Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklarata e Yuri Kim për SPAK, Ministri i Mbrojtjes: Ngjarje e pakëndshme, duam përsosjen e Reformës në Drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Deklarata e Yuri Kim për SPAK, Ministri i Mbrojtjes: Ngjarje e pakëndshme, duam përsosjen e Reformës në Drejtësi
KryesorePolitike

Deklarata e Yuri Kim për SPAK, Ministri i Mbrojtjes: Ngjarje e pakëndshme, duam përsosjen e Reformës në Drejtësi

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Qeveria shqiptare e shikon si “ngjarje të pakëndshme” denoncimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila foli dje për përpjekje për të manipuluar garën për kryesuesin e ri të SPAK.

I pyetur se a do qeveria shqiptare në krye të SPAK të “preferuarin e saj” dhe a ka një qëndrim për deklaratën e Kim, Peleshi u kujdes të sqaronte se drejtësia nuk është çështje e një grupi apo një institucioni por e çdo qytetari.

Peleshi shmangu përgjigjen drejtpërdrejt por tha se “ngjarjet e pakëndshme shqetësojnë edhe qeverinë shqiptare”.

- Publicitet -

Pyetje: A ka një qendrim qeveria për këtë deklaratë a doni ju të preferuarin tuaj?

Niko Peleshi: Jam këtu për çështje të qeverisë por jo jashtë temës. Drejtësia është brenda temës dhe na intereson të gjithëve. Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar është dinamike, ju siguroj dhe shpreh vullnetin e maxhorancës që jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë reformë siç e nisëm. Sot është finalja, do vazhdojmë ta mbështesim, çdo ngjarje e pakëndshme ose e vëmendje e shtuar dhe e kërkuar na shqetëson edhe ne. Jemi në krahun e përsosjes së reformës.

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amerikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra.

Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • ShanxhakBE says:
    November 23, 2022 at 12:17 pm

    Do te behet keq, do te behet shume keq, shume, shume keq ne CIRKO-KOLONI.

    Reply
  • ShanxhakBE says:
    November 23, 2022 at 12:24 pm

    Statusi i Shqiperis ka qen, eshte dhe do jet CIRKO-KOLONI.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2022 at 1:20 pm

    Zonja e nerume Kim:

    NUK ESHTE MANIPULIM, POR PARACAKTIM ME PARAMENDIM

    Pas hetuesit te Enverit ne krye te SPAK dhe pas pinjollit te Aranit Celes ne krye te Prokurorise, Rilindja e cunit te Kristaqit po perpiqet te Ringjalle vete Enverin qe te zgjedhe ai vemjet besnike te tij

    Reply
  • Spak says:
    November 23, 2022 at 1:43 pm

    Ja nxite faqen Shqiperise o injorante Shqiptare! Do te ike Rama po kush do te vije? Saliu? Saliu u kanunit te kokes se dhise! Sa barbare qe jane? Koka e dhise eshte simbol i Kanunit! A e dini se fjala Kanun vjen nga turqishtja qe do te thoat Ligji? Ne nuk jemi si Sali & Co. Ne jemi Shqiptare te edukuar!

    Reply
  • Detari says:
    November 23, 2022 at 2:00 pm

    @spak

    fjala Kanun eshte Greke nga Kanonas

    Reply
  • mali says:
    November 23, 2022 at 2:31 pm

    I dogji Rames dhe te leshoi ty si bedel te flasesh.Shume “ngjarje te pa kendeshme” ke per te pare ti dhe pronari yt.Ajo Kime e “vockel”ore korcar po ua ngushton lakun ne fyt.Edhe ata qe keni rrotull do tu a futin juve per te shpetuar bythen e tyre.Eshte dialektike qe ku ka fillim ka edhe nje fund,vetem materia eshte e perjeteshme,pa fillim dhe pa fund.

    Reply
  • Spak says:
    November 23, 2022 at 3:14 pm

    Mundet Kanonas eshte Greqisht dhe eshte por kanun eshte ne Turqisht Ligji! Ka mundesi qe Turqit e kane marre nga ne, bazuar ne Eleni Kocaqi teori!

