Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?
AnalizaLajmi i fundit

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

Published: April 3, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Çështja “Veliaj vs Dado” është parë deri tani si një përplasje personale. Por deklarata e Presidencës në seancën e kësaj të premteje, e kthen në një krizë të besueshmërisë së të gjithë sistemit të emërimeve në drejtësi.

Është një lëvizje shumë interesante “shahu” juridik dhe politik, që tregon një distancim të qartë të Institucionit të Presidentit nga e kaluara e afërt e emërimeve në drejtësi.

- Publicitet -

​Nëse e zbërthejmë deklaratën: “Nëse Dado do ishte propozuar sot, nuk do të ishte miratuar” çfarë lexohet mes rreshtave?

Presidenca po thotë praktikisht që “kemi bërë një gabim (ose kemi pasur kufizime) në kohën kur u dekretua, por sot nuk do ta përsërisnim”. Kjo tregon se Presidenca e njeh tashmë që integriteti ose figura e prokurorit në fjalë është e kontestueshme. Është një lloj shkarkimi moral.

Veliaj po kërkon të provojë se prokurori nuk kishte kriteret e duhura kur mori detyrën. ​Kur vetë institucioni që e dekreton (Presidenca) thotë se sot nuk do ta kalonte, kjo e legjitimon argumentin e Veliajt se procesi i përzgjedhjes së prokurorit ka pasur krisje.

Në seancë është hedhur “topi” te ish-Presidenti Topi por edhe te KLP. Gjykata ka kërkuar që KLP të jetë palë e paditur.

Tensioni ka lënë të kuptohet se filtrat e Vetting-ut ose të emërimeve nuk kanë qenë aq hermetikë sa pretendohet.
​Përdorimi i fjalës “Sot” tregon se Presidenca kërkon të shfaqet si një roje më e rreptë e ligjshmërisë tani që situata politike dhe juridike është rënduar.

Është një përpjekje për të treguar se institucioni ka reflektuar dhe po kërkon standarde më të larta, ndoshta për t’u mbrojtur nga akuzat e ardhshme për bashkëpunim në emërime të gabuara.

Ky qëndrim është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, tregon transparencë dhe reflektim. ​Nga ana tjetër, tregon brishtësinë e shtetit: Si mundet që një institucion kaq i lartë të pranojë që ka miratuar dikë që sot e konsideron “të papërshtatshëm”?

Kam dëgjuar sot të thonë se është një lëvizje për të ndihmuar Veliajn, dëgjova edhe që Presidenti po mbron veten nga “patatja e nxehtë” që i ka mbetur në dorë.

Këto versione nuk e ndryshojnë thelbin: Sa prokurorë të tjerë kemi sot në sistem, që nëse do propozoheshin “sot”, Presidenca nuk do t’i dekretonte?

Emri i Dados është propozuar nga Ina Rama dhe është firmosur nga Topi. Më ka mbetur në mend se disa kohë më parë ish-prokurori Ervin Karanxha tha se Ols Dado është bërë prokuror me ndihmën e Ina Ramës, pasi kanë pasur njohje me njëri-tjetrin.

Karanxha u shpreh se SPAK duhet të nisë hetimet për ish-prokuroren e përgjithshme. Citoj:

“Dado është bërë prokuror në kundërshtim me ligjin. Ligji i 2001 e ndalonte. Nderin ja ka bërë ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Këta dalin se kanë qenë në shkollë bashkë dhe kanë njohje, dhe kjo është një tjetër shkelje e ligjit, ligji për konfliktin e interesit. Ky njeri është futur më pas në sistemin e ri të drejtësisë, ku kriteri kryesor është shkolla e Magjistraturës. Është e çuditshme që kalon vetingun dhe futet në SPAK. Këtu ka një dështim të plotë, sepse ka kaluar të gjitha filtrat.

Janë shkelur 2 ligje, ligji organik dhe ligji për konfliktin e interesit. SPAK duhet të nisë një hetim ndaj ish-prokurores Ina Rama. Prokuroria nuk është pronë private të fusim kë duam ne…”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
50 Comments
  • ILIR says:
    March 16, 2025 at 9:55 am

    E pse u kujtove tani o Kar anxha ? A po tu prek i dashuri i zemres Veliaj ? A po je paguar per te dale me shkrime te tilla ?O maskarenj te paguar lereni SPAK te punoje dhe te ndeshkohen hajdutet,te korruptuarit,varrmihesit e ketij vendi…..

    Reply
    • Astrit says:
      June 22, 2025 at 8:52 pm

      Per ju qe jepni opinione dhe sjeni profesionist.Erion Veliat nese pas gjykimit te ceshtjes i vertetohet akuza nga prokurori te shkoj te bej burgun.Kurse prokurori Dado po te vertetohet se eshte shkelur ligji per ta caktuar ne ate detyre duhet te largohet nga ajo detyre dhe ai qe ka shkelur ligjin e emrimit tij te ndeshkohet sipas ligjit per vepren penale qe do te klasifikohet.

      Reply
    • Ina Rama says:
      April 4, 2026 at 11:00 am

      Drjetesia duhet te beje drejtesi per te tjere dhe per vehte o trapi. Tashti doli problemi tani po shkruan edhe ti komentin “brilant” “Ilir”.

