Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë
Lajmi i funditPolitike

Pyetjet e nxehta në Kongres: Çfarë kërkoi Joe Wilson dhe si u përgjigj DASH për Shqipërinë

Published: September 15, 2026
Shpërndaje

Kongresisti amerikan Joe Wilson ngriti shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke pyetur në veçanti se çfarë po bën DASH për të luftuar trafikun e narkotikëve që lidhet me vendin.

Pyetja iu drejtua zëvendësndihmës aekretarit amerikan të Shtetit, Daniel J. Lawton, gjatë dëgjesës së Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbi politikën amerikane dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës. Në fakt, duke nxitur krijimin e një karteli të narkotrafikut. Çfarë po bën administrata në përgjigje të kësaj?”, pyeti Wilson.

- Publicitet -

Në përgjigje, Lawton konfirmoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë nga Shqipëria.

“Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për t’iu kundërvënë organizatave kriminale transnacionale që operojnë prej andej”, deklaroi Lawton.

Lawton veçoi në përgjigjen e tij Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke dhënë një vlerësim pozitiv për punën e saj në trajtimin e disa prej problematikave të ngritura nga Wilson.

“Në veçanti, kemi konstatuar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë relativisht efektive në adresimin e disa prej çështjeve që ngritët”, deklaroi Lawton.

Deklaratat erdhën gjatë dëgjesës në Kongres ku administrata Trump paraqiti qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, duke e vendosur luftën kundër organizatave kriminale transnacionale mes prioriteteve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara në rajon.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • M6 says:
    September 15, 2026 at 5:33 pm

    Po do bashkpunoj me qeverine rama tha daniels i dash kunder narkotrafikut te bodikardeve saliut mata dezdari martin zeni breqani kuliqi.

    Reply
  • Five Company says:
    September 15, 2026 at 8:04 pm

    DIY: DO – IT – YOURSELF
    Per DASH, ne lidhje me organizatat kriminale,… e kishit ne dore qe ne 2010. Tashme jane konsoliduar, zgjeruar, fraksiounuar sipar hallkave te procesit kriminal qe ka nje baze te gjere, dhe ne forme piramide perfundon ne kokat e politikes. Por ajo qe duhet ti trembet DASH eshte fuqia financiare. Me kupton? Ne momentin qe ndihesh i fuqishem financiarisht dhe natyrisht me nje baze mbeshtetese tashme te perhapur ne Ballkan, i bie qe DASH mbas 6 vitesh do filloje te lexoje dhe analizoje skenarin e tij te tragjedise se Schopenhauer. Mbasi te beje nje analize te plote te vepres ” Broadway’ New York , do ti duket skena, ku ai nuk do te jete me aktor, por spektator. Dhe i vetmi veprim qe i mbetet do te jete:
    “Applause Please”!!!

    Reply
  • Q says:
    September 16, 2026 at 12:36 am

    Po ne kry te kesaj organizzate krinale te droges eshte vete Edi Rama me te vellan.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 16, 2026 at 5:35 am

    Pyetje direkte dhe me vend nga kongresisti Wilson. Mund të thonë çfarë të duan për propagandë këtu, por kur çështja e narkotrafikut dhe zgjedhjeve ngrihet në Kongresin Amerikan, do të thotë se alarmi ka mbërritur në nivelin më të lartë.

    Reply
  • Qelbur peshku nga koka says:
    September 16, 2026 at 5:36 am

    MBështetja për SPAK-un mbetet e vetmja shpresë per momentin

    Reply
  • Gani USA says:
    September 16, 2026 at 5:36 am

    Formulimi “kartel narkotrafiku” brenda Kongresit është një goditje e fortë diplomatike për imazhin e qeverisë. Nuk mund të mbulohet më dielli me shoshë

    Reply
  • Em says:
    September 16, 2026 at 5:37 am

    Me rëndësi është që administrata e re amerikane po e vendos luftën kundër krimit të organizuar si prioritet sigurie. Pa garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe pa goditur paratë e pistë, nuk mund të ketë as zhvillim e as demokraci reale.
    ​
    Përgjigjja ishte diplomatike, por mesazhi nën rreshta është i qartë: bashkëpunimi vazhdon, por presioni mbi SPAK-un për të hetuar lidhjet e nivelit të lartë do të jetë edhe më i madh nga Uashingtoni.

    Reply
  • shkodran says:
    September 16, 2026 at 5:38 am

    Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se shqetësimet për zgjedhjet dhe korrupsionin nuk janë akuza të opozitës, por realitet i pranuar në kancelaritë më të rëndësishme perëndimore

    Reply
  • Skypion says:
    September 16, 2026 at 5:39 am

    Thirrja e kongresistit tregon se problemi i Shqipërisë nuk është më thjesht një çështje e brendshme
    Rama.i ka ditwt e numeruara

    Reply
    • Vlonjati says:
      September 17, 2026 at 3:25 pm

      Ke nja 5-6 vjet që na i thua këtë o Skypion te gazeta Tema për Ramën dhe Rama ja ku është në krye si gjithmonë. Qentë lehin……etj…

      Reply
  • One11 says:
    September 16, 2026 at 5:39 am

    Sado që përpiqen ta zbutin reagimin, vlerësimi për SPAK-un si “relativisht efektiv” tregon se priten akoma rezultate më konkrete në prangosjen e zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin.

    Reply
  • TATAR JAMË VETË TATARI MË RAFTË NË FIJE says:
    September 16, 2026 at 8:27 am

    Ky farë plaku ngritë akuza të plakut S.Berisha i cili mbështet protestat kundër investimeve amerikane pikrisht të familjes Trammp që akuzohet se ka korruptu konkret kryeministrin paradox për një popull që shitet pro USA nr.1 sa i takon klaneve të narkotrafiqeve 90 % janë nga bastionet e familjes S.Berisha dhe sa i takon zgjedhjeve këtu Salih Berisha ka kriju presedan të pa parë në botë vetë organizonte zgjedhjet dhe vetë fajsonte opozitën për manipulim dhe vjedhëje duke mos dorzua kurrë mandatin zyrtarishtë ku buxhetin e pranonte stabilë dhe sillte kollaps buxhetorë andaj edhe shpikte akuza për zgjedhje të vjedhura

    Reply
  • Anonymous says:
    September 16, 2026 at 9:49 am

    Më mirë vonë, se kurrë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?