Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Disa kohë më parë, pas disa vitesh nën një proçes hetimor, gjykata e një qyteti të vogël në afërsi të Shtutgartit, Lüneberg quhet, dha një vendim, i cili për nga rëndësia ka hapur rrugën e një precedenti të padëgjuar më parë: kryetari i gjykatës së këtij qyteti, Franz Kompisch, dënoi me katër vite burg 94 vjeçarin Oskar Gröning, plot 74 vite pasi kishte ndodhur ngjarja.
Oskar Gröning, një ish oficer nazist, 74 vite më parë kishte qenë njëri ndër 5.500 oficerët nazistë në kampin famëkeq të Auschwitz-it. Por, ndryshe nga shumë të tjerë, kolegë të tij, bisha të egërsuara, ai kishte pasur një detyrë më “delikate”.
Ai kishte qenë llogaritari i kampit, njeriu që kishte mbajtur shënim floririn dhe vlerat e tjera të çmuara që kishin hyrë në këtë kamp sëbashku me israelitët hungarezë, 300 mijë nga të cilët gjetën vdekjen. Duke qenë një i ri i diplomuar në fushën bankare, ai kishte shfaqur dëshirën për të qenë në front, pasi, si do të thonte vetë në burg, “doja të isha pjesë e fitores”.
E kishin dërguar pikërisht në këtë kamp, ku gjithë ditën e gjithë natën bënte llogaritë e floririt të grumbulluar. Pedant si të gjithë gjermanët, mbushte fletoret e llogarisë dhe organizonte dërgesën në një adresë të caktuar. Për dy vite me rradhë nuk kishte takuar përsonalisht thuajse asnjë të burgosur, asnjë të internuar, nuk kishte qenë në vrasjen e tyre, nuk kishte parë nga dilnin tymrat e krematoriumeve, megjithëse e kishte ditur krejt mirë se çfarë po ndodhte. Një i ri nazist, i cili pas luftës ishte i burgosur për pak kohë në një kamp anglez. dhe që, krejt papritmas, pas një dokumentari, ishte ribërë objekt i ndjekjes penale. .
Prokuroria e qytetit të Frankfurtit, në vitin 1985 do e mbyllte çështjen e tij, për mungesë provash dhe largësi kohore, por një dënim i vitit 2011, i një tjetri nazist, tashmë në kampin e përqëndrimit Sobibor, i quajtur John Demjanuk, rihapi jo vetëm çështjen e llogaritarit nazist, por edhe të shumë të tjerëve, të cilët, edhe pse nuk kishin vrarë, kishin qenë pjesë e strukturës që kishte vrarë, ndaj u akuzuan si njerëz që kishin dijeni për ngjarjen, dhe, për shkak të masakrës së pashoqe, ishin edhe pjesë të saj.,
Një dënim pas 74 viteve ishte diçka e padëgjuar. I vetmi që dëgjoi vendimin e gjykatës i ulur ishte i akuzuari, pasi mosha e thyer dhe rëndimet trupore nuk e lejonin të qëndronte në këmbë. Megjithatë, kjo, dhe fakti se nuk kishte vrarë askënd me dorën e tij, nuk i hoqën akuzën dhe dënimin , pasi, edhe si llogaritar, ai kishte qenë pjesë e vrasjeve.
Kur po dilja nga salla e gjykimit, në të cilën, thënë të drejtën, u ndodha rastësisht, mendimi i parë ishte tek fakti se një krim i pandëshkuar, mbetet gjithnjë një krim i hapur. Sado kohë që të ketë shkuar. Koha, thonë shëron plagët, por nuk shëron krimin. Ai mbetet. Në një shtet ku ligji është themel jetësor, edhe pse distanca kohore është e papërballueshme për mendimin, ndëshkimi është pjesë e së vërtetës historike.
Mendimi im i dytë ishte vendi im: një vend, i cili kaloi marramendshëm shpejt nga ndëshkimi absurd tek pandëshkueshmëria absurde.
Abuzimi me jetën e të burgosurëve apo në kampet e përqëndrimit jo rrallë herë ka qenë i tmershëm. Komunizmi ngushtoi hapësirën e jetës, duke krijuar frikën, gjymtimin dhe shestimin rrënjësor. Prokurorë, gjykatës, hetues, dëshmitarë të rremë, krijues dosjesh të frikshme, harbutë, që shkonin deri në skajmëri, befas, pas ndryshimeve pluraliste, u lanë në harresën e viteve, ose, nëse u shfaqën si “besnikë” të opozitës që po vinte pardesy bardhë, u afruan për të qenë përsëri të njëjtët.
Asnjëri prej tyre, edhe kur kishin qenë rastet ekstreme, nuk u gjykua, nuk u ndalua, nuk u dënua. Ata kishin qenë, në një masë të madhe, pjesë e krimit.
Kur kam ndjekur gjyqin e Rustem Tabakut, Enver Bicakanit dhe të njerëzve rreth tij, gjyqi i fundit politik në Shkodër, në të cilin u dhanë vendime me vdekje nga gjykatësi R. Gj., jam habitur se si mund të ndodhë kjo; aq më tepër kur asnjëri prej tyre nuk përbënte rrezikshmëri në të ardhmen. Një grup që kishte fantazuar në bisedat e tyre se si mbrohet Komiteti Qendror, disa nga të cilët punonin kaldaistë e të tjerë ushtarakë, që e njihnin njëri tjetrin vetëm në sallën e gjyqit, mbështeteshin pas murit , pas një vendimi absurd, nga një gjykatës që më pas do të bëhej njëri nga figurat kryesore të gjyqësisë shqiptare.
