Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Daljet në pension, tri mundësitë që ofrohen për sigurimin vullnetar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Daljet në pension, tri mundësitë që ofrohen për sigurimin vullnetar
EkonomiLajmi i fundit

Daljet në pension, tri mundësitë që ofrohen për sigurimin vullnetar

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç e deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë sot një mundësi të rëndësishme për të garantuar një të ardhme më të sigurt: sigurimet vullnetare.

Ky mekanizëm i mundëson çdo individi që nuk është i përfshirë në skemën e sigurimit të detyrueshëm, të kontribuojë në mënyrë të pavarur për të siguruar të drejtën për pension, si dhe për të përmirësuar përfitimet e ardhshme.

Kategoritë përfituese

- Publicitet -

Sigurimi vullnetar është një instrument që u jep mundësi qytetarëve të sigurojnë periudha të punës që nuk janë të mbuluara me sigurim të detyrueshëm. Ky sigurim mbulon kryesisht pensionin e pleqërisë, por gjithashtu kontribuon edhe në përfitimin e pensionit të invaliditetit dhe atij familjar, duke ndihmuar kështu jo vetëm individin, por edhe familjen e tij në rast nevoje. Ky opsion u ofron mundësinë qytetarëve që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm të paguajnë kontributet për vitin aktual.

Pagesat mund të kryhen në mënyrë mujore, tremujore ose vjetore, duke i dhënë fleksibilitet individit sipas mundësive financiare. Për më tepër, ISSH ka parashikuar edhe zbritje në masën e kontributeve për pagesat e parapaguara: 6 për qind ulje për pagesat vjetore, nëse kryhen brenda muajit janar; 3 per qind ulje për pagesat 6- mujore, nëse kryhen përpara fillimit të periudhës përkatëse si dhe 1.5 për qind ulje për pagesat tremujore, po me të njëjtin kusht. Kjo nxit qytetarët të planifikojnë më mirë financat e tyre, duke përfituar edhe lehtësi ekonomike.

Një nga përfitimet më të rëndësishme është mundësia për të plotësuar periudhat e pambuluara nga sigurimi i detyrueshëm. Kjo është veçanërisht e vlefshme për ata persona që kanë pasur ndërprerje pune, kanë qenë të papunë për periudha të caktuara, ose kanë punuar në kushte informale.

Duke paguar sigurim vullnetar për këto vite të humbura, individi garanton që këto periudha të njihen për efekt pensioni, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e vjetërsisë në punë dhe përfitimin e një pensioni më të plotë. Ky opsion i drejtohet personave të punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësve privatë që dëshirojnë të kenë një pension më të lartë në të ardhmen. Ata mund të kontribuojnë vullnetarisht mbi pagën e deklaruar, duke rritur bazën e llogaritjes së pensionit. Ky është një hap strategjik për të gjithë ata që mendojnë për standardin e jetesës në moshën e tretë, pasi një pension më i lartë nënkupton më shumë siguri ekonomike.

Kostoja e sigurimit

Aktualisht, kuota mujore e sigurimit vullnetar është 8,640 lekë, ndërsa kuota vjetore arrin në 103,680 lekë. Pagesat kryhen përmes një marrëveshjeje me punonjësit e ngarkuar të ISSH-së dhe mund të realizohen me shumë fleksibilitet, duke lehtësuar procedurat për qytetarët. Kush nuk mund të sigurohet vullnetarisht? Ligji parashikon disa përjashtime. Nuk mund të kryejnë sigurim vullnetar: Personat që kanë fituar tashmë të drejtën për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar si dhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxheti i shtetit. Sigurimi vullnetar është një investim për të ardhmen. Ai siguron që vitet e punës të mos humbasin, edhe kur ka pasur ndërprerje, dhe ofron mundësi për të ndikuar në nivelin e pensionit përmes kontributeve shtesë. Në një kohë kur stabiliteti financiar në moshën e tretë është sfidë për shumë individë, kjo formë sigurimi kthehet në një garanci për jetesë dinjitoze.

Tri mundësitë për siguruesit

6% ulje mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar).

3% ulje mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

1,5% ulje mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tonin Gil says:
    August 28, 2025 at 2:24 pm

    Po nè qoft se dua tè paguaj 10 vite pun tè nderprera ? A mun ti paguaj tè gjitha pèr 1 herèsh dhe sa èsht pagesa ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?