Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë thotë neni 244 i Kodit Penal? Manjani: Kod bolshevik, me një fjalë të vetme të çon në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çfarë thotë neni 244 i Kodit Penal? Manjani: Kod bolshevik, me një fjalë të vetme të çon në burg
KronikeLajmi i fundit

Çfarë thotë neni 244 i Kodit Penal? Manjani: Kod bolshevik, me një fjalë të vetme të çon në burg

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

“Ky është neni 244 i Kodit Penal. Shiheni me vëmendje. Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv.”

Me këto rreshta nis postimi i avkokatit Ylli Manjani, i cili e paraqet nenin në fjalë si bolshevik, pasi nëpërmjet një fjalë të vetme ky nen mund të të çojë në burg.

Manjani shprehet se fuqia e këtij neni kriminalizon një shoqëri të tërë, pasi gjithkush premton apo propozon diçka në raste nevoje, porse ai shton se ky ligj do të përdoret për raste selektive ku të jetë nevoja.

- Publicitet -

Avokati del hapur kundra këtij ligji duke pohuar se drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.

Postimi i Manjanit:

Ky është neni 244 i Kodit Penal.

Shiheni me vemendje.

Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv. Nuk ka rëndësi e jep apo jo plaçkën e korrupsionit, mjafton premtimi!!!

Një fjalë e vetme dhe fap të çon në burg.

Ky është rasti kur fjala të bën fajtor.

Kodi Penal bolshevik, i cili nga njëra anë e ndalon dënimin e mendimit dhe përgatitjen për krim dhe, nga ana tjetër të dënon për një fjalë në telefon, kriminalizon një shoqëri të tërë.

A ka shqipar që nuk premton apo propozon diçka kur ka nevojë?!  Po çfarë t’u themi tani se janë të korruptuarit aktivë?!

Sigurisht që ligji penal në këto raste do jetë selektiv sepse burgjet nuk kanë 1 milionë vende.

Sigurisht që kur ligji lejon goditjet selektive dhe, të mendimit apo fjalëve të njerëzve  është politik.

Kriminalizimi me ligj i një shoqërie, i mendimit apo ca më keq akoma i fjalës nuk ka lidhje me drejtësinë. Ska se si të ketë lidhje me të drejtën kur viktima, dmth ai që paguan (nga halli apo nga qejfi) quhet i korruptuar aktiv!

Lufta kundër korrupsionit në këto kushte është krejt politike. Që çke me të madje.

Kam qenë, jam dhe do jem kundër këtyre ligjeve. Këto janë ligje bolshevike.

Drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.

Pasoja e korrupsionit vjen nga veprimi abuziv i punonjësit publik dhe jo nga një shoqëri e tërë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • SPAK says:
    March 21, 2025 at 10:56 am

    Si ka mundesi qe Altin Dumani nuk merr ne jeten e Sali Berishes! U be kryetar i PD kush e beri! Ndihmoi Milloshevicin, beri fajdet,96-97 qe shkateruan komplet Shqiperine,kush e urdheroi, ceku i bardhe. Sa bij nenash u vrane!Krijimi i Plepave,Gerdeci,21 Janari, Haklajt, Ramzi Hoxha,2009 zgjedhjet, 21 Janari etj etj! Pse SPAK nuk ndjek Saliun dhe familjen e tij! Behet fjale per miliarda dhe jo mije eurosh! Pra SPAk eshte komplet berishian! Edi Rama vepro!

    Reply
  • Ardiani says:
    March 21, 2025 at 11:03 am

    Ato qe deri para arrestimit Veliajt ulerinin se SPAK eshte “fundi i pandeshkueshmerise” ose “shansi i fundit per Drejtesi” ose deri edhe “Dumani personi me i besuar nder shqiptaret”, tani pas arrestimit te atij Velise kane filluar te hedhin peshtyma mbi SPAK si “komplet berishian” (si ky komentues SPAK-spurdhjak ) por harrojne se peshtyma e hedhur perpjete te SPAK po u bie mbi surrat.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 21, 2025 at 11:06 am

    Nese premton apo kerkon ryshfet sigurisht e ke kry korrupsionin.Denglat e Manjanit jo bolshevike,jo komuniste jane llogje kavaje.Korrupsioni po e merr ne qafe kete vend.

    Reply
  • Shteti Ligjor! says:
    March 21, 2025 at 12:13 pm

    Të gjitha problemet juridike lindin ose nga ligjet e padrejta, ose nga moskuptimi se si finksionon një Shtet Ligjor. Ky ligj që po spjegon Manjani ka lidhje me ligjet e padrejta dhe ai ka të drejtë. Por, shumë njerëz, që nuk kanë njohuritë juridike gabojnë në arsyetimet e tyre. Problemi nuk qëndron në masën e gjërë në se e kuptojnë juridikisht, por në nivelin juridik profesional të prokurorëve dhe gjykatësve të cilët janë zbatuesit e ligjeve dhe mund të kryejnë vendime të padrejta me pasoja për vendimarjen. Drejtësia e Re kaloi Vetingun, pagat u rritën, por nga ana profesionale mbeti po ajo, si më parë dhe këtu qëndron problemi. Rasti « Veliaj » ka shumë mangësi juridike dhe deri këtu del që Veliaj edhe po nuk do të fitojë të drejtën e tij në Shqipëri, ai do t’a fitojë në Strasburg, sepse nuk përputhet nga ana profesionale juridike Akuza me Arestin me Burg! E vetmja shkencë që u afrohet shkencave egzakte, si ajo e matematikës, është shkenca juridike. Por, ajo largon nga saktësia ose nga ligjet e padrejta, si në rastin e z. Manjani, ose nga paaftësia juridike e prokurorëve dhe gjykatësve për të interpretuar ligjet.

