Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debati për kullën, Veliaj: Sherr midis dy copave të PD, kokat hëngshin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Debati për kullën, Veliaj: Sherr midis dy copave të PD, kokat hëngshin
AktualitetPolitike

Debati për kullën, Veliaj: Sherr midis dy copave të PD, kokat hëngshin

Published: August 12, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj e quajti të stisur debatin për “Malin e Tiranës”.

Ai tha se çdo gjë është bërë transparente, duke hedhur poshtë akuzat e PD-së, por dhe të tjerëve të përfshirë në debat.

“Sot është shumë më e vështirë të marrësh vendim për të shpronësuar 20 mijë m2, qe kushton 20 mln euro; i bie t’i heqësh qytetit investimet për një 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Për sqarim,  zona që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Hajdin Sejdisë, mirëmbahej nga Bashkia e Tiranës për efekt estetik, derisa të kishte një vendimmarrje tjetër. Unë kam qenë anëtar në konkursin për studion fituese të kullës dhe të gjitha personazhet që sot shfaqen të shokuar, e kanë pasur ne transmetim live në transparencë totale. Grupi danez ishte aq impresionues dhe kishin bërë me aq pasion, dhe kishin aq detaje, fabulës së asaj ndërtese, saqë juria u impresionua dhe vendosi unanimisht. Kjo vendimmarrje ndodhi live në televizion. Në mars u dha leja nga Këshilli Kombëtar, por edhe kjo ishte publike. Menjëherë pasi mbaron mbledhja, botohen në fletoren zyrtare, botohen online. Pra të thuash që këta zbuluan diçka në gusht, është krejtësisht patetike”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë nënvizoi se i gjithë ky debat i stisur është një sherr mes dy copave të PD-së. “Ajo që në fakt ndodhi është se në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD-ja e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD-në e Saliut, në qoftë se mund ta quaj kështu. Kështu që, është një sherr mes dy copave të PD-së sepse ata mendojnë se si në kohë të tyre, ku çdo gjë bëhej me gjobëvënie, ku çdo gjë bëhej për të copëtuar dhe për të trajtuar qytetin si plaçkë, ata mendojnë se kështu bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vriste vete, ai mendon që të gjithë njerëzit vrasin, siç ndodhi në 21 janar. Duhet qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij paraprakisht, edhe gjithçka që ndodhi aty, përfshirë dhe rastin fatkeq te hedhjes në erë të 26 vetave, ai mendon se kështu i bëjnë të gjithë njerëzit planet. Pra në Partinë Demokratike problemi dhe sherri brenda llojit sepse ata besojnë dhe mendojnë që të gjithë shqiptarët funksionojnë kështu. Por nuk është kështu! Ndodhi në mënyrë transparencë”, tha ai.

Veliaj shtoi se ata analistë që akuzojnë sot, janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin me gjobëvënie. “Merrni kamerën shkoni në stadium sot, do të keni këtu gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. Keni sot gazetarë dhe analistë që jetojnë shumë më mirë se ata njerëz që kanë 30-40 vite që punojnë. Kështu që, në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të Partisë Demokratike, dhe mendojnë që do i lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës, konkursi ishte transparent, transparente leja, transparent taksa. Kurse për sa i përket sherreve që ka brenda Partisë Demokrate thoshin gjyshet tona: Kokat hëngshin. Por në qoftë se mendoni se ne jemi duke i qarë hallin kë të ndihmojmë vulën, apo Saliun, unë them përsëri kokat hëngshin, sepse Shqipëria ka parë keq si nga ajo familje e bashkuar, si nga ajo familje e copëtuar, ka prodhuar vetëm ligësi”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?