Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ç’po ndodh me poetët e kombit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Ç’po ndodh me poetët e kombit?
Kulture

Ç’po ndodh me poetët e kombit?

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Vullnet Skëndaj

 

Që fëmijë, bashkë me qumështin e nënave, u mësuam nga poetët e kombit, me dashurinë e madhe pēr dheun e të parëve, me krenarinë e tē qenit shqiptar. Vargjet e mrekullueshme të Naimit të madh i ngrenë peshë zemrat e bashkëkombësve kudo ku janë:

- Publicitet -

Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar.

A ka vargje më të ngrohta nga buron një dashuri e pastēr dhe e pafund? Ato edhe të vdekurin e ngrenë nga varri. E me vargje të tilla mahnitëse u rritëm, u edukuam, u mësuam të jetojmë në cilindo cep të botës, atje ku na ka zënë halli të punojmë, të jetojmë e të mbajmë veten me shpresë, me besim për të ardhmen tonë e tê fëmijëve tanë . Por sot nê Shqipērinë e mrekullive dhe të çudirave po ndodhin bëma e çudira që, sa vijnē e shtohen, shumohen e po na vrasin dita- ditës.

Çfarë ka ndodhur në fakt? Duke filluar nga Abetarja e duke vazhduar me tekstet e tjera, në shkollat e mesme edhe më të lartat, poetët tanë të Kombit po zhduken e po shuhen një e nga një në thellësinë e hapësirës dhe harresës e të errësirës. Në tekstet tona po mbizotërojnë heroizmat e kryeministrave, të djeshëm e të sotëm . Nëse para viteve 90- të ishin tē tejmbushura me “fillin e kuq” tē Partisë së Punës, sot kemi tê njëjtën ideologji, të njëjtën politikë të partive nê pushtet. Pra ku ishim? Asgjëkund.

Çfarë ka ndodhur e po ndodh me poetēt tanë të kombit ? Ata po zëvendësohen me krijues modernistë e disidentë. Po le t’u kthehemi fakteve.

E nisim me Çajupin e madh, me një poet, monument tê dashurisë për dheun e tē parëve. Vargjet e tij edhe sot janë drithëruese e tê rrēqethin me forcën e fuqinë që tê japin pēr tokën mëmë :

Në ç’vend kemi lerë,

Ku na bëjnë nderê?

Ku na duket balta,

më e ëmbël se mjalta ?

Në Shqipëri.

Vargje tëtilla tê ngrenë peshë. Ato, jo vetëm të bëjnë për vete, por të depërtojnë në thellësinë e shpirtit, të qenies së çdo shqiptari.

Krijuesi i poezive tê mrekullueshme të “Baba Tomorit” sot, në tekstet e nxënësve, sa vjen e po zhduket, po harrohet e denigrohet. Pse?

***

Le t’i referohemi legjêndës sē letërsisë shqipe të viteve 30-të, Migjenit- gjeni, njeriut e krijuesit meteor, që ashtu si erdhi edhe u zhduk në vitet e errësirës e të padijes, e tashmë, po kthehet në harresë. Fakti që pjesë e krijimtarisë së tij u bënë njerëzit e thjeshtë; lypësit, Zeneli, Luli i vocërr, malësori, Lukja, Nushi e me dhjetëra e dhjetë portrete e personazhe tipike të realitetit të kohës nuk mund të kenë akoma vend në tekstet e sotme për faktin e thjeshtê. Këta personazhe, këto tematika janë aktuale më tepër se kurrë në realitetin e shek. XXI, në vitet e demokracisë se sotme. Sa fëmijë vdesin edhe sot e kësaj dite si ai i skicēs “Bukuria që vret”? Sa prostituta shqiptare enden semaforëve të vendeve të botës? Sa malësorë bëhen servilë si ai i “Legjendës sē misrit”? Sa lypsa shtrijnë duart e mpita në cepa trotuarësh e rrugësh? Migjeni i madh nuk pati asgjë të përbashkët me sundimtarët e pasanikët e djeshëm. E si mund ushqehen fëmijët e sotëm me krijimtarinë e poetit? Si mund të jenë në tekstet e sotme skicat dhe krijimet e tij, kur ato u bien kokës sundimtarëve dhe pushtetmbajtësve që na mashtrojnë nga mëngjesi e deri në darkë me dokrra e gënjeshtra pēr bollëkun ? .. Jeta e gjeniut tê madh u shua si qiriri i Naimit. Ai krijoi për popullin e varfër e të thjeshtê, ndaj edhe këto qeveri , që vijnë e ikin si në parada karnavalesh, nuk kanë se si tê pajtohen me krijimtarinë e poetit meteor, me “Vargjet e lira ”

të tij.