Asnjëri prej atyre që u bënë pjesë e këtij gjyqi, as dëshmitarët e rremë, as hetuesit, as trupa gjyqësore, askush, asnjë ditë, nuk ka thënë të paktën, “na falni”, në mos tjetër për të lehtësuar plagët e tyre. Apo për t’i ardhur në ndihmë asaj nëne labe, më dukej me mbiemrin Mërtiri, e cila, kur dëgjonte gjithë akuzën monstruoze, mohonte birin e saj, i cili, sipas gjykatësit, kishte shkelur mbi gjakun e dëshmorëve që kishte dhënë fisi i tij.
Por ky është një rast, i cili nuk përbën asnjë përjashtim nga ajo që ka shkuar. Secili mund të sjellë shembuj të illë, ashtu si mund të sjellë edhe shembuj të një dënimi të merituar, sidomos të një tarafi udbash e grekoman, të cilët ishin bërë pjesë e agjenturave antishqiptare, jo sepse luftonin komunizmin e Enver Hoxhën, por sepse e urrenin Shqipërinë. Shembulli më i saktë është ai i Kapllan Resulit, i cili pas burgut, ku nuk kishte qenë krejtësisht pa të drejtë, do të bëhej njëri nga zërat më ultimativë kundër Shqipërisë.
Befas, sikur të kishte droje nga ndëshkimi, klasa e re politike, sidomos ajo e ardhur me urdhër në politikë ose si fragmente të strukturave të sipërme, ndëshkimin e hoqën nga jeta e përditshme.
Shkrova më sipër se u dënua një llogaritar në një kamp përqëndrimi nazist, ku kishin qenë edhe 5 mijë e 500 oficerë të tjerë nazistë. Askush nuk e mori në mbrojtje, sepse krimi kishte qenë rëndesë dhe vazhdon të mbetet rëndesë mbi vetdijen e kombit gjerman.
Qindra mijra vetë do të kalonin nëpër këtë kamp shfarosës dhe ajo strukturë e stërmadhe naziste ishte si një qeveri në vete. Dhe, nëse e pranojmë si një qeveri në vete, llogaritari i sapo dënuar, ishte si një ministër finance në këtë qeveri. Nuk kishte vrarë, nuk kishte ndëshkuar, e bile as nuk kishte vjedhur një flori të vetëm.
Mirëpo, për fat të keq, ne kemi ministra finance që i kanë synuar t’i bëjnë gjëmën këtij vendi dhe të cilët, krejt qetësisht, kanë larë duart nga Pons Pilati. Njëri prej tyre, pasi u anatemua nga opozita e kohës, tani qeveria e sotme, u dërgua në Bankën Kombëtare. Tjetri, pasi u provua disa herë si ministër apo në drejtori të rëndësishme, u bë numri dy i qeverisë, dhe, befas, një ditë, kur të gjithë prisnin ndalimin e tij, u largua jashtë Shqipërisë, si të ishte në një guidë turistike.
Çdo krahasim çalon, thonë gjermanët, çalon edhe krahasimi im mes një llogaritari nazist dhe një ministri finnacash; por nuk çalon fakti se pas gjithë asaj zallamahie që ka ndodhur në Shqipëri, në këto 33 vite rrëmuijë dhe pluralizëm, askush nuk është ndëshkuar me standard drejtësie serioze.
Të marrim një vit që është i pazakontë në jetën politike, financiare e shoqërore të vendit: vitin 1997. Në disa muaj, pas vendimit të çmendur të ish Presidentit të kohës, për armatimin e militantëve dhe përplasjet e bandave, në Shqipëri do të ketë më shumë se 3.500 të vdekur. Vetëm në harkun kohor të 6 muajve të parë janë vrarë me armë zjarri 1520 shqiptarë. Tragjedia vazhdon. Askush nuk përgjigjet.
Nganjëherë, vrasja nga dhuna e rrugës është më e dhimbshme nga diktatura politike, pasi nuk bart asnjë ide, asnjë mision e përkushtim. Shkaku fillestar ishte shembja e piramidave. Ne kishim në Shqipëri një strukturë të tërë financiare, të cilët e soditën këtë katrahurë, u bënë pjesë e saj, e nxitën, rrahën gjoksin, dhe kur po shembej gjithçka, e mësuan një grua të shkretë të thonte se kam qenë firmë piramidë, kur deri atëherë as nuk e dinte se çfarë ishin piramidat.
Askush nuk u dënua, përkundrazi, të atëhershmit, kur rierdhën në pushtet berishistët si klan politik, familjar e mafioz, u bënë rishtas ministra, drejtorë, shefa të SHIK-ut etj.
A është dënjuar njeri për vrasjen barbare të vllezërve Sejko? Admiralit të famshëm të Flotës sonë Detare? Askush! Në të njëjtin vend është mbytur me gurë një shqiptar i mirë, Remzi Hoxha. A është dënuar njeri? Askush! Përkundrazi! Ashtu si u shpërblye kasapi i Sigurimit të Shtetit, Nevzat Haznedari duke u bërë gjeneral; ashtu u shpërblye edhe Sefgjini, që, nga shef i SHIK-ut, u bë drejtor i rëndësishëm, edhe kur ishte në ndjekje penale!
