Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cila është situata e deritanishme penale e Belinda Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Cila është situata e deritanishme penale e Belinda Ballukut
Kronike

Cila është situata e deritanishme penale e Belinda Ballukut

Published: November 30, 2025
Shpërndaje

Belinda Balluku është tashmë e pandehur në dy çështje të ndara që lidhen me procedurat e prokurimit publik. Ajo akuzohet për paracaktimin e dy tenderave me vlerë të lartë, përkatësisht tunelin e Llogarasë dhe një segment të Unazës së Madhe të Tiranës, me një total mbi 210 milionë euro.

Paralelisht, ekziston një kallëzim i dytë që e lidh atë dhe bashkëpunëtorin e saj të afërt, Ceno Klosin, me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka favorizuar kompani private të lidhura me ta në tenderat e institucioneve që drejtonin.

Hetimet janë në vijim dhe asnjë nga akuzat nuk është provuar ende nga gjykata.

- Publicitet -

Por dyshohet se Ceno Klosi u fut nga Rama në listat e deputetëve për ti krijuar imunitet për shkak të hetimeve që ai kishte informacion që kishin nisur.

Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar procedimin e ri penal bazuar në një kallëzim të kryer nga Adriana Kalaja, e cila pretendon se ministrja Balluku dhe ish-zëvendësi i saj, Ceno Klosi kanë përfituar tenderat e institucionit që drejtonin.

Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor.

Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije se një material kallëzues shtesë është protokolluar më 16 shtator dhe është administruar në kuadër të këtij hetimi. SPAK konstaton se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake.

Pas kryerjes së kallëzimit penal shtatë muaj më parë, denoncuesja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin insitucionet që të kallëzuarit drejtonin.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj.

Të pandehur për këto çështje janë edhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi; drejtori aktual i këtij institucioni, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me funksion administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Këta dy të fundit janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa Berberi është arrestuar më parë për abuzime të tjera me fondet publike.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?