Nga Orgen Peci
Për të kuptuar pse votimi i 23 majit 2026 në Partinë Demokratike nuk ishte vetëm proces i brendshëm partiak, duhet ta zhveshim politikën nga folklori dhe ta shohim me syrin e matematizmit elektoral dhe të logjikës së thjeshtë të pushtetit.
S.Minxhozi shkruan se “nuk u votua Saliu, por u vulos mandati i pestë i Edi Ramës. Ky është një realitet i ftohtë politik që shpjegohet përmes tre shtyllave kryesore, e para e të cilave është asgjësimi i garës dhe mesazhi për “të luhaturit”.
Në politikë, për të rrëzuar një qeveri që ndodhet në pushtet prej shumë vitesh, nuk mjaftojnë vetëm votat e militantëve të tu besnikë (ata që shkojnë në çdo miting). Fiton ai që arrin të bindë pjesën gri të shoqërisë, qytetarët e pavarur, të rinjtë, intelektualët dhe të zhgënjyerit nga qeveria, të cilët lëvizin votën e tyre.
Çfarë panë këta njerëz më 23 maj?
Një fushë të qethur rrafsh. Çdo kandidaturë alternative, çdo zë kritik, çdo platformë e re ose projekt ndryshe nga ai i kryetarit u eliminua pa nisur mirë.
Kur një parti asgjeson garën brenda vetes dhe nuk lejon mendimin ndryshe në shtëpinë e saj, ajo humbet moralin për t’i premtuar popullit demokraci, liri dhe rotacion në krye të shtetit.
Pjesa gri e shoqërisë, kur sheh këtë biçim partie që funksionon si një repart ku parakalojnë të bindurit për të votuar nostalgjinë, thjesht distancohet. Duke u distancuar ata, aktuali e ka të garantuar fitoren pa bërë asnjë sforcim.
Sali Berisha është në moshën 80-vjeçare, i shpallur “non-grata” nga aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Shqipërisë (SHBA dhe Britania e Madhe). Nën procese gjyqësore, ai e ka të qartë ekuacionin e tij personal. Është racional dhe e di mirë se ai nuk mund të hyjë më kurrë më në zyrën e Kryeministrit. Nuk ka as kohën biologjike, as mbështetjen ndërkombëtare dhe as numrat elektoralë për ta bërë këtë.
Në këto kushte, ai ka bërë një pakt cinik. Më mirë kryetar i një partie të vogël dhe të zhurmshme. Aty në zyrën e kreut të opozitës, ai mbron veten, mbron familjen, mbron bizneset dhe qëndron në qendër të vëmendjes apo në vitrinën mediatike.
Nuk i duhet fitorja e madhe (stadiumi i mbushur), i mjafton “palestra e lagjes” – një grup deputetësh besnikë që i binden, disa konferenca shtypi dhe ndezja e disa fishekzjarreve për të thënë “ne po luftojmë”.
Në momentin që PD pranoi këtë logjikë private të kryetarit të saj, ajo pranoi të kthehej nga një makinerie që synon pushtetin, në një mburojë personale të një njeriu të vetëm.
Një parti politike e gjallë mendon për trashëgiminë, për kurbën e rritjes, për liderët e rinj që do të vijnë kur kryetari aktual të mos jetë më. Më 23 maj, ata që parakaluan para kutive të votimit nuk votuan me mendjen te fitorja e vitit të ardhshëm.
Militantët votuan për nostalgjinë e viteve ’90 ose 2005. Deputetët dhe zyrtarët e partisë votuan për veten e tyre, për të siguruar një vend të sigurt në listën e ardhshme të deputetëve, për të mbajtur një post drejtues apo për të garantuar mbijetesën e tyre politike nën hijen e doktorit.
Kjo është arsyeja pse ky proces ngjante më shumë me një procesion mortor se me një festë demokracie. Kur një parti voton për të shkuarën, ajo ia dhuron të ardhmen kundërshtarit. Me ose pa dashje.