      Reply
  • demo says:
    March 16, 2025 at 10:06 am

    Ti Karanxha ke qene prokuror,gjykates,por Vetingu te perjashtoi nga Systemi Drejtesise,se ke qene I KORRUPTUAR.Tani ti i bie daulles tende per Inatet e vjetra,hajt ti veme minat SPAKUT se VETINGU te ka perjashtuar ty nga drejtesia.Po shko or pirdhu!

    Reply
  • ErVelia - Miss Hajduteria says:
    March 16, 2025 at 10:38 am

    Nuk ka me turp se te kerkosh te mbrosh vjedhjet e Velise duke e sulmuar ate prokurorin Dado nga nje ish prokuror i deklasifikuar nga Sistemi i Drejtesise si i korruptuar!
    Ky arrestim e burgosje e Erion Velise nxorri ne pah dhe blerjen e atyre mediave qe kane qene ne simbioze me te e kane ngrene nga vjedhjet e tij se si i thone nje fjale – qeni leh atje ku ha!

    Reply
  • kasem gahinji says:
    March 16, 2025 at 10:56 am

    Te thuash fare mendon, te mbrosh te drejtat e tua ne shtyp, kur ato te drejte te mohohen ne menure te qellimeshme nga Prokurore, hetuesit e gjyqtar e ne unison veprimi, nderkohe qe shkel et hapur ligji prej Tyre, NUK do te thote se sulmon, godet SPAK-ASPAK – et. DO TE THOTE TE SENSIBILIZOSH OPINIONI DREJT SE VERTETES, DREJT DREJTESI SE, DREJT ZBATIMIT TE POSTULATIT TE DREJTESI SE “Perpara ligjit Jane te gjithe te barabarte”. Dhe keto qe ka bere Erion Veliaj deri tani Jane asgje para veprimtarise anti ligjore te structures ASPAK-GJKKO. Kjo nuk behet per here te pare nga keto organ, ndaj duhet te ngrihet me kembe gjithe shoqeria, jo per Erjon in, por pre te vene ne vend drejtesie. Ndryshe e ardhmja eshte teresisht e rrenuar. Krimi do te marre pushtet in me grushtin shtetit.

    Reply
  • Juristi says:
    March 16, 2025 at 11:19 am

    Eshte cmenduri te mendosh se cfare beni! Sulmoni SPAK me nje ish prokuror te shkarkuar si i korruptuar dhe se nuk justifikon pasurine e bere me korrupsion!! Kujtoni se e ndihmoni, por me keq po e zhysni Erionin me keto sulme kunder prokuroreve te SPAK dhe sidomos nga goja e te korruptuarve!

    Reply
  • kolegu i SPAK says:
    March 16, 2025 at 11:20 am

    Qe Erion Vrion Velia eshte ne burg nga prokuror Olsi Dado, kete as vete Erioni nuk e beson sado shtiret (qe e ka ne genin e tij) Sepse arresti i tij mba firmen e Kryeprokuror Altin Dumanit dhe lejen direkt nga Edi Rama. Keto i di mire Erioni por doren qe nuk e kafshon dot po e lepin akoma (edhe kete e ka ne gen)
    Te pakten kushdo tjeter mos e beje vehten aq budalla pas tij sa te mos kuptoje nje te vertet te thjeshte se Erion Veline e mba ne qeli urdheri nga Surreli.

    Reply
  • Vlora1912 says:
    March 16, 2025 at 11:24 am

    Propozimi, imbështetur në fakte nga prokurori Dado, u gjet i vërtet nga dy gjykata, duke e lënë në burg Veliajn!
    Cfar rëndësie ka nëse Olsi është kaçrels apo Tullac?

    Dy vite eksperiencë i mjaftuan e tepruan Olsi Dados, të sillte mjaftueshëm Fakte për GJKKO dhe Apelin , pse do ti duhej dhe një vit më tepër eksperiencë???

    Zoti Karanxha, është larguar nga sistemi i drejtësisë si i Papërshtatshëm, me votë Unanime, në të gjitha shkallët e vetingut.

    Ky individ nuk ka se çfar ti thotë më shoqërisë, ju na e nxirrni nëpër media……dhe karanxha, me logjikën.që përdor vetëm sa vërteton se sa i drejtë ka qen vendimi për ta përzënë nga Sistemi i Drejtësisë!!

    Reply
  • Milto Greko Angoni says:
    March 16, 2025 at 11:29 am

    Ngopu Ilir, ngopu me mootin e Berishes!

    Reply
  • Sinqeritet says:
    March 16, 2025 at 11:32 am

    Ervelia a ke sy dhe faqe o katundar toke e xanun qe as kupton punen e Veliajt?
    Mire pra krahasoje me vrasesin skizofren karaxhic o corbe!

