Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: COP27: Scholz premton ndihma për dëmet e shkaktuara nga klima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > COP27: Scholz premton ndihma për dëmet e shkaktuara nga klima
AktualitetBote

COP27: Scholz premton ndihma për dëmet e shkaktuara nga klima

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Një klub për klimën për rikonstruktimin e industrisë: Me këtë propozim që Gjermania ka iniciuar në kuadër të presidencës së radhës që ajo mban në grupin e vendeve të industrializuara G7, kancelari Olaf Scholz do të nxisë avancimin e transformimit në neutrale ndaj klimës të degëve të industrisë që konsumojnë me intensitet energji. Me rregulla dhe standarde të miratuara globalisht duhet të evitohet çekuilibrimi i konkurrencës. Koha nuk pret në sfondin e rritjes së mëtejshme të emisioneve të efektit serë, theksoi kancelari në COP27 në Sharm el Sheik. Tani është i nevojshëm një tjetër “revolucion industrial”.

Bazat për klubin e klimës ai do t’i paraqesë gjatë këtij viti. Bashkëpunimi do të rrisë mirëqenien për shtetet pjesëmarrëse dhe do të krijojë vende pune të qendrueshme. Në fund të qershorit grupi i vendeve të industrializuara e mbështeti idenë e Scholz-it. Klubi i klimës sipas një dokumenti mbi konceptin, që u bë i njohur këtë verë në Elmau të Bavarisë, synon pakësimin e emisioneve të efektit serë, duke përfshirë edhe matjen dhe regjistrimin e tyre. Gjithashtu synohet që të shmanget zhvendosja e prodhimit në vendet që nuk kanë kushte rigoroze për mbrojtjen e klimës. Me partneritete energjetike vendet e G7-ës duan që të ndihmojnë për një ekonomi më të përshtatshme ndaj mjedisit.

Mburojë ndaj katastrofave klimatike

- Publicitet -

Krahas klubit për klimën Scholz ka propopzuar në Egjipt një sërë ideshë dhe nismash të tjera. Një mburojë për përballimin e krizave të klimës do të themelohet zyrtarisht javën e dytë të konferencës. Zyra përkatëse për këtë nismë do të vendoset në Frankfurt mbi Mai, Gjermania do të japë një financim fillestar prej 170 milionë eruosh. Se cilët vende do të marrin pjesë dhe me çfarë volumi financiar, kjo është e paqartë. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion kryesisht për vendet e prekura nga katastrofa të fuqishme si ciklone, thatësira apo përmbytje.

Kancelari Scholz premton ndihma për dëmet e shkaktuara nga klima në vendet në zhvillim

Organizata e mjedisit Germanwatch e vlerëson këtë nismë. Me 170 milionë euro Gjermania konsolidohet si një paraprijëse ndër vendet e industrializuara. Me këtë është bërë një fillim i mirë. “Duke iu referuar dëmeve faktike dhe humbjeve nga kriza e klimës kjo shumë është gjithësesi si një pikë uji në shkëmbin që digjet.” Për më tepër që 170 milion euro janë pjesë e paketës financiare të premtuar për klimën prej nga ndërkohë janë lëvruar çdo vit 5,3 miliardë euro dhe që deri në vitin 2025 do të rriten në gjashtë miliardë euro.

Në Sharm el Sheik Scholz ngjalli indinjatën e mbrojtësve të klimës me paralajmërimin e tij ndaj një “Renaissance të energjive fosile” dhe premtimin, se kjo nuk do të ndodhë në Gjermani. Por përfaqësuesi i Greenpeace Deutschalnd, Martin Kaiser, tha se është si një “hedhje hi syve opinionit ndërkombëtar”, kur Scholz njëkohësisht do të investojë para për eksplorimin e fushave të reja të gazit në Afrikë, gjë që e ashpërson edhe më shumë krizën e klimës. Nëse kancelari e ka seriozisht me deklarimet e tij, nuk duhet të paguhen para nga taksat gjermane në fusha të reja gazi.

Aktivistja e lëvizjes për mbrojtjen e klimës Fridays for Future, Luisa Neubauer, akuzoi kancelarin se flet ndryshe dhe vepron ndryshe: “Veprat dhe fjalët e Olaf Scholz janë në kontradiktë.” Mbështetja gjermane për një fushë të re gazi në Senegal është „një sinjal katastrofik në këtë konferencë për klimën”, e cila në fakt synon shkëputjen tërësisht nga energjitë fosile drejt energjive të rigjenerueshme. / DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 2:55 am

    Si ka mundesi qe Gjermania gjen fonde per cdo gje ne lidhje me planetin dhe Amerika ben shume pak ose aspak per te.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?