Hysen Tabaku
Në këtë shkrim dua të hedh sado pak dritë për ish-veteranin dhe partizanin të orëve të para të rezistencës antifashiste të krahinës së Verçës të rrethit Gramsh. Dua të kujtoj me këtë artikull, atë trim, me zemër të madhe, që sakrifikoi e luftoi për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Dane Hysa, ishte njeri me ideale të çmuara e përparimtare dhe luftëtar për të mirën e vendit. E njihja dhe e kisha mik shtëpie. Por deri më tani, nuk është kujtuar njeri për të, por është lënë në harresë të plotë.
Ai e filloi veprimtarinë e tij të luftës, qysh në vitet e adoleshencës, si antifashist e atdhetar i flaktë, si luftëtar i thjeshtë, për të vazhduar deri në atë të komandantit të togës.
Të nderosh sot luftëtarët e lirisë , sidomos kur mosha u është përthyer, apo të larguar nga jeta, nuk është thjesht emocion, është diçka përtej emocionit. Një vlerësim, një nder për ndokënd në dukje i vogël, për ata të armatës çlirimtare, është sikur u ngre një përmendore për kontributet dhe vlerat e tyre. Se ata, të urtët e fisnikë, zemërbardhët e zemërbarotët, s’kanë kërkuar kurrë asgjë të pamerituar.
Nuk di pse kjo fjala nderim për veteranët, sot merr një rëndësi krejt të veçantë, si një “Hymn”, ndoshta për shkak të kohës, kësaj kohe kaq shumë të trazuar e të ngarkuar ,ku virtytin, pasurinë më të vyer të partizanëve, djallëzisht dikush që e tmerron fjala virtyt, ua përçmon dhe nga smira e zilia e shikon si të pavlerë dhe hedh baltë… Por nuk është aq e lehtë ta meritosh titullin,“Luftëtar të Lirisë” e “Veteran i nderuar i LANÇ”, se askush tjetër nga brezat paraardhës e pasardhës nuk ka mundur të bëjë aq shumë sakrifica e të provojë aq shumë mundime për vendin e vet, për lirinë e paqen, sa brezi i Luftës Antifashiste. Një ndër ata pjestar të asaj armate është edhe Dane Shefit Hysa.
Dane Shefit Hysa, lindi më 07. 08. 1927 në fshatin Posnovishte, në një familje me tipare të theksuara atdhetare, liridashëse, mikpritës dhe e besës. Babai e la të mitur. Të 6 fëmijtë i rriti nënë Kushja dhe xhaxhai Malo Hysa. Më i madhi ishte Dania, rreth 12 vjeç. Por puna dhe vështirësitë e bënë atë, që të piqej dhe të burrërohej shumë shpejtë. Dania, i etur për dije, e kulturë përfundojë me rezultate të shkëlqyera pesë klasë shkollë, duke bërë çdo ditë nga një orë rrugë në këmbë vajtje- ardhje në fshatin Kishtë. Pushtimi fashist i vendit e gjeti nё moshё tё re, por ai bashkё me moshatarët e vet e priti me urrejtje tё thelle.
Por veçanërisht luftimet në Snosëm e Kodovjat më 30 janar – 1 shkurtë 1943 dhe djegia e fshatrave Vinë, Broshtan , Mashan etj., si edhe vrasja e 11 vetëve midis tyre edhe të dy vllezërve Hasan e Zeqo Dyrmyshi, te afërm me Hysët e fshatit Posnovishtë, nga ushtria italiane, pati shumë ndikim në popullin e zones së Vërçës dhe tek i riu Dane Hysa.
Rënia në kontakte dhe me eksponent të Levizjes NACL., bënë që, djaloshi nga Posnovishte,të hedhë pushkën në krah dhe të fluturoi malit ku luftohej.
Ja si tregon motra e tij e madhe Bukurija, asokohe rreth dhjete vjeç. “Ishte shtator i vitit 1943, Danja iku në mulli në fshatin Kodovjat, atje merr vesh se në fshatin e tij Posnovishtë, kishte shkuar Kadri Musai me Çetën. Nuk vonohet e nxiton kalin dhe vjen në shtëpi. Le kalin ngarkuar në oborr dhe pyet se nga shkoi Kadri Musai me shokët. Merr vesh se ka shkuar në fshatin fqinjë në Broshtan. Ai, mori fshehur pushkën e babait dhe u largua me vrap nga shtëpia. Kur erdhi mbremja nuk erdhi në shtëpi. Një kushëriri jonë na thot se ai ka ikur pas Çetës së Kadri Musait. Kalojnë afro një muaj e ca dhe vjen në shtëpi. Nëna Kushja i lutej të mos shkonte më, ai tha se nuk do shkoj, por do çoj një letër deri në Gramsh dhe do kthehem. Të nesërmen ai, u nis për në “Gramsh” . Por këtë herë iku dhe nuk u kthye më për afro gjashtë a shtatë muaj.
