Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
BotePolitike

Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Published: August 26, 2026
Shpërndaje

Demokratët e Komitetit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve po zgjerojnë hetimin e tyre ndaj Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump. Në fokus është projekti luksoz që ai dëshiron të ndërtojë në bregdetin e Shqipërisë, një projekt që ka shkaktuar javë të tëra protestash dhe akuzash se toka është marrë përmes akteve të falsifikuara të pronësisë.

Përfaqësuesi Jamie Raskin i Merilendit, demokrati më i lartë në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ka pikëpyetje të reja në lidhje me “praktikat e dyshimta të marrjes së pasurive të paluajtshme” të Kushnerit ndaj ai ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat që lidhen me “miratimin ose shqyrtimin” e projekteve të tij në Shqipëri, duke përfshirë çdo komunikim mes qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Shqipërisë.

Në një letër të bërë publike drejtuar Kushner, Raskin thotë se demokratët duan të saktësojnë nëse “sjellja e Kushnerit duhet të hetohet sipas Aktit të Praktikave të Korrupsionit të Huaj”. Sipas ligjit amerikan është “e paligjshme që një person ose kompani amerikane të ofrojë, paguajë ose premtojë të paguajë para ose ndonjë gjë me vlerë për ndonjë zyrtar të huaj me qëllim marrjen ose mbajtjen e biznesit”.

- Publicitet -

Letra kërkon të zgjerojë një hetim që Raskin hapi në muajin prill mbi atë që demokratët e quajtën “konflikt të hapur interesi” të Kushnerit. Kjo pasi, ai ishte duke shërbyer njëkohësisht si i dërguar paqeje i Shtëpisë së Bardhë dhe njëkohësisht drejtonte një firme private kapitalesh të mbështetur pjesërisht nga fondet sovrane të Gjirit Persik.

“Teksa veproni si kryenegociatori i kombit tonë për t’u dhënë fund disa konflikteve ndërkombëtare të krijuara ose të përkeqësuara nga administrata e vjehrrit tuaj, ju keni ndarë kohë për të filluar vetë një tjetër incident ndërkombëtar të lidhur me mashtrimin”, – shkruan Raskin në letër duke iu referuar përpjekjeve të Kushnerit në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Kushnerit në firmën e tij të investimeve nuk kanë bërë ende ndonjë koment për letrën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, e quajti kërkesën e Raskin pjesë të “të njëjtës narrativë të lodhur që demokratët kanë shtyrë kundër Presidentit Trump, familjes së tij dhe administratës së tij për një dekadë”.

“Aktivitetet personale të biznesit të Jared Kushner nuk kanë të bëjnë fare me angazhimet e tij diplomatike, të cilat ai i kryen në bazë vullnetare me kërkesë të Presidentit”, – vazhdoi Kelly, duke lavdëruar atë që ajo e përshkroi si “rekord të suksesit” të Kushner në Marrëveshjet e Abrahamit dhe nisma të tjera.

Del LETRA/ Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner:

Del LETRA/ Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner:

Kushner njoftoi planet për të ndërtuar një resort luksoz në vijën bregdetare të Shqipërisë në vitin 2024, si pjesë e një investimi nga firma e tij Affinity Partners. Por projekti ka shkaktuar protesta muajt e fundit, përfshirë edhe kryeqytetin e Shqipërisë. Ato u nxitën nga zemërimi për dhunën e rojeve të sigurisë në vendin e ndërtimit të projektit dhe shqetësimet rreth efektit të mundshëm në jetën e egër, duke përfshirë flamingot, fokat dhe breshkat e detit.

Projekti ka shkaktuar më shumë polemika në korrik, kur dolën raportime se një biznesmen, i kërkuar në Shqipëri për pastrim parash dhe rolin e tij të dyshuar në një operacion ndërkombëtar të trafikut së drogës, kishte falsifikuar aktin e pronësisë së tokës për resortin turistik.

Bëhet fjalë për biznesmenin Artur Shehu që ka mohuar çdo shkelje. “Wall Street Journal” raportoi se fshatarët shqiptarë u përpoqën ta paralajmëronin Kushnerin se toka ishte e vjedhur.

