, do të duhej të dilnin para një gjyqtari brenda 48 orësh, për të vendosur për masën e sigurisë sipas ligjeve vendore.

Ligji parasheh edhe mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me juridiksionin. Dënimet në Kosovë dhe falja presidenciale Ndryshimet në ligj parashohin gjithashtu që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të mund t’i mbajnë dënimet në institucionet korrektuese të Kosovës.

Personave të dënuar me vendim të formës së prerë do t’u hapej edhe mundësia që të jenë subjekt i faljes nga presidenti i Kosovës. Megjithatë, zbatimi i kësaj dispozite mund të ngrejë çështje juridike.

Ligji aktual për Faljen përjashton nga e drejta për të kërkuar falje personat e dënuar për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori.

Çfarë ndodh me rastet që janë në proces?

Sipas shpjegimeve të PDK-së, procedurat aktuale të apelit do të vazhdonin brenda strukturës ekzistuese të Dhomave të Specializuara. Nëse Apeli do të urdhëronte rigjykim, atëherë do të zbatohej juridiksioni i ri.

Nëse rasti nuk do t’i plotësonte kriteret e reja, ai do të mund të transferohej në Kosovë. Pra, miratimi i ligjit nuk nënkupton vetvetiu anulimin e aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e personave të dënuar.

A mjafton vota e Kuvendit?

Jo domosdoshmërisht. Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një ndryshimi kushtetues, ligjit të veçantë dhe zotimeve ndërkombëtare të Kosovës. Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Vetë Dhomat e Specializuara i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar për nismën.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Mollosi says:
    October 7, 2026 at 7:45 am

    Ketij ndryshimi ne Ligjin per Dhomat e Specializuara Kosova do ja sheh sherrin.

    Reply
    • Si? says:
      October 7, 2026 at 10:00 am

      Pse dhe si?

      Reply
  • Si? says:
    October 7, 2026 at 10:01 am

    Pse dhe si?

    Reply
  • nastradini says:
    October 7, 2026 at 11:36 am

    Me kete nisme ligjore te pabesie idiote ndaj SHBA dhe BE Parlamenti i Kosoves dhe kryeministri Albin Kurti me pazaret e tij politiko-mafioze me PDK e killerit Hashim Thaci dhe bedeleve te tij, vetem sa e largojne Kosoven nga Bota Demokratike dhe ja kane nxire faqen ne syte e Botes dhe mund te gezojne vetem Beogradin dhe Mosken, qe ferkojne duart nga qefi kur i tregojne me gisht shqyptaret, sic i tregoi Stalini kur i tha Milovan Djilasit: “Kollofitini shqyptaret me nje fryme, se jane popull ujembledhes dhe drupreres te pabese!”

    vetem se:

    Parlamenti Ditezi i Kosoves ka harruar te shtoje edhe nje nen tjeter thelbesor:

    NEN I POSACEM SHTESE PER GJYKATEN E PISACME TE KOSOVES NE HAGE:

    “Kur grupi hetimor i BE te zbuloje njolla gjaku njeriu ne mure e tavane te Shtepia e Verdhe ne Burrel, Fushkruje e kontenjere mjeksore kirurgjikale ne Rinas, SHIK i Kosoves ne bashkepunim me SHIK e Shqypnise kane te drejte te dergojne sigurimsat e tyre per te kercenuar me jete kryetarin e grupit hetimor dhe te pezullojne ne cast cdo hetim”

    PO KLINIKEN FRANKENSHTAJN “MEDICUS” NE PRISHTINE PER TRAFIK KRIMINAL TE ORGANEVE NJEREZORE E HARRUAT O DEPUTETE IMBECILE DHE PA MORAL NJEREZOR TE KOSOVES?

    sepse:

    Kryegjykatesi Smith nuk e ka harruar dhe perseriti perpara se te jepte vendimin e tij, qe ceshtja per trafik organesh nuk eshte mbyllur, por mungojne faktet konkrete, sepse hetimi u sabotua edhe nga Kosova dhe nga Shqiperia” po keshtu edhe ceshtja e Fatmir Limaj, qe aktualisht del jashte juridiksionit te tij,

    sepse:

    Helbete, shikoni kriminelet e Enverit dhe te Edvinit Natasha Xhacka dhe Pranvera Shtrakosha si punojne ne poste te larta, kur Gjykata e Athines i kishte denuar si trafikante femijesh jetime per biresime dhe organe dhe prandaj Bota ka te drejte te ngreje pyetjen:

    CFARE POPULL ESHTE KY?

    Reply
  • UDB-ja ne veprim! says:
    October 8, 2026 at 1:34 am

    Uau cfare komenti i ndyre serb, i papare. Direkt nga zyrat e UDB-se.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?