Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin përgjime të reja, “Berberi: Erdhën mediat, bënë një kronikë, Balluku: Të plasi tr*pi ty”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dalin përgjime të reja, “Berberi: Erdhën mediat, bënë një kronikë, Balluku: Të plasi tr*pi ty”
KronikeLajmi i fundit

Dalin përgjime të reja, “Berberi: Erdhën mediat, bënë një kronikë, Balluku: Të plasi tr*pi ty”

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Hetimet mbi projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë” kanë zbuluar përgjime të reja që përfshijnë zv/kryeministren e pezulluar Belinda Balluku dhe ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. Sipas dosjes, më 1 tetor 2021, të dy kanë shkëmbyer mesazhe të shpeshta lidhur me ecurinë e procedurave për “Unazën e Madhe”, ku Balluku i kërkonte Berberit të ishte gati për publikime dhe njoftime të planifikuara.

Në komunikimet e përgjuara thuhet se Balluku ka dhënë udhëzime për koordinimin e hapave administrativë dhe datat e publikimit, ndërsa përmendet edhe shtyrja e disa afateve deri të mërkurën e asaj jave. Më 5 tetor, Berberi e informon për interesimin e një emisioni investigativ mbi procedurat e prokurimit të lotit “Shqiponja”, ndërsa përgjigjja e Ballukut, sipas hetimit, ka qenë që të vijonin me zbatimin e ligjit dhe publikimin e dokumenteve në ditën pasuese.

Hetuesit nënvizojnë se më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është finalizuar vlerësimi i ofertave nga Komisioni i Vlerësimit për lotin 4 të “Unazës së Jashtme Tiranë”. Këto të dhëna konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e mënyrës së menaxhimit të procedurave dhe komunikimeve brenda institucionit përgjegjës.

- Publicitet -

Pjesë nga dosja

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi:“Njoftimin? Apo inspektim”.

Në orën 10:48, Belinda Balluku:“Njoftimin more”.

Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku:“Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi:“Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku:“Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.

Në orën 16:12. Evis Berberi:“Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

Në orën 21:33. Evis Berberi:“Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”.

Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Skypion says:
    November 24, 2025 at 10:21 am

    Shiko tani, un e kam renduar gjuhen ne komentet, por ekskuzivisht per politikanet hajdute, qe menaxhojne edhe parate e mia, dhe per ata qe e mbeshtesin hajduterine e tyre.
    E megjithate, e kam bere sepse jam anonim. Po te isha me emer te vertete, nuk do te guxoja ta beje nje gje te tille; jo nga frika, por nga turpi.
    Po, ka rastisur qe kam share ne moshen e shperthimit hormonal, por menjehere me pas jam ndjere shume keq, sepse nuk eshte e natyrshme per mua.
    Si une ka edhe shume e shume te tjere, padyshim; imagjinoni tani sesi ndjehet kjo kategori, kur degjon femra qe flasin me nje gjuhe rrugacerore!
    Balluku, me c’duket nga pergjimet, paska nje gjuhe tejet vulgare, prej rrugaceje.
    Jo pse eshte socialiste; ka ndodhur edhe me demokratet kjo; rasti Salianji-Duma; nje komunikim rrugecerish, me nje fjalor grafik, qe do te turperonte madje edhe vete nje lavire, nga ato te denjat per respekt.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    November 24, 2025 at 10:37 am

    Kjo Bela paskesh qene aq e plotfuqishme sa paska pas nen kontroll dhe Tr*pat e Trapave rreth e rrotull saj!