Një zëdhënës i grupit të zhvillimit të mbështetur nga Kushner i tha Journal se sistemi ligjor shqiptar është “vendi i duhur për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me pronësinë e tokës”, por ata këmbëngulën se “blerjet e tokës u kryen në mënyrë të ligjshme”.

Në letrën e tij drejtuar Kushnerit, Raskin shkruan se i gjithë “episodi pasqyron si mendjelehtësinë tuaj thelbësore si një përfaqësues i dikurshëm i Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe oreksin mbizotërues dhe në dukje të pangopur të familjes Trump-Kushner për korrupsion politik dhe financiar.”

“Qeveria e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila prej kohësh ka kërkuar të ketë ndikim në politikën amerikane, ju dha miratimin, por Kryeministri nuk mundi të fitonte miratimin e elektoratit të tij për projektin tuaj të ëndrrave” – shkruan ai.

Kushner, i cili është i martuar me vajzën e madhe të Trump, Ivanka, themeloi firmën e investimeve Affinity Partners në vitin 2021, pasi kishte shërbyer si këshilltar i lartë gjatë administratës së parë të Trump. Investitori më i madh dhe më i hershëm i Affinity, sipas “The New York Times”, është Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, i udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, i cili ka investuar afërsisht 2 miliardë dollarë. Fondet sovrane të pasurisë të lidhura me Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar gjithashtu.

Që kur Trump u rikthye në Zyrën Ovale vitin e kaluar, Kushner ka punuar si i dërguar i paqes i SHBA-së, duke marrë pjesë në bisedime për t’u dhënë fund konflikteve jashtë vendit, përfshirë edhe me Iranin.

Në letrën e tij të re, Raskin vë në dukje se Kushner nuk i ishte përgjigjur kërkesës fillestare të Komitetit, e cila kërkonte komunikimet e tij me zyrtarë sauditë, emiratë, kataranë ose izraelitë, së bashku me të dhënat financiare që detajonin investitorët e Affinity.

“Për t’ju dhënë përfitimin e dyshimit”, shkroi Raskin, “supozoj se mund të keni qenë shumë i shpërqendruar dhe i devijuar nga përpjekjet tuaja të përsëritura të dështuara për të negociuar një armëpushim të qëndrueshëm në Iran, Liban ose Ukrainë për t’u përgjigjur”.

Ekipi i Kushnerit ka hedhur poshtë akuzat për shkelje. Në prill, zyrtari kryesor ligjor i Affinity tha se Kushner është pajtuar “me të gjitha ligjet dhe kërkesat në fuqi dhe gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara”. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në atë kohë se Kushner kishte “sakrifikuar kohën me familjen dhe jetesën e tij” për të punuar në nismat e administratës.

Si anëtarë të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët nuk kanë fuqi për të urdhëruar dhe kanë aftësi të kufizuara për ta detyruar Kushnerin të bashkëpunojë. Kjo do të ndryshonte nëse ata fitojnë kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor. Demokratët e kanë bërë të qartë tashmë se kanë një listë të gjerë objektivash për të hetuar nëse fitojnë përsëri kontrollin e njërës ose të të dyja dhomave të Kongresit. Nën hetim do të jetë edhe Jared Kushner.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Anonymous says:
    August 26, 2026 at 8:37 am

    Ja se del Ethemi tani me pergjigjet e tij shteruese.

    Reply
  • Ela says:
    August 26, 2026 at 8:40 am

    Mos ju ndani te babezitureve

    Reply
  • demo says:
    August 26, 2026 at 8:55 am

    Ha mut tani Edi Rama! U fry bretkosa sa nje ka,,te nderhyje ne Ceshtjet Amerikane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Paske ti Sazan e Karaburun,?
    Zvernec e Orikum
    Nga Ksamili gjer ne Bune,
    Genjen veten o tutkun.

    Reply
    • Dashi says:
      August 28, 2026 at 1:14 pm

      Aman o Ramë , jepja tokat demos , që i ka me ” tapitë e Zogut” , ose të paktën ngrija pensionin nja 20 mijë lek më tepër e me siguri që do t’a mbyllë grykën , se na çau menderen .

      Reply
    • Arbër says:
      August 28, 2026 at 7:57 pm

      …dhe ti Demo mos ha shumë!
      Ose, e di çfarë: Ha m… sa të duash!

