Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me deklaratat e përditshme të kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO
Reagimi i Plotë
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.
Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.
Për Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë
K R Y E T A R I
Engert PËLLUMBI

Shoqata po merr karakterin e shantazhuesit kundër lirisë së fjalës. Nëse e marrin si presion, gjyqtarët janë të lirë ta shpërfillin presionin dhe të japin drejtësi të bazuar në ligj, profesionale deri në nivelin që të jetë e papërfolshme në raport me ligjin. Shoqata duket sikur ka mision të sigurojë luks rehatie për gjyqtarët e jo për respektimin e ligjit edhe nga vetë anëtarët e saj.
Reagimi, megjithese i vonuar, eshte i duhur dhe mese i mirepritur.
Ketu duket se ka qene edhe vullneti i zotit Engert Pellumbi, i cili sic te gjithe e dime eshte heroi qe lidhi ne zinxhirat e drejtesise Kryehajdutin e Tiranes, Erion Veliaj.
Shume nga kampi i qelbesira, votues dhe mbeshtetes te verber te Kryeqelbesit te Shqiperise Rama, mesiguri qe jane te shushatur nga ky reagim, por edhe te ndoca reagimeve me pare.
Jane, sepse nuk arrijne te kuptojne sesi keto organe, per te cilat eshte perkujdesur vete Kryeqelbesi Rama qe te jene sa me mavi, te dalen kunder tij!
Eh pra, ja ku dalim tek ajo qe kam kohe qe e them: vete ata qe mendonnte ti ndersente kunder Opozites, do ta shqyjne ate vete.
Si u trimeruan keshtu keta, pyesin te coroditur?!
Si nuk e dini?! Po, qe ju placin syte, a nuk e pate te derguarin e Trump per Europen Juglindore, qe vetem 3 dite para se te arrestohej hajdutja BAlluku, beri takime te posacme me prokurore dhe gjukates?!
Ja pra, kot nuk thone se bota eshte me rrota.
Tani rrotat jane kthyer dhe po shtypin keto bajgat socialiste ne pushtet.
Po pra, të “dashur” juristë, kështu thotë edhe Berisha, që po ju bëjnë presion! Çështja nuk është në se është e fajshme Balluku, apo x dhe y-ni, por është se ju keni shkelur proçedurën e pushimit, apo burgosjes, të një anëtari të pavarur të Republikës Parlamentare. Është turp për një vënd që juristët nuk kuptojnë gjënë më elementare se si funksionon një Republikë Parlamentare dhe se si janë të ndara pushtetet. Ky fakt tregon edhe diçka tjetër që ligjet që nxjerr Parlamenti nuk janë të kuptueshme qartë për juristët, përderisa bëjnë gabime dhe nuk i kuptojnë gabimet. Ju duhej të hetoni, të plotësoni dosjen dhe kur faktet janë bindëse duhet t’i dërgoni në Parlament për ndalim, apo arrestim dhe jo si veproni ju. Një shëmbull vjen nga Amerika. Ju kujtohet Kongresmeni Trafikant, që ishte i demokratëve, por erdhi në Shqipëri si mik i Berishës. Ai u akuzua për korrupsion dhe gjyqin ja bënë kolegët e tij demokratë duke e shkarkuar dhe Gjykata e dënoi me burg. Përse nuk veprohet në të njëjtën mënyrë?!
Pse nuk e shkarkon Parlamenti Ballukun?
Pse nuk e shkarkon parlamenti sociaPiSt Xhacken?
Perse Parlamenti shqiptar mbron Hajdutet, hapur fare?
Perse Parlamenti shqiptar miraton me procedura te shpejta ligje antishqiptare qe favorizojne korrupsionin masiv te Rames ne gjithe fijet e ekonomise shqiptare?
Sterilizimi, Unaza, Aeroportet e Kukesit dhe Vlores, Autostradat me leket e paguara te shqiptareve, shembja e maleve, shembja e Llogarase, betonizimi i Deteve per Xhackend dhe Pisnezmenet e Rames,
Pse shiti Balleshin, e shkaterroi, i pushoi nga puna punetoret, dhe ja dha Deripaskes
Kush fshihet pas pazareve te tenderave
Perse Kurum iu eshte dhene turqve
Kush fshihet pas shkaterrimit te portit te Durresit?
Pse e shitti Rama Sazanin dhe Karaburunin
Cilat nga keto ka diskutuar ne parim Parlamenti Shqiptar?
Si mund te quhet Parlament kjo organizate kriminale e hajdute qe po vjedh e po shkaterron Shqiperine?
Pse vazhdon Rama akoma pazaret me Detin?
Në pamje të parë, reagimi i “shoqatës së gjuetarëve”, (sa për sqarim, kursantët salinistë e diplomuar për drejtësi brenda 6 muajsh ke plepat janë kilometra larg të së qënit gjyqtar profesionist), ndonjë bedeli skypo-pedeist mund t’i duket paksa i drejtë, dhe me këtë rast ndoshta po fërkon duart e palara nga gëzimi paraprak.
Si duhet kuptuar palo-shqetësimi i shoqatës së qyqtarëve qyqarë??
Prapa impenjimit dubioz në lidhje me ndërhyrjen e kreut qeveritar në punët e tyre të brendshme, duket se qëndron inskenimi për ta afishuar punën e tyre (deri më sot aspak frytdhënëse po të mendosh se krimi ordniner dhe ai i organizuar ka kapur majat) diçka më “të pavarur” dhe diçka më “të besueshme” se më parë, gjë që stonon komplet me realitetin dhe bindjen masive të shoqërisë.
Statistikat dhe faktet në lidhje me këtë tematikë janë kokëforta.
Nëse shoqata e qyqeve do ishte vërtet e shqetësuar, ajo duhej ta kishte ngritur zërin fuqishëm vite më parë kur qytetarët e konfrontonin kryeqeveritarin me thënien e tij “se unë s’jam as hetues dhe as prokuror”, ndërkohë që veprimet vërtetonin tê kundërtën.
Futini dhe ca vite gjum mbi dosje o qyqtare plepash e kur të zgjoheni sërish do keni tjetër hipokrit me kë të merreni.
Kur permende ate “impenjimin “dubioz” me zbertheve fare..
O zot thashe, sa e zgjuar kjo shurraqja..
Shoqata sot na shpjegon demokracine.
Desha tju bej komplimente zoterinjve :
-ne keto 35 vite keni zbatuar ligjin 100%, asnje shkelje, asnje perkrahje, ligji ka qene njesoj per te gjithe.
-sot jemi te sigurt dhe te lumtur fale jush qe mbroni te pafajshmin dhe denoni ashper kriminelin e hajdutin.
Desha tju pyes:
-per vendime te gabuara cili nga ju ka paguar deri me sot?
-a ka nje mates rendimenti ne punen tuaj?
-ju jeni buxhetor, paguheni nga taksat tona, ne ndergjegjen tuaj si ndjeheni ju kur mbyllet muaji, a beni nje bilanc, c’bera kete muaj, si justifikova rrogen?
-kur do vij dita kur edhe ju te paguani per vonesat ne gjykim dhe vendimet e gabuara.
Me duket se nen petkun e ndarjes se pushteteve ka shume abuzime, me duket sikur thoni: kujdes mbylle gojen se te pret burgu. Kjo eshte demokracia qe na perconi juve ne kete moment.