Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas daljes së Listës Serbe nga institucionet. Kurti me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë thirrje ndaj qytetarëve serbë në Kosovë që të mos braktisin institiucionet dhe të mos bien pre e manipulimeve politike.
Kurti thekson gjithashtu se nuk është kryeministër kundër serbëve të Kosovës, po Beogradi është kundër tij dhe pavarsisë së vendit.
Më herët mediart raportuan se eprorë serbë dhe zyrtarë të lartë hoqën uniformat e policisë si shenje revolte për politikën e kryeministrit Albin Kurti mbi targat serbe.
Postimi i Kurtit:
Nga 1 nëntori ka filluar dhënia e qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës, trashëgimi ato e regjimit të Milosheviqit. Deri më sot, numri i qortimeve të dhëna është gjithsej 843. Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë. Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj. Ndërkohë, qytetarët me tabela ilegale KM, PR etj. do të mund t’i konvertojnë ato në legale RKS me lehtësime të mëdha tatimore. Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje. Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet.
Me marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, Serbia ka kapitulluar dhe i ka thënë lamtumirë Kosovës. Nuk ka nevojë të humbim kohë e të vazhdojmë të vonohemi edhe në vitin 2022. Duke e përkrahur Milosheviqin dhe Sheshelin para çerek shekulli e keni lënë Kosovën. Duke e përkrahur Putinin e Lavrovin sot, po e lini Evropën. I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik.
a.m/dita

MBURREMI ME TY
ALBIN SHQIPTARIA
FAQEN NA E ZBARDHE
BUZEQESH LIRIA
LUFTA QE E RREPTE
HALLE KEMI PLOT
POR ME TY NE BALL
ASKUSH SNA MUND DOT
albini e ka vërtetuar që kërkon të mbajë pushtetin për vete dhe jo për kosovarët.
asgjë më shum
dëshiron ta mbajë mirë në çdo anë që të zgjasë pushtetin
PIKEPYETJE BYTHEPERPJETE
NESE NUK E KE ZAMET
ME PUTH PAK NE PRAPANICE
SHPIRTZI E ZEMERLIG
Albin Kurti:
Ty te ka zgjedhur poulli i Kosoves dhe jo serbet e Beogradit,
prandaj:
TE LUMTE PALLA ME TARGAT E KOSOVES
Dhe mos i beso Ballkanit te Hapur sorosian te Edvinit qe eshte si Federata Ballkanike e Titos me Enverin. Mos degjo enveristat dru me pre o Albin Kurti se duan ta shesin Kosove per dy aspra tek Vucici
VINI RE:
1.KM A.Kurti ka të drejtë përderisa është OK SHBA+BE.
2.A.Kurti nuk e zbatoi porosinë e SHBA+BE për ta shtyrë 9 muaj RECIPROCITETIN e Targave,por filloi me gjobat..!
3.Tashmë A.VUÇIÇ ço shfrytëzon rastin që të filloi TRAZIRAT NË KOSOVË deri në rrëzimin e Qeverisë,që do të ishte MARRËZI e madhe.Ndaj A.Vuçiç nuk mori pjesë në samitin e Berlinit..!
4.Në unison me Vuçiç + Putin më 12 nëntor do fillojnë protestat në ALBANI nga non grata Sali..!
5- SALI+VUÇIÇ+PUTIN = 1 mëndje Antidemokratik në BOTË.
amerika dhe imperializmi botëror e copëtoi shqipërin dhepastaj e la të lirë serbinë të bënte çtë donte me kosovën.
enveri asnjë herë nuk pati zgjidhje mbi kosovën sepse shqipëria ishte e pakrahasueshme me serbinë
Lumit Abdichikut,Memli Krasniqit,Ramush Haradinajt,Dardan Molliqajt…..Nuk është koha të bëni opzitë dhe maskarallëqe për pushtet.
Në këto momente pa hezitim duhet të rreshtoheni pas Qeverisë ( edhe nëse mendoni se Albini nuk e ka krejtë mirë,ose nuk e ka gjetur momentin e duhur).
Politikës së serbëve të veriut duhet vu pikë njëherë e përgjithmon.Dita është sot.
Nuk e si por sec ka nje vlere e doze atdhedashurie te forte Albin Kurti. Vetem ky i vetem i vjen hakut Serbise.
Kosova eshte sot rezultat i politikave te dobta amerikane dhe europiane. Por nga praktikat ne bote, ai qe jep doreheqjen duhet te zevendesohet. Athere Kosova te provoj ushtrimin e veshtire te berjes se zgjedhjeve te reja ne keto zona.
Albini me injorimin e keshilles se USA e BE per shtyrje ne zbatimit te ligjit per targat, e vertetoje katerciperisht se ai dhe ata qe i shokojne pas mbeten marioneta te politikave serbe. Mosmirnjohja eshte vesi i njerezve pa shtyll kurizore, pra i njerezve te ndyre. Politika kosovare ne unison duhet te mbaje qendrim nda Kurtit keti bastardi te zgafellave serbe, keti antishqiptare sa nuk eshte vone.