    Reply
  • lamaduka says:
    November 23, 2022 at 3:42 pm

    Shoh shqetesim te perbashket te perfaqesueses se SHBA dhe te Qeverise sone per kete problem, sic shoh spekullime te zgjatura sikur ka kontradikta mes tyre. Drejtesia e re ne vendin tone eshte e do te jete veper e mazhorances ne pushtet me mbeshtetjen e pakufishme te SHBA dhe BE. Te tjerat jane profka alla- Berisha.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 23, 2022 at 5:24 pm

    VO:
    1.Idiotët funksional berishist lëshojnë RRUFE sikur SPAK e ka kapur E.Rama.
    -Po të ishte kështu nuk do ishte dënuar TAHIRI,KOKA,BLLAKO,KR.Bashkis Lushje,Drejtori RT TVSH,etj.
    2.Drejtësia është SHPËRFILLUR nga Sb që në 1992,Ndaj DASH e futi në listën e zezë..!
    3.SPAK ka për detyre të arrestoi krerët e Partive,Qeverive,ISH presidentët..dhe 155 dosje në sirtar të DREJTËSISË JANË PËR S.BERISHËN,I.METËN,ZENIN,MALLTEZIN,LULIN,MEDIUN..si dhe për 80 % të Gjyqtarëve e Prekurorëve që jan shkarkuar nga vetingu.
    4.Ambasadorja Amerikane e ka fjalën për ata që jan shpallur NON GRATA dhe kan dal kundër SHBA+BE për shimë probleme sidomos për REFORMËN NË DREJTËSI pas 2016..!
    5.Kjo është e dyta herë që YURI KIM DHE ARBEN KRAJA deklarojnë se mbi SPAK ka presione..
    6.Tashmë që do të zgjidhet kreu i RI I SPAK të korruptuarit dhe vrasësit bëjnë presion që të mos zgjidhet AI QË DO I ARRESTOI..!Ndaj ka pasur hezitime të shumta për të mos e pranuar Atë detyrë…!
    7.Megjithatë KLP e ka vendosur se kush do të JETË KRYETARI SPAK.Pasi i merr detyrat nga SALI NON GRATA I KURSIT 6 MUJOR 92.
    8.Shpesh kemi dëgjuar S.Berishën dhe horrat e tij ti bëjnë PSESION GJUKATËS APELIT për VULËN E PD.Ndaj seancat jan shtyrë 7 herë..Dhe më dt.06.12.do të shtyhet prap..deri 2023..kur Militanti fundit i S.Berishës ta kuptoi se Sb nuk bëhet më KryeMinistër.
    9.Ambasadorja KIM e di mirë se SPAK nuk mundet ti arrestoi 2 kokat e krimit në Shqipëri..Sb & Im nga FRIKA e eliminimit fizik si Prekurori XHEVAT HANA,SANTO,KONOMI,HAJDARI,OLLDASHI,etj.
    10.Është koha që Zonja YURI KIM të flasi më SHQIP:Kush i bën presion drejtësisë për mos NDËSHKIM..!?
    11.90 % e popullit e di mirë se REFORMËN NË DREJTËSI E KËRKOI DHE E MBËSHTETI PS DHE E.RAMA.
    12.Boll më me THIRRJE NË SHKRETËTIRË.
    13.Fatjeqsia Kombëtare 32 vjeçare janë:SB,IM..dhe DREJTËSIA E PLEPAVE 92.PIKË.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 23, 2022 at 5:37 pm

    Berishistet nuk e deshen reformen ne Drejtesi. Ata vazhdojne te bejn presion per ti larguar hetuesit nga vetje e tyre.
    Per ket ata her behen Mic Sokola , her behen Avni Rustema e her behen trime kure Deklarojne . Jam Sali Berisha ore Budallej, Tjetri jam Ilir Meta o Suoper Budallej.
    Pra Drejtesi duke then: Mos ma prekni Sali Berishen se e “don” populli, sic tha keto dite Arvizu.
    Pra nga njera an tharrasin per Drejtesi, nga ana tjeter fusin nen scetull ata qe i vin flaken Shqiperise !

    Reply
  • Sic duket says:
    November 23, 2022 at 5:42 pm

    Eshte qelbur peshku nga koka! dmth nuk, eshte vetem Berisha problemi ose Ilir Meta, por eshte sitemi i vjeter, i emerimeve, apo zgjedhjeve kur Partia dhe kryetari, pengojne garen e ndershme, per zgjedhjet e resa te SPAK ku anasjkalojne kriteret!
    Ku Partia dhe kryetaret e partive kane influenca e tyre per te kontrolluar SPAK!
    Ky ministri i mbrojtjes Pandi peleshi eshte i korruptuar, me sojin e vet ne partine e tij njesoj si klani i berishes!
    Shqiptaret nuk duan me lojen e kungulleshes ose lojen ” Ik o hoxhe te ulet prifti ” Ha muca pi muco!
    Lereni ambasadoren te bej punen e vet shume te dobishme per shqiptaret! Te shkatroj sistemin e monopoleve te bandes se politikaneve te vjeter te shqiperis eqe kane rrjepur shqiptaret, i kane vrare syrgjynosur, duke perdorur avazin e mukjes!
    Bravo ambasadore!