Si shkrova më sipër, prokuroria qendrore e Frakfurtit, për mungesë provash, mbylli çështjen e llogaritarit të Auschwitzit. Disa dosje të tjera u mbyllën thjeshtë për proçedurë. U kaloi afati i hetimit, ndryshuan strukturat, etj. Një preçedent i ri, krijuar në një gjykatë tjetër, rihapi çështjen, e ktheu atë në kohë, e aktualizoi.
Ne kemi në Shqipëri disa çështje të bujshme, të cilat janë mbyllur me proçedurë, shpesh herë sipas një loje politike të trekëndshit pushtet- prokurori- gjykatë. Si ndodhi në rastin e Rrugës së Kombit. Një proçedurë zhduku krimin e humbjes së mbi 220 milionë eurove. Një hapësirë kohore mbylli grushtin e shtetit të shtatorit, edhe për grusht-shtetasit edhe për burrat e shtetit që dezertuan.
Askush, veç medias, nuk e lidhi Gërdecin me Berishën e vockël, megjithëse të gjithë e dinin. Pak kush sot beson se rasti i Olldashit ishte një aksident i rastit, ashtu si pak kush beson se Trebicka shkoi nga kjo jetë se i rrëshqitën gomat e makinës super të siguruar. Nuk të beson njeri nëse mendon të besosh se largimi i Ahmetit nuk ishte paralajmërim i strukturave që e hetonin atë.
Ne kemi ish kryeministra të zënë me bllok në duar, duke bërë akte të rënda korrupsionit, që e kanë mbyllur dosjet e tyre për shkak të tik takeve të sahatit; kemi një grup njerëzish që, pas pluralizmit janë mburrur se kanë vrarë e djegur mësues dhe shkolla, e janë dekoruar. Askush nuk është dënuar!
Pas precedentit të ndodhur në gjykatës e Mynihut, shumë raste të tjera, të mbyllura më parë, janë rihapur.
SPAK është institucioni ndaj të cilit njerëzit duan të besojnë ndryshimin. SPAK nuk është sasi, është përndjekje e majave të larta të krimit të organizuar, korrupsionit, akteve makabre, që në fakt janë edhe antikombëtare.
Mosndëshkimi nuk bëhet sepse dikush kërkon domosdo një të dënuar nga pala opozitare ose nga ana e pushtetit. Pushteti alternohet. Në pragjet e alternimit hidhen në tregun mediatik aq shumë denoncime e akuza, sa që do të duheshin të gjitha gjykatat e Europës për t’i zgjidhur. Më pas, si në një ëndërr të keqe, çdo gjë bie në qetësi, gjithçka harrohet, për të pasur një rizgjim në një fushatë të ardhshme dhe një gjumë pas saj.
Nuk e di nëse mes dy forcave kryesore politike ka ose jo një marrëveshje të tillë, që shumë lehtë mund të përmblidhet në një tog fjalësh: mos më dëno, nuk të dënoj. Por njerëzit këtë qeveri e besuan tri herë edhe për ndëshkimin e krimit.
Nuk është mirë të harrohet. Njerëzit nuk kanë kohë të presin 74 vite për të parë një ish kryeministër apo ministër të ndëshkuar për gjëmën që i kanë bërë këtij vendi. Kuhdo qofshin ato. Nga cilado anë!
Dhe, jo më pak e rëndësishme, asnjë shef i madh nuk mund të lajë duart , duke thënë se është vetë i pafaj, edhe pse vartësi i tij është i zhytur deri në grykë në krimin ekonomik e financiar, thellësisht i korruptuar. Krimi ka përgjegjësinë përsonale, por bart edhe të drejtuesit që i ka besuar. Në fund të fundit, edhe për mos kontrollin e ushtruar dhe begatinë e afruar.
Rrugë tjetër nuk ka ndaj së drejtës. Tjetra, ajo e deritashmja, të çon edhe më tej në humnerë.