Dihet tashmë pse pushteti i korruptuar i Ramës mbahet ende në këmbë. Ai ka përballë një kundërshtar joreal. Për sa kohë në krye të opozitës është Sali Berisha, ai mjafton për të paralizuar çdo dëshirë për ndryshim.
Më 23 maj, Partia Demokratike thjesht ri-konfirmoi këtë status-kuo. Duke mos guxuar të ndryshojë veten, ajo vendosi që të mos ndryshojë as qeveria. Së paku prej tyre, jo.
DITA

OK,Në demokraci votoet OPOZITA alternative dhe jo QEVERIA në Pushtet,pasi kjo e mori votën kur u zgjodh dhe,syri e veshi popullit e vëzhgoj 4 vjet.
Në Shqipëri Opozita me Sb ka kën PROBEMI KRYESOR dhe jo Qeveria,Pasi kjo në mandatin e 2,si rregull duhej ZËVËNDËSUAR.
PO KUSH DUHET TA ZËVËNDËSOI.?
Non Grata e mori vulën e ZEZË në 2021 dhe nuk duhej të kthej më në KINOSHQUP,por në burg për jetë PËR GËRDECIN,21 JANARIN,97,98,KL.PARTIZANI,etj..MBI 10001 KRIME NGA 2 PRILLI 1991 SHKODËR.!
KY ISHTE QËLLIMI DASH,PËR TË NDIHMUAR VËNDIN E SHQIPONJAVE QË NGA 1913.!
Por,SPAK(SaliSKAP/PD)A.KRAJA,A.DUMANI i kërkuan FAKTE DASH-t,sikur krimet e mësipërme ishin bërë në Ametikë dhe jo në TIRANË DHE GËRDEC ME URDHËR DHE VKM TË SALIUT VRASËS KILLE,QË TASHMË I BËN KARSHILLËK GJITHË BOTËS DUKE KËN KRYETAR DEJURE DHE DEFAKTO NGA 1991.
Ndaj,Përgjegjsia nuk është më e TERRORISTIT,MILITANTËVE TË TIPIT ISIS,POR I SPAK,GJKKO..TË TREDHUR PREJ TIJ 1992.
Dhe,kur nuk bëhet DREJTËSI-BIE SHTETI.!
TADHML,Drejtësinë në Shqipëri 2016 e DREJTOJNË SHBA,BE (ELEZ BIBERËT TROPOJAN,FREDI BELERËT GREJ,DAMIR FAZLLIÇËT SËRB)QËKURSE ME LIGJ U DORZUA SOVRANITETI TË HUAJVE,PASI POLITIKANËT NUK DIN TË BËJNË SHTET,PËRKUNDRSZI NË 97,98 NA MBROJTËN FORCAT SHUMËKOMBËSHE.
DHE ME KËTË DREJTËSI SELEKTIVE ME 65 % PARABURGIME MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN..NUK KA BE.
NDAJ,MEKËBSE DREJTËSIA KA VDEKUR,DUHET GJETUR DOKTORI TRIM PSIKIATËR..PASI DR.YLVI VEHBIU QË E KURONTE 1970-80 VDIQ NË AMERIKË SI SHUMË TË TJERË NGA FRIKA E TIJ.
NË KËTË SITUATË, EDHE MEDJET DUHET TË LUAJNË ROL KRYESOR,TA BOJKOTOJNË,PASI QËLLIMI TIJ ËSHTË TË HELMOJË SHQIPEN FAQE BOTËS.!!