    Reply
  • Drejtësia e munguar! says:
    March 16, 2025 at 12:48 pm

    Që ka shkelje ligjore nga SPAK-u këtë edhe ata që nuk kuptojnë nga ana juridike e kuptojnë, por më bën përshtypje komentet e disave që janë të motivuar politikisht, për të cilët u them “t’ju bjerë ky veprim në kokat tuaja dhe t’a shikoni veten pa shpëtim “! Ligjet duhet të jenë njësoj për të gjithë dhe të mos bëjnë dallime për individë të veçantë. Po nuk u zbatua ky kriter, gjithmonë Drejtësia do të jetë e padrejtë. Rasti Veliaj tregoi që Drejtësia nuk është drejtësi, për faktin që futet tjetri në burg pa “kopsitur” dosjen dhe motivimi është i qartë politik, sepse bëhet tre muaj para zgjedhjeve!!! Për Berishën dhe Metën të dhënat janë të “kopsitura”, por nuk veprohet duke pérdorur “mburojën” politike dhe jo atë juridike. Shkurt, duhet lënë mënjanë politika dhe duhet parë vetëm ligjet juridike për të nxjerrë konkluzionin e saktë se kush e meriton burgun dhe kush jo. Lërini mënjanë opinionet politike që të shkruani saktë pa thashetheme.

    Reply
  • Katiu says:
    March 16, 2025 at 1:57 pm

    Qëndrimi ndaj SPAK nxori lakuriq para shqipëtarëve dyfytyrësinë e Ramës .
    Armata e tij në këtë betejë donkishoteske ,përfshiu gjithë fundërinat e shtypit shqipëtar , gjithë sahanlëpirësit , gjithë kopenë kretine e pa dinjitet , që e ka bërë shtypin paçavure ….

    Ç’farë s’dëgjuam e ç’nuk pamë !
    Është tullac, në një lëndë ka notën 5 etj etj.

    Po Rama e meriton të jetë k/ministër ? Le të botojë dëftesën e notave – standarti të jetë një për të gjithë …..
    Izolimi i Veliaj , e zbriti në zero personalitetin e Ramës !

    Reply
    • Anonymous says:
      April 7, 2026 at 10:34 am

      O

      Reply
  • Durrsit 4 says:
    March 16, 2025 at 3:42 pm

    Po e bono Mir punenbne sherbimbte Lalit, nuk shikoni hajdutin po kush kapi hajdutin.gazet kegene

    Reply
  • Colpo grosso says:
    March 16, 2025 at 3:46 pm

    Flisni per kryesoren qe Veliaj ka vjedhur dhe nuk u fut kot ne burg kjo eshte e rendesishmja

    Reply
  • @drejtesia e munguar says:
    March 16, 2025 at 4:24 pm

    Po ndonje argument juridik ne kete çarpafin qe ke shkruar pertove ta perdorje? Apo mjafton folja “kopsit” qe perdoret nga gjithe rilindiotet patronazhiste prej nje muaji dhe je ne rregull. Po pres gjithe kersheri te degjoj nga juristet Kristal-Vitrina si ty, cilat jane shkeljet ligjore?

    Reply
  • Hasan Spahiu says:
    March 16, 2025 at 4:44 pm

    Nuk ka asgje te vertete. Dhe kjo fillon me mosekzistencen fizike te te quajturit akuzator AnestiAngoni. Nese do kishte gje te vertete, ceshtja do te niste me pergjigjen e pyetje :kush eshte akuzatori? Dhe pa pale akuzuese nuk ka as hetim per ceshtjen. Qe ketu fillon deformimi i ceshtjes”Nesti angoni”. Sa per Ndershmerine e Duman it, le ti jape pergjigjen pyetjes:-cf1are e lidh me kriminelit e penduar te ASPAK-u Nuredin Duman. Eshte rastesi qe ka nje mbiemer dhe Jane te dy Dibrane? Te dale dhe te distancohet publikisht. Po i akuzoni te tjeret si bashkepuntore krimi sepse Kane udhetuar me nje traget apo Avion. Po me nje mbiemer dhe nga nje krahine si do ti trajtonte? Pse hesht dhe nuk jep sqarime per keto dy te verteta:Jane te dy dibrane, Kane te njejtit mbiemer

    Reply
  • intelektuali says:
    March 16, 2025 at 5:07 pm

    I bashkohem edhe une shumices se komentuesve inteligjente ne kete forum te nerum te gazetes DITA, duke perjashtuar BAJGAT e Enverit dhe fansa te Lali Erit qe nuk hane pyka llogjike dhe qe:

    E filluan sulmin kunder prokurorit te posacem, Olsi Dado me: “QEROS, PERVERS, ZVARRANIK, LUNATIK, FUKS, SIGURIMS, VIOLINIST….”, vazhduan me te njejtin ritem me: “POLIAGJENT I SALI BERISHES” dhe kur kjo akuze nuk piu uje se ishte tejet budallaqe sa habiti edhe familjaret e Erion Veliajt dhe prandaj BAJGAT qiten akuzen se QEROSI Olsi Dado ishte ne konflikt interesi me Lali Erin per nje leje ndertimi apo shtese kati (nuk u mesua kurre se cili variant), kjo akuze po keshtu ishte budallaqe dhe implikonte ne korrupsin edhe vete Lali Erin dhe BAJGAT e Enverit e flaken shpejt duke qitur nje akuze me serioze me sigurimsin Ilir Yzeiri qe hodhi nje dacibao te gjate me akuzen e re se Olsi Dado ka qene dhe eshte akoma poliagjent i Greqise dhe qe Micotaqi dhe monarko-fashistet e rasen ne burg Lali Erin si hakmarrje per Fredi Belerin e Himares, por edhe ketu doli qarte se mungon llogjika elementare se cfare hakmarrje budallaqe eshte kjo? Kur Fredi Beleri eshte si koqe molle ne Bruksel me page te majme qe do ta kishte zili edhe vete inkuizitori i tij, Edi Rama, por edhe Altin Dumani dora vete? Prandaj edhe akuza konspiracioniste e sigurimsit Ilir Yzeiri u tret shpejt ne median tone kombetare, sepse ne median nderkombetare vetem sa qeshen dhe u gajasen me shqyptaret e Enverit qe akoma jetojne me sindromen enveriste me spiune dhe poliagjente. Tani na shfaqet nje ish prokuror qe eshte flakur nga Drejtesia si leter bythe dhe akuzon Ina Ramen si “Lavire Bulevardi” qe ka emeruar QEROSIN, Olsi Dado ne SPAK megjithe ne deftese QEROSI i SPAK kishte ne deftese noten 5 ne juridik dhe nuk kujtihet te pyese:

