Shtrenjtimi i çmimit të energjisë po rrezikon falimentimin e kompanive të përpunimit të qumështit që kanë dalë në tregun e liberalizuar prej vitit 2018.
Fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” e ngritur në fshatin Samaticë të Beratit prej 4 ditësh është njoftuar nga kompania private e furnizimit të energjisë se tarifa e shërbimit për periudhën 3 mujore nga 1 tetori 2022 deri 31 dhjetor 2022 do të jetë 59,5 për kWh (pa TVSH). Krahasuar me periudhën para 2021 rritja e çmimit është rreth 7,5 herë më e lartë, ndërsa në raport me çmimin e ndryshuar të muajit janar 2022 rritja është 75%.
Nga 1 janari 2022 kompania paguan mesatarisht faturë mujore për energjinë elektrike 10 mln lekë nga 2 deri 3 mln lekë që ishte vitin e kaluar. Konsumi mujor i kompanisë varion 200,000-250,000 kwh. Me çmimin e ri fatura mujore për këtë fabrikë do të jetë 17,8 mln lekë (e llogaritur me konsumin 250,000 kWh x 59,5 çmimi i ri i energjisë + 20% TVSH).
Përfaqësuesi i fabrikës Saimir Begaj pohon për “Monitor” se rritja e çmimit do të jetë katastrofike dhe rrezikon falimentimin për kompaninë, në një kohë kur sektori prej muajsh po vuan shtim të kostove nga shtrenjtimi i qumështit të fermerit, të naftës për transport, të dyfishimit të plastikës dhe qelqit. Në këtë situatë Begaj thotë së është e nevojshme të merren masa nga institucionet shtetërorë me qëllim që kompania të mos diskriminohet, por të përcaktohet çmim i njëjtë, si për kompanitë e tjera përpunuese të qumështit.
Në vitin 2018 kur nisi procesi i liberalizimit të tregut, drejtuesit e fabrikës “Erzeni” për shkak të linjave të amortizuara të transmetimit të energjisë në një terren malor të Beratit u përballën me pamundësinë për të vënë në punë makineritë e teknologjisë moderne, çka i detyroi ata të kalonin si subjekt i lidhur në tensionin e lartë 35 kilovolt, për të garantuar furnizimin e sigurt me energji.
Begaj shton se prej 4 vitesh në treg të lirë, procesi i liberalizimit ka pasur edhe anët pozitive, sepse humbjet e energjisë janë më të ulëta, por favorizimi nga ky proces është 2 deri 3%, sipas tij, pasi gropa e humbjeve është e madhe, duke qenë në kushte jo të barabartë me kompanitë e tjera që furnizohen me çmime preferenciale.
Kompania “Erzeni” është pjesë e grupit prej mbi 90 subjekte të lidhura në tensionin e lartë 35 kilovolt, të cilat, sipas ligjit, prej vitet 2018 sigurojnë energjinë nga një furnizues privat, duke u shkëputur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Para vitit 2021 çmimi i energjisë elektrike për këtë kompani ishte 8 lekë për kWh. Më pas nga 1 janari 2021 çmimi u rrit 62,5%, duke arritur në 13 lekë. Në korrik çmimi pati tjetër shtrenjtim prej 38% duke arritur në 13 lekë, ndërsa nga janari 2022 çmimi i energjisë është 34 lekë për kWh.
Ekspertë të sektorit të përpunimit të ushqimeve pohojnë se bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20% dhe nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese.
Një nga përfaqësuesit e kompanisë së përpunimit të mishit tha se një kompani me rritje të çmimit 7,5 herë më shumë rrezikon falimentimin. “Çfarëdo që të prodhojë një kompani shqiptare, edhe sikur flori të prodhojë me këtë çmim energjie kostoja e prodhimit është totalisht e papërballueshme. Fundi në këtë rast dihet si do të jetë. Mendoj se duhet që shteti të ndërhyjë, duke mos i penalizuar kompanitë industrisë ushqimore të lidhura me tension të lartë, pra t’i përfshijë për një periudhë të caktuar në çmimet preferenciale, siç po ndodh me bizneset e lidhura në TM”, thotë ai.
Sakaq në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me TM 20,10 dhe 6 kilovat që për herë të parë dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Fillimisht u përcaktua që këto biznese do të mbrohen deri në qershor 2022 nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata u rivlerësua duke e shtyrë edhe me 6 muaj deri më 31 dhjetor 2022.
Aktorë të tregut thonë se nëse bizneseve prodhuese të lidhura me TM të mesëm iu rritet çmimi pas 31 dhjetorit 2022, 90% e tyre janë të falimentuara.
Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Vitin e kaluar muaji me tarifat më të shtrenjta rezultoi nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kWh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë. Për këtë vit muajt më të shtrenjtë rezultojnë tetor-nëntor-dhjetor ku çmimi do të arrijë 59,5 lekë.