Enveristi Bedri Ismami
RUGA NGA HITLERI TE SALIU KALON PERMES ENVERIT
Dhe ti e harron kete gje thelbesore me qellim sepse oficeri qe numeronte floririn e mbledhur nga cifutet ne Auschwitz u denua nga Drejtesia, oficeret e Enverit qe vrane dhe masakruan intelektualet dhe tregetaret shqyptare per te grumbulluar floririn e fshehur te tyre nuk u denuan asnjehere nga Drejtesia, as ne Kohen e Enverit, as ne Kohen e Saliut dhe as tani ne Kohen e Edvinit, me te vetmin ndryshim se ne Kohen e Enverit u dekoruan me medalje per krimet e tyre dhe u vendosen ne poste te larta shteteore qe te vazhdonin krimet e tyre me Kampet e internimit ne Tepelene, Spac dhe Burrel etj, iku Enveri erdhi Ramizi dhe avazi vazhdoi njesoj me enveristin besnik Fatos Nano qe puna e pare qe beri si kryeminister ishte te nxirrte jashte floririn e Rubikut ne qindra tonelata sipas atyre qe kane mbajtur shenime per prodhimin dhe ruajtjen e tij, por kush ishte NAZISTI qe numeronte lingotat e floririt qe fluturonin nga Rinasi per ne Zyrich pa pushim? He mo Bedri Islami qe ke investiguar nazistin e mire Oskar Gröning, por nuk te ka shkuar mendja per nazistin e Enverit, Haki Toska qe numeronte gjithe jeten lingotat qe iknin nga Shqypnia permes Durresit apo Rinasit kudo ne Bote permes Zyrichut te Zvicres ne sasi qindra tone flori i paster 24 karatesh sipas analizave te kryera ne laboratorin modern te Rubikut dhe te evidencave te doganave zviceriane, sasi kjo qe do te cudiste edhe Hitlerin dhe bedelin e tij ne Auschvitz qe nuk kishte vrare njeri por kishte per detyre te grumbullonte, evidentonte dhe numeronte floririn e cifuteve para se te shkonin ne dhomat e gazit, njashtu si Haki Toska dhe Fatos Nano qe kishin detyre te numeronin lingotat e Rubikut qe depozitoheshin ne emerin e tij ne bankat e Zvicres dhe te Botes dhe as Haki Toska dhe as Fatos Nano po keshtu si nazisti Oskar Gröning nuk kishin vrare njeri, por sasia e floririt te numeruar dhe depozituar ne Zvicer e Hakiut dhe e Fatosit ja kalonte shume here sasise se floririt te numeruar nga nazisti Oskar Gröning dhe as Hakiu dhe as Fatosi yne njesoj si nazisti Oskar Gröning e kryen me shume ndergjegje kete detyre Partie pa perfituar kurgje, eh po te anashkalojme ndonje lingote te fshehur per dite te zeza njesoj sigurisht edhe nazisti Oskar Gröning qe jetoi deri 100 vjec me cfare te ardhurash del menjehere pyetja kur interneti shkruan se ishte lene pa pension pas Luftes, ndersa Hakiu me Fatosin vazhduan jeten si Bosa ne Vjenen e Hitlerit pa e vrare mendjen fare se pas 74 vjetesh dikush mund te hape dosjen e hajnise se srit te Rubikut, sepse me Edi Ramen, cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit kjo cudi gjermane nuk ka si te ndodhe,
DHE KY ESHTE NJE NDRYSHIM I MADH
Po 20 milion vetët e kampeve GULAG gjatë viteve 1923 – 1953 në BRSS?
Gulag – The Story | Part 1: Origins – 1917-1933 | Free Documentary History
http://www.youtube.com/watch?v=7fhI9YMyvOo&ab_channel=FreeDocumentary-History
Gulag – The Story | Part 2: Propagation – 1934 – 1945 | Free Documentary History
http://www.youtube.com/watch?v=hG8KEfG5lwg&ab_channel=FreeDocumentary-History
Gulag – The Story | Part 3: Peak & Death – 1945-1957 | Free Documentary History
http://www.youtube.com/watch?v=dBjcT0QxSS0&ab_channel=FreeDocumentary-History
Bedriu Enveri, e ti Saliu kokderri.
OK,B.Islami:
-Nuk kisha për të bër komentin tim nëse nuk do kisha lexuar INTELEKTUALIN më lart që anashkalon krimet e ndodhuravë në 33 vite në të ashtuquajturën DEMOKRACI që pretendon Saliu me ATO të Enver Hoxhës që ndonse bëri krime e kishte të ligjëruar me Kushtetutë..”..Diktaturë e Proletariatit.!
-Un nuk besoi se në kohën e E.Hoxhës u vranë mbi 20.000 sa jan vrarë në kohën e DIKTATORIT,TIRANIT SALI RAM BERISHA nga 2 prilli 1991 Shkodër deri 21 prill 2021 Elbasan,Ku 200 trima u vranë në Tropojë,4 djem të Haklajve pse ishin me PS dhe me UÇK-Kosovë.
-Por,dihet se pasuria e ndërtuar prej popullit në kohën e E.Hoxhës në 45 vite të mbi 500 ekonomive baras me mbi 350 mold.$ u Shit,U Vodh,e u shkatërrua prej bandës së Sb nën diktatin e Sb,A.Hajdarit dhe G.Pashkos me TEORINË SHOCK & ÇEKUN E BARDHË,në emër të zhdukjes së Komunizmit të vdekur nga një Komunist 100 karat Përbindësh,Konfliktual dhe i pa mëshirshëm për PUSHTET E PARA.!!
-Ndaj për 101 krimet e tij në pushtet Sb u shpall me shumë vonesë NON GRATA nga DASH, ANGLIA,etj.
-Dënimi Sb me arrest Shtëpie është shumë pak.Ndaj,Sb nga ballkoni 8 katësh shpif paturpësisht ndaj SPAK GJKKO,SHBA,BE,90 % të popullit Shqipëtar,duke nxitur militantët e kamur prej Tij në luftë civile si në 1996,97,98,08,011,etj.
-Ndonse SPAK+GJKO+BKH monitorohet nga SHBA,BE..nuk besoi që të gjykohen e dënohen Sb,Lb,Im për 21 janarin,Gërdecin,Floririn e Krrabës,ÇEZ-DIA,Lobimet Ruse,Rr.Kombit,Makiazhet estetike,Vrasjet e A.Hajdarit,Remzi Hoxhës,S.Olldashit,Kosta Trebickës,etj,pasi do mbahen në fuqi PROCEDURAT.