    PO ERION VELIAJ CFARE NOTASH KA NE DEFTESE?

    Edi Rama kryeministri pa shkolle dhe pa dipllome ne fjalimin e lamtumires per kryetarin e bashkise se Tiranes beniamin deklaroi se Lali Eri ka bere qe kryeqyteti te vrapoje si maratonomaku i Spartes por po keshtu si te gjithe BAJGAT e Enverit nuk tregoi se ne cfare shkolle e kishte mesuar kete maratone mashtruesi patallogjik Lali Eri i Griseldes nga Kavaja qe nuk ka treguar dot nje dipllome sagllam,

    atehere:

    Kujt i interesojne keto dacibao konspirative qe duan ta Bejne me zor Token si Tepsi plot me poliagjente?

    Reply
  • Tani says:
    March 16, 2025 at 5:25 pm

    Një tjetër rast skandaloz ishte lëvizja e turpshme e Erion Veliajt në ditët që pritej vendimi që shqiptarët të lëviznin të lirë drejt Bashkimit Evropian. Me një letër drejtuar vendeve anëtare ai thoshte se nuk duhej ta merrnin një vendim të tillë sepse rrezikohej që të gjithë shqiptarët të dyndeshin në vendet e BE-së.

    Reply
    • Malo says:
      April 4, 2026 at 9:18 am

      BAJGAT e Enverit? Bajga nr. 1 osht Sal Karaxhixh Vuk Verisha, Bajga nr. 2 intelektuali bythqim!

      Reply
  • Tani says:
    March 16, 2025 at 5:26 pm

    Griselda Roshi, e shoqja e Elvis Roshit, i cili sapo ishte zgjedhur kryebashkiak i Kavajëskishte stimuluar shtatzëninë e saj dhe pasi kishte mbajtur disa muaj një jastëk për të treguar barkun e fryrë, sajoi një rrëmbim nga persona të panjohur dhe pretendoi që ata i kishin hequr forcërisht fëmijën nga barku dhe ja kishin rrëmbyer. Pa kaluar pak orë pasi, Griselda Roshi i tha këtë gënjeshtër familjes së saj, Partia Socialiste u hodh në sulm kundër qeverisë dhe ish-Kryeministrit Berisha duke i akuzuar ata direkt për këtë akt (të shtirur) barbar, madje duke dhënë si motiv hakmarrjen e tij ndaj Elvis Roshit që kishte fituar në Kavajë pak muaj më parë.

    Griselda e lëshoi lajmin e saj pa gdhirë, por pa kaluar pak orë, Erion Veliaj u dërgoi një email mbi 100 ambasadorëve, europarlamentarëve, komisionerëve të BE-së, përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit dhe të qeverive europiane, organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, natyrisht në gjuhën angleze.

    Pasi të nesërmen u mor vesh se e gjitha ishte një sajesë, as Veliaj dhe askush nuk i njoftoi e aq më pak të kërkojë ndjesë të gjithë atyre përfaqësuesve të huaj, të cilëve ju dërgua mesazhi që akuzonte kundërshtarin politik për një krim barbar në gjuhën angleze.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 16, 2025 at 5:30 pm

    kAmentues te Xhixhilese!
    Arresti me Burg(!?) i Koqes se Bashkise Lali Eri eshte epilogu i :
    -tragjedise se nje populli pa’ shtet
    -I nje pjese kAmentuesish te’KokPalare’ qe di SPAK-un me 20 ish Hajdare e GJKK per me 10 Gjin Gjona e konsideron e ‘pushtet gjyqesor’!?
    -Qe kreret e PD dhe PS Jane banda KRRIMINALE ne sherbim agjenturash!
    – EDvini duben ta kish DHENE dorheqjee ne me Kohe per 1000 arsye plus si i pa’ afte
    -SPAK si nje strukture fantazme e perkoheshme osé duhet ta pezulloje,arestoje,hetone me ne urgnence OLSIN osé Dumani po nuk Ka bythe te la jape dorheqjee per te mos u deskretituar!

    Ps- Avokatet e Lalit me shumezgjuarsi permes medias po e ben publike dhe pse Jo Internacioalizoje!