Në kahun tjetër si sektori i përpunimit të qumështit ashtu edhe i mishit vuan e kostove nga shtrenjtimi i lëndëve të para. Fabrika e qumështit prej muajsh po përballen me çmime 40 deri 50% më të larta të furnizimit të furnizimit të qumështit nga fermeri për shkak të katërfishimit të çmimit të plehrave kimike dje lëndës ushqyese të kafshëve, të dyfishimit të plastikës dhe shtrenjtimit të karburantit.
Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj thotë se në këtë situatë është e domosdoshme të ndërhyhet me uljen e TVSH të shitjes te produktet ushqimore nga 20 në 6%. Po ashtu në ndihmë të sektorit përpunuesit kërkojnë shtimin e subvencioneve për fermerin. Aktualisht skema kombëtare për blegtorinë mbështet fermerin me subvencione për krerë bagëtie.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%. Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020.
Monitor
j.l./ dita

Problemin e Energjise Elektrike me kompanine Turke te furrave te Celikut-Kurum,
Qeveria edi rames e zgjidhi duke ju dhene me cmim 1 euro hidrocentralet Bistrica 1,bistrica 2,Karl Marx dhe Frederik Engels.Vepra hidroenergjitike te ngritura me mundin dhe gjakun e popullit(jo nga qeverria edi rames)
Jepni edhe kosit Erzeni,Lufra.Aiba,hidrocentralet mbi lumin Drin,se ato kane mbetur shteterore.
Erzeni të mos mërzitet, z/kryeministrja dhe ministrja për energjitikën Ballukja, sapo premtoj që projektet janë madhështore, duke folur për centralet me erë, ajo tha që “do të rrisim kapacitetet energjitike, (duke shfrytzuar edhe erën natyrisht), me 4 tera (jo terra) wat pë çdo vit, dhe, matematikë e thjeshtë,
4terawat = 4 000 000 Mwat,
Hidrocentrali i Fjerëz e ka fuqinë 500 Mw dhe po të pjestojmë 4 000 000 Mw me fuqin 500Mw del që qeveria Rama, personalisht z/kryeministrja Ballukja do të pjell , duke u sforcuar një çik, me ndihmën e pakursyer të kryeministrit, çdo vit, 8000 centrale të energjis elektrike me kapacitet secili sa HEC i Fjerzës dhe i takon deri në 2030 që do të sundoj Rama, të kemi 64 000 centrale me fuqi 500 Mwat, me gjithë HEC e Fjerzës do të bëhen 64001 centrale, dhe me këtë projekt në 2030 Shqipëria do të jetë në gjëndje të furnizoj jo vetëm të gjithë globin me energji elektrike por pjesa që do të ngelet mjafton për të furnizuar edhe planetin Mars kur të popullohet nga njerzit edhe një planet që thuhet se ka jetë të gjallë pran yllit Sirius në galaktikën ton.
Nashi, i mënçuri kur nuk di pyet ose hesht, vetëm budallaj flet kot për gjërat që është injorant dhe nuk i di. Që z/ kryeministrja dhe ministresha energjitike nuk di, është 0 nga njohuritë për energjitikën që menaxhon, kjo nuk diskutohet, por mua me matematik dhe me një arsyetim të thjesht llogjik, më del që është edhe një çik budallaçkë dhe
kur lexon postimin e ministres Krifca që do të jap 30 000 L subvencione për atë që “prodhon një hektar grur” kur një hektar nuk prodhohet por mbillet nga fshatari dhe
kur dëgjon ministren Kushi që thot që të rinjtë ikin në Gjermani se …….. po plaket popullsia gjermane dhe më pas, në vënd që të shtoj ndonjë mendim të mënçur se si të mos ikin të rinjtë thot që
të shtojmë përpjekjet që të njihen diplomat tona në botë që të rinjtë të mos pengohen për diplomat që nuk njihen dhe aludimi është thjesht një budallallëk me natyrë të një mendimi me natyrë antikombëtare,
ti ndihmojmë të rinjtë tan të ikin për të rinuar popullsin gjermane dhe le të plaket e të shpërbëhet nga plakja popullsia shqipëtare atëhere, të mos zgjatem me ministren Spiropali që s’ miret vesh çfar pune bën apo me atë Ikonomi që shkëlqen me argumentat në studjot televizive që i bën gazmor gazetarët që shikojnë njeri tjetrin duke buzqeshur me argumentat e saj rilindase……….
a nuk del si rrjedhim llogjik që ministreshat e Ramës jan jo vetëm injorante por edhe një çik (jo shumë) budallaçka dhe a nuk del që edhe kreu i këtyre budallaçkave që s’ kan turp që publikisht të demostrojnë pa u ndalur, injorancën po se po , por edhe mungesën e mënçuris, a nuk del që edhe i nderumi Rama ka një dozë të madhe mungese të mënçuris që qeveris me fëmra të këtij kalibri që nuk e kuptoj si e pse i ka përzgjedhur, çfar ka zbuluar tek personaliteti i tyre.
Erzeni nuk ka pse të mërzitet, se është ai, bashkë me kolegët e tij, me çmimet e kusarisë për qumshtin që e vran blegtorin e vëndit duke kryer, bashkë me qeverin që i vodhi dhe pastaj hoqi subvencionet, një krim me përmasa kombëtare që i shtohet edhe krimi i prodhimit të produkteve blegtorale në fabrikat e tyre me qumësht pluhur të blegtorit Arkaniç serb të vllaut Vuçiç, produkte që nuk guxojn ti konsumojn në familjet e tyre.