-Ndaj,Populli nuk ka më besim te politikanët aktual 33 vjeçar, DREJTËSIA si vazhdim i asaj ekzistuese të kapura 100 % nga Sb 92 dhe të medjeve të kapura 99 % po nga Sb 2005..!
-FLM DITA,BI.
Mendoj se artikuj te keti lloji ka shume, duhet shkruar, per periudhen e Demokracise se Brishtè qe ka kaluar vendi im ne me shume se tre dekada!. ‘Demokracia’ e
Mafies shterore!. I fuste njerzit ne heshtje prej frikes!. Injorimi i ligjit e mbivlersimi i ‘UNIT’ duke u tallur me popullin me shprehjet:”E vrau shteti!!.” Injorim i drejtesise totalisht. Keshtu ka qeverise “PD e SB” per sa kohe ish ne qeveri. Foltoria, Rithemelimi,.. ‘Rreh uje ne havan’, ‘Nuk mbulohet Djelli me shoshe,’ Poplli tani di gjithçka!.
“Zgjidhja tani i perket Berishes.”
Sali Kokderri ne 1998 pasi deshtoi ne pucin e shtetit u lidh me Fatos Nanon qe e kishte rasur ne burg per 30 milione dollare qe kish vjedhur nga ndihmat italiane per femijet e vobekte, e ke degjuar ti kete histori o Shkodrani prej Belgjike, sepse pasi u kthye nga Maqedonia Fatos Nano puna e pare qe beri ishte te shkarkonte shefin e SHIK dhe per kete qellim shkarkoi edhe Presidentin Mejdani ne terrin ne mareveshje me Saliun per t’i hapur rrugen trafikut te armeve te Enverit ne vendet e Botes se Trete dhe per saktesi ne Angole qe i paguanin si frengu pulen per te furnizuar Lëvizjen Popullore për Çlirimin e Angolës (Movimento Popular de Libertação de Angola MPLA) e organizuar në bashkëpunim me partine komuniste në Portugali dhe bllokun lindor sovjetik dhe si pasoje në vitin 1997 instalohet një qeveri e përbashkët e bashkimit kombetar, mirëpo që në fund të 1998-së shpërthejë luftime të ashpra duke i larguar nga vendbanimet mijëra banorë dhe vendi hyri ne kaos te plote ne nje lufte te eger vellavrasese te papare ne historine e Angoles. Fatos Nano kishte degjuar per kete tragjedi dhe spiunet e tij komuniste e kishin njoftuar se kerkesa per arme dhe municione ishte rritur shume ne kete vend afrikan, por Fatos Nanos i mungonte eksperienca me trafikun e armeve dhe Sali Berisha e kishte qe nga koha kur dergoi Zhulalin ne Bullgari per minahedhese te cilat perfunduan ne Beograd dhe sekseret me eksperience jugosllave te Saliut u riaktivizuan per Angolen, por plasi lufta ne Kosove dhe armet ne vend te Angoles filluan te shkonin ne Kosove dhe SHIK ishte organizatiri kryesor. Kjo i ngaterroi hesapet ne Tirane u vra kolonel Ahmet Krasniqi i LDK qe kishte ardhur per te blere arme te vellezerit shqyptare dhe Pandeli Majko kerkoi burgosjen e kryetarit te SHIK sepse kishte urdheruar furnizimin e UCK me arme. Kjo DASHNI e Fatosit me Saliun vazhdoi deri ne 2005 kur pijaneci kumarxhi i Nexhmijes, Fatos Nano vendosi t’ja fale pushtetin mikut te tij armik, Sali Berishes dhe ja mbathi me milionat e grumbulluara ne Vjene per te gezuar jeten si nje miliardier i vertete pa punuar asnje dite ne biznesin privat.
Ethem Beu:
Duket ashiqare qe nuk e ke lexuar fare intelektualin qe nuk i mat vrasjet e njeriut ne kandarin e xhelatit satrap dhe gjakatar,
EDHE HITLERI E KISHTE TE LIGJERUAR ME KUSHTETUTE DIKTATUREN E TIJ,
Madje adashi i tij, Josif Stalini deklaronte me cinizem komunist se “kur vret nje njeri shkon ne burg, por kur vret miliona njerez vrasja behet statistike”, prandaj mos u ngut dhe mos u nxito se intelektuali nuk ka vene ne kandar vrasjet e Enverit dhe te Saliut, por i ka kujtuar enveristit, Bedri Islami se nazisti Oskar Gröning ishte me pak fajtor se xhelatet e Enverit qe vrane dhe masakruan intelektualet dhe tregetaret shqyptare qe nuk ishin cifute te liq, por puro shqyptare, shumica tironca dhe korcare, por pati edhe shkodrane dhe durrsake, ka shume dokumenta per kete masaker per grabitjen e floririt me prerje duarsh dhe gjymtyresh apo thyrrje kockssh per te treguar floririn e fshehur deri ne ekzekutime femijesh para syve te prinderve qe nazisti i Bedriut, Oskar Gröning do te dukej lule ne krahasim me xhelatet komuniste. Dhe kur deputetet protestuan ne Parlamentin Demokratik per grabitjen e floririt, Enveri urdheroi edhe vrasjen e tyre barbare me ekzekutim fashist.