    Reply
    • Av says:
      April 4, 2026 at 8:14 am

      Nuk e kuptoj pse avokatet e veriut nuk e klasifikojnë proçes politik, fakti qe para zyrave te veriut në bashki opozita e sali berishes cdo dit bënte protesta për ta futur në burg sparku u realizua nga sparku sipas teorisë ikuzatore “unë te fus në burg pa qen i detyruar të ngre akuz dhe ta mbeshtes në prova dhe ti ke barrën e proves, ” vetë ky fakt provon qe procesi i veriut me ato akuza eshte tersish i motivuar
      Nga ana tjeter , standard i dy fisht qe është mbajtur ndaj Bashkim Dedës qe e
      Jo vetem u shkakua por është marr dhe i pandehur me akuzën qe një ap në Golem është në emrin e vellajt te tijë e klasifikojnë si.fshehje pasurie, ndersa për Olsi dadon qe mban statusin e prokurorit pa qenë prokuror ,pavarsish qe orjentimi i tijë ka qen dhe eshte tersisht ushtar i saliut ,sparku dhe klp nuk investohen , nuk lë dyshime qe janë të motivuar politikisht dhe në mënyr te drejtpërdrejt me kete qëndrim kërkojnë të deformojnë.reformën ne drejtesi, pasi i shmangen parimit universal “para ligjit qytetaret janë njëlloj” shni rastin e kryeprokurores speciale te Maqedonisë shkoj në burg si çdo qytetar tjeter por askush në Maqedoni nuk e trajtoj si deformim te reformës në drejtesi por përkundrazi qëndrimi ka qenë inkurajues se u mbajt i njëri standard
      Për hir te se vërtetës, Rama e kuptoj vonë përpjekjen e saliut për te krijuar republikën e prokuroreve qe i ka ushtar te tijë, reforma në drejtësi nuk prodhon republik prokurorësh por dhenjen fund te pandeshkushmerise

      Reply
  • Ledina says:
    March 16, 2025 at 6:24 pm

    Mua me vjen keq se doli i vertete denoncimi i ish-kryeministrit Salih Berisha per “laviren e bulevardit”!?

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      April 4, 2026 at 7:38 am

      VO:
      -Letra anonime NESTI ANGONI,është bër nga VET OLSI DADO..& PD..
      …DADO DHE BANI KANË TESRËN E PD NË XHEP DHE MËNDËSI KOMUNISTE.
      ..NDAJ SOT DUHEJ RREGJIMI E.HOXHËS PËR TU SHTRËNGUAR VIDAT NË DUAR TË KORTUPTUARVE NË DREJTËSI E POLITIKË 90 %.!
      ..Mund të themi se NDRYSHIMI SISTEMIT NGA POLITIQËNI SALI,ME BEKIMIN E RAMIZIT-VAZHDIMSINË E PPSH(PERESTROJKËS SË GORBAÇOVIT).. ISHTE VDEKJE PËR SHQIPËRINË.
      -Ramizi i dha Saliut listën e KOMUNUSTVE DHE 20.000 SPIUNVE..PËR NË PD..!
      -UDB E MËSOI SALIUN SI TË KAPTE DREJTËSINË 100 % NË 1992 DHE MEDJET 99 % NË 2005.!
      -SALIU U RIKTHYE NË PD PËR TË MBROJTUR PASURINË E FAMILJES,ME NDIKIM TË MILITANTVE TË KAMUR PREJ TIJ ME PRONA E DOLLAR,NGA AGJENTURAT SLLAVO-GREKE PËR TË PENGUAR SHQIPËRINË NË BE..
      -NDAJ,U GODIT E.VELIAJ PËR FUSTANET E ARJOLËS..DHE MË PAS B.BALLUKU PËR TENDERA..KUR SALIU ME 101 KRIME LIVADHIS.!
      -Me kënse nuk ka OPOZITË,Po dalin në SKENË E.SLIROPALI DHE E.BRAÇE..
      -E.RAMA ME SALIUN NË OPOZITË NUK E ÇAN DOT RRETHIMIN E SPAKUT..ME MBËSHTRTJEN E SHBA,BE.!
      -PA IKUR SALIU,NUK IKËN RAMA..
      -DUHET TË KTHEHET LIGJI KAPITAL..
      -DUHEN HAPUR DOSJET E SPIUNVE(40 % JANË NË PD..SALIU,NOKA,BALLIU,VOKSHI..
      -DUHEN LARGUAR ISH KOMUNISTËT(Saliu,Tritani..
      -Krijimi i një TRUPE(GJYKAT KOMBËTARE SHQIPËTARE) 10 VJET PËR KTHIMIN E PASURISË SË VJEDHUR TE POPULLI NGA 1992 MBI 500 MILD.$.!
      -Kuvëndi Shqipërisë ti MBYLL DERËN NON GRATËS AMERIKANE,ANGLEZE..
      -COPA E PD E SALIU TË DALI JASHTË LIGJIT(PAA-P.AGIMIT TË ARTË GREQI NUK KA BËR MË SHUMË KRIME SE PD E SALIUT).!
      EL News Albania
      FLM DITA.

      Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    March 16, 2025 at 7:49 pm

    Mire notat e Erjon it te interesojne dhe i publikon, po pseudonimin tend “intelektuali” pse nuk e sqaron? Eshte pseudonimin i UDB. Nese jo, shkruaj emri dhe ne do te te them i sa intelektual je.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 16, 2025 at 7:49 pm

    @Ledina kontroversja:

    Mos u bej konfuze te te gjitha BAJGAT e Enverit alias fansa te Lali Erit ne kete forum te nerum te gazetes DITA:

    sepse:

    “QEROSI” Olsi Dado ose eshte spiun dhe poliagjent i Salih Berishes dhe i PD ne SPAK, ose eshte bedel i “Lavires se Bulevardit” kryeprokurores Ina Rama qe e akuzoi Sali Killerin e 21 janarit si KRYE-vrastari bashke me Lulzim Bashen qe la te vdekur me urdherin e tij per garden 4 njerez kureshtare te pafajshen ne asfaltin e bulevardin perballe kryeministrise,

    TE DY AKUZAT E BAJGAVE TE ENVERIT NUK SHKOJNE BASHKE

    Reply
  • Altin Pellumbi says:
    March 16, 2025 at 9:04 pm

    Po

    Reply
  • Ppp says:
    March 16, 2025 at 9:21 pm

    Ka dy rruge te fitosh nje gare vrapi
    1) te jesh me i shpejte se kundershtari
    2) po qe se kundershtari eshte me i shpejte ahere futi kemben dhe rrezoje
    Ky zotria ben pjese te të dytet

    Reply
  • Dibran says:
    March 17, 2025 at 3:21 am

    Dumani pas një interviste në TV u kapë nga UDBa e Saliut.Ai si padashtë deklaroj se ka tre banesa,pastaj deklaroj se nuk ka marrë rushfet më shuë me 100 euro.Si u burgos Veliaj, me nesti angon mund të burgosish çdo njeri në Shqipëri.Berisha dhe Dumani tash janë palë.Dado është zdhedhë paligjshëm prokuror dhe shpata e saliut i rrinë mbi kokë.A e vëreni zbutjen e Saliut me Dumanim?Kompromisi i Saliut me Dumanin është të shkojë ne burgë Veliaj dhe të lirohet,të pushohet çështja e Saliut dhe Rama të mos preket për momentin.

    Reply
  • info analitike says:
    April 3, 2026 at 7:38 pm

    Po silleni njesoj si Berisha me Ina Ramen, Sa i interesonte e cilesoi “Silvia Conti”, ndersa kur doli nga rreshti nuk ua kurseu laviren e bulevardit. Keshtu edhe kjo puna e Lali hajdutit e mashtruesit qe nuk foli sa nuk ia dogji prapanicen gjella e gatuar me 140 vota parlamenti madje ishte nga ata qe e perkrahu duke dale dhene foto me shoqen Kimete. Poe cja eshte akoma me e ndyre ne sjelljen e zdromsit eshte permendja qellimisht e vetem Olsi Dados dhe asnjehere e Altin Dumanit. E pra keta jane dy prokuroret qe po ndjekin ceshtjen e lalit qe ka zgjedhur te mbrohet nga nje hajdut si vetja. Shoke gazetare te Dites ndajeni mendjen o jeni me te drejten e moralin o jeni me hajdutin e mashtruesin. Se mos detyron Kriekaqoli ndonje ndertues te flase se sa e kishte rritur lali Leku ete 20% e famshem

    Reply
  • nastradini says:
    April 3, 2026 at 9:00 pm

    Hajduti Erion Veliaj te ktheje parate e grabitura nga inceneratoret fantazem ne Tirane, pastaj te kerkoje kompanive te drejtoreve te tij 5D te cojne ne SPAK parate qe u kane grabitur shqyptareve duke u shkaterruar banesat e tyre, t’u kerkoje falje tironcave qe betonizoi kryeqyetin me KULCEDRA droge duke e transformuar Tiranen si nje HALE publike te shemtuar ibret, te kallezoje Bosin e tij Edi Rama ne SPAK si hajduti kryesor, te kallezoje hajduten Klotilda Bushka qe pervehtesoi donacionet e taksapaguesve amerikane dhe vetem atehere:

    LE TA SHAJE OLSI DADON SI TULLAC, PERVERS, FUKS SA TE DOJE

    Reply
  • nona says:
    April 3, 2026 at 9:20 pm

    Me ndonje perjashtim ju qe shkruani ketu jeni o kapsolle nga trute o te paguar te beni “punen”.
    Shkrimi flet per Olsi Dadon, lereni Veliaj t’i beje dermen vetes.
    Dhe ky Olsi Dado eshte emeruar prokuror ne kundershtim me ligjin. Ketu mbaron historia!! C’a vini verdalle me pallavra.
    Po dhe shume faj nuk keni se edhe nga carcafi i zonjushes Migena nuk merret vesh se cfare mootin do te thote pervecse ca pelivanlleqeve per t’ja lene kopilin ne dere Presidences.
    Po K/RED i lexon keto shkrime as mish as peshk , me insinuata te tipit “hajde anes e dh*t ne mes”?
    Po ai shoku i Volterit qe flet si Udheheqesi Suprem ka ndonje gje per te thene? Sigurisht me gjithe citimet kilometrike…
    Thano , shume shi ka rene e eshte bere balte ..

    Reply
    • info analitike says:
      April 4, 2026 at 8:47 am

      O nona, te kam rixha se ti dukesh plot mend, me cito pak se ne kundershtim me cilin ligj eshte bere emerimi i Olsi Dados prokuror dhe si eshte shkelur? Qe ta thote presidenca nuk ngre asnje peshe sepse ne kete rast eshte sjelle si noter i emerimit te Olsi Dados, ne nje kohe qe emerimet i bente Prokuroria. Ishte po kjo presidence qe u soll ne kundershtim me ligjin me Veliajn duke e shkarkuar. Tani ku do ta vesh piken zotrote ne sjelljet e presidences qe jane kaq te cuditshme dhe kontroverse. sa vendime gjykatash i kane konfirmuar akuzat ndaj Veliajt? Perse kapet me Olsi Dadon e jo me Altin Dumanin? Perse nuki pergjigjet akuzave por dredhon duke stisur shkelje imagjinare e duke paguar gazeta te huaja qe ti bejne lajka?

