Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklaroi se e “dëboi Edi Rama dhe krimi”, por gënjeu: Prapaskenat e panjohura të “dëshmitarit” të RAI3
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Deklaroi se e “dëboi Edi Rama dhe krimi”, por gënjeu: Prapaskenat e panjohura të “dëshmitarit” të RAI3
Kronike

Deklaroi se e “dëboi Edi Rama dhe krimi”, por gënjeu: Prapaskenat e panjohura të “dëshmitarit” të RAI3

Published: April 23, 2024
Shpërndaje

Bëri bujë dokumentari i RAI 3, ku në epiqendër u theksuan udhëtimet e Olsi Ramës dhe lidhjet e Ëngjëll Agaçit me Artur Shehun. Por një detaj rezulton se është kaluar si me finte. Detaji quhet Françesko Mandoi. Mandoi ka qenë drejtues i lartë i Prokurorisë së Leçes dhe më pas i strukturës antimafia në Itali, (kreu i saj). Mandoi tha se ishte rekrutar si këshilltar nga Rama, por askush nuk ja dëgjoi fjalën nga viti 2013 e më tej.

Por ama Mandoi nuk tha se si kishte shkuar deri tek paradhoma e Ramës. Françesko Mandoi ka patur një kontakt të fortë në Tiranë, mik edhe bashkëpuntor shumë të afërt, mik pune por edhe udhëtimesh edhe aventurash. Ai ka qënë shumë i lidhur me Besnik Imerajn, ish anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. I vetmi gjyqtar i Kushtetueses i dorëhequr dhe jo i shkarkuar dhe që nuk votoi Reformën në Drejtësi, dhe ndryshimet Kushtetuese.

Besnik Imeraj ka një taraf të fortë në Tiranë. Është profetik mesazhi që ai i dha Ilir Metës President në një darkë pune, duke iu drejtuar: “Ju mund ta votoni këtë reformë, por do mbetemi pa shokë”. Në të tillë mendësi ka qenë asokohe dhe Françesko Mandoi. Por ky i fundit nuk kishte hallin e shokëve, por e kishte hallin disi më intelektual.

- Publicitet -

Françesko Mandoi në vitin 2004 solli ligjin antimafia në Tiranë. Ky ligj nuk u përshtat por u kopjua ‘mot a mot’ dhe për këtë ligj punuan vetëm përkthyesit dhe jo juristët. Ndonëse konteksti italian ndryshonte katërcipërisht me kontekstin shqiptar sa i takon malavitës së asaj kohe, kjo i dha italianëve takat të pakufijshëm që arrinte deri në kryerjen e hetimeve operative brenda territorit të Shqipërisë.

Praktikisht Mandoi, do kishte akses në kupolën hetimore kundër krimit të organizuar dhe një fushëveprimi të çmuar për të ndikuar se kush do mbetej në lojë dhe kush do rrasej në burg. Por amerikanët i prishën këto plane dhe nisën reformën tërësore në drejtësi Ky ishte momenti kur Mandoi kuptoi se nuk i duhej as dreqit.

Pra deklarata në emisionin e RAI të Françesko Mandoi se ishte Edi Rama dhe përfaqësuesit e krimit pranë tij ata që e nxorën jashtë loje, janë justifikime banale. Sepse nuk u nxor Mandoi jashtë loje, por ndryshoi gjithë loja. Mandoi ishte “i pafederuar” për amerikanët. Sepse ai nuk është aspak një prokuror i lartë italian që ëndërronte të vendoste drejtësinë nga kjo anë e Otrantos. Ai është thjesht një arkitekt i dëshpëruar, projektin e të cilit në Tiranë ja hodhën në erë amerikanët. Për pasojë në këtë moshë të pensionit, ai ka plotësisht të drejtë të ndihet i hidhëruar sepse ëndërroi një pension me pushtet, por përfundoi “dëshmitar” te RAI 3.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Kur pushteti ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli
  • Shehaj mori dokumentin e klasifikuar, reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?