Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?
AktualitetKosovë

Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Published: October 14, 2022
Shpërndaje

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete.

Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t’i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel.

Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera.

- Publicitet -

Ndër to janë vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por ky sistem akoma nuk është funksional.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi është shtyrë disa herë për shkaqe teknike Ai pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, por do të bëhet plotësisht funksional më 1 nëntor të vitit 2023.

Prandaj, kërkesa e Francës, sipas disa interpretimeve të diplomatëve, do të mund ta shtynte hyrjen në fuqi edhe të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën deri në nëntor të vitit që vjen.

Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një varg shtetesh dhe Komisioni Evropian e konsiderojnë të panevojshme dhe të paarsyeshme ndërlidhjen e procesit të liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS.

Këto vende dhe Komisioni, sipas këtyre burimeve, kanë argumentuar se ETIAS është një sistem teknik, hyrja e të cilit në fuqi varet nga gatishmëria teknike e vetë BE-së.

Disa shtete, e në mesin e tyre përmendet Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja, kanë shprehur mirëkuptim për këtë propozim të Francës, por shumë shtete tjera, përfshirë edhe Gjermaninë, e kanë kundërshtuar.

Në këtë takim disa shtete nuk kanë shprehur qëndrim, e në mesin e tyre janë Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Greqia, që po ashtu nuk e ka njohur Kosovën, është shprehur fuqishëm dhe pa rezerva në favor të liberalizimit të vizave. Edhe Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka shprehur qëndrim, por ka bërë të ditur se ajo do të pajtohet me vendimin e shumicës.

Disa vende, të cilat nuk e kanë shprehur qëndrimin në këtë takim, janë arsyetuar me faktin se kanë pasur zgjedhje dhe janë në pritje të formimit të qeverisë. Ato janë Suedia dhe Italia. Danimarka, në anën tjetër, do të ketë zgjedhje më 1 nëntor.

Austria është shprehur “në favor të vazhdimit të procesit”, por ka thënë se nevojiten raporte teknike shtesë.

Çekia, si kryesuese e radhës e BE-së, në takime të tilla duhet të mbajë qëndrim neutral, por në një letër që ua kishte dërguar vendeve anëtare më herët, ishte shprehur qartë se ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo pritet të bëhet edhe në takime direkte që ekspertët e disa prej këtyre vendeve do t’i kenë me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Presidenca çeke e Këshillit Evropian tha të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Diplomatët thanë se duhet pasur parasysh se ky ishte vetëm fillimi, se vendet anëtare paraqitën vetëm pozicionet fillestare, dhe se duhet parë se si do të rrjedhë diskutimi në të ardhmen. Pra, në këtë moment, nuk duan të flasin për afate kohore apo për qëndrime përfundimtare të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka konsideruar si kushte të reja idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë Bislimi për televizionin ATV në Kosovë.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?