 

***

Po t’i referohemi krijimtarisë së F. S. Nolit, kuptohet se armiqësia e kalemxhinjve është tamam si ajo e një uragani të vërtetë.

Ata në asnjë mënyrë nuk mund të pranojnë një armik, një kundërshtar politik të kalibrit të Nolit që të jetë pjesë e edukimit të nxënësve në shkollat tona. Se cili është Noli dhe çfarë ka bērë ai, jo vetëm si udhëheqës shteti, por edhe si përkthyes i kryeveprave të letërsisë botërore, si krijues, si historian, si muzikolog si klerik, këtë e dinë ata që e kanë njohur mirë veprën dhe krijimtarinë e tij. Noli ishte udhëheqësi i së parës qeveri demokratike shqiptare.

Ai nuk mund tê pajtohej as me vrasjet e pabesa të shokëve dhe bashkëluftëtarëve të shquar të kombit shqiptar si: Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit etj . Noli i përjetësoi këto figura në poezitë -elegji, ku i vajtoi me dhimbje humbjet e tyre si njerëz të shquar të kombit. Si mund tê harrohet gjesti dhe akti burrëror i një djali të Libohovës, kur në mes tê Parisit vrau tradhtarin Esat Pashë Toptanin? Si mund të edukohet ky brez pa poezitê e mrekullueshme tê Nolit: “Anës lumenjve”, “Marshi i Barabait”, “Krishti me kamzhik”,

“Syrgjyn vdekur”, “Shpellë e Dragobisë”, të cilat sot, më tepēr se kurrë, janë aktuale. Mjafton që Noli të cilësohet armik i betuar i monarkisë për ta fshirë atë njëherë e mirë, jo vetëm nga historia, por edhe nga krijimtaria letrare, si krijues, si poet, si historian, si burrë shteti, si klerik apo si përkthyes .

 

***

Të njëjtin fat ka pësuar edhe një poet tjetër i çështjes sonë kombëtare. Ai është Aleksandër Stavre Drenova ose Asdreni.

Një njeri i madh, një krijues, njē poet një atdhetar dhe patriot i shquar që ia kushtoi jetën e vet çështjes kombëtare. Ai punoi e jetoi në mërgim, ashtu si qindra e mijēra shqiptar ë të tjerë qē patën fatin e keq të mërgojnë në vende të huaja për të mbijetuar. Krijimet e Asdrenit :

“Rreze dielli” ,” Psallme murgu”, “Endrra e lot ” kanë qenë e mbeten një thesar i paçmuar i fondit të artë të krijuesve tanë kombētarë. Poet me zemēr të madhe me njê botē refkektuese ndjenjash, ai i këndoi nē krijimtarinë e tij jo vetëm natyrës së bukur, stinëve, por edhe halleve e plagëve të mëdha të shoqërisë e jetës sê përditshme, plot halle të shqiptarëve. Ai i stigmatizoi baballarët e kombit atje në parlamentin shqiptar të kohës duke u çjerrrë maskën e duke i nxjerrë ashtu siç ishin në tê vërtetë,gjarpërinj siç i quante ai në poezinê e tij “Krerëve tradhtarë”. Asdreni njihet edhe si autor i himnit tonë kombëtar, pa lēnē pas dore kontributin e tij të shquar në koloninë shqiptare të Bukureshtit për botimin e librave shqip. Një njeri që u end në kalvarin e vuajtjeve e mjerimit, që jetoi midis vargjeve për lulëkuqen dhe dedikimeve për fashizmin. Po ky njeri e patriot i madh ,njeriu e poeti i një arti të jashtëzakonshëm, me një figuracion të mrekullueshëm, gjendet i vdekur , në viti 1947 në një lulishte tê Bukureshtit . E rëndësishme është se edhe sot ,ky poet i madh, kjo zemēr e pakënaqur nga drejtësia e kohës ky vërejtës kritik i viteve tê monarkisë po përçmohet dhe është pothuajse i fshirë nga tekstet shkollore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?