Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalja me kandidatë më vete, “PD-ja tjetër” nis udhëzimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Dalja me kandidatë më vete, “PD-ja tjetër” nis udhëzimin
Politike

Dalja me kandidatë më vete, “PD-ja tjetër” nis udhëzimin

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Deputeti demokrat, Enkeljd Alibeaj duket se e ka marrë seriozisht daljen me kandidatë më vete në zgjedhjet vendore të 14 Majit, edhe pse nuk kemi ende një vendim të Gjykatës së Apelit mbi fatin e Partisë Demokratike.

Ai ditën e sotme ka dërguar një udhëzim duke nisur punën për ristrukturimin e degëve për plotësimin e vendeve vakante në postet e degëve, pasi pjesa më e madhe kanë kaluar në krah të grupit të Berishës.

Më konkretisht, Alibeaj kërkon plotësimin e vakancave në nënkryetar dhe Sekretariatin e degëve; Kryetar dhe sekretar Grupseksioni; Koordinator për organizimin e FRPD; Koordinator për organizimin e LDG; Kryetar dhe sekretar Seksioni.

- Publicitet -

Në çdo qark propozohet ngritja e një Këshilli Koordinues të Qarkut që është përgjegjës për ndjekjen e procesit të ristrukturimit.

Udhëzimi i kryesisë së Partisë Demokratike, për të gjithë degët e PD për të nisur procesin e ristrukturimit të strukturave me qëllim plotësimin dhe rivitalizimin e këtyre strukturave.

UDHËZIMI I PLOTË :

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
KRYESIA E PARTISË

Nr. ___ Prot.
Tiranë, më _/_/2022
UDHËZIM
NR. __, DATË 04.11.2022

Në mbështetje të neneve 30 e vijues dhe nenit 45 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe në përputhje me vendimin e datës 18 Dhjetor 2021 të Kuvendit Kombëtar “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 4 Nëntor 2022, me qëllim plotësimin dhe vitalizimin e organeve drejtuese të Degëve të PDSH-së; dhe promovimin e anëtarëve të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi për sfidat e ardhshme elektorale dhe politike të PDSH-së,

UDHËZON:

1. Nisjen e procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese në nivel lokal në të gjitha Degët e Partisë, duke përmbyllur procesin e plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 Dhjetor 2022, sipas këtij kalendari:

Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;
Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;
Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022.

2. Dega e Partisë do të kryejë organizimin territorial të strukturave në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe Dege, pas vlerësimit të situatës, performancës dhe vakancave të krijuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Dega e Partisë merr masa që procesi i ristrukturimit të jetë gjithëpërfshirës.

3. Dega e Partisë për çdo qendër votimi (QV) mëmë duhet të ketë minimalisht një seksion, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për QV. Në territorin përkatës të një QV mëmë mund të ketë sipas rastit, më shumë se një seksion i cili mbulon një territor gjeografik të mirëpërcaktuar dhe/ose një komunitet, sipas ndarjes në QV e zgjedhjeve të fundit.

4. Dega e Partisë përcakton ndarjen dhe numrin e nevojshëm të grupseksioneve, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për Grupseksion. Një Grupseksion mbulon si rregull një territor që nuk ka më shumë se 10 QV mëmë dhe jo më shumë se 5000 votues faktik sipas pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit. Ky numër mund të jetë i ndryshëm në rastet kur respektohet ndarja sipas njësive administrative, traditës, kulturës, homogjenitetit të territorit, si dhe shtrirjes gjeografike. Territori i Grupseksionit duhet të jetë gjeografikisht i pandërprerë dhe të bëjë pjesë në vetëm 1 ZAZ. Si rregull, ndarja e territorit në Grupseksione në zonat urbane, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “ish lagjeve”, ndërkohë në zonat rurale, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “njësisë administrative”.

5. Koordinator për organizimin e FRPD apo Koordinatore për organizimin e LDG, mund të jetë sipas rastit Kryetari në detyrë i FRPD apo Kryetarja e LDG, ose një person tjetër i caktuar nga Dega e Partisë.

6. Në çdo Qark ngrihet Këshilli Koordinues i Qarkut që është përgjegjës për ndjekjen e procesit të ristrukturimit. Këshilli Koordinues i Qarkut ka në përbërje: deputetë, drejtues të strukturave lokale të partisë, Anëtarët e Kryesisë qëndrore dhe të Këshillit Kombëtar, si dhe individë me reputacion dhe kontribut në degët përkatëse.

7. Këshilli Koordinues i Qarkut mblidhet menjëherë dhe koordinon krijimin e Grupeve të Punës në çdo degë. Gjatë procesit të organizimit, Grupi i Punës në secilën Degë merr masa organizative dhe fton të bëhen pjesë e këtij procesi duke marrë përsipër përgjegjësi, potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të PD-së në territorin përkatës.

8. Dega e Partisë në mbledhjen e parë merr këto masa për organizimin e procesit:

a) Merr vendim për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion sipas kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim, duke respektuar përfshirje sa më të madhe të burimeve njerëzore në procesin e organizimit si dhe shmangien e konfliktit të interesit. Në çdo rast, vendimi për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion bazohet tek parimi i kontrollit sa më efikas të territorit dhe të efiçencës së punës.
b) Përcakton kalendarin e proceseve në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe/ose Dege. Kalendari i procesit të organizimit mbanë në konsideratë afatet e përcaktuara në pikën 1.

9. Kryetar Seksioni/Grupseksioni janë banorë të territorit që mbulon Seksioni/Grupseksioni përkatës. Ata duhet të jenë njerëz me eksperience politike, aktivë në aksionin politik të PDSH-së në të paktën dy vitet e fundit, me njohje shumë të mirë të territorit ose me reputacion të lartë në komunitetin ku banojnë. Dokumentacioni i plotësimit të strukturës në Seksione/Grupseksione mbahet në 2 kopje. Një kopje e dokumentacionit zgjedhor depozitohet pranë Degës së PD-së, një kopje dorëzohet pranë Drejtuesit të Këshillit Koordinues të Qarkut.

10. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ, dhe Degët e PD-së, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

DREJTUESI I PARTISË
Enkelejd ALIBEAJ

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 12:13 pm

    Tashi e keni ju ne dore partine direkt me figurat qe do nxirrni per zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem.

    Reply
  • mirel says:
    November 8, 2022 at 7:31 pm

    Suksese Z. Alibaj dhe luftoni deri ne fund per cdo vote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?