Lara Colturi u shpall sot kampione e botës për të reja në ski, në Botërorin që po zhvillohet në Austri, duke i dhënë Shqipërisë një titull që deri pak kohë përpara do të ishte i pabesueshëm.
Vajza me origjinë italiane, pas triumfit shprehu të gjithë entuziazmin e saj.
“Jam e kënaqur me atë çfarë kam bërë gjatë këtyre dy ditëve dhe jam këtu për Shqipërinë. Ishte një vendim që e morëm në familje. Vendosëm që unë të përfaqësoja Shqipërinë, në mënyrë që të kisha gjithmonë me vete në konkurrimet e mia mamin dhe babin. Mami dhe babi më kanë ndihmuar me këshillat rreth garës dhe specifikat e pistës dhe më përgëzuan për fitoren”.
Ndërkohë nuk fsheh gëzimin edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toci. “Emocion i pabesueshëm, na dha një kënaqësi të paimagjinueshme, Lara na ngriti flamurin këtu në Austri”, u shpreh ai.
Titulli botëror erdhi si një konfirmim i potencialit të jashtëzakonshëm që zotëron vajza e kampiones olimpike të Italisë, Daniela Ceccarelli.
Në ditën e parë të konkurrimit Lara Colturi u shpall kampione bote për moshat deri në 18 vjeç në ”Down Hill”, teksa në garën e dytë ajo mori vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.
Skiatorja e talentuar do të konkurrojë edhe në garën e “gjigandit” më 21 janar dhe më pas do të paraqitet në Kronplatz, për ndalesën e radhës në Kupën e Botës.
Aty në datat 24 dhe 25 janar ajo do të marrë pjesë në dy gara, ku do të konsolidojë pozitat në Top 30 të kësaj disipline në Kupën e Botës.

Congratulations Lara for this incredible achivment for Albania, never imagined!
The highest appreciation for both you parents and especially your mother, an olipmic champion, that
have raised their daughter with a sense of solidarity with smaller countries.
O shoku vajza italiane eshte me origjine dhe me vendbanim, na thoni ne cilen piste me debore ne Shqiperi ben stervitje dhe cili eshte trajneri shqiptar i saj.
Prisni kur te dale qe kjo eshte me origjine arbereshe, apo nga Gjirokastra si Messi.
Shqiptare qe nuki di shqip as ajo as nena e babai i saj.
Se mos dinte greqisht Luan Shabani,kur u shpall kampion bote per Greqine.
Ay i dhimi pirro dhima,lindi ne Tirane, u stervit ne Tirane,u be shtangist ne Shqipri qe nga moshat,perfaqsoi shqiprine ne gara Nderkombetare, me pas “U ndie grek”.
Ne qe i kemi dhene botes,edhe do marrim.
Tjetër sukses i sportistëve të talentuar që na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë. Pas bashkëpatriotit tonë Abakharov në mundje, një tjetër shqiptare kjo Colturi që na nderoi.
Krejt muhabet ndryshe nga ata tradhtarët si Pirro Dhima dhe ata të tjerët që do vazhdojmë ti shajmë tërë jetën.