      Reply
      • nona says:
        April 4, 2026 at 11:47 am

        …se nuk ka as arsimin perkates, as aktivitetin e duhur, se nga noter e kane emeruar prokuror ne kundershtim me ligjin. As kaq uk kupton o qyqar ???
        Bile pergjegjes duhet marre edhe Dumani si k/prokuror,qe kur e mori vesh nuk veproi sipas ligjit per ta pezulluar.
        E di ate te Nolit ti ” ç’deshe ti ne kalvar o qyqar ,o kirenar”?
        Tani qepe dhe kupto para se te flasesh.

        Reply
        • info analitike says:
          April 5, 2026 at 3:48 pm

          Ore ti qenke specialist vetem me te pika, te qepura e te shqepura se sa per argumente haha as puplat nuk gjen! Une te kerkova nje gje konkrete, pra ku konsiston shkeljas ligjerisht? Ti me vejn rrotull e me citon Nolin! Vazhdo o nona vazhdo se ti qenke i shkolles se lali Erit qe boni dy dasma me leket e mamit pensioniste. Ketu jemi komentues dhe jo urdherues apo te duhet ndonje shkolle e vecante qe ta kuptosh!

          Reply
  • qe juve tju gjykojne nje coban qe ai miku e ka katapultuar prokuror aq ma tepe says:
    April 3, 2026 at 10:49 pm

    Po pse more komentues ne raste se juve ju bane padi nje alien jeni dakort tju gjykoj nje coban lopesh qe eshte katapultuar prokuror nga miku shoqes pra jo vetem nuk ka shkollen por ka dashte me shtu katet epallatit ne menyr te paligjeshme turp per presidentin qe eka firmos

    Reply
  • miku e ka katapultuar prokuror aq ma tepe says:
    April 3, 2026 at 10:50 pm

    Po pse more komentues ne raste se juve ju bane padi nje alien jeni dakort tju gjykoj nje coban lopesh qe eshte katapultuar prokuror nga miku shoqes pra jo vetem nuk ka shkollen por ka dashte me shtu katet epallatit ne menyr te paligjeshme turp per presidentin qe eka firmos

    Reply
    • nona says:
      April 4, 2026 at 11:48 am

      …se nuk ka as arsimin perkates, as aktivitetin e duhur, se nga noter e kane emeruar prokuror ne kundershtim me ligjin. As kaq uk kupton o qyqar ???
      Bile pergjegjes duhet marre edhe Dumani si k/prokuror,qe kur e mori vesh nuk veproi sipas ligjit per ta pezulluar.
      E di ate te Nolit ti ” ç’deshe ti ne kalvar o qyqar ,o kirenar”?
      Tani qepe dhe kupto para se te flasesh.

      Reply
  • demo says:
    April 3, 2026 at 11:22 pm

    SPAKU po godet rende.Po godet kokat e Korrupsionit,Une hajdutet e Taxave te popullit dua ti shoh ne burg. SPAK ka hyre ne zren e kryeministrit.I ka kapur Partneren ne vjedhje me 16 mije faqe dokumenta vjedhje,.Ka dokumenta edhe per kryekorrupsionistin,Tani qe rrezikohet vete,kryekorrupsionisti do liroje edhe ish kryetarin e Bashkise,qe u kap me arka plot Euro te mykura.I ka gjetur qe nuk ka Shkolle permbi shkolle.Po Juridikun e ka?Kryeministri drejton shtetin me dipllome mesues vizatimi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!I afte per mesues vizatimi ne shkollat 8 vjecare.Kete diplome jepte Instituti i Larte i Arteve.

    Reply
  • vlora says:
    April 4, 2026 at 1:59 am

    Me gjakftohtesi.Prokurori ka mbaruar juridikun me pesa,nuk ka mbaruar magjistraturen,mori denoncim anonim.Kjo e ben jo hajdut Veliajn?O popull budalla.Ata qe jane miq te Veliajt dhe kane lepire ndonje kocke i mirekuptoj ta mbrojne,po juve qe skeni perfituar gje dhe u ka futur doren ne xhep ckini qe hidheni ne zjarr.Nuk e kuptoni qe Veliaj ka nisur lojen me nderim avokatesh dhe shtyrje gjyqi per te fituar me procedure?Veliaj po qe se e ndjen vehten te paster te vej e te perplaset ne gjyq me Dadon dhe babane e Dados ,po nuk ka vjedhur do dali i paster dhe figura e tij do ngrihet,por mesa shof ai eshte i dhjere dhe prandaj perdor keto metoda

    Reply
  • TIRANA says:
    April 4, 2026 at 6:59 am

    Me avokaturen mbrojtese te njefare Placent Ndreces te akuzuar kudo ku ka qene ne detyra per korrupsion, natyrisht qe te tilla marrezi do beje Erion Velia! Do tentoje beteje ligjore me Prokurorin e tij si gjethe fiku per te fshehur akuzat ndaj tij.
    Dhe nuk jane sic hidhet ne rrjetet sociale “leke per breket e Ajoles” por shume e shume me teper se dhe ato mbi 100 milion Euro te zhdukur te Inceneratori inekzitent i Tiranes akoma nuk ja kane ngarkuar mbi kurriz ”Lalit” duke dashur mos ta zhysin fare nen dhe.