prandaj:
Lexoje deri ne fund intelektualin per te mos nxjerresh pa pushim Saliun si LUGATI i vetem qe po fundos Shqypnine, se ka LUGETER te tjere me te liq se ai dhe shume me te liq se nazisti i Hitlerit Oskar Gröning qe permend enveristi Bedri Islami
Z. Islami, shkrimi juaj si shume here te tjera eshte si themi ne ketej “me i dhone ajer gojes”. Pse? Sepse te gjitha ato qe thua ti ne pergjithesi i di dhe lopa. Puna eshte se shtetet, shoqerite komunitetet nuk ecin dhe nuk qeverisin sipas atyre qe di lopa. por sipas ligjeve te shkruara dhe te miratuara ne instancat perkatese. Me fjale te tjera ti nuk e kap demin per briresh po i perkedhel pak bishtin dhe kujton se e ke bere detyren tende, se ketu per detyre behet fjala apo jo?
Ti marrim gjerat me rradhe:
1.- Ai xhaxhi 94 vjeç u denua nga gjykata perkatese, as se kishte numeruar florinj, as se kishte punuar ne kampin e perqendrimit, as se kishte pire ndonje kafe me kriminelet apo kishte pjerdhur para te burgosurve. Ka nje ligj ne Gjermani qe nuk njef parashkrim per krimet e kryera ne kohen e nazizmit. Kjo do te thote qe edhe pas 100 vjetesh (teorikisht, sigurisht) gjendet dikush te cilit i vertetohet ne gjykate nje krim i kryer ne kohen e nazizmit, denohet me ligj. Cdo krim, sado i rende qofte, per te cilin njifet me ligj parashkrimi, nunk denohet nqs ka kaluar koha perkatese.
2. Per asnje lloj veprimi nuk ka justifikim me shprehjen “Ky ishte ligji i kohes”. Historia njeh raste pa fund kur nje regjim i ri ka denuar perfaqesues te regjimit te vjeter te rrezuar, per dicka qe ne kohen e tyre ata kane vepruar sipas ligjit, por duhet sanksionuar nje ligj i ri dhe kjo nuk behet me gazeta. Nje nga gabimet (me dashje) te Sali Berishes ishte pikerisht mungesa e vullnetit politik per te miratuar ligje te reja qe do te denonin kontribuesit kryesore te dhunes Enveriste, duke filluar me hetues, gjyqtare, shefa degesh, kaleca e te tjere te ketij lloji. Saliu nuk e beri kete sepse midis te tjerave kjo qe edhe nje nga detyrat qe i ngarkoi usta Ramizi.
3. E njejta logjike vazhdon edhe sot. Nuk miratohen ligje qe do te zgjidhnin keto lloj problemesh pa marre parasysh emra te pervecem/ Nuk behet drejtesia me yxhymim “Te denojme Salehun”, “Te denojme Like Floririn”. Drejtesia behet me hetime korrekte profesionale, me prova para gjykates dhe me vendime te argumentuara te gjykates, jo me deshirat dhe endrrat as te politikaneve ne pushtet as te ju gazetareve qe i fryni nje zjarri qe as te ngroh, e as te djeg po sherben vetem per te prodhuar hi qe i hidhet syve miletit.
Shikoni ndryshimin antitetik te mentalitetit te qeverisesve te sotem te Shqiperise qe deklarojne se “pergjegjesia eshte personale dhe une si epror nuk kam asnje pergjegjesi” dhe krahasojeni me shprehjen dhe moton e punes te presidentit amerikan, Harry Truman: “The buck stops here!”, thoshte ai, qe do te thote “Une kam pergjegjesi per cdo te gje te keqe qe ndodh ne qeverine time”.
Ne Gjermani nga fillimi i viteve 90-te ministri i ekonomise (qe eshte ministria me e rendesishme ne Gjermani) nje figure e nderuar dhe e pakorruptuar e qeverise gjermane te Helmuth Kohl-it, dha menjehere doreheqjen sapo u mesua se vellai i tij kishte perdorur emrin Moelleman per ceshtje biznesi.
Doreheqja eshte koncept dhe praktike e panjohur ne qeverine shqiptare, ndonese ne qeverite shqiptare te kohes se luftes kemi dy personalitete shqiptare (Eqrem Cabej dhe Mehmet Konica) qe refuzuan ofereten qeveritare per te marre postin e ministrit.
Po more more ¿? Ti thuase duhen prova per te denuar Saliun Fatosin Liken Edin… Saliu thote me gjeni nje prove apo nje firme dhe une shkoj ne burg…cun I zgjuar kerrici I Shiqeres… Nuk duhet prove me firme qe te kalbesh ne burg kur para syve te tu u vrane 4 Shqiptare me urdherin tend verbal vrasja e atyre 4 eshte prova me firmen dhe vulen tende Sali… nuk duhet prove me shkrim dhe firme per ata dhjetera shpirtra te Gerdecit qe po kalben ne dhe… vdekja e tyre eshte kontrata me firmen dhe vulen tende dhe tet biri o Sali… Nuk duhet prove me firme o Ilir Meta per ato miliona qe kerkon me ze dhe figure…ajo eshte kontrata jote per 25 vjet burg o ndyresire…cfare firme dhe prove kerkoni per Edi Ramen… kontrata e burgosjes per Edi Ramen eshte fakt I kryer per ortakerine qe kane bere bashke Sali Edi Ilir… dhe nuk eshte aspak e veshtire per ta provuar…!
