Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CNN, pikëpyetje për sjelljen me dy standarde të Perëndimit me Vuçiçin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > CNN, pikëpyetje për sjelljen me dy standarde të Perëndimit me Vuçiçin
KosovëKryesoreRajoni

CNN, pikëpyetje për sjelljen me dy standarde të Perëndimit me Vuçiçin

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Përpjekjet për të afruar Serbinë me Perëndimin nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse një “Kalë Troje” rus në mes të Bashkimit Europian. Kjo është analiza që sjell CNN përmes zërit të disa ekpertëve ndërkombëtarë, lidhur me situatën e tensionuar në rajon si pasojë e konflikteve Kosovë-Serbi.

Në artikullin e gjatë të CNN qasja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë trajtohet si shumë më tolerante se ndaj Kosovës, kjo pasi sipas ekspertëve, zyrtarët perëndimorë e shohin Serbinë si shtetin kryesor të Ballkanit.

Kjo formë e zgjedhur nga ndërkombëtarët për të zbehur ndikimin rus në rajon sipas Majda Ruge, eksperte në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, nuk është aspak efektive.

- Publicitet -

“Duke supozuar se ne e sjellim Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sillni një “kalë tjetër Troje rus” në BE, njëjtë si në formën e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon, thjesht do ta importoni atë në BE”, thekson Ruge.

Deklaratat e Vuçiç për një Serbi perëndimore janë larg zbatimit në terren, dhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka qënë shumë kritike për qëndrimet që BE ka mbajtur ndaj Kosovës sjell në vëmendje disa raste.

“Kur patëm rizgjedhjen Vuçiç në vitin 2020, të gjithëve na thanë, vetëm prisni deri pas zgjedhjeve, do të shihni se ai bëhet shumë i orientuar nga Perëndimi, por nuk ndodhi. Na u tha se ai do t’i bashkohej sanksioneve dhe do të tregonte se ai është vërtet në anën tonë. Nuk ndodhi! Na thanë se ai nuk do të afrohej më shumë me Rusinë. 

Ai nënshkroi një marrëveshje sigurie me Putinin në shtator. Herë pas here, ai qesh përballë Perëndimit. Dhe kur i pyes zyrtarët perëndimorë, se përse e lejojnë ata thonë se ai është alternativa më e mirë”, tha Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politika të Jashtme në Parlamentin britanik.

CNN shkruan se pavarësisht përpjekjeve të BE-së Serbia vazhdon të mbështetet fuqishëm nga Rusia duke sjellë në vëmendje vetëm një rast, shitjen e shumicës së aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës Gazprom-it Rusisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete
  • Drafti i marrëveshjes SHBA-Iran-Oman për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pesë kushtet kryesore
  • Horoskopi 5 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për shenjat ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  5. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?