Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Datat, tjetër shans maturantëve që të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Datat, tjetër shans maturantëve që të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z
AktualitetShoqëri

Datat, tjetër shans maturantëve që të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk arritën dot që të plotësonin në kohë formularin A1 dhe A1Z nuk do të penalizohen. Për këtë kategori maturantësh, si dhe të gjithë kandidatët e tjerë që kanë kryer studimet e shkollës së mesme jashtë vendit, por që rikthehen për të konkurruar për universitetin do të kenë sërish një tjetër afat për plotësimin e këtyre formularëve.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka bërë me dije gjatë ditës së djeshme se portali online do të hapet sërish për plotësimin e këtyre dy formularëve në mes të muajit korrik. “Në datat 14 dhe 15 korrik, portali online do të hapet për plotësimin e këtyre formularëve”, bën me dije në urdhrin e miratuar në datën katër korrik Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Procedurat e plotësimit të secilit formular do të jenë të njëjta si ato të ndjekura në sezonet e mëparshme.

Formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë maturantët që kanë mbyllur studimet e shkollës së mesme përgjatë vitit 2022. Aplikimi do të bëhet online në portalin e Maturës, dhe në çdo rast maturanti do të ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij. Nga lista zyrtare e lëndëve të miratuara, maturanti ka të drejtë që të zgjedhë vetëm një lëndë për ta dhënë si provim me zgjedhje gjatë sezonit të vjeshtës, nëse nuk ka hyrë në testimet e zhvilluara përgjatë muajit qershor. Për shkollat profesionale bëhet e ditur se teoria profesionale është e zbërthyer sipas indeksit të shkollave. Maturantët e shkollave profesionale lëndën me zgjedhje duhet ta përzgjedhin detyrimisht nga lista që është e përcaktuar vetëm për këtë profil shkollash.

- Publicitet -

Ndërsa formularin A1Z duhet ta plotësojnë të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollës së mesme gjatë viteve të shkuara, dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Po ashtu mund ta plotësojnë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturës, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të maturës 2022, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik. Edhe në këtë rast, plotësimi i këtij formulari do të ndiqet nga një mësues mbikëqyrës. Këta maturantë do të bëhen pjesë e maturës duke mbartur rezultatet e provimeve të dhëna në vitet përkatëse, si për lëndët e detyruara, ashtu edhe lëndën me zgjedhje.

Për të bërë plotësimin e formularit A1Z, kandidati duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe Zyrës Vendore të Arsimit, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë, si dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi krahas gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: provimet e detyruara dhe notat e përshkallëzuar të marrë në secilin prej tyre, si dhe notën e përshkallëzuar të marrë në provimin lëndës me zgjedhje. Për kandidatët që në maturat e realizuara përgjatë viteve të shkuara kanë dhënë provime me zgjedhje dhe rezultojnë kalues në to, bëhet e ditur se nuk kanë më detyrim që të japin provim me zgjedhje. Ata mund të mbartin rezultatin e kësaj lëndë sipas preferencës së tyre. Për maturantët që në maturat para 2011-s nuk kanë dhënë provim me zgjedhje nuk kanë detyrim që të japin më këtë lëndë, me përjashtim vetëm të rasteve, në të cilat kjo përcaktohet nga shkollat e larta si detyrim për konkurrim. Ndërsa kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale duhet të mbartin lëndën e teorisë profesionale të integruar nëse e kanë dhënë dhe kanë rezultuar kalues në të, ose duhet që të rihapin këtë lëndë në përputhje me indeksin e profilit të degës nëse nuk kanë dhënë më parë, ose kanë rezultuar mbetës. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2014-s, por që nuk janë pajisur me Dëftesë pjekurie, apo Diplomë mature nuk e japin gjuhën e huaj si provim të detyruar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?