      Reply
  • I.Troplini says:
    August 26, 2026 at 9:35 am

    Sa heré qé çéshtje té tilla si Mc Gonnigal apo tani Kushner, dalin né pah, ke té mundur té shohésh NDRYSHIMIN THELBÉSOR midis shtetit me institucione funksionale dhe shtetit té réné?
    Shqipéria e Edvinérve té korruptuar, éshté faqja e zezé e vetes, karikatura e shoqérisé sé hedhur né eré, né emér té vjedhjes dhe grabitjes sé gjithçkaje qé iu sheh syri.
    Mc Gonnigal hyri né thes me Edvinin dhe hajdutét e tij,,,por institucionet amerikane, i treguan vendin.
    Edvini,,,,bén akoma strategun e hajdutéve né Shqipéri. Ta gézojmé,,,edhe SPAK edhe Edvinin.

    Reply
    • Tekniku says:
      August 28, 2026 at 7:53 am

      Eshte vetem nje vrime ne uje,asgje nuk ka per te ndodhur Eshte thjesht nje show politike.Te fala nga Usa nga Robert Papa ose Bobi per redaksine e gazetes suaj dhe zotin Thano

      Reply
  • jo censure per komentuesin "chp" says:
    August 27, 2026 at 1:28 am

    Nuk e diskutoj që Edi Rama ështe nje kufomë tashmë që shoqeria civile duhej ta kishte hedhur ne koshin e plehrave me kohë.
    .

    Problemi eshte ne nje fare menyre te demaskohet “huri” qe e mban ne kembe dordolecin Edi Rama….Konkretisht….me e rende se gabim-krimet e Rames eshte hipokrizia e disa segmenteve te fuqishme ne Amerike ne lidhje me kriminelin Artur Shehu qe mbrohet me cdo menyre nga disa “usatallare” ne koridoret e shtepise se lyer me te bardhe ne WDC
    –
    Eshte e njejta skene ne France ku dhëmbcakalli Ermal Beqiri merret me kulla disa milioneshe apo me aeroplane te vegjel can qiejt e Frances Makronit…Pra qofte Amerika qofte Franca duhej te dergonin ne Shqiperi ne KAFAZ HEKURI si Artur Shehun ashtu dhe Ermal Beqirin qe dukshem kane mbrojtje speciale ne dy anet e Atllantikut…

    Reply
  • Tekniku says:
    August 28, 2026 at 7:53 am

    Eshte vetem nje vrime ne uje,asgje nuk ka per te ndodhur Eshte thjesht nje show politike.Te fala nga Usa nga Robert Papa ose Bobi per redaksine e gazetes suaj dhe zotin Thano

    Reply
  • demo says:
    August 28, 2026 at 12:32 pm

    Vertet,,Robert Papa me influencen ne Qarqet e Larta te Politikes Amerikane,ja ka cjerre masken play boy gaztorit Edi Rama dhe i ka nxjerre turirin Hajdutit te shtetit dhe Xhambazit te Trojeve Kombetare.

    Reply
    • Dashi says:
      August 28, 2026 at 2:41 pm

      “Robert Papa me influencë në qarqet e larta të politikës amerikane ” Ha ha ha ha , sa kam qeshur . Ai është gazetari më legen , më idiot , më gënjeshtar e mashtrues që ka bota . Pyet demo , të sqarohesh për këtë idiot korrespodent i gazetës (fletushkës) shqiptare Sot , që jeton në SHBA si mijra shqiptarë dhe që ka 13 vjet që vetëm vrer nxjerr nga goja e tastiera kundër Ramës , njësoj si një plakaruq me emrin demo në Shqipëri . Siç tregon koha , sa më shumë shan e shpif Robert Papa prej vitesh , aq më shumë votime fiton Rama , e sa më shumë vrer derdh edhe demua këtu , me siguri që aq më shumë vota merr Rama .

      Reply
  • Igor says:
    August 28, 2026 at 1:34 pm

    Nji shtet me nji kushtetute jo funkcionale a ndodhi dicka me Berishen qe shkateroj xhdo gje te shtetit u pasurua vet ,Familjen,shoket ,Gjyqtaretqe e mbrojne ,Prokuroret,Avokatet pra nuk dote ndodhe asgje pse Shqipetaret nuk duan nji shtet me ligj por nji shtet te Koruptuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?