EL News Albania
FLM DITA
Lere mor kete corbe malokesh,,se nuk e voton populli malokun,.Po qe per tradhtar,Ky e nisi lojen e tradhtise kombetare me greket.Ky cfuqizoi ne parlament kufijte kombetare. Mandata qe solli 25 maji eshte DORZIMI I DETIT NE HAGE nga Edi Rama.Haga nuk i njeh VIJAT MBROJTESE TE GJIREVE KONTINENTALE.Mikroishujt e okupuar nga Greqia do ta sjellin Greqine ne Himare.Humbasim 40 kilometra katror det,Humbasim Gjirin e Sarandes dhe kanalin e Otrantos.Kete solli 25 Maj.
po kush e vertetoi qe votuan aq sa thot saliu ,as nje gazetar nuk investigoi sa demokrat votuan ,ska nje gazetar ose nje pronar medjeve qe te mar nje ivestigim e ta coj der ne fund te drejten ,ndaj dhe saliu ka 40 vjet qe livadhis pavarsisht krimeve qe ka bere po te gjith ngelen duke then qe esht partia e saliut duke ja ber fakt te kryer qe i takon dhe pa e votuar duke genjyer qe partia esht e ti ,j po gjith ata demokrat qe kan kontribuar ne ate parti ,po do partin e tij ta bej me familjaret e vet , kjo trego qe asnje gazetar a pronar medjash ska guximin te thot te verteten se kan frik nga zullumet e tyre ,vjedhjet mashtrimet qe bejn vet e saliu ua di keto dhe u ben presion dhe keta e konfirmojn se saliu esht i duhuri ,se shperbehet partia ,qe ne fakt e shperbere eshte po sikur te vdes neser saliu cdo behet me partin
Turpi i mbulofte katundaret dhe maloket qe votojne kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Berisha!
Nje artikull i pelqyer i zotit Peci ku do te vecoja shprehjen
(citoj) Saliut nuk i duhet fitorja e madhe (stadiumi i mbushur), i mjafton “palestra e lagjes” ( fund citimi)
Pamvaresisht nga pozitiviteti i ketij artikulli le te bejme nje oponence modeste:
E para: Nuk eshte sekret te thuhet se 6 kompani te fuqishme me “arome Tropoje” qe pas 2013 kane marre tendera me shume se sa kur ishte vete Usaliu ne pushtet…Pra karaduzi Xen Berisha me Ulajt,Ram Gecët & more po kalojne ne lluks sepse Berishajt VOTAT I HUMBEN POR FITUAN TENDERAT.
E dyta: Pse nuk i ve faj militanteve te PD ?…..Sepse Amerika e beri “qepaze” Usaliun e saj per -Minim te demokracise-Shantazh drejtesise-Korrupsion madhor dhe normalisht duhej ta kishin larguar nga politika apo ta fusnin ne burg…Votimi i 23 majit tregoi se Usaliu e mundi Ameriken me miratimin e kesaj te fundit…pra Usaliu i ka ca miq te “mçefët” akoma te fuqishem ne WDC
E Treta: Pse i ve faj militanteve te PD ?..
Kjo lidhet me terroristin Fredi Beleri qe kercen “tangon e tradhetise” me Sali Kriminelin.Kur BEleri i vrau efektiva BErishes ne prill 1994 ky i fundit ishte Komandant Suprem i Ushtrise.Dihet qe policia greke ,mediat dhe drejtesia e atij vendi rastesisht zbuluan se Fredi Beleri ishte terrorist i CERTIFIKUAR qe kur u kap ne Kallpaq te Janines ne 1995…….Si nuk e shikojne militantet e PALIKARIT BERISHE aleancen e tij me Belerin-vrasesin e efektivave te tij ??
Ku qendron hipokrizia kriminale e haleateve tane ?
Deri tani nuk dihet kush ishin vrasesit ne repartin e Peshkepise…Keshtu qe me e vogla per BElerin kur hodhi kandidaturen ne Himare pasi u krijua Spak-u dhe nga ligji dekriminalizmit…ky person edhe nese nuk prangosej NUK DUHEJ LEJUAR TE KANDIDONTE…Pse keto ligje te miratuar dhe menaxhuar miqte perendimore u anashkaluan ?
Me nje fjale: Militantet e PD vazhdojne te votojne Usali BErishen pikerisht nga hipokrizia e pabesueshme e haleateve tane perendimore..qe e godasin Usaliun e tyre me ÇOKOLLATA NON GRATA