Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklarata e bashkëshortit të pastrueses, Manja: Ka shpikur takim me mua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Deklarata e bashkëshortit të pastrueses, Manja: Ka shpikur takim me mua
KryesorePolitike

Deklarata e bashkëshortit të pastrueses, Manja: Ka shpikur takim me mua

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mohon çdo lidhje me Spartak Dobin, bashkëshortin e pastrueses së arrestuar për vjedhje, Rozeta Dobit.

Një ditë pasi Dobi tha se kishte takuar Manjën dhe se ministri i kishte dhënë garanci për lirimin e të birit dhe ndëshkimin e gruas, socialisti thotë se dialogu dhe takimi janë shpikje imagjinare të një pensionisti që po vuan arrestimin e të birit.

- Publicitet -

Manja thotë se mediat janë fajtore për keqpërdorimin që po i bëjnë situatës.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”, tha Spartak Dobi.

Reagimi i plotë:

Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë. Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.

Reagimi i Manjës vjen dy ditë pasi në Tiranë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë.

Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    January 9, 2023 at 12:25 pm

    Nuk eshte burre ai qe nuk e di cfare pune i ben gruaja,na kane mesuar shqiptaret e mocem te zgjuar.

    Reply
  • Teuta says:
    January 9, 2023 at 12:39 pm

    Hajde degjenerim shteteror, hajde !?
    Ky eshte shteti model alla Sudja. Ministria e oastrues bashk …
    Po a ska mbet asnjeri me dy kokrra mend n koke, sepaku nga poulli??
    Turpi i botes.

    Reply
  • demo says:
    January 9, 2023 at 2:09 pm

    Burre eshte ay qe e merr gruan me te birin dhe me gjithe parate e vjedhura i kthen atje ku i vodhen.
    Kishte vite i biri qe kapardisesh me makina te shtrenjta.

    Reply
  • Flora says:
    January 9, 2023 at 3:38 pm

    Ka kohe qe ne Shqiperi flitejbe lavderohej me nje lloj lavdi se “asgje seshte oa pasur nje dhome plote lek, dy dhoma plot lek”.
    Dmth shtepit e villat e gjithe qeveritarve qenkan te mbushur plot me lej.
    Po kshtu as he Ruand apo ne Kolumbi smundet me qene. Nue shtet qe sundohet me nje kaste liberaloplaqkitese.

    Reply
  • Hajde rradhen kush e ka..... says:
    January 9, 2023 at 4:20 pm

    Mire Spartaku eshte i renduar psikologjikisht se ka dy anetar te familjes te arrestuar si hajdute, por me i renduar na duket Ministri Manja.
    Ne reagimin e tij duket i tmeruar se mos i dalin milionat e eurove qe ka vjedhur dhe jane shume here me te medha se ato te Aldes qe ka qene shefe kar-bineti, bej esap Ministrat qe flene ne dyshek te mbushura me euro.
    Manja reagon dhe mendjen e ka tek eurot e vjedhura nga te cilat pjesen e luanit ja ka cuar “Jakomonit”

    Reply
  • FATMIRI says:
    January 9, 2023 at 6:10 pm

    ÇA LESH BURRI ESHTE KY BYTHQIMI BURRI ESHTE SHTYLLA E SHTEPIS KETA JAN FAMILJE SHKERDHYER COP COP

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 9, 2023 at 11:48 pm

    Jeni takuar te Sofra e ariut ne prani te nje personi qe eshte I afert I Arben Ahmetaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?