Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dallgë betoni në Farkë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dallgë betoni në Farkë
KronikeLajmi i fundit

Dallgë betoni në Farkë

Published: December 10, 2025
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Midis estetikës halucinante dhe zhdukjes së tokës bujqësore, ndërtimet e reja në kodrat e Tiranës shpërfaqin krizën e thellë të ekuilibrit urban dhe prioritetit ekonomik.

Kjo fotografi që po qarkullon në rrjet tregon ndërtesa shumëngjyrëshe në formën e një dallge që zgjatet mbi kodrat e Farkës. Për dikë mund të jetë një imazh urbanistik. Në të vërtetë është metafora e një krize urbane, por edhe ekonomike. Kjo “dallgë betoni” nuk është vetëm sfidë për shijen, por për vetë idenë se çfarë është zhvillimi dhe çfarë duhet të jetë një qytet.

- Publicitet -

Ndërtime të tilla masive, me kurba gjoja artistike, ngjyra joshëse dhe ndriçim dekorativ duken si konvikte për fjetje, jo si hapësirë për jetesë të denjë.

Ky lloj urbanizimi  vjen nga bashkimi i mungesës së vizionit shtetëror, babëzisë së investitorëve dhe atyre qytetarëve që vazhdojnë i blejnë (madje shtrenjtë) shëmti të tilla. Këto ndërtime nuk përfaqësojnë as zhvillim të qëndrueshëm, as ndonjë strategji arkitektonike me ndikim pozitiv.

Por problemi nuk është vetëm estetik. Ato po përhapen në një zonë që për dekada ka qenë gjelbërim, prodhim dhe hapësirë frymëmarrjeje për Tiranën. Siç ve në dukje me të drejtë deputeti E.Braçe këto janë produkt i një modeli ekonomik që përjashton edhe bujqësinë duke shkatërruar ekosistemet lokale.

A ka ende kuptim të flasim për planifikim urban, kur ndërtime të tilla lejohen në masë, ndërkohë që prodhimi bujqësor, që mund të ushqente rajonin dhe të sillte të ardhura afatgjata, po zëvendësohet nga fasada e radhës?

Duhet një kthesë radikale në prioritetet e zhvillimit shqiptar: tokat bujqësore të mos shihen si pasuri për ndërtim, por si baza për siguri ushqimore dhe ekonomi afatgjatë.

Ndërkohë, arkitektura duhet të kthehet në shërbim të njeriut dhe natyrës, jo të estetikës Instagram-i dhe rritjes së çmimeve për metër katror. Përndryshe, kjo dallgë betoni do na përpijë të gjithëve, pa lënë pas as tokë për të mbjellë, as ajër për të marrë frymë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • K R says:
    December 10, 2025 at 2:55 pm

    Zonja ose znjsh Lubonja

    Ndërtimet e reja që Fatmir Bektashi ka promovuar si “dallgët e famshme të betonit” përfaqësojnë një tendencë të njohur në urbanistikën shqiptare: arkitekturë spektakolare për sy, por shumë më pak funksionale për jetesë reale.

    Nga jashtë, kompleksi duket si një lodër gjigante ngjyra pastel, forma të lakuara, ndriçim festiv që imiton atmosferën e një resorti. Por, në thelb, mbetet një masiv betoni, i futur në një zonë që vetëm pak vite më parë ishte e gjelbër, e hapur dhe e lirë nga ky tip urbanizimi agresiv.

    A është gabim të blesh këtu? Varet nga çfarë kërkon.

    Jo gabim është për kë kërkon:

    pamje estetike dhe një kompleks të ri

    ndjesinë e një komuniteti të mbyllur

    investim afatshkurtër për qira sezoni

    Por ka rreziqe të qarta për kë e sheh banesën si vend jetese afatgjatë:

    1. Densitet shumë i lartë – formë moderne, por numër i madh apartamentesh, pak hapësirë reale individuale.

    2. Gjelbërim i simuluar, jo natyror – pemët e bukura në foto shpesh janë më shumë dekor se ekosistem.

    3. Mbrojtje e ulët nga zhurma – fasadat e gjata krijojnë efekt “amfiteatri”, ku zhurmat reflektohen.

    4. Hapësira publike nën kontroll privat – gjithçka duket e hapur, por në të vërtetë është territor i administruar.

    5. Rrezik çmimesh të fryra – format e çuditshme shpesh përdoren për të justifikuar çmime që nuk lidhen me cilësinë reale të jetesës.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 10, 2025 at 2:55 pm

