Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po ndodh me Ilir Metën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë po ndodh me Ilir Metën?
AnalizaLajmi i funditopinion

Çfarë po ndodh me Ilir Metën?

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Është e habitshme se si një njeri praktik, mësuar që në rininë e hershme me poste të rëndësishme, pa bërë më parë asnjë punë tjetër, të jetë tani në këtë fazë të pa besuar ekzaltimi, deri në paranojat e turbullta që po mbushin jetën e tij. Në fakt, çrregullimet e tanishme nuk janë të parat. Herë pas here, sidomos pas vendosjes së tij , thuajse si me zor, në postin e Presidentit, halucinacionet e tij politike dhe ëndërrimtare kalonin çdo çast të njeriut normal, duke krijuar portretin e çekuilibrit njerëzor, deri në tendosjen e vlerave aty ku këputen.

- Publicitet -

Ilir Meta, njeriu i politikës së djeshme ndryshon krejtësisht nga ai i Partisë së Lirisë. Si duket, në të parët që e ka kuptuar në çaste të veçanta këtë, është vetë ai, pasi, duke e ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim është ndoshta nocioni më i përbuzur i politikës së sotme, bëri ndryshimin e emrit të saj, duke lënë në qoshe rrogëtarët e vjetër.

Çastet e tij të dëlirit, me thirrjet për t’u vetë sakrifikuar si Vojo Kushi, apo edhe shembullin e tij në një kontinent tjetër, si ish presidenti Alende, shkuan shumë më tej, më deklaratat e tij për vrasjen e tij në Malin me Gropa, apo ekzaltimi marroq për grumbullimin e 2 marsit.

Koha dëshmoi se ai nuk ishte as burrë si Vojo Kushi, as lider si Alende, as nuk vajti te Mali me Gropa, por, mbi të gjitha, nuk mblodhi as një të dhjetën e votave të atyre njerëzve që dolën para Presidencës më 2 mars.

Çfarë po ndodh me të? Thirrjet delirante për përmbysje apo dhënie llogarie, mohimet brenda familjes së tij, politike apo vetjake, lufta kundër SPAK-ut, ku bashkohet “ denjësisht”  me kreun e Foltores, tërbimi politik brenda partisë së tij, ndjenja e frikës për të ardhmen, ndarja e fajësisë brenda familjes, hetimet që po zgjasin dhe sa më shumë zgjasin aq më shumë ankth sjellin, e bëjnë të çoroditur, të kapur pas grimasave të politikës, hipjeve majë hekurave, kacavjerrës në mure dhe fillesa malesh, këngëtar në dolli dibrane apo shëtitës në brigje deti.

Të vjen çudi që këtë njeri e kemi pasur deputet, ministër, zëvendës.kryeministër, kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Në majën e gjithë piramidës shtetërore. I ka provuar të gjitha. Që nga dita kur shkoi me studentët në takimin me Ramiz Alinë, e deri tani, ai është ngjitur dhe paranoja ndoshta i është fshehur pas suksesit. Tani është në rënie të lirë. Gjithnjë e më poshtë. Përherë e më thellë. I kapur pas xhaketës së Berishës, si fëmijët që shkasin në saje. I mbështetur te figura të njohura të së djathtës, pavarësisht se të gjitha postet deri tani i ka pasur si i së majtës.

Nuk është as i djathtë, as i majtë.  Lëvizja Socialiste për Integrim, që krijoi nga përplasjet me Fatos Nanon , nuk është më. I devijuar nga e majta, gjeti strehë në qeverinë e Berishës. Asnjëri nuk ishte i djathtë. Por, ndërsa Berisha kishte dhe vazhdon të ketë pasuesit e tij, Meta nuk kishte askënd tjetër , veç atyre që u sulën për të përfituar nga forca në qeverisjen e koalicionit të një partie që, me pesë deputetë mori 20 për qind të pushtetit.

Për habi të shumë kujt çështja e nxehtë e bllokut ku vetëm një fletë bënte 700 mijë euro nuk ia lëkundi plasticitetin e tij.  Mbijetoi duke përdorur pushtetin që i ishte dhuruar. As të majtët – askush nuk e di nëse janë të majtë- kur erdhën në pushtet, nuk u kujtuan për bllokun që kishte sjellë më pas 4 viktima. Pushteti të tjetërson. Të fut në errësirë. Meta i mbijetoi, pasi nuk ishte Meta i sotëm. Ende i plot fuqishëm dhe me bindjen se do të mbijetojë, së bashku me banjat e maceve dhe qenve të tij, ai ruajti veten; kur u duk se do të fundosej, doli mbi ujëra; kur u mendua se fundi i tij politik do të ishte i shpejtë, kaloi në zyrën presidenciale, dhe, kur e kuptoi se loja po merrte fund, se zyra kishte qenë mbyllja e një karriere, mbushur me enigma, pasuri marramendëse, kërcënime, filloi rebelimin. Gjithnjë duke pasur besim se kjo ishte loja e tij.

Në fakt, është fundi i një jete politike , që , si pak kush tjetër, solli në Shqipëri precedentin më të rrezikshëm: zhvatjen e pushtetit përmes politikës, dhe nënshtrimin e politikës përmes pasurisë dhe bandave.

Tani, ai, familjarisht, ndodhet në një skaj tjetër: hetimet e filluara ndaj pasurisë dhe disa çështjeve të nxehta. Megjithëse armiku i djeshëm është tani miku i tij i afërt dhe njëkohësisht dobësi e tij; megjithëse se miku i djeshëm, kryeministër është njeriu që me “ qetësi dhe dashuri” e vendosi në qoshen e mpirë të politikës, ajo që po bën SPAK është si ekuilibri i jetës politike të shefit të PL, Ilir Meta, por edhe të qytetarit Meta.

Çfarë do të ndodhë më tej?

Dosjet e hapura për të dhe kërcënimet e tij ndaj sistemit të drejtësisë, alibitë e krijuara me rrëmbime kompjuterësh, sekuestrimi i telefonave privatë, edhe i ndonjë bashkëpunëtorit të tij, përplasjet me zonjën Kryemadhi dhe deklarimi i saj aspak i zakontë se “ gratë vuajnë për fajet e burrave”, shpërthimet deliruese edhe në një sallë mbledhjesh ku nuk janë as 15 vetë, kanë sjellë pamjen tjetër të një njeriu që askush nuk e di se ku mund të ndalojë.

Një gjë është e sigurtë: Partia e Lirisë do të jetë e lirë shumë shpejt nga makutëria dhe është e mundur, të mos jetë më pjesë e hartës politike të këtij vendi.

Njerëzit do të marrin frymë më lirisht.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?