Nëna përherë i mbante sytë nga rruga, pyeste të njohur që takonte për, Danen, shpesh herë përlotej kur thoshin se nuk dimë gjë për ta.
Qe nga aksionet e para, në luftimet me pushtuesin fashiste, tek Dane Hysa spikati trimëria e pa epur dhe urrejtja për pushtuesin. Në të gjitha aksionet dhe luftimet ai u dallua si një luftëtar trim dhe kurajoz.
Kur filloi Operacioni armik i Dimrit, batalioni Vërç-Sulovë dhe ai i Dumres u grumbullua në Grabovën e Sipërme dhe më 12 dhjetor nëpër Shenepremte kapërcyen Qafën e Martës , në Kopesh, kaluan lumin e Devollit tek ura e Moglicës dhe pastaj kaluan në zonën e Tomorricë, ku do të vepronin sëbashku me Grupin partizan të Myzeqesë. Në luftën e 20-21 dhjetorit që u zhvillua në Qafën e Dardhës dhe Çakall të Jançës nga Grupi partizan i Myzeqesë, kundër , rreth 1450 forcave Balliste të grumbulluara këtu nga Abaz Ermenji, që komandoheshin nga majorët Feta Gurazezi, Isa Manastirliu, Tefik Sifri, Maliq Dushari etj., shkuan në ndihmë të tyre dhe një pjesë e forcave të batalionit Vërç-Sulovë.
Goditja ishte e befasishme dhe e ashpër, në kushte të pabarabarta si në raportin e forcave e mjeteve (tre me një) ashtu dhe të terenit. Forcat e ballit pësuan humbje të shumtë në njerëz, midis tyre humbën dhe major Fetah Gurazezi. Në këto luftime u dallua veçanërisht partizani Dane Hysa (shih. lib. e K.Musait, L.NAÇL., f . 227).
Në fazën e dytë të Operacionit Armik të Dimrit ( aty nga fundi i janarit-fillimi i shkurtit 1944) Dane Hysa, duke luftuar e sulmuar me guxim e trimëri të rrallë kundër forcave të shumta gjermano-balliste u plagosë rëndë në kofshë, në afërsi të Qafës së Gjarpërit në zonën e Tomorricës. Shokë e çuan në spitalin partizan të Potomit. Pas ndonjë jave,në një natë të fillim shkurtit, spitali partizan i Potomit u rrethua nga forcat gjermano- balliste.
Objektivi i tyre ishte kapja e partizanëve të plagosur të shtruar në këtë spital dhe ekzekutimi i tyre. Ata nga largë thërrisnin :-“Dorëzohuni se jeni të rrethuar. Mos bëni asnjë lëvizje se asnjëri nuk do të shpëtoj i gjallë!”Zërat dhe të bërtiturat e ballistëve u dëgjuan nga personeli i spitalit dhe nga partizanët e plagosur, si edhe nga populli i fshatit. Në spital kishte të shtruar komunistë e kuadro , të cilët në këtë situat të vështirë, vendosën dhe bënë thirrje:
-Të gjithë duhet të luftojmë dhe të mbrojmë spitalin dhe të çajmë rrethimin.
Ky ishte vendim dhe menjëherë çdo partizan zune pozicione luftarak duke patur granata pushkë, pistoleta dhe automatik. Hapën zjarrë. Filloi një zjarr i fuqishëm me granata dore dhe me të gjitha armët që kishin kundër tyre, duke zhvilluar një luftë të ashpër për gjallë a vdekje. Ndërkohë u erdhi në ndihmë edhe çeta territorjale e fshatit.
