Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debati i Mitsotakis dhe Ramës në Bruksel, zbardhet biseda dhe një propozim i Greqisë në KE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Debati i Mitsotakis dhe Ramës në Bruksel, zbardhet biseda dhe një propozim i Greqisë në KE
Lajmi i funditPolitike

Debati i Mitsotakis dhe Ramës në Bruksel, zbardhet biseda dhe një propozim i Greqisë në KE

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis biseduan për pak çaste këtë të mërkurë në Bruksel, aty ku zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Mitsotakis i ka përsëritur Ramës se “Athina nuk do të mbështesë hapat e tjera të procesit të anëtarësimit nëse nuk është zgjidhur më parë çështja e betimit të Belerit”.

Më herët, në një artikull në vigjilje të Samitit, gazeta greke Kathimerini paralajmëroi se Athina po përpiqet të përdorë njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm në vendimmarrjen e bllokut, të drejtën e vetos që ka çdo vendi anëtar, për t’i bërë presion Shqipërisë lidhur me rastin e Belerit.

- Publicitet -

Por, kërcënimi grek për pengim të avancimit në bisedimet e anëtarësimit ka marrë deri tani një përgjigje të prerë si nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të cilët bën të qartë se mosmarrëveshje të tilla duhet të zgjidhen mes dy palëve dhe se sundimi i ligjit, duhet zbatuar.

Megjithatë, Mitsotakis ka insistuar në takimin me Ramën se çështja Beleri nuk është çështje dypalëshe por çështje europiane.

“Çështja e marrjes së detyrës nga kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë nuk është çështje dypalëshe por çështje europiane, ku shteti i së drejtës është shtylla kurrizore e vendeve që duan të aderojnë në BE”, ka thënë udhëheqësi grek.

Burime diplomatike greke për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe kanë deklaruar se Mitsotakis ia ka përsëritur edhe personalisht zotit Rama gjatë bisedës disa minutëshe që patën në kuadër të samitit BE me Ballkanin Perëndimor se Greqia është e detyruar të mos japë aprovimin e saj për hapjen e kapitujve të integrimit të Shqipërisë mbas zhvillimeve në çështjen Beleri.

Të njëjtat burime thanë se Rama nuk ka qenë dakord me qëndrimin e palës greke madje ka sqaruar homologun grek se Beleri do të gjykohet sipas ligjeve shqiptare dhe se nuk ka asnjë interferencë politike në qëndrimin e gjykatave shqiptare për këtë çështje.

Sipas Kathimerinit, Greqia i ka dorëzuar tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë e ku vendosej si kusht betimi i Fredi Belerit, gjykimi i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë. Pala greke, vazhdon shkrimi, do të konsultohet përpara fillimit të Samitit mbi formulimin final lidhur me konkluzionet përfundimtare për Shqipërinë.

Në një moment të caktuar, Athina i kishte propozuar Komisionit Evropian që, nëse dëshironte, mund të jepte edhe pëlqimin për shkëputjen e dy kandidaturave, pasi Greqia nuk ka asnjë problem me Maqedoninë e Veriut, e cila duket se përmbush në mënyrë më efektive kriteret që lidhen me sundimin e ligjit.

Është absolutisht e qartë se ky zhvillim krijon një front për Athinën, teksa disa vende të BE-së por edhe SHBA e konsiderojnë progresin e Shqipërisë si një “histori suksesi”.

Ajo po merr një mbështetje shumë të rëndësishme nga Gjermania, ndërsa presidenca spanjolle e BE-së duket se ka premtuar në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Athina megjithatë, kujton se procesi i pranimit për çdo anëtar të mundshëm është transnacional, nënvizohet në artikull.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?