Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklarata e statusit personal, si ndryshon tatimi për të dypunësuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Deklarata e statusit personal, si ndryshon tatimi për të dypunësuarit
EkonomiLajmi i fundit

Deklarata e statusit personal, si ndryshon tatimi për të dypunësuarit

Published: January 29, 2025
Shpërndaje

Në një apo më shumë punë, pavarësisht rrogës… përpara se të marrin pagën e muajit janar, të gjithë individët duhet të plotësojnë Deklaratën e Statusit Personal. Për personat në vetëm një marrëdhënie pune nuk ndryshon asgjë. Ata që punojnë në dy apo më shumë vende duhet të zgjedhin se në cilin subjekt do të zbatohet tatimi zero për rrogën deri në 30 mijë lekë të reja.

“I cili është një dokument që nënshkruhet nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, përpara fillimi të marrëdhënies të punësimit për ata që punësohen rishtas. Përsëri edhe ata që janë në marrëdhënie pune duhet ta plotësojnë duke qenë se është një kërkesë që aplikohet për herë të parë”, tha për A2, Rozana Çelmeta, drejtoresha e procesit të biznesit në DPT.

Nëse një individ i dypunësuar, në njërën me kohë të plotë e rrogë bruto 90 mijë lekë e tjetrën me kohë të pjesshme e pagë bruto 50 mijë lekë vendos të plotësojë Deklaratën e Statusit Personal te subjekti i parë, atëherë ai do të paguajë 7 mijë e 800 lekë tatim në vend të 11 mijë e 700 lekëve. Subjekti i dytë do të paguajë tatimin e plotë në vlerën e 6 mijë e 500 lekë. Po çfarë ndodh me individët që nuk e plotësojnë deklaratën?

- Publicitet -

“Individi ka të drejtën që me përfundimin e vitit ushtrimor të plotësojë deklaratën individuale vjetore dhe aty bëhen përllogaritjet dhe rregullimet për çfarë ka apo nuk ka paguar, ka paguar më tepër apo më pak dhe shuma që i del që duhet rimbursuar, individi ka të drejtën të bëjë kërkesën, por kjo vonon në kohë”, tha Çelmeta.

Deri më tani ligji parashikonte që ndaj të dypunësuarve, të ardhurat bashkoheshin në fund të vitit dhe i nënshtroheshin tatimit, pas plotësimit të deklaratës së të ardhurave vjetore. Ndërkohë brenda 31 marsit, të gjithë individët që gjatë vitit të shkuar kanë qenë të dypunësuar ose kanë pasur pagë mujore të barabartë ose mbi 100 mijë lekë në muaj duhet të plotësojnë Deklaratën e të Ardhurave Personale.

“Janë mbi 140 mijë individë që duhet të dorëzojnë deklaratën DIVA duke konsideruar vetëm kriterin e të ardhurave nga punësimi. Penaliteti në rast mosplotësimi ose mosdorëzimi në kohë është në vlerën 3 mijë lekë”, shprehet drejtoresha e procesit të biznesit në DPT.

Deri në fundin e vitit 2023, kufiri për deklarimin e të ardhurave bruto ishte në 2 milionë lekë në vit ose më shumë se kaq.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?