Duke përfituar nga erësira e natës, të ndihmuar edhe nga fshatarët, u hodhën në sulm dhe çajnë rrethimin. Partizanët e plagosur u larguan dhe u futën menjëherë në pyll, të ndihmuar nga njësiti , partizanë dhe fshatarët!!… Pas daljes nga rrethimi Dane Hysa, mbas 3 – 4 ditësh, duke udhëtuar nëpër pyje, në rrugë e pa rrug e pa ngrënë takon me forcat partizane të Dumresë dhe të një pjese të Batalionit Vërçë -Sulovë, që po ktheheshin nga Tomorrica për në Sulovë. Ishte gëzimi i madh për shokët, që Dania ishte gjallë, por edhe për të, që takoi shokët, të cilët e sollën deri në fshatin Sotirë. Me qenë se kishte marrë plagë të rënd dhe lumenjtë kishin shumë ujë, kthimi në fshatin e tij ishte shumë i vështirë, pothuajse i pamundur. Për këtë qëndroi në shtëpinë e një miku të fisit të tij Veis Çorbës, nga fshati Sotirë, përkrahës i LANÇ-it dhe luftëtar i vendosur, i cili e mjekoi me ilaçe popullore dhe u kujdes për dy muaj rresht për shëndetin e tij.
Pasi shëndeti i tij përmirësohet disi dhe niveli i ujit në lumenj ulet, ai kthehet në fshat e lindjes në Posnovishte, i shoqeruar deri në Kodovjatë nga Veiz Çorba. Njerëzit e shtëpisë u gezuan shumë që ishte gjallë dhe në të njejtën kohë ishin krenarë për birin dhe vëllanë tyre, që luftonte për çlirimin e vendit nga fashizmi.Ndërkohë shëndeti i tij sa vinte e përmirësohesh. Dhe ja një ditë ai u largua përsëri nga shtëpia për tu inkuadruar prapë në batalionin ku bënte pjesë. Ngjeshi brezin me fisheke e hodhi pushken krahut e u nise në rrugën e lirisë, diku u bashkua me shokët e batalionit dhe vazhdoi luftën deri në çlirimin e plot të vendit.
Me riorganizimin e batalionit Vërç- Sulovë në verën e vitit 1944,për trimëri, guxim dhe vendosmëri të treguar gjatë operacionit të dimrit, Dane Hysa, caktohet komandant toge në këtë battalion (shihë lib. e K.Musait, LNAÇL., f. 346) .
Edhe në Operacionin Armik të Qërshorit, ai, në krye të togës që komandonte u dallua për guxim e trimëri , në luftimet që u zhvilluanë në lumin e Holtës për krahë batalionit të l-rë të Br. l-rë “Sulmuese, më 28 maj 1944.
Më 26 Shtator 1944 Batalioni Vërç-Sulovë ku bënte pjesë Dania, inkuadrohet në radhët e brigadës 17 “S”. Porsa u formua kjo brigade, u inkuadrua në përbërje të Dv. IV “S”, dhe kaloi në zonën e Matit e të Peshkopisë deri në fillim të nëntorit.
Me urdhër të Shtabit të Korparmatës I-rë “S”, mori pjesë në çlirimin e Tiranës. Në luftimet për çlirimin e Tiranës, ai u shqua për trimëri, guxim dhe zgjuarsi. Pas kësaj brigade, kaloi në qarkun e Dibrës dhe shpartalloi bandën e Halil Alisë. Në janar të 1945 spastroi nga mbeturinat e reaksionit Kruje, Ishëm, Mat, Mirditë. Tek Dania, iniciativa e vetëmohimi spikasin veçanërisht gjatë Operacionit të Dimrit 1943-1944, si dhe në Operacionin nazist të Qershorit 1944. Por pa harruar kurrsesi edhe në veprimet e ashpra e të përgjakshme që përmendëm më lartë e më pas në ndeshje me bandat e diversantëve.
Pas çlirimit të vendit, Dane Hysën, do ta prisnin detyra të reja e të rëndësishme. Si luftëtar i ardhur nga fronti i luftës, që në ditët e para të pas çlirimit u caktua të punoj në kartotekën e komitetit të partisë së Gramshit.
Për rreth tre vjet, nga 1949 deri në 1952, Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes të shërbimeve sekrete Anglo–Amerikane,si dhe të fqinjëve. Të cilët në bashkëpunim me emigracionin politik shqiptarë,organizuan dhe hodhën në Shqipëri, shumë agjentë dhe grupe zbulues – diversionistësh nga toka, ajëri dhe deti. Synimi i tyre ishte rrëzimin e regjimit komunist. Për këtë qëllim u krijuan batalionet e para speciale në varësi të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit me komandant, Gjeli Argjiri.