    Reply
    • Nik says:
      April 4, 2026 at 4:07 pm

      Ky është vrulli “popullor”, dije “tradhëtari në litar”, i dënuar partizançe, me akuza të sajuara, pa avokat, dhe pa gjyq se ato ishin gjyqe politike dhe sot ngjashëm! Në se provohet që Veliaj ka shkelur ligjin ai duhet të hetohet në radhë të parë nga prokuror kompetent dhe i ligjshëm dhe pasatj vendimi jepet nga një gjykatë po aq prorofesionale! Në një shtet ligjor nuk shkohet me “bjeri t’i biem” apo “bjeri partizançe”!!!!

      Reply
  • Dajti says:
    April 4, 2026 at 7:51 am

    Pertej gjithe zellit te mbrojtesve te Erion Veline, te arrestimi i tij e mbajtja ne burg nuk ka kurrfare “ceshtje Veliaj-Dado” fare.
    SEPSE : Arrestimi i Erion Velise mba firmen e Altin Dumanit ish-Kreu i SPAK e i shume lavderuar nderkombetarisht.
    Si zor ta kete harruar Erioni e ata qe i rrijne pas nje detaj te tille…

    Reply
  • Shqiptar says:
    April 4, 2026 at 8:47 am

    Prokuroria nuk është pronë private të fusim kë duam ne…”

    O koktrasher e kuptoni apo jo, nuk me interesojne emrat, me intereson principi, zbatimi ligjit.🤮🤮💩💩

    Reply
  • demo says:
    April 4, 2026 at 9:26 am

    Perballu me Gjykaten Veli,si i pafajshem,qe je!Pse i shmangesh Gjykates me lloj lloj marifetesh?Beju njehere burre,Paraqitu ne gjyq,.E ke shtyre gjyqin 11 seanca,qe nga qershori 2025,.Ke nje vit qe shtyn gjyqin,qe te perfitosh PER PROCEDURE.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 4, 2026 at 1:33 pm

    Mire thote Katiu, Rama te publikoje deftesen e tij, dhe te provoje cfare arsimi ka te behet Kryeminister.
    Gjithashtu, dhe Begaj.
    Cfare vlerash ka te behet President.
    Keto “gabime” dhe pazare qe jane bere per SPAK dhe Vetingu i korruptuar per te luftuar korrupsionin, ja vlen te permenden dhe te vihen ne analize te detajuar per perdhosjen e Ligjit, por ne asnje menyre nuk duhet te jene arsye qe te falin krimet e vjedhjeve te Veliajt.
    I bie qe nje shkelje qe mbroje shkeljen tjeter.
    Me nje gur vrasin dy procese te drejta.
    Denimin e Veliajt, dhe hetimin e korrupsionit brenda Vetingut

    Reply
  • Heretiku says:
    April 5, 2026 at 9:02 am

    Mund te jete e vertete qe prokurori O. Dado eshte emeruar ne ate post pa plotesuar normat dhe kriteret e domosdoshme, per kete le te merren masat kundrejt atij apo asaj qe e caktuan ne ate detyre.
    Por ketu nuk flitet per ate qe eshte me e rendesishme, ato akuza qe ky prokuror artikulon kunder ish kryebashkiakut te Tiranes, E. Veliaj, qendrojne apo jane te paverteta ?
    Ne cdo ngjarje apo fenomen social, natyror, kulturor, ekonomik etj. ka shume elemente, qe duhen analizuar. Njeri eshte me i rendesishmi, i pari, pastaj te tjeret jane te dores se dyte, te trete e keshtu me rradhe. Ne rast se dikush, qe e quan vehten analist apo opinionist, me merr nje element te dores se dhjete dhe ma jep si me te rendesishmin, atehere une, me te drejte bej konstatimin: “ky person ose eshte i paafte per te kuptuar thelbin e problemit, ose eshte mashtrues, qe kerkon te me shese sapunin per djathe”.
    Nje krim mund ta denoncoje cilido, qofte edhe nje bari dhensh, qe nuk asnje lloj formimi juridik, boll te jete prezent para nje fakti te kryer. Pra edhe nje here, ka apo nuk ka te dhenat e duhura prokurori ne fjale, qe ngre akuzat, ato fakte per te cilat ai akuzon, jane apo nuk jane te verteta ? Kjo eshte ceshtja !

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    April 5, 2026 at 1:35 pm

    Akuza kundrejt prokurorit Olsi Dado nuk thote se i jep pafajsi Z.Erion Velia.Ne kete kerkese thuhet se emerimi i Z.Dado pa njohurit e nevojshme ,lind mundesia te behen shkelje te njepasnjeshme.Ky emerim apo caktimi i kryetarit te BKH-s nga kupola e SPAK-ut tregon se drejtesia nuk funksionon.Korupsioni lulezon ne “kupolen e drejtesise”.Nga keto gjera mungon drejtesia dhe humbet besimi tek shteti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Komentet e Fundit

  1. hmm on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?