    Reply
  • Po says:
    March 21, 2025 at 12:37 pm

    Prite prite se do fitoj ne Strasbourg si puna e Saliut per non graden e Anglis Hahaha Hahaha

    Reply
  • Alds says:
    March 21, 2025 at 2:36 pm

    Pse nuk studioni o njerez. Manjani ja fut kot.
    Ja si e ka dhe italiani . Njësoj, kush jep apo premton e ka.

    Art. 321 c.p. – Pene per il corruttore
    Le pene stabilite negli articoli 318, 319, 319-ter e 320 si applicano anche a chi dà o promette denaro o altra utilità al pubblico ufficiale o all’incaricato di pubblico servizio.

    Reply
  • Alds says:
    March 21, 2025 at 2:37 pm

    Ja ku e ke. Pse nuk studioni o njerez para se te flisni. Manjani ja fut kot.
    Ja si e ka dhe italiani . Njësoj, kush jep apo premton.

    Art. 321 c.p. – Pene per il corruttore
    Le pene stabilite negli articoli 318, 319, 319-ter e 320 si applicano anche a chi dà o promette denaro o altra utilità al pubblico ufficiale o all’incaricato di pubblico servizio.

    Reply
  • ppa says:
    March 21, 2025 at 2:39 pm

    Flet Manjani dhe ben shume mire; po ushtria e juristeve, avokateve dhe akoma me shume e deputetve juriste, cfare ben, pse nuk shprehet.

    Reply
  • flase says:
    March 21, 2025 at 3:16 pm

    Une mendoj se kete vend nuk e merr me shume ne qafe korrupsioni, por padrejtesia, prokuroret dhe gjykatesit si dhe avokatet palaço. Pse ? Kapitalizmi ecen perpara mbi ekonomine e tregut e cila pa korrupsion nuk zhvillohet. Vetem ne se ndertohet nje administrate robotesh qe te punoje, mund te mos kete korrusion, problemi eshte se çfare be njeri dhe çfare ben tjetri. Kthehuni 15 vjet me perpara dhe shikoni me google Shqiperine, shikojeni sot qe nuk ka nevoje te flasesh. per korrupsionin, per mua le te vjedhe sa te doje Rama apo Veliaj, per mua ka rendesi qe te siguroj ne jeten time te ardhura per nje jete normale dhe te mos me mungojne elementet kryesore te saj. Por padrejtesia dhe frika eshte e madhe se prokuroret dhe gjykatesit mu me bejne varrin per nje fjale, ndersa atij tjetrit as e gjene gje fare, po fare. Shembull konkret i dteve te fubndit. Gjyakta denoi Sali Berishen me arrest shtepie dhe i ndalohet komunikimi me te tjere perveç familjes. A komunikoi Saliu me te tjere gjate kesaj kohe? Jo vetem komunikoi, bile edhe me gjermane e turq, por u pais me vegela te qendres zerit dhe kamera dhe çdo nate shante te gjithe, midis tyre dhe Dumanin. Edhe sot ben te njejten gje qe eshte me detyrim paraqitje. Erjon Veliaj veçse foli me telefonin e policit me gruan e tij, ndoshta i dha dhe ndonje porosi qe eshte e natyrshme per çdo te akuzuar, por jo te denuar, dhe keto fjale ju moren per te shtuar akuzen! Pse valle? Sepse, e thashe, korrupsioni nuk eshte gje para padrejtesise. Dhe padrejtesia egziston kur jep kompetenca ligjore njerzeve qe nuk meritojne te jene ne sherbim te shoqerise. Uzbuluan me dokumenta gjithe ato gjera per Dumanin, prokurorin dhe gjykatesin; kush do ta jepte drejtesinedhe kush do ta jap apo fshine bythen me ato dokumenta?! Prandaj Saliu vazhdon birbilimin dhe Erjoni izolimin. Kush duhet ta zgjidhe kete? Kapitalizmi nuk e zgjidh, atehere duhet ta zgjidhe vete personi qe eshte skallav i padrejtesise. Kaq kisha per sot, hodha ca rreshta per te mos i degjuar njeri. Kujdes: prokurori dhe gjykatesi sot mund te te sakatojne jeten dhe mendjen dhe ata kane te drejte ! PO une çfare do bej?

    Reply
  • SPAK says:
    March 21, 2025 at 3:28 pm

    Nje mendim per komentuesin Ardiani! Kush permend fjale fyese i bien ne fytyren e vet! Provinciale!

    Reply
  • Eni says:
    March 21, 2025 at 3:54 pm

    SPAK te mbaje ne pergjim e survejim 30% te avokateve se cfare pazaresh bejne, cfare premtimesh dhe menxyrash sajojne per perfitime marramendese qe i ndajme apo jo me zyrtare te drejtesise le ti mxjerre SPATA. Ne cdo qytet njihen avokatet me te pafytyre e me seksere qe futen si tenje e krimba ne cdo institucion drejtesie apo administrate dhe pikerisht mbajtja e ketyre kellirave nen pergjim e survejim do te pastroje sistemin e drejtesise dhe cdo institucion te administrates.

    Reply
  • Ardiani says:
    March 21, 2025 at 4:01 pm

    komentuesi SPAK sigurisht qe duke tentuar te peshtysh ate SPAK qe e ke ngritur ne qiell, peshtymat te bien mbi fytyren tende e kjo eshte Provincialitet i paster fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?