Ndërkohë,Danen e thërrasin dhe e mobilizojnë me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në repartet e Ndjekjes, për asgjesimin e bandave diversantëve të: Zenel Shehu, Hamit Matjani, Halil Branica, Naun Sula, Gani Malushi Adem Gjurës etj…etj., që zbarkonin në malet e Dibrës, Mirditës, Bulqize, të Lurës etj…! Sigurimit të Shtetit organizoi në vitet 1952-’53 Radiolojën “Liqeni i Vajkalit”, që futi në lojë shërbimin sekret amerikan CIA.
Dane Hysa tregonte:- “Organet e Sigurimit të Shtetit u informuan se grupe agjentësh të një zbulimi të huaj, kishin hyrë në Shqipëri.Misioni do të ishte i vështirë pasi grupi do të endej nëpër male për të luftuar kundër pushtetit komunist.
Më 11 nëntor 1950, në Shqiperi me aeroplan amerikan, u hodhën disa grupe, si:-grupi i Adem Gjurës (Dibrës-Mirditë-Bulqizë), në vendin e quajtur Fushë-Lurë, ndërkohë në Kukës u hodh, grupi me Myftar Malokun dhe në Krujë, zbarkoi Grupi i diversant me Qazim Hoxhen.
Në përpjekje e sipër me grupi e diversantëve të Adem Gjurës, tek “Guri i Vashës” në Fushë
Bulqize, Danen e shpëton qyta e automatikut. Plumbi armik arrin të coptojë qytën e drurit të automatikut, që ai kishte në dorë. Ndërkohë në këtë përpjekje me Forcat tona të Ndjekjes, Adem Gjura u plagos por nuk u kap, na shpëtoi. Kurse dy shokë të tij u vranë, dhe u kapën rob Selim Daci dhe Iliaz Toptani.
Nga viti 1949 – deri në vitin 1953 Forcat tona të Ndjekjes u ndeshën disa herë me bandat e diversantëve. Në këto luftime, u eliminuan dhe u vrarë shumë diversantë, si rezultat i zhvillimit me sukses i Radiolojës“Buza e Bredhit”e“Liqeni i Vajkalit”.Kjo ishte puna më e suksesshme dhe vepra më madhore,që kundërzbulimi shqiptar ka zhvilluar kundër zbulimeve sekrete të huaja”.
Më pas, Dania, aty nga fundi i vitit 1954 transferohet në Degën e Punëve të Brendshme të Gramshit dhe emërohet Komandat i Postës Policisë në Shëmbërdhenj me gradën e Togerit. Në vitin1956 , nga reforma del në rezervë .
Më 1957, me ngritjen e kooperativave buqesore në fshatin Posnovishtë, Dania zgjidhet kryetar kooperative. Pas dy vjetësh kooperativa e Posnovishtit u bashkua me kooperativën e Kodovjat- Bërsnikut. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv i rrethit Gramsh, Dane Hysën e dërgonë në Tiranë, në kursin një vjeçar për financë. Pas përfundimit të kursit, ai ngarkohet me detyrën e shefit të llogarisë në kooperativën Bersnik –Kodovjat-Posnovishtë, ku punoi për shumë kohë dhe dallohet për punë të mirë e të ndërgjegjshme. Më pas për shumë kohë, ka qenë kryetar i këshillit Popullor e këshilltar deri në vitet e fundit të jetës.
Për pjesëmarrjen në luftë e në punë,ai është dekoruar nga Pushteti Popullorë i kohës, me medalje e dekorata të ndryshme, midis të cilave, me medaljen e“Trimërisë”e të “Çlirimit”.
Ishte aktivist dhe antar i Organizatës së lavdishme të Veteranëve të LANÇ, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e ideve të LANÇ, derisa u nda nga jeta në 06.02. 1994.
Ai nuk jetonë më, por ata që e kanë njohur dhe bashkëfshatarët e tij, e kujtojnë me respekt e konsiderata të veçanta. Dania nuk u mburr për atë që bëri në dobi të çështjes kombëtare, dekoratat që kishte marrë nuk i përdori për privilegje, i vendoste vetëm në përvjetore, në raste festash të brigadës. Natyra e tij ishte natyra e një njeriu të thjeshtë ,nuk i pëlqente aspak hakmarrja. Dania gjatë gjithë jetës së tij, qe demokrat me shpirt e me veprime, mbeti deri në fund shpirt i lirë, i rrethuar nga shok e miq që ja vlerësonin kontributet e me thjeshtësinë e dashurinë e tyre të pakursyer për të, shprehnin vetëm respekt dhe mirënjohje.