Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Daçiç: Ndërkombëtarët na thonë se sa të jetë Kurti në pushtet, s’ka marrëveshje paqeje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Daçiç: Ndërkombëtarët na thonë se sa të jetë Kurti në pushtet, s’ka marrëveshje paqeje
KosovëKryesore

Daçiç: Ndërkombëtarët na thonë se sa të jetë Kurti në pushtet, s’ka marrëveshje paqeje

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se vetëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të ketë përshkallëzim të konfliktit në veri të Kosovës.

Përshkallëzimi i mundshëm i konfliktit është një “çështje qendrore” që shqetëson të gjithë aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, tha Daçiçi për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka një problem, sepse nuk dëshiron ta pranojë realitetin që tregon se shkaktari kryesor i përshkallëzimit eventual të konfliktit duhet të kontrollohet, dhe ai është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në bisedimet me palën serbe theksojnë qartë se, përderisa Kurti është në pushtet, në Kosovë nuk do të ketë paqe apo marrëveshje paqeje”, tha Daçiçi, raporton “Danas”.

- Publicitet -

Sipas kryediplomatit serb, problemi kryesor në Kosovë është se Prishtina nuk i përmbush premtimet ndërkombëtare.

“Kur dikush thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën.red) Serbe, apo kur serbët arrestohen pa arsye në Kosovë dhe kur keni bastisje të vazhdueshme nga njësitet speciale të policisë në veri, gjë që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura, atëherë dikush vjen dhe shtron pyetjen pse serbët po protestojnë. Serbët kanë të drejtën e protestës paqësore politike pikërisht, për shkak të akteve të njëanshme të Prishtinës”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, ai tha se nuk ka “një dëshirë të sinqertë” për të arritur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

“Ekziston vetëm një dëshirë për një rrugë të shkurtër. Ajo rrugë është për të pushtuar ushtarakisht veriun dhe për ta vënë Serbinë para një fakti të kryer – për ta legalizuar pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, u shpreh Daçiçi.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Llogjika serbe! says:
    December 28, 2022 at 10:12 pm

    Kështu fliste edhe Milosheviçi! Edhe në Srebrenicë « fajin » e kishin boshnjakët dhe jo serbët!

    Reply
  • Deti says:
    December 29, 2022 at 5:48 am

    SERBI E GREKU DY KLLOUN
    TE ZGERLAQUR QENE E JANE
    XHVATEN TROJET ARBERORE
    PRAP KERKOJNE TE NGOPUR SKANE

    I MEKON BUCA EUROPE
    SHPIRTI I DIGJET PER TA
    SHQIPETARIN E MASHTRON
    NE MESJETE SERISH E LA

    RREH TA VERE NE LETARGJI
    TA SHUAJ ME FIS E FARE
    ENDERRA E SAJ SHEKULLORE
    TE MOS KETE ME SHQIPETAR

    Reply
  • I paemer says:
    December 29, 2022 at 8:07 am

    Sa te kete ne krye politikane te pa shitur Kosova do te kete shtetin dhe pavaresine e saj.
    Eshte fat qe sot ka dy te tille, Osmani e Kurti.

    Reply
  • xyz says:
    December 29, 2022 at 10:17 am

    I parmer = i paditur

    Reply
  • Deti says:
    December 29, 2022 at 3:53 pm

    DO TE RROJE PERJETE KOSOVA
    SE KA BESE KA DHE NDER
    KA ALBIN E VJOSE SHQIPONJA
    QE NUK TUTEN ASNJEHERE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  3. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  4. Heu bre...(*) on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  5. Heu bre... on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?