    Me.sa jane?
    Apo 4.mij euro metri?
    Hahaaa

    Reply
  • TIRONA says:
    December 10, 2025 at 2:56 pm

    As te ma falin nuk shkoj ne nje katrahur te tille.
    Leqe aty ne Farke tani do 4 ore te shkosh e te vish prej trafikut

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    December 10, 2025 at 2:57 pm

    Dallgë betoni = imazh europian, realitet shqiptar

    Reply
  • arkitekti says:
    December 10, 2025 at 2:58 pm

    Këto ndërtime i ngjajnë skicave futuriste që shihen në katalogë, por kur vendosen në realitetin urban shqiptar, krijojnë kontrast.

    Pse?

    Sepse kane pak akses në transport publik, pak shërbime pranë.

    Ky model mbase favorizon shitjen, por jo jetesën.

    Pyetja nuk është “a janë të bukura?”, por: A i shërbejnë qytetit? A i shërbejnë njeriut që do të jetojë aty?

    Në shumicën e rasteve, këto dallgë shumëngjyrëshe prodhojnë më shumë efekt vizual sesa cilësi urbane.

    Reply
  • ZZ says:
    December 10, 2025 at 3:02 pm

    Dikur edi rama sulmoi ato “pallatet e arabit”
    Keto qenkan me te shemtuara se ato te asaj kohe

    Reply
  • Zelihaja says:
    December 10, 2025 at 3:03 pm

    Ata qe i ndertojne vet nuk jetojne ne shqiperi por ne luks ne europ. Ketu i blejn idiotet

    Reply
    • Gazetari says:
      December 10, 2025 at 3:05 pm

      Pooo.
      Ata jetojnë mes qetësisë së Europës perëndimore në qytete me planifikim urban, me parqe reale dhe me standarde që këtu nuk i ofrojnë.
      Këtu e kanë fabrikë parash bashkë me të korruptuarit që japin leje të tilla

      Reply
  • Gani says:
    December 10, 2025 at 3:06 pm

    humbësi është gjithmonë i njëjti:
    qytetari që blen nga frika se nesër do jetë edhe më keq.
    Jo sepse është “i paditur”, por sepse është lënë pa alternativa — çmimet rriten, qeveria s’frenon tregun, dhe blerësi përfundon duke paguar shumë për shumë pak.

    Në Europë, ndërtuesit që jetojnë atje zgjedhin qetësinë.
    Në Shqipëri, ndërtojnë dendësinë.
    Dhe kjo e thotë vetë historinë.

    Reply
  • Skypion says:
    December 10, 2025 at 3:17 pm

    Dallge betoni ne Farke – thote!
    Ncncncncncncn…………
    Oh po keta kane lojtur te gjithe more!
    Po c’jane keto dallge ne Farke perpara tsunamit ne Tirane, o njeri?!
    Po si nuk vjen rende te talleni keshtu, fare haptazi, pa i’u skuqur faqja?!
    Jo, jo nuk jane te lojtur; perkundrazi, jane shume esell; keta jane PROPAGANDA; keta jane ata qe ndersa ju rrjepin te gjalle, ju thote: ju po shihni enderr… nuk po ju rrjepin…..
    Thone qe gjuha shqipe eshte e pasur ne te nema, blasfema, sharje; jo, nuk eshte keshtu; sepse, nuk ka nem a sharje meritore, qe tua plasesh surratit ketyre hajduteve dhe bythlepiresve te tyre!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 10, 2025 at 3:35 pm

    Keto dallge betoni mua me thene te drejten me kujtojne kapanonet e burgut tim ne Kohen e Qepes te Enverit, mjafton te vendosni ca altoparlante te ndryshkuar ne cdo qoshe te ketyre bunkereve me tallaze-tallaze, Edi Rama te punesoje nje gardian burgu si faqeziu i intelektualit qe donte te arratisej ne Kanada dhe altoparlantet e ndryshkur te bucasin decibelet aneambane me Vace Zelen si gramafon i prishur nate e dite me “Valsin e Lumturise” te spiunit te Sigurimit Avni Mula,

    atehere:

    Auschwitz-i i Hitlerit do te dukej PALO GJE.