Me vjen keq po nuk ke kuptuar gje nga komenti im. Ke nevoje per gjimnastike te trurit. Nuk po kerkoj as firma, as dokumenta, po kerkoj qe fajtoret te denohen me gjyq se u bene 33 vjet qe i ngopin njerezit me luge te zbrazet, apo ti mjafton qe te eshte dhene mundesia te shfrysh neper gazeta dhe kenaqesh. O Baftjar kur egzistojne gjithe ato alamete qe ti i quan prova dhe qe i ditka gjithe bota, pa me thuaj si e shpiegon zotrote faktin qe te gjithe keta kriminele tallin bythen dhe pasurohen per dite?
Bato ke te drejte
Harrove Shoku Bedri se ke operativë Sigurimi e hetuesa qe punojne ende… ke Minister te Enverit qe drejton Akademine e te tjera e te tjera.. Bandat nuk i armatosi Saliu…. e as qe pati Lufte per te tjerat denoni ate e cdo hajdute …pergjegjesia nuk eshte vetem personale por per kedo qe vjedh me shoke e ben Ligje korruptive…
Jo mo Baftjari i paditur dhe i palecitur sepse @¿? i ka thene te gjitha ashtu sic duhen dhe jo sic i ka shkruar enveristi Bedri Islami apo sic i doni ju, enverstet tani qe fluturoni me “presh ne bythe” nga Koha e Qepes e Hitlerit tek Koha e preshit e Saliut pa permendur fare Baba Enverin qe nuk e ka denuar askush per asgje ne vendin tone duke e mbajtur HERO te popullit dhe te punes socialiste akoma me vendim te Prtesidiumit te Kuvendit Popullor, madje cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit i rilindi Piramiden Famekeqe me parate e shtetit qe do te thote edhe me parate e tua o Baftjari i paditur dhe i palecitur dhe e inaguroi me fishekzjarre ne ditelindjen e Satanait shqyptar duke ftuar liderat evropian ne nje show cinike picash enveriste te papare askund te Boten Demokratike, por vetem ne Korene e Veriut,
prandaj:
PER TE KALUAR NGA HITLERI TE SALIU E EDVINI DUHET DENUAR ME PARE KRIMET E KOMUNIZMIT DHE TE ENVERIT DETYRIMISHT
sepse:
Nje koke e madhe ka thene: “Kush harron te kaluaren e hidhur eshte i denuar ta perserise ate ne te ardhmen”
dhe:
KETE DENIM PO VUAJNE SOT SHQYPTARET E PADITUR DHE TE PALECITUR
O Cuf Dabjoni, je duke komentuar me emrin e nje njeriu te nderuar kavajas por me 100% nuk je ai sepse dukesh nga komentet dhe kultura qe tregon.
Sali Berisha e Hashim Thaci nuk u akuzuan ne Gjermani por akuzohen ne Shqipeti dhe Kosove ku falsifikimet dhe “humbja” e dokumetnteve por edhe eleminumo fizik i deshmitareve jane pune e zakoneshme.!
Se pari, more “intelektual” meso te shkruash ne menyre etike.
Se dyti, ne qofte se nuk bere vepra nuk ta ka fajin Enveri por vetja. Deshtimet tona ne jete nuk duhet t’i kerkojme jashte vetes. “Shiko brenda vetes se aty eshte e verteta” thoshte teoricieni i krishterimit tone, Thomas Aquino.
Se treti, duhet te emsosh te shkruash shqip. Te duket fjale e lashte “Shqypnia” sepse ti nuk di qe ajo fjale eshte nje dialektalizem i ngushte ne shqip tingulli dhe grafema “y” jane dukuri fare te reja sic provohet edhe nga fakti qe tingulli “y” nuk gjendet ne arberishten e Greqise e te Italise.
Se katerti, kur shan, meso te shash shqip e jo me turqizma si “rezil” dhe anglicizma si “killer”.
Se pesti nje aritmetike e thjeshte na thote se ne qofte se nuk rreth 100 vjec ti je bere me shkolle te larte ne kohen e Enverit dhe jo sic pretendon se ne burg perktheje veprat e Enverit.
Shqipfoles me te felliqur dhe antishqiptar me te terbuar e me te rrezikshem se sa bisha qe vetequhet “Intelektuali” , deri me sot nuk ka pare ky truall ! Ne mos qofte dv . bisha serbe e Vicidolit !
Korca
Pi camomil
si Cufi ashtu dhe cufi nuk ishin kamunista ramista si ti.
Pa kulturen ku e gjete ???
K O R C A, bisha e Enverit:
Sigurims me te felliqur se ty nuk ka pare intelektuali, madje edhe Sulo Gradeci ishte me pak i felliqur se ty, kur e intervistonte intelektuali per kerkesen e tij per azil politik ne Kanada dhe kur i hapu barkun inteligjencave te huaja per felliqesirat e Enverit, Ramizit dhe Nexhmijes, prandaj mbylle HALEN se bisha e Vicidolit eshte nga dora juaj dhe prandaj mos ja ngjit intelektualit si “MUT PA KEPUCE” dhe antishqyptarin tregoja sat’eme qe te ka lindur cyryk nga trute dhe te ka hedhur trute e gomarit dhe te ka bere fanatik enverist qe nuk di te sjelle nje argument llogjik.