Janë Edi Rama dhe Erzenët që, me çmimin e kusarisë që nuk kalonte 40,0L për litër qumësht, i lan fitim blegtorit vetëm bajgat , dhe me kllashnikovin e çmimeve vran interesin e fshatarit për blegtorinë dhe, nuk ju gënjej, në fshatin tim në zëmër të Myzeqes , nga më tepër se 250 krer lopë që ishin para 10 vjetësh, tani kanë ngelur vetëm 39 që mbahen se shesin me 70,0 L litrin e qumshtit tek bashkëfshatarët që nuk kanë më bagëti dhe ngelen ca litra për Erzenët.
Mos nuk po fitojnë Erzenët dhe po dalin me humbje? Joooooo…. të jeni të sigurt që me pluhurin e qumështit që ndoshta e marin falas nga pastrimi i depove me ushqime të skaduara në Serbi, bëjnë me kosto shumë të ultë, pamvarsisht çmimit të energjisë elektrike, qumësht të “freskët ” të fermerit, kos djath, gjalp që e theksoj, verifikojeni po të doni, kan frikë Erzenët ta konsumojnë në familjet e tyre, por po i shesin, duke grabitur edhe konsumatorët, sa frëngu pulën, produkte jetë vrasëse dhe duke fituar shumë më tepër se më parë, kur grabisnin fshatarin me çmimin e kusarisë 40,0 L për litër qumësht.
Mos u trëmbni, Erzenët me produktet e tyre me qumësht të “freskët” pluhur serb po fitojnë miljarda dhe këto postime “falimintimesh” jan sinjale që të rrisin në përputhje me çmëndurinë e ngritjes së çmimeve të kryekusarit Edi Rama akoma më tepër çmimet e pseudo produkteve të tyre bër me çdo lloj lënde të parë por jo më me qumësht vërtet të freskët të lopëve të blegtorit shqipëtar që është zhdukur bashk me lopët përveç
lopëve të rracës së Akademisë së barinjëve që mjel personalisht kryelopçari dixhital që do të mbarshtoj blegtorinë me teknologjin rurale kozmike, Edi Rama.
Përshëndetje Erzenit nga dikush që pati para tre vitesh dy krer lopë dhe Erzeni e përbuzte, e tallte bashkë me grumbulluesin duke i vjedhur haptazi mundin dhe djersën duke e paguar me 40,0 L të qelbura për një litër dhe kishte fitim vërtet vetëm bajgat, ndërsa Erzeni nxirte miljardat bashkë me dobiçin e tij dinak, grumbulluesin e qumshtit që para disa vitesh mbushte disa fuçi 150 litërshe, tani bën varavingon e përditshme , më besoni, vetëm me një bidon më pak se 100 litër nga i njëjti fshat.
Tani të jeni të sigurt që e ka radhën që kusarët patologjikë Edi Rama me biznesmenët e imputeve bujqësore dhe tregëtarët që blejnë produktet bujqësore, të ekzekutojn për vdekje me kallashnikovin e çmimeve që vetëm ata, asnjë tjetër të fitoj, edhe bujqësinë që po thuaj po ngorth se , verifikojeni po të doni, të gjithë të rinjtë në mosh pune kan ikur në emigracion bashkë me familjet e tyre dhe o njerëz,
kush “do të prodhoj një hektar grur ” që të mar subvencione te Krifcës që nuk e di që në fshat i themi “mbillet një hektar” e jo si thot ajo “prodhohet një hektar” për 30 000 L të mjera subvencion.
!!? Kot je lodhur me gjithe ate gazete .Njoftimet behen shkurt.Per shembull:Qeveria Rama katastrofe,edhe qeni nuk di ku ta kape.
O “mali”, shkruaj komente jo që t’mi lexojnë, por të zbraz marazin që më pushton kur, pothuaj sa herë që dal në rrugën kryesore të fshatit tim, e shikoj çuditrisht të shkret, më beso, edhe në mëngjez, edhe në mesditë kur nuk kaloje në rrugë dot nga ajo që mbushej e gumzhinte nga nxënësit e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare para 10 vjetësh, mjaftuan 10 vjetë qeverisje e biznes të kusarëve antipopull të përbetuar që fshati të shkretohej,
një spastrim etnik i vërtet që as Millosheviçi nuk do ta kishte arritur me tanket dhe Arkanët e tij bisha njerëzngrënës, sot partnerë tregëtarë të Erzenëve biznesmenë dhe partnerë politik të Edi Ramëve qevritar, në kuadrin e Open Ballkan.
atë që sna e bëri asnjë pushtues po e bëjm me duart tona. po kur të ngelet Shqipëria bosh çdo bëjmë. do na e marri grekuserbi tokën tonë dhe Amerika do jetë pranë kur ata të presin me gërshër shiritin.
parrulla e Ramës për fitoren në 2025: Shqipëria në koncension, partnere e përhershme strategjike e Amerikës