    Reply
  • MAPO says:
    December 10, 2025 at 6:15 pm

    Po i ka ndertuar Bektashi,Vuri bulldozin. Shihe ne turi Bektashin,si ata rojet e koprativave, me sakatlleqe,qe i mbanin per nje cope buke. Aq e ka enen Bektashi.Truallin ja ka dhene Lali Eri per te promovuar Artin e Ajoles.

    Reply
  • NATO says:
    December 10, 2025 at 6:19 pm

    Keto jane ndertesa burgu ne Perendim,.E paskan mbyllur kot Al Katrazin,se ishte me i bukur.

    Reply
  • Detari says:
    December 10, 2025 at 7:41 pm

    Keni vene re qe shumica e arkitektures skiptare ngjason me “artin” e ramazonit?
    Duket qe ka vene dore ne gjithecka i dhjeri ku na ka gjetur…

    Reply
  • ..... says:
    December 10, 2025 at 9:47 pm

    More leri keto por çfare thote Saliu tek EuroNews tv? Eurot do derdhen lume ne 2026 kur ky te marre qeverine. Sipas deklarates tij kush qine me shume, do marre euro me shume. Femija i pare 1000 euro, i dyti 2000 euro, i treti 3000 euro, i katerit 5000 euro dhe per çdo femije deri ne 6 vjeç 1000 euro ne muaj. Prandaj ktheni syte nga qeveria e Sali Berishes, eurot do derdhen lume, qini sa me shume, ç’u duhet puna tjeter. Bile ndaj ka dale dhe Adriatiku atje me karrike si perfaqesues i tij. E kane zgjedhe dhe qeverine , ndaj thote Adriatiku nuk leviz une ketej per 12 muaj. Eurot lume shqiptare, diten dhe naten i bini tafllakut ! Oj nene, nene ; do kenaqen njerezit !

    Reply
  • Dudumi says:
    December 10, 2025 at 10:23 pm

    Si burgje ngjyrat jane per te dalluar burgun e burrave nga burgu I grave. Me kete ritem ndertimesh ne Tirane do kete apartamente per 5 milione familje. Pallatet I beme, tani hajd te gjejme ata qe do I blejne. Ta blesh burgun me 2 mije €/ m2. Do thosha spitale,​po​ ​spitalet bota I ben me kritere.

    Reply
  • capi says:
    December 11, 2025 at 12:43 am

    Kesaj i thone ta gjesh shtepine me te pyetur. Por gjene i ka bere me ngjyra te ndryshme, ndoshta e mban mend nga ngjyra. Dylber i ka bere, si shoqata me germat alfabeti ….+.
    Pastaj c’e vrisni mendje u shiten apo nuk shiten. Sa te pastrojme ca pare, po kujt i hyne ne pune nese nuk shiten. Nuk mbaj mend ai gazetari i RAI 3 dha nje perqindje e shtepive bosh ne Tirane.

    Reply
  • Arben says:
    December 11, 2025 at 5:03 am

    Këto duken si kampe për refugjatë të kopjuara nga kampet e nazistëve dhe të lyera me bojë për të qërruar sytë,Kjo është papëgjegjshmëri totale për arqitektutën shqiptare,kjo është dështim ose sabotim i qëllimshëm.

    Reply
  • Joao Khan. says:
    December 11, 2025 at 9:40 am

    Eshte bere si favelas ne Rio de Janeiro madje ka filluar ti ngjaje shume edhe Mumbait.

    Reply
    • Pa censure says:
      December 11, 2025 at 10:47 am

      Per ata duan ti ndertojne, Boten e trete. Mendon ti se i ndertojne qe te popullohen nga Shqiptaret? Shqiptaret i degdisen rrugeve te Botes me terrorin Ekonomik dhe Institucional ne vendin e tyre keto 30 vite. Keto ndertohen per llogari te qeverise Shqiptare, e cila do ti jape si strehim falas Afro Aziatiket e Cifuteve te Rames, qe duan te ndryshojne plotesisht demografine ne Shqiperi. Ju menduat se i kishit miq ata Cifutet e Rames? Mendojeni prape.

      Reply
  • Unë says:
    December 11, 2025 at 9:53 pm

    Më në fund dëgjova dikë që mendon si unë për këtë shpifësirë që më ngjalli neveri që në momentin e parë dhe mendova: kush mund të dojë të jetojë aty? Nuk arrij ta imagjinoj
    Është pikërisht pangopësia e drogaxhinjve qe shpejtojnë t’i legalizojnë parat e pista në gropa të tilla që do të mbeten si cibanë mbi tokën tonë për shumë shekuj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?