K O R C A, duduk i Enverit:
Intelektuali është vlerë, na jep mundësinë të lexojmë gjëra interesante, të parë nga këndvështrimi i tij origjinal. Ato që nuk të pëlqejnë apo nuk bie dakord janë problemi yt, jo i Intelektualit.
Jepi Intelektual !
Ruani gre burra pakez etike ne komente. Nuk flasin burrat ne kete menyre.
Me falni per shprehjen se nuk jam racist:
Mos beni si evgjitet dhe si Sali Berisha dhe lukunia e tij vandale.
Petrone:
SE GJASHTI:
Ke rreshqitur totalisht nga tema e debatit qe nuk eshte “Sa vjec eshte intelektuali?” apo CV e tij, por :
KUSH ESHTE ME I LIG? USHTARI I HITLERIT QE MBLIDHTE FLORIRIN E CIFUTEVE NE AUSCHVITZ, APO XHELATET E ENVERIT QE GRABITEN FLORIRIN E SHQYPTAREVE ME DHUME TE PAPARE?
sepse:
Enveristi Bedri Islami fluturon me “Presh ne bythe” nga Hitleri te Saliu dhe harron se rruga e floririt kalon permes Enverit dhe Ramizit qe kishin punesuar bedelet e tyre, qe ishin njesoj si ushtari i Hitlerit, Oskar Gröning qe numeronin lingotat e floririt te Rubikut nga Rinasi ne Zvicer, ne qindra tonelata qe u zhduken pa lene asnje gjurme dhe askush nuk i kerkon me sot, 35 vjet pas renies se komunizmit, dhe numuruesit e lingotave te floririt te Rubikut tani jetojne jeten ne Kerrthize te Vjenes, te opera e Mozartit si miliardiere te vertete, pa punuar asnje dite ne biznes privat, ne dallim nga numururesi i Hitlerit, Oskar Gröning – i zbuluar nga Bedri Islami qe u akuzua ne moshen 94 vjecare dhe u burgos nga Drejtesia ne Gjermani.
KJO ESHTE TEMA E DEBATIT DHE JO CV E INTELEKTUALIT
as:
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe apo etike e komenteve te tij qe jane me nje etike te larte kur nuk e sulmon HAMASI i Enverit qe deklaronte ne Pleniumin e fundit te tij Top Secret: “T’ja fusim ne BITHE Kadriut, t’ja qime nenen Kadriut” nese nuk te besohet shikoje te Blendi Fevziu se e ka transmetuar disa here dhe ne kete kendveshtrim BITHA qe perdor Enveri per Kadriun, nuk e duket me shume etike se BYTHA qe perdor intelektuali per Bedriun, prandaj “Y” me duket nje germe me e drejte.
Daleni more djema daleni… se une xha Baftjari dua tju them dy fjale ashtu Shqip se nuk me kuptoni kur flas ingllec… si I palecitur qe jam… thashe
nja dy fjale nga ato fjalet moderne tip Tos Nano qe flet e flet dhe asgje nuk kuptohet… po denoni ore djema keta pjellat e Enverit se Enverit skemi c ti bejme me se as kockat si kane mbetur…por Enveri na I la keta bijte e tij Saliun Fatosin Ilirin dhe kete djalin e talentuar Edi a Edvin ci thone… na I la peshqesh…po bejini bashke keta bijte e atij kockashuarit dhe jepini nga nje 4×4 metra, jo makine… qe ti kalojne keto vitet e jetes qe ju kane mbetur, se keta bijte e tij qenkan me te keqinj se babai shpirteror… qe te shohe dhe xha Baftjari 5 dite te bardha … te shikoni edhe ju me femije e niper e mbesa dite te mira nga ketej e tutje… ja keshtu allafshatarce besoj se me kuptoni se nuk marim vesh shume nga ato karta e firma e fakte e prova qe kerkojne keta bijte e atij se jane xhonglere dhe llafemedhenj ata… kllasini brena rrufjanet he me ju lumte e mos shani e shtyni njeri tjetrin se ata bijte ate duan qe te kemi keto mend qe kemi…hajde me te mira e ne pitht te semes bijte rrufjane…
Shkrimi i sakte vetem me nje verejtje,vendimi i Berishes per te armatosur militantet nuk eshte vendim i cmendur eshte vendim kriminal ,antishqiptar dhe anti njerezor.
iNTELEKTUALI,
Eshte nje plak si Berisha, ish antar partie punes se shqiperise, me prejardhje fshatare. Mbas kthimit te sistemit, ky soj si intelektuali i PE PE SHES si shume plera te tjera te regjimit komunist u kthyen ne anti komunist anti enverist deri ne vdekje!
–
Intelektuali nuk ka jete tjete vjen tek GAZETA dhe pjerdh nga goja e tij e ndyre! Keta prishin grinden mburren dhe kaane nje delir te madheshtise, si Te Sali Berishes qe doli ne krye thjesht rastesisht duke rrembyer me “aftesite” e tija te gojes dhe te intriges mashtrimit ! Njeres te ligj!
–