Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin kuotat për “Masterin”, ja sa studentë të rinj do të pranojë Universiteti i Tiranës për 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin kuotat për “Masterin”, ja sa studentë të rinj do të pranojë Universiteti i Tiranës për 2023
AktualitetShoqëri

Dalin kuotat për “Masterin”, ja sa studentë të rinj do të pranojë Universiteti i Tiranës për 2023

Published: 13 Prill, 2023
Shpërndaje

 

Mbi 6100 studentë do të mund të pranohen në programet e ciklit të dytë “Master” në Universitetin e Tiranës përgjatë vitit të ri akademik 2023-2024. Pas vlerësimit të kapaciteteve në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik, Senati Akademik i UT-së ka miratuar vendimin, ku përcakton 6129 kuotat e reja të pranimeve për programet “Master shkencor”, “Master profesional”, si dhe “Master ekzekutiv”.

Nga totali i kuotave të miratuara, 3185 kuota janë për pranimet e reja në programet “Master shkencor”, 2204 janë kuota pranimi për programet “Master profesional, ndërsa në “Master ekzekutiv” do të pranohen 100 kandidatë.

- Publicitet -

Për kuotat e miratuara do të mund të aplikojnë kandidatët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në strukturat publike dhe jo publike brenda vendit, kandidatët studentë nga trojet shqiptare, kandidatët për studentë shtetas të huaj, kandidatët studentë në radhët e kategorive të veçanta siç janë ata me statusin e personit me aftësi të kufizuara, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët romë dhe ballkano-egjiptianë, kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve, si dhe kandidatët që aplikojnë për një program të dytë studimi. Për secilën prej këtyre kategorive janë detajuar edhe kuotat e pranimeve që i gjeni në vijim të shkrimit. Ndërkohë që ndarjen e plotë të kuotave për kandidatët brenda vendit e gjeni të detajuar në tabelën përkatëse bashkëngjitur shkrimit.

Më herët janë përcaktuar edhe kriteret specifike që do të aplikohen nga secili fakultet për përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të mund të vijojnë studimet në këtë cikël studimesh. Prioritet në përzgjedhje fillimisht do të kenë studentët që kanë përfunduar ciklin e parë në programet e fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, për të vijuar më pas me studentët që kanë kryer studimet në degë të ngjashme të fakulteteve të tjera qofshin këto publike apo private. Një ndër kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” për vitin e ri akademik është edhe njohja e gjuhës së huaj sipas testeve ndërkombëtare të licencuara. Kështu të gjithë kandidatët që do të garojnë për kuotat e këtij cikli studimi duhet që të kenë dhënë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1), sipas Vendimit nr 18, dt 13.07.2016, të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Ndërsa për aplikimet në programet e “Master profesional”, nuk do të jetë e nevojshme njohja e gjuhës së huaj sipas këtyre testeve.

Konkurrimi për kuotat e pranimeve në programet e ciklit të dytë edhe për vitin e ri akademik do të zhvillohet me anë të dosjes. Sipas afateve që do të shpallen nga vetë strukturat e arsimit të lartë, kandidatët do të aplikojnë duke dorëzuar dosjen e përcaktuar të dokumenteve, përmbajtja e të cilës do të shërbejë për seleksionimin e fituesve sipas numrit të kuotave të miratuara për çdo program studimi.

Ligji i arsimit të lartë, përcakton se programet e studimeve “Master profesional” i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Në përgjithësi këto programe organizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja është 1.5 vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

Ndërsa programet e studimit “Master i shkencave” e pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Programi i studimit të ciklit të dytë mund të realizohet edhe si program i integruar i studimit i ciklit të dytë, me 300 kredite dhe me kohëzgjatje normale prej 5 (pesë) vitesh akademike. Ky program studimi ofrohet në drejtësi, si dhe në fusha të tjera të përcaktuara nga aktet nënligjore.

 

KUOTAT E PRANIMEVE TE REJA NE PROGRAMET MASTER TE 6 FAKULTETEVE NE UNIVERSITETIN E TIRANES

 

 

 

 

p.k\dita 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 16 Qershor 2025
  • Parashikimi i horoskopit 16 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Diell dhe kthjellime, mësoni parashikimin e motit për sot
  • Cili është skenari më i keq për Shqipërinë në rast të zgjerimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit?
  • LUTJA… In memoriam Alban Shehu

Komentet e Fundit

  1. Ali baba me 40 hajdutet në Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  2. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Kola në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?