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 23, 2022 at 5:46 pm

    Jo persosje te Reformes ne Drejtesi se reforma eshte tamam, pore mbeshtetje nga faktoret qe moren persiper per ta bere Drejtesi.
    Kjo mbeshtetj mungon.SHBA u fute ne amendament Kushtetute ne berjen e Drejtesise. Kjo per Arsye se Kryeministri i Shqiperis Edi Rama Deklaroi” Ne shqiptaret nuk arrijm te bejm Drejtesi kjo per arsye se po te kerkojm rrenjet e njeri tjetrit edhe une dal kushuri me Sali Berishen, ndaj po ua lejme partnerve tane ta bejn Drejtesin” E c`fare don me Yri Kim.? Me shqip se ka folur Kryeministri nuk ka folur askush.
    Ateher SHBA eshte e miratuar me Amendament kushtetuese. C`fare pengese ka ketu nga Prtneri yne Strategjik qe nuk e mbeshtet realizimin e reformes ne Drejtesi.?

    Reply
  • Nje nga populli... says:
    November 23, 2022 at 5:51 pm

    E deruar Znj. Kim.
    Per te vendosur ligj dhe drejtesi ne Shqiperi duhet qe ne oren 8.00 am te leshojne zyrat e prokurorise dhe gjykates te gjithe pa perjashtim…nga i pari deri tek i fundit…sepse deri me sot te gjithe pa perjashtim kush me shume e kush me pak kane punuar me te njejten formule…me te njejten fryme dhe metode…fiton kush paguan dhe jo kush ka te drejte… Te pretendojme se do ndryshoje duke hequr nje nga ata dhe vene po nje nga ata…Eshte njesoj sikur te luftosh me mullinjte e eres…
    ZERO TOLERANCE…KRIMI DHE KORRUPSIONI LUFTOHET ME ZERO TOLERANCE.

    Reply
  • mali says:
    November 23, 2022 at 6:06 pm

    Ethem Lalaj.Lexova komentin tend dhe nxorra nje perfundim:Je nje sherbetor i bindur e i verber i Saliut.Sipas shkrimit Saliu eshte i plot fuqishem dhe Edi Rama eshte nje mut ne pushtet.Tani sipas mendjes tende si zgjidhet qe shqiperia te mos jete Sicili?Edi Rama z.Ethem zoteron policine sepse ka vene njerzit e tij atje ne kundershtim me udhezimet e amerikaneve.Kjo tregon z.Ethem Lalaj qe Edi Rama e mbron me policine e tij Sali Berishen dhe leri prallat mbi “superfuqine “e Berishes.Edhe 6 dhjetori eshte nje flluske sapuni e kurdisur Edi Rama-Sali Berisha-Vucic.Asgje nuk ka per te ndodhur.Populli te jete i qete.U pa shtatori,12 nentori me nder flluska sapuni.E di pse?Sepse ke DEA-n,marinsat amerikane dhe angleze ketu dhe nuk ka bythe serbi me bashibozuket e blere te beje remuje.

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 12:43 am

    Do te zgjidhet njeriu j Rames .Kondili do marre drejtimin e SPAKUT dhe do filloje kryqezatat kundra demokrateve dhe oligarkeve qe i mbeshtesin .

    Reply
  • Skenderbeu says:
    November 24, 2022 at 1:20 am

    Kanin vjen nga shqipja qe do te thote Kan -Un = kane ate qe dua une, do beni si them une. Do beni si thosh Leka i Dukagjinit , Apo Gjergj i Kastrioteve Apo Papa i Romes. Keto ishin ligje te detyruar a per te gjithe por per interes te Lekes, Gjergjit apo Papes. Kurse tani ligjet dhe drejtesia e Spakut eshte per te gjithe ne peshoren e gjyqin. Njerzit e shpellave duan kanuni. JoDrejtesine e SPAKUT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?