Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”.
Ai ka shtuar se e mirëpresin vendimin në rastin kundër Mustafës. Në deklaratën e Price është shtuar se ky aktgjykim është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin në rastin kundër Salih Mustafës, rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës që përfshin akuza për krime lufte. Mustafa, një ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes të kryera në një vend të paraburgimit dhe marrjes në pyetje të BIA-s në vitin 1999 dhe u dënua me 26 vjet. Siç theksoi Trupi Gjykues, vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur.”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka shpërndarë në Twitter reagimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price,duke shkruar se ky nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës.
Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.
“Dënim me 10 vjet burgim për krimet e luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.
a.m/dita

Cfare gjykate eshte kjo?Zoterija e ka sherrin nga miqte e tijDjale patriot,katundare,pa arsimim,nga nje gjykate qe paguhet nga taksapaguesit kosovar,e denon me burg ,me pak se Sheshelin kriminel!?
Do t’a besoja për sa thoni, në rast se do të dënoheshin edhe ata që vranë, përdhunuan gratë dhe nuk u hyri asnjë « gjëmb » në këmbë! Vuçiç, Daçiç, Vulin, kanë qenë ministra të Milosheviçit dhe mbyllen sytë, sikur janë « ëngjëj ». Hipokrizia ka një kufi për mëndjet njerëzore!
Nga fytyra duket si nazist!
Denimi ishte mbi 35 vjet per tre akuzat ku dje u njehsua ne 26 vjet burg .Per qendrim te mire ne vazhdim do t”i ulen dhe nja 8 , 10 vjet burg e keshtu denimi reduktohet ne gati 15 vjet.Titulli eshte irritues , se ne Hage jane disa individe qe nga budalleku , “trimeria” e tepruar , te mashtruar vrane shume shqiptare . Dhe asnje akuze se vrane serb ,por shqiptare . Ma turp nuk ka ku shkon .Ngelet nje njolle ne histori qe nuk shlyhet as dhe me 1000 vjet burg . Ata qe i quajne clirimtare keta ” trima ” po familjet e viktimave si do t”i quani ? Femijet jetime ,grate vejusha e nenat pa femije ? Pushtues te Kosoves se guxuan e deshmuan ne gjygj ? Dhe prape deshmuan te maskuar se keta ” trima ” me shpirtrat , fytyrat e shikim si te gjarprit te rivrasin perseri sic kane zhdukur me dhjetra deshmimtare . Ne asnje komb te ballkanit nuk gjen nje histori te tille poshteruese .
Ti qe indinjohesh per diferenen e denimit te Sheshelit dhe Mustafes e din mire e ma mire se une se Shesheli e kriminelet e tjere serbe nuk VRANE e nuk u AKUZUAN se vrane bashkkombesit e tyre por te tjere si kroate ,boshnjake e shqiptare .Ky eshte dallimi e nga kjo vjen dhe ai dallim denimi .
Loje piset e USA ne drejtim te UCK-s! Qe ne fillimet e krijimit te saj shum politikane europian, apo amerikan e kane cilesuar UCK si marksiste !?
Daj Sami e dha “miratimin” e vet, duke nenkuptuar se ky eshte kryetari de facto i trupes gjykuese.
Megjithe keto pengesa dhe veshtiresi, perseri jeta dhe vepra e Drejtuesve te UCK nuk varet prej ketyre padrinove te rrinj. Fizikisht po vuajne por edhe moralisht po perballen me lloj-lloj shpifjesh dhe akuzash, mbeshtetur ne “deshmite” e bashkepuntoreve shqip-foles.
Sot, keta Bashkepuntore te pushtuesve serb, ndodhen ne prehrin e ShBA njesoj sikur Dje, bashkepuntoret e nazi-fashisteve gjeten strehe ne prehrin e ShBA-ve.
Eshte ne nderin e Kuvendit, Qeverise dhe Presidentes se Kosoves te reagojne menjehere, sepse ndeshkimi i Salih Mustafes nuk eshte thjesht per personin Salih Mustafa, por per aktivitetin e Tij ne perberje te Udheheqjes se Luftes per Clirim, per liri dhe Pavarsi te Kosoves.