    Reply
  • SPAK says:
    November 24, 2025 at 10:51 am

    God Job Skypion, me mire vone se kurre! Kjo gjuhe te nderon! Kjo eshte kultura e kombit Shqiptar! Populli eshte me i kulturuar ne kete drejtim! Pasaniket dhe shtetaret e prishin ojen se jane te paafte! Dje per shembull degjova qe Olsian Cela qenka juristi i Plepave te Saliut, si ata te bashkimeve profesionale! Atehere cfare sistemi te ri paskemi?! Si ka mundesi te kaloje vetingun nje jurist 3 apo 6 mujor! Kam degjuar se prokuroret perdorin nje gjuhe shume te ulet dhe fyese per te pandehurit dhe presione te tmershme peer deshmimtaret! Me kujtohet sigurimi i shtetit! Une nuk po flas ne se bela ka faj apo jo qe , sigurisht pothuaj te gjithe vjedhin,por pa aftesi te sistemit te ri te drejtesise qe eshte nje regjim i ri krahas atij te Rames! Sepse Bela pervec Z/kryeminstre eshte dhe deputete dhe marja e pasaportes shkel kushtetuten gjithashtu, sepse ne te njejten kohe ajo edhe deputete! Me kete rast krijohet precedenti qe Sigurimi i ri i shtetit ben ligjin ne Shqiperi! Eshte shume e rezikshme! Mendoni disa dibrane me kursin e plepave te marrin ne dore ligjin shqiptar! Rama e Saliu duhet te shkrijne SPAK ndryshe rezikohet stabiliteti ne shqiperi!

    Reply
  • Dani says:
    November 24, 2025 at 11:22 am

    Ku i ka gjetë kjo media këto mesazhe,nëse janë nga spaku,atëher dikush atje duhet të shkarmohet.Spaku bëne të gjithëfuqishmin në Shqipëri.Duhet dikush ti dalë përpra se na mori lumi.

    Reply
  • Vl says:
    November 24, 2025 at 11:37 am

    Ore DANI po u be paraqitja e zonjes ne fjal ne gjyq dhe do ti zdo ti u than keto gjera.

    Reply
  • Toni says:
    November 24, 2025 at 11:50 am

    Dani ka hall se nga kane dale keto, dhe jo se kush i ka ne dore parate e taksave tona dhe te tijat (mbase edhe Dani merr pjesen e tij). Lumi nuk na merr nga SPAK por nga hajdutet o i mjere. O Dani o pallosh i vogel, se palloshi i madh e ka me tapi, jepu oksigjen qelizave te trurit, se te ka marre lumi. Ndaj dhe jo vetem qe na vjedhin por dhe tallen me ne, se ka qindra mijra Dana!

    Reply
  • ILIR says:
    November 24, 2025 at 12:33 pm

    Tamam gjuhe kurvash.Kjo eshte zgjedhja e te gjatit per numrin dy te vendit.TURP,TURP.

    Reply
  • Ok says:
    November 24, 2025 at 12:50 pm

    Hajde ministre Hajde
    Nga e ke gjet Z Rama?
    Nga ekselenca?

    Reply
  • Vetëm ligji i saktë vendos rregull! says:
    November 24, 2025 at 1:01 pm

    Bukur SPAK! Diskreditoje në publik zonj. Balluku, por, detyrën për të “kopsitur” akuzën dhe Gjykata e shkallës së parë të vendos fajësinë lëre për më vonë, mbasi të kesh përgatitur opinionin nëpërmjet Medias! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që pjesë të dosjes rrjedhin në Media dhe tregohen si barcaleta! Nxirni ligje të sakta, që çdo njeri të bëjë detyrën e tij dhe të mbajë përgjegjsi juridike për veprimet që kryen, pèrndryshe Shqipëria do të jetë vazhdimisht vëndi i njerëzve perversë.

    Reply
  • uzina fitorja says:
    November 24, 2025 at 2:19 pm

    Rrugace,Shqiperine e kane qeverisur dhe e qeverisin plerat

    Reply
  • Shqiptar says:
    November 24, 2025 at 8:38 pm

    E kuptuam, Loti 4 unaza, tuneli llogarase. Ose jepni detaje e shifra ose mjaft me perseritje. E turbulloni situaten.
    Ca po na duhet nese I tha te plasi t…pi.
    Na duken qesharake keto, i bie vlera ceshtjes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?