Po ,eshte e vertete qe nismetaret , udheheqesit e saj ,te UCK , mesimet e orjentimet e para i moren nga Marksistet famekeq te Shqiperise meme , me diktatorin e fundit te monizmit R .Aline .E vazhduan kete plan pas viteve 1997 qeveria e F . Nano me servile e keqdashes . Dhe ja perfundimi i vrapimit corodites se asaj pjese te vogel te UCK por qe ishin komandante e udheheqes kryesore , me emra e mbiemra te burgosur ne Hage . Pse kishin orjentime e mesime Marksiste bolshevike gabuan rende dhe po e pesojme . Nuk na pelqen kjo e vertete por ja qe nuk mund te ndryshojme ngjarjet ,e te ringjallim viktimat e pafajshem . Kokat e ketij plani ogurzi jane ne Tirane ,kryesori ka shku me shejtanet ne ferr ,Ramizi por te shumte jane gjalle e te lire .
Faktet jane me kokeforte se cdo justifikim , se cdo lloj supozimi e fjale patriotike .
Te denohen viktimat e genocidit serb ne Kosove,.Ky eshte qewllimi i ngritjes se Gjykates speciale ne Prishtine.
Komentues te zellshem filoserbe i fryjne zjarrit qe ndezi Serbia me krimet horror te masakrimit te roberve ne stallat e Bulqizes,apo klinikat frankeshtain ne Prishtine,,,kur Prishtinen dhe gjithe kosoven e kishte pushtuar ushtria Milloshevicit dhe bandat sadiste te paramilitareve te Arkanit.
Serbet perseri HODHEN DERRIN NE XHAMI! Prandaj po denohen Clirimtaret e Kosoves.
Dhe qe te besohet tamam qe DERRIN NE XHAMI E HODHEN SHQIPTARET.sherbejne Intelektuali,Rita dhe ca intrigante djallezore ne emer gjoja te antikomunizmit.Kjo INTRIGE,qe ka baltosur luften per Liri te Popullit martir te Kosoves,po RISJELL USHTRINE SERBE NE KOSOVE,PO DENON SALI MUSTAFEN DHE UDHEHEQJEN E UCK.Sepse Serbia di ta hedhe derrin ne xhami.qe shqiptaret te kacafyten mes vedi.
Xhelati serb di ta luaje rolin e viktimes me spektatore shqiptaRE.
dO SHIHNI BUKUR KUR TE PERFUNDOJE LUFTA NE uKRAINE,.Viktima do shpallet Agresor.Ay Zelenskij,qe te gjithe e admirojme sot,ka per tu shpallur kriminel lufte.Ato qindra mijra civile,gra e femije te masakruar,te perdhunuar,nga bishat e Rusise,kane per t`ja varur ne qafe clirimtareve,,BABALLAREVE DHE VELLEZERVE TE TYRE. Ashtu si dijne mjeshtrat sllavoruse e sllavo serbe me tradite qindra vjecare te KISHES RUSE DHE SERBE ne kete fushe.Ne Manovrimin e Opinionit,ne perdorimin e turmave si percues Intrigash.Arriten te fshehin Masakren e Katinit me 20 mije oficere polake te egzekutuar me plumb pas koke per 80 vjet.dITEN QE PRESIDENTI POLONISE shkoi te nderoje viktimat,,rrezuan avionin presidencial,qe te mos guzojne me polaket ta hapin kete Teme.Une kete intelektualin nuk e fal per propoganden e poshter te vazhdueshme kunder luftes per clirim te Martyreve te Kosoves nane.Une ketij i them te dhjefsha burgun,ashtu si ja kam thene ne tyri uran kostrecit,karagjozit te Sali Berishes qe gjyshi im me te tjere Fisnike te burgosur e shpetuan nga vdekja ne burgun e Burrelit.Vdiq si qen njeri pa njeri,si qen e perdori Sali Berisha per te ndyre kontributin e Intelektualeve themelues te Partise Demokratike.d
Gabohesh per c’ka shkruan.Ne dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptareve duhet te kërkohet e miratohet nga krejt kombet.Madje eshte e vonuar kjo kerkese.Por ne rastin e Mustafes e te tjere qe jane brenda flet kot se kote e hidhesh nga nje teme ne temen tjeter.Sa shqiptare ,mesues , antare te LD.,jane vrare ,jane rrembyer ne kohen kur serbi ishte shporrur nga Kosova ? Dhe juatifikohen se i kane sherby shkaut .Dessen te nderronin historine e Kosovës keto ‘trima’ se nen sundimin e Titos shkolla e gjuhen Sllave flisnin krejt populli i Kosovës.A mund te quhet bashkpunim me shkaun kjo dy gjuhesi ? Pse nuk u moren me Akademiker Qosja ,Demaci ku titujt i moren ne shkolla e shkaut ? Thjeshte se keto ishin ithtare e adhurues te zjarrte te diktatorit gjirokastrit.Une s’jam e verbuar nga antikomunizmi por e gjithe rrugetimi ,te bemat e ketyreve ‘trimave ‘ vetem ne Tirane te cojne e qe perfundon udhtimi mortor mjerisht ne Kosove .Si dy pika uji lufta dinake , pas shpine e partizaneve te enverist ne shtator te 1943 ndaj grupeve Nationaliste te Ballit e te Ilegalitetit me luften e ‘trimave ‘ Mustafa e shoke ne Kosovës e 1998 ,99 e tutje.Sa ngjashmeri.! S’besoj te keni patur ndonjë Post ushtar Demo ne ato vite se ndoshta do te thërriteni per deshmi.S’e besoj se arma juaj eshte kalemi por qe shume here nje patriotizem ansor , i pa arsyshem ju shtyn te shkruani jo realitetin.Keqardhje ,.
Sa shpejt dole ne drite te Komenteve, si pinjolle e bashkepuntoreve te Luftes per Clirim nga pushtuesit nazi-fashiste. Ndaj edhe po gabon sot ne gjykimin ndaj Udheheqesve te UCK-se, sepse je e verbuar nga e Verteta : Lufta Nacional-Clirimtare dhe Lufta e UCK-se jane te Lavdishme, dhe tregues te qarte te nje prej cilesive te Popullit Shqiptar qe i dhane jete Kombit Shqiptar per egzistence. Lavdia e Luftes per Clirim nuk mund te erresohet deri ne zhbehje, qofte edhe prej nderhyrjes se padrejte qe ShBA, Franca, Rusia apo Serbia po bejne, duke baltosur dhe lincuar Komandantet dhe Komisaret qe e udhehoqen.
E drejta dhe e Verteta do te triumfojne !
Per cfare drejtsie flisni se do te ndricoje se shpejti kur behesh simpatizant i vella -vrasjesh ? A nuk ju mjaftuan ngjarjet makabre te luftes ” clirimtare ” te viteve 43 ,44,? Prap nuk ju mjaftuan gjenocidi komunist i vecante ne Shqipëri qe mundoheni perseri me nje patriotizem te rreme te ngatarroni clirimtaret e vertete me te mashtruarit e propagandes enveriste ? Shko atje ne Hage e trego trimerite e Mustafes qe te tregojne ate komunikaten e famshmen te shtabit te Thacit per te vrare e zhdukur cdo kundershtar . Shko ne Hage qe te bindesh.
Nuk e di kujt i referohesh per vrasjet e anetareve te LD te Kosoves,pas largimit te ushtrise serbe?
Nga 1991 e deri ne 1999 gjithe populli i Kosoves ju bashkua Ibrahim Rugoves,i cili pati guximin e Nismetarit per krijimin e Parlamentit te Pavarur te Kosoves dhe Qeverine Shqiptare te Kosoves.
Po te kishin pasur konflikt te Armatosur me LDK,UCK,duhej te vriste gjithe popullin e Kosoves!?
Ukshin Hoti,Esad Bicurri,u vrane nga ushtria serbe.Kush jane keta shqiptare qe u vrane dhe u torturuan nga UCK?
Lufta clirimtare e djemve te Kosoves ne radhet e UCK eshte lufte heroike,jo vetem pse eshte e pabarabarte,por se eshte vetem nje lufte per cporrjen e pushtuesit serb nga trualli Kosoves,,,pa ngjyrime politike pa parti politike(PDK e Thacit u formua pas clirimit te Kosoves).
e keta Akademiket nuk e di cfare halli ke.Kane studiuar ne Beograd.Po ku do studionin ne Hene?Po te arratiseshin kendej per studime do perfundonin ne Universitetin e Spacit.
Thua qe ne shkollatt e Kosoves mesohej gjuha sllave.Ne shkollat e Kosoves mesohej gjuha shqipe,,mesimi zhvillohej ne gjuhen shqipe ne te gjitha nivelet deri ne Universitet.Gjuha sllave mund te kete qene gjuhe e dyte,,Ashtu si ne ne Shqiperi kishim gjuhen ruse.Edhe rusishtja eshte gjuhe sllave.
O SHaBAno,keto fakte qe Ka dosja,a Jane te njejta me ato te mbledhura nga karja del ponte dhe ai zciceriani i shqyer Sadik Martini?Po’ qe keshtu,eshte pranuar nga vete autoret e mesiperm qe provat dhe akuzat Jane pergatitur ne Beograd.Pra ,Ju ,SHaBAnet jeni dakord per denimin me